TURIZMI

Sot per sot si pasjoe e infrastruktures se dobet qe ka zona e Nikaj-Merturit sektori i turizmit nuk eshte i zhvilluar pothuajse fare. Duke patur parasysh potenciale te shumta turistike qe ka zona, turizimi do te jete ne te ardhmen nje nga mundesite me te mira per zhvillimin e kasj krahine. Ti hedhesh një vështrim Nikaj-Merturit nga Qafa e Kolcit, nga Qafa e Ndermajes, nga Qafa e Agrit, te shikosh fshatin Curraj nga Qafa e Mrrethit apo Qafa e Qereshit etj, te shpalosen perpara pamje magjepse, te vecanta dhe te pakrahasueshme jo vetem per Alpet Shqiptare por edhe me larg.
Zhvillimi i turizmit ne kete zone duhet bere ne menyre te atille duke ruajtur origjianlietetin e shtepive alpine, Kullave, qofte rikostruktimin e atyre te vjetra apo ndertimin e atyre te reja ne sherbim te turizmit dhe jo nderitimin e hotele, moteleve etj pavaresisht nga fuqia ekonomike e investitoreve, pra larg betonimit të kesaj treve. Ajo cope toke qe eshte ruajtur duhet te vazhdoje te ruhet si zone e gjelbert edhe pse nuk mbillet dhe investimet te behen duke u ruajtur tradita. Ne zonen e Nikaj-Merturit gjenden terrene te mrekullueshme per te ushtruar turizmin alpin, eksplorimin e shpellave por edhe vend ngulimeve te vjetra si Rrahi i Shehrit, Vargu, Cuku i Llapushters etj. Do te ishte i pa diskutueshem intersi i turisteve te huaj qe krahas bukurive perrallore te kesaj zone te njiheshin me folklorin e pasur, kenget dhe veglat muzikore, veshjet e larmishme, dasmat dhe ritet e zakonet mortore te cilat deshmojne per nje zone jashtezakonisht te pasur me etnokulture te veqante dhe te bukur.
Mos perfshirja sidomos e Currajve te Eper, dhe e bjeshkeve perreth saj, në Parkun e Madh Kombetar  Boge-Theth-Valbone-Gash eshte nje pikepyetje e madhe pasi eshte e njejta vazhdimesi, dhe per nga bukuria jo vetem qe nuk mbetet mbrapa por ka edhe shume gjera te tjera te veqanta.
Vend te rendesishem ne zhvillimin e turizmit zene monumentet natyrore te botes se gjalle si Logu i Gurres, Vorri i Fratit, Bira e Zeze, Shtegu i Dashit, Shpella e Kakverrit, Tthermja, Fanxha e Rruku i Nikajve, Okoli, etj  
Zona e Nikaj-Merturit paraqet vlera te veqanta per zbulime arkeologjike si vendi ku ka qene Kisha e Paplekajve, Vargu, Shpella e Shkamit te Rajes, Quku i Llapushtres, Rrahi i Shehrit, Bira e Zeze etj  

DISA FUSHA KONKRETE PER ZHVILLIMIN E TURIZMIT
E rendesishme eshte se zona e Nikaj-Merturit krijon mundesi te shumta per zhvillimin e turizmit dimeror dhe atij verore. Territoret malore janë shume tërheqëse për ndërtimin e kampingjeve dhe akomodimin me çadra gjatë stinës së ngrohtë. Duhet te ndalemi pak te turizmi dimeror pasi te gjithe do te mendoni se ne ikem prej andej nga dimiri i veshtire etj. Zona e Nikaj-Merturit ka nje klime te bute dhe pavarsisht nga trashesia e debores qe bie nuk ben shume ftofte dhe nuk fryn shume ere, si rezultat i kesaj krijohen kushte te favorshme per skijim si ne: (T’therme te Nikajve, Piku i Currajve, Qafa e Qereshit etj), per ecje ne debore, dhe aktivitete te tjera dimerore.

ALPINIZMI
Nikaj-Merturi ofron kushte shume te mira per zhvillimin e alpinizmit amator dhe sidomos atij profesionist, pasi e gjithe zona rrethohet nga maja mbi 2000 metra dhe me rrepira fantastike. Vendet me te pershatshme per alpinizem jane: vargmali Ershel- Ndermanje- Kakije, Qafa e Kolcit-Shtylla e Grise-Alshine-Gjokol., Shkami i Rajes dhe perreth Kores se Merturit,  majat e larta bregut liçenit nga Toplana e deri në Palc etj.
Eshte me shume rendesi te percaktohen edhe levizjet e alpinisteve ne keto vende duke pergaditur guida te posaçme se bashku me harten e zones dhe shperndare ato neper agjensite turistike (Kete do ta bejme ne se shpejt na bashkpunim edhe me Komunen e Lekbibajve) tu jepen turisteve ne dore perpara se ata te nisen per ne faqet e maleve.

SPELELOLGJIA
Meqense zona eshte e ndertuar nga gelqerore ku jane formuar shpella te shumta, ka kushte shume te mira per zhvillimin e speleologjise. Shpellat e me interesante jane: Bira e zeze ne Qeresh ku sipas gojdhanave dalja e saj eshte ne Plave, Shpella e Shkamit te Rajes, Shpella e Kakverrit, (Shpellat e bregut te Drinit, nen uje “Te the drini qafen”) etj  

SPORTI I SKIVE
Per shkak te kushteve te pershtatshme topografike (shpateve te pjerrta) dhe atyre klimaterike (numrit te madh te diteve me debore) zona ofron kushte shume te mira per zhvillimin e keti sporti. Duke qene nje sport shume terheqes dhe zbavites eshte e mundur qe ky te behet masiv. Vizitoret qofte edhe te pamesuar me skite mund te klaojne ne menyre shume argetuese kohen e tyre gjate vizites ne zonen e skive. Kjo do te krijoje kushte te favorshme qe numri i turisteve te shtohet vazhdimisht edhe ne periudhen e dimirit dhe ata, ate ndikojne te opinioni per shtimin e turisteve te tjere.

GJUETIA
Ka kushte shume te mira per te zhvilluar kete sport si per profesionistet ashtu e dhe per amatoret. Zona ka nje larmi shume te madhe te kafsheve dhe shpendeve te egra  te cilat po shtohen nga dita ne dite sidomos kafshet e egra e ne vecanti derri dhe dhia e eger. Por duhet te bere shume kujdes me kafshet qe jane ne zhdukje sidomos me Ariun e murrme, dhine e eger, kaprollin, dhe duhet bere mbrojtja e trye me ligj. Zona paraqet kushte shume te favorshme per ngritjen e rezervateve me kafshe te egra? Në lumenjtë dhe përrenjtë e shumtë malorë, peshkimi sportiv është një kënaqësi më vete. Këtu peshkohet trofta e ujerave të ftohta dhe peshq te tjere te ujerave te embla. Zonat me te pershtatshme me bukuri natyrore për kete lloj aktiviteti jane lumi i Merturit me deget e tij: lumin e  Currajve, lumin Mulaj-Kuc-Qeresh, lumi i Zi dhe lumi i Plase. Gjthashtu mjaft interesant per peshkim eshte edhe liqeni nga Daica deri ne Raje per peshkimin e disa llojeve te peshqeve te ujrave te embla si kryemadhja, krapi, luciperka, njala, nila, mlyshi, saraga, etj.

 

KANOTAZHI

Duke qene nje zone alpine zona e Nikaj-Mertruit krijojn kushte shume te mira  per aplikimin e ketij sporti si ne lumin e Merturit me dy deget e tij Curraj e Mulaj-Qeresh por edhe ne lumin e Zi qe buron nga bjeshket e Kakise

ECJET ME  MOTORRA E BICIKLETA.

Eskursionet kolektive dhe familjare ne zonat piktoreske si: T’therme, Shpella e Kakverrit, Vrane e Vogel, ne Pike, Curraj Eper, Vorri i Fratit, Qeresh (Ndergere, Bira e zeze)  ne qafen e Qereshit etj, ne bjeshket e kesaj krahine e sidomos ne Bjeshket e Salces, Kaki, Xhokol, Alshine, Shtegu i Dashit etj. Te gjitha keto mund te realizohen duke kooperuar me mire me organizatat te ndryshme jo qeveritare si te vendit ashtu edhe te huaja ne menyre qe te promovohet kjo ide. Vetem duke bere nje pune paraprake me eskursionistet potencial, mund te arrihet qe te masivizohet kjo insiative mjaft terheqese dhe qe mund te siguroje te ardhura per banoret e zones.

 

ORGANIZIMI I FESTAVE LOKALE

Jane te shumta festat    qe festohen ne zonen e Nikaj-Merturit, te cilat jane pagane, fetare, rituale etj. Ne te ardhmen do te ishte mire te organizohen festa ne sherbim te turizmit si dita e tamlit me bore ne vere qe siq thote populli eshte me ngjalle te dekunin e sidomos kur bora perzihet me kulloshter qe nuk ka akullore ne bote qe krahasohet me te, dita e drethezave me tamel, kos et, dita e flise ku te qiten flia per te gjithe, dita e ferligut, dita e troftes etj etj,

VEPRIMTARITE ARTISTIKE

Eshtë mjaft intersante organizimi i nates së Nikaj-Merturit dy vitet e kaluara në muajin shtator e që tashmë është kthyer në traditë ku mblidhen në qënder të Nikaj-Merturit artiste, kengetare, krijues, politikane etj, dhe festojne sebashku me banoret e zones.
Gjate pushimeve mund te organizohen edhe shume veprimtari kulturore artistike të tjera siq jane lojra te ndryshme popullore, festivale me kenge e valle popullore, gjuajtja e shejit loja e kapucave, e gjithcka tjeter ne favor te turizmit.

TURIZMI KULTURORE

Qendrat rekreative-sportive dhe ruajtja e trashigimisë kulturore-historike do t’i kontribonte zhvillimit te turizmit, zgjerimit te mundesive per aktivitetete kulturore-sportive si dhe krijimit te tradites per turizem. Te kontribohet ne zhvillimin e turizmit kulturor, historik dhe malor permes ndertimit te infrastruktures kulturore dhe ruajtjes se trashigimise kulturore dhe vlerave muzeale.
Në zonen e Nikaj-Merturit ekzistojnë nje numer i konsiderueshem i kullave shumë prej të cilave jane lene ne meshire te fatit dhe nje varg objektesh te tjera te rendesishme per historine dhe kulturen shqiptare. Zhdukja e nje begatie te tille kulturore eshte nje humbje e madhe per kulturen e Nikaj-Merturit,  dhe per te ardhmen pasi ruajtja e trashegimise kulturore dhe vlerave muzeale eshte nje nga prioritetet.e strategjise se zhvillimit. Ndërtimi i infrastrukturës kulturore, duhet te filolloje me renovimi e kullave te vjetra me tre kate nga te cilat ka edhe mbi 300 vjecare,  renovimi i mullinjeve te ujit ne te gjitha fshatrat pasi dihet se secili fshat ka patur nje dhe dy mullinj bloje.

Objekt tjeter i Turizmit Kulturore eshte edhe trashgimia kulturore
Ketu bejne pjese: Kanuni dhe vetqeverisja, menyra e organizimit te jetes, paisjet dhe menyrat e kryerjes se aktivitetve te ndryshme, te cilat perbejne nje mundesi shume te mire per tu treguar te huajve per to. Vetem ne kete menyre zona behet terheqese dhe shtyn kuriozitetin e vizitoreve per ti pare  nga afer dhe per ti vizituar vende te tilla dhe per te takuar njerez te tille te rritur ne keto vende.
Nje nga trashgimite me kryesore eshte BESA e cila eshte konsideruar si institucion dhe ka sherbyer per rregullimin e normave te jetes ne male: marrja  e mikut ne bese; dhenja e beses 24 oreshe; dhenja e beses 30 diteshe; prishja e beses; besa e lidhur midis njereve midis katundeve; midis bajrakeve; denimiet per shkeljen e beses  te cilat duhen ruajtur mesuar te rinjeve ne meyre qe te mos harrohen dhe kur te vije koha tu tregohen turisteve te huaj. Keto gjeara do te shtojne kuriozitetin per te vizituar e per te pushuar ne keto vende midis ketyre njerezve te beses ne keto aspekte jetesore karakteristike te zones.
Duke u treguar keto aspekte turisteve, ne me ane te kesaj faqeje, gazetaret jo te pakte nikajmerturas nepermjet mediave, ju emigrant kudo qe jeni ane e mbane botes nepermes kontakeve qe keni me te huaj, zona behet edhe me terheqese dhe ka mundesi qe numri i vizitoreve te huaj te shtohet nga viti dhe shume shpejt Nikaj-Merturi do te behet nje nga zonat me te rendesishme te turizmit malor e bjeshkatar.
Nese do te shikohen me vemendje dhe do te vleresohen nga vete  ne, nikajmerturasit separi, te gjitha keto mundesi qe ka zona per zhvillimin e turizmit mund te themi se ne te ardhmen do te jete e mundesia me e mire per zhvillimin  e kesaj zone, ndalimin e shpernguljes se popullsise si dhe rikthimin  e shume te larguarve te pa stabilizuar e ne veshtersi jetese aty ku ndodhen.

Te gjitha keto pasuri ekonomike dhe socialkulturore qe jane ne kete zone, ofrojne mundesi te zhvillimit dhe perbejne burime te mjaftueshme dhe te sigurta per te krijuar nje nivel mirqenje  me te mire jo vetem per banoret  e saj te mrekullueshem por edhe për vizitoret dhe turistet e huaj te cilet me punen tone te perbashket do te rrisin interesin per Nikaj-Merturin.