ZEF MULAJ

Zef Mulaj, ka lindur ne fshatin Qeresh-Mulaj te Nikaj-Merturit. Ka shkruar poezi qysh ne rinine e tij. Ka mbaruar studimet e larta ne Fakultetin e Mjekesise, Tirane (Dega Farmaci). Ka punuar shume vite ne zonat e vendlindjes. Veç punes si farmacist, eshte marre gjithnje me kerkime shkencore ne fushen e tij, sidomos ne studimin e bimesise mjeksore te alpeve te Shqiperise.

Ne vitin 1994 vendoset ne menyre legale ne Itali, me nje bashkepunim shkencor ne fushen e tij. Ne vitin 1998, mbaroi perseri studimet e larta ne universitetin Camerino te Italise, ku mbrojti titullin Doktor ne shkencat farmaceutike, pikerisht ne studimin e bimesise mjeksore te alpeve te Shqiperise. Eshte Anetar i Lidhjes se Shkrimtarve dhe Artisteve ne qytetin ku jeton ne Itali.Antare ileges botrore te poetve contemporen. (world poets Society W.P.S.) Merr pjese ne koncertet recitale dhe konkurset e organizuera ne Itali ne fushen e poezise.Esperte ne farmakonjozi,(Fito-Terapia) Specialist ne tosikologjin klinike e ambientale, ne farmakovigjilence mjeksore. Ne kontrollin kimik te produkteve farmacutike, e lenden e pare. Esperte ne informatiken aplikative. Specializuar per nderhyrjet e shpejta mjeksore per kryqin e kuq internacional. Punon dhe kerkon zbulimin e substancave te reja farmakologjike naturale. Antare i shoqates se Fito-Terapis ne repupliken e italis, me qenender ne universitetin Sienes itali.
Botime:
880 bime mjeksore ne alpet e Shqiperise, Tirane, 2009
Mjegullvarur mbi Ballkan, Tirane, 2006 (Poezi)
Emri qe lind diellin, Tirane, 2004 (Poezi)
Poesia 1 e 2 Isole D'Infinito, Itali (Antologji poetike dhe Arteve Figurativ).Itali 2008


Disa poezi nga krijimtaria e poetit Zef Mulaj

MALL MERGIMTARI


Ato me dhane uje, drite, sy e shprese
me dhane kembe e me bene burre
atje kush lindini si cetina rritet
prandaj nuk duhet ti harrojme kurre


Jam larg dhe shoh ne enderr
malet, diellin e henen
shoh kreshtat e Alpet
e mallin kam si per nenen.

GURI
 
Mbi gure, ingrire
Me mbeti shikimi.
U largova ,
duke len shikimin tim
ngrire   mbi gure.
Shikim  prej  guri …….


NEN HIJEN E AHAVE
(varret te nje fshati te braktisur)
E  rende heshtja  qe prek mengjeset,
muzgun  dhe naten
nen hijen e ahave ,
emra  qe diellin  kan lindur
mbi oxhaqet e shtepive te heshtura .


EMRI  YT
Mos   me qaje kur te vish
dhe  te mos  me gjesh,
Nen hijen e lisit.
Per dore  merre  hijen time
Dhe ne krahet e tu,
Nje zog  do te ulet.
Ne fluturim qiellin  do te marre,
Aty do te me gjeshe  mua
Emrin tende duke shkruar.


MYSAFIRET E ZOGJVE
Endrra  hyri ne gure,
muret e arave rane,
shtepite e ngurta
lemyshku i  mbuloi
dhe varret
mysafire
te zogjve
mbeten……..


PENA E ARKUVUAR
(1975-1980)

Nje leter  e shkruar
U ngri ne kohen e shkuar
Ne majen e penes  se arkivuar,
letershkruar……
Nga libri ''Mjegullvarur mbi Ballkan''
E diel, 05-04-2009, 05:52pm (GMT+1)


MBERRITI  NGA RETE  NJE  NJE FTESE.
Mberriti  nga  rete  nje ftese .
Vetetima fiermosur,
Shkruar  me rreze dielli,
Zarfi,bardhesin e henes .
E  lexuam  naten neper yje
Nen buzqeshjen  e agimit
U nisem udhes
Me ftese  ne dore
Atje do  te mebrrijme
Neper agime  e mbremje
Te pergjumura.
Mberriti   nga rete  nj ftese….


GRUA  E BUKUR
Nje shikim ne syte e nje gruaje ,
Eshte infiniti i nje bote  te   pa njohur
Ndjenjash dhe  mbetesh ne  kete pafundsi,
Si nje drite perhere e pa shuar…..
Ka emrin  e sundimit shpirteror  te njeriut…..


ISHUJT  E NGUJUAR
U ngujova  ne  ishujt e nje kohe ,
Lexova fytyra te ishulluera .
Nyje  brengash lidhur  njera – tjetren,
Rrena ,  kurtha , pabesi, tradhti,
Ishuj qe digjnin kohen.
Prisnin e percillnin fytyra ,
Varka  te kryqzuera   ne  udhetim,
Mbetur  ne udhe ne   mes  ishujve te koheve.

 

 

VIDEO E JAVES



mtm_logo

europ_assistance



www.albaskela.com


Website