ZHVILLIMI (NIKAJ-MERTURI)

Zona e Nikaj-Merturit  ka nje tradite te jetuarit ne kushtet e ketyre maleve, jetese e cila vjen duke u veshtiresuar me ardhjen e dimrit dhe per kete mjaft problematike eshte infrastruktura. Rruga nacionale qe vjen nga Fierza, te Ura e Merturit ndahet ne dy degezime, njera qe vazhdon per ne Lekbibaj ku është edhe qendra e Komunes dhe ne Bushat ndahet per ne Salce dhe per ne Lugun e Ndermanjes dhe tjetra qe vazhdon bregut te lumit per ne Shqngjergj, kalon afer Btoshes dhe vazhdon neper rrugen shekullore te Pultit te Vjeter per ne qafen e Kolçit e lidhet me Malesine e Gjakoves. Rruga eshte e dobet dhe kerkon nderhyrje te menjehershme nga shteti per tu riparuar dhe vazhduar me tej per ne Curraj Eper pasi zona paraqet ne vetevete mjaft kapacitete dhe po te investohet mund te arrihen razultate ekonomike per te ndihmuar zhvillimin turistik.
Pasurite e Nikaj-Merturit jane te medha dhe te pashtershme. Zona pershkohet tej per tej nga dy lumej qe burojne nga bjeshket e larta  me uje te pijshem qe nga burimi e deri ne bashkimin e tyre me Drinin. Nuk ka fshat qe nuk i ka nga dy, tre e me shume kroje me uje te pijshem qe per nga pastertia padyshim qe do te konkuronin cdo uje ne bote pasi secili prej tyre zanafillen e ka nga bjeshket e larta ku bora e re pushon mbi boren e vjeter. Me problematike per uje te pijshem ka qene qendra e Lekbibajve dhe disa lagje perreth saj pasi shtepiet jane te vendosura ne kodra dhe krojet jane ne lugina por Komuna e Lekbibajve ka ndermarre disa here investime duke sjelle ujin nga bjeshket me tubacione. Pjesa me e madhe e zones eshte me pyje e kullota pasi toka bujqesore e perdorur per mbjellje eshte e vogel por eshte intersant fakti qe shumica e saj ndodhet nen vade.
Klima ajri dhe peisazhi jane nga me të pa imagjinueshmet qe njeriu ka pare, me monumente natyrore te shumta e te rralla. Pyjet me geshtenja krijojne kurora te mrekullueshme rreth e rreth fshatrave sidomos ne zonen e Lekbibajve por edhe ne Markaj, Tetaj etj, frutet e te cilave jane aq te embla sa  konkurojne ne çdo treg. Arra dhe lejthija perbejne nje tjeter pasuri qe natyra ja ka fale Nikaj-Merturit, sidomos lejthia e cila vende vende formon edhe pyje te tera si psh ne fshatin Qeresh ku e gjithe kurora e ketij fshati deri ne Qafen e Qereshit dhe perreth saj eshte e formuar nga pyje lajthijash ku lejthite ne vjeshte mblidhen jo me kokrra por me grushta. Trofta e lumenjeve të Nikaj-Merturit, mjalti si dhe prodhimet blegtorale te gjitha organike jane shume cilesore.
Nikaj-Merturi i ndodhur midis bjeshkeve dhe majave te larta eshte nje zone shume e veqante ku shfaqen dhe nderthuren kontraste te papara; aty perballen e bukura dhe e veshtira, madheshtia dhe ashpersia, pamjet mahnitese me infrastrukturen e dobet, mundesite e shumta per zhvillim me nje prapambeteje relative, ashpersia natyrore e terrenit me butesine hyjnore te peisazhit, e kaluara e lavdishme dhe e sotmja e diskutueshme me shume ane te te njejtit realitet.
Pra mund te themi se Nikaj-Merturi eshte nje nga krahinat me te bukura te Shqiperise, nisur edhe nga historia e kesaj zone, nga traditat qe mbart, nga veqorite klimaterike dhe pasurite natyrore te medha qe paraqet, nga bijt e bijat qe ka nzjerre ky vend, nga vlerat qe ka prodhuar nder shekuj si dhe nga zakonet e karakteristika te tjera qe jane ruajtur brez pas brezi e percillen edhe ne ditet e sotme.
Nikajmerturasit jane njerez te pashem te buzqeshur bujare, te shendetshem, te zgjuar me zemer te madhe dhe me mendje te kthjellet, te fjales dhe te beses, atdhedashes, shumë trima dhe punetore. Liria per ta, ka qene historikisht dhe do te jete mbi gjithçka dhe si rezultat i kesaj jetuan ne shekuj ne keto kala midis majave te pamposhtur dhe te panenshtruar asnjehere dhe per asnjehere.
Klima e Nikaj-Merturit eshte nje nga me te mirat per shendetin e njerezve nga me te pershateshmet per zhvillimin e gjese se gjalle, ofron kushte shume te mira per te jetuar ne harmoni me natyren pak te ashper por terheqese dhe bujare gje qe i jep fizionomine e vet lkesaj zone.
Fshatrat e Nikaj-Merturit jane te shperndare ne te gjithe zonen, afer liqenit, lumenjëve dhe disa edhe afer bjeshkeve, si Vrana, Curraj, Qeresh, dhe Mulaj, ato jane vendosur ne cdo vend ku ka qene e mundur te ndertohet nje shtepi dhe te kete edhe nje cope toke si ne maja kodrash, livadhe por disa kulla jane nderuar edhe ne shkembinj kthyer me kurriz nga humnera për arsye mbrojtje nga sulmet e pushtuesve dhe gjakmarja.
Relievi i veshur me shume lloje bimesh barishtroe shkurre dhe drure pyjore  qe shperndajne nje arome shume te kendshme dhe bukuri shume te veqante qe krijojne nje panorama te mahnitshme natyrore. Kesaj bukurie i shtohet edhe puna e  gjalle e njerezve qe me mundim dhe djersen e tyre duke i zbukuruar me peme te ndryshme frutore apo rrush te cilat u japin gjalleri ketyre fshatrave.
Reshjet ne zonen e Nikaj-Merturit jane te shperndara kryesisht ne te gjithe vitin dhe paraqiten pa shume ndryshime nga viti ne vit. Pyjet dhe kullotat perbejne elemente me vlera te veqanta te cilat krahas shfrytezimit te tyre duhen ruajtur dhe pasuruar pasi shtojne bukurine e peisazheve dhe përbejne nje nga pasurinte kryesore te kesaj terve.
Kullotat e shumta te ulta dhe ato bjeshkatore me boronica e mjedrra, larmija e bimesise dhe e kafsheve qe rriten ne pyje bejne te mundur qe te krijohet fizionomija e kesaj zone me nje te ardhme te padiskutueshme turistike.
Problemet ne infrastrokture rurale paraqesin pengesa seioze ne zhvillimin e kesaj zone e megjithate mundesite e zhvillimit jane te shumta. Karakteristikat e shumta qe paraqet, nje vend mjaft interesant jo vetem per te ndertuar jetesen por per te zhvilluar turizmin, alpinizmin dhe sporte te tjera malore.
Zhvillimin dhe kthimin e Nikaj-Merturit ne nje nga vendet me te bukura te turizmit malor ne Shqiperi e me gjere duhet dhe do ta bejme ne djemt e Nikaj-Merturit duke ruajtur ato te ardhura që po fitojmë me djerse neper bote e jo te blejme shtepia ne lagjen e Mbretereshes ne Londer, ne Spanje, Greqi, Itali Amerike etj, kush e kush me te madhe ndoshta vetem e vetem per t’i shitur mend njeri tjetrit. Pra kurseni sado pak nga djersa dhe mundi juaj se shume shpejt do te vije dita te investoni ne vendlindjen tuaj ne Nikaj-Merturi. Mos harroni per asnje çast Nikaj-Merturin sepse atje eshte perla e Alpeve Shqiptare Curraj Eper, Alshina e Ndergerja e Qereshit te Gavnit,  Kakia e Shpella e Kakverrit, T’thermja, Fanxhe e Rruk i Nikajve, Listram i Btoshës, Vorri i Fratit, Shtegu i Dashit, Piku i Currajve, Cuku i Llapushtres mbi Rajë, Shtreziqeja e  Brises, Logu i Gurres e bjeshket e Salces, Okoli i Palçit etj etj. 
Mos harroni tamlin me bore që nuk ka akullore ne Bote qe ja shkon, boronicat, mjedrrat, drethezat, dardhat gjokmeme, hardallite, fline, mazen e zieme, ferligun, mishin e thare ne tra mbi oxhak (posterme), bacrungat, etj, etj. 

 

 

Shenim: Ne menyre qe kjo faqe te jete sa me e plote, na dergoni ne adresen tone te email-it info@nikaj-merturi.com materiale qe kane te bejne me Nikaj-Merturin (histori,fotografi,krijime,sygjerime,vrejtje... etj)
VIDEO E JAVES



mtm_logo

europ_assistance



www.albaskela.com


Website