TURIZMI

Karakteristikat gjeografike dhe zona malore, terreni, relievi, klima hidrografia, flora dhe fauna, bëjnë që zona e Nikaj-Merturit të konsiderohet me pasuri të çmueshme  të cilat do të ndikojnë në zhvillim e saj sidomos në fushen e turizmit.
Analizat e shumta që janë bërë në lidhje me zhvillimin e turizmit tregojnë se në komunën e Lekbibajve  (Nikaj-Merturi) ekzistojnë predispozita, kushte shumë të volitëshme  për zhvillimin e turizmit.
Premtimi i Kryeministirt Sali Berisha ne fjalen e tij ne qytetin e Bajram Currit se Qeveria Shqiptare do te investoje per te cuar rrugen automoblistike deri ne Curraj Eper ka rikthyer shpresen tek banoret  e cila do te hapi nje epokë të re per zhvillimin e kesaj zone ne pergjithesi dhe te sektorit te Turizmit në veqanti.  

Turizmi sezonal (veror, dimeror, disa ditor ose ditor) dhe rekreativo – sportiv.

Klima e përshtatshme, burimet e shumta ujore , pejsazhe piktoreske, malet, Bjeshket  e bukura, Bregu liqenit që fillon që nga Toplane e deri te Shkembi i Rajës me peisazhe nga më mahnitëset  etj, favorizojnë zhvillimin e turizmit veror në të gjitha aspektet e përmendura.

Turizmi edukativ
Bota bimore dhe shtazore, hidrografia dhe natyra e Zones se Nikaj-Merturit në përgjithësi  paraqesin burim potencial për zhvillimin e aktiviteteve kërkimore e studimore të nxënëseve, studenteve dhe shkencëtarëve të ndryshëm.

Sa i përket kapaciteteve hoteliere në komunën e Nikaj-Merturit sipas kryetarit te Komunes se shpejti do te kemi nje hotel ne qender te Komunes Lekbibaj por pamvaresisht kesaj duhet thene se ne Nikaj-Merturi, çdo shtepi malesore ka qene dhe vazhdon te jete e hapur dhe mikpritese per çdo turist apo vizitor qe shkel ne këtë trevë.  
 
Megjithat këto kapacitete ekzistuese paraqesin bazë fillestare në të cilen duhet të investohet dhe të krijohen premisa testuese për zhvillim të metejshëm të sektorit të turizmit.

Turizmi kulturor
Diversiteti i pasurise kulturore europiane dhe dinamizmi i krijimit artistik paraqesin deshmi te rendesishme, ose le te themi, themelore te qyteterimeve te "identitetit europian". Etnokultura e Nikaj-Merturit duhet te zere nje vend te rendesishem te vizitoret, turist vendas apo te huaj, student, shkencetare etj per te zbuluar te kaluaren e pa mesuar pasi kjo zone ka shume te pa thena e te pashkruara per shpirtin dhe mendjen e ketij populli, menyren e jetese se tij te krijuar e te zhvilluar nder shekuj. Nga keta njerez te thjeshte midis maleve jane krijuar rapsodite e Mujit dhe te Halilit, baladat, kenge e poezi, vallet, si dhe xhama e burrave. 
Pasuria kulturore perkufizon identitetin e nje bashkesie njerezore dhe perben nje resurs te çmuar i cili per vete natyren e tij te nderlikuar, nuk eshte i rinovueshem dhe per kete gje ka nevoje te mbrohet dhe vleresohet per t'i garantuar jetegjatesine dhe perfitimin ne kohezgjatje.
Qytetet artistike ose historike, le te themi, jane gjithmone e me te priviligjuarat nga pikepamja e veshguesve dhe ruajtesve te artit dhe kultures, duke qene se jane ata pasqyruesit e saj te vertete si auto-oferta turistiko-kulturale (duke qene se oferta historiko-kulturore sebashku me ruajtjen e ndertesave dhe pasurise arkeologjike/artistike/kulturore perkrah cilesise se ketyre ofertave, perforcojne interesat e ketyre zonave urbane duke shtuar investimet dhe perfitimet ekonomike, si ne kuptimin e investitoreve lokale ashtu dhe ne ate te flukseve turistike).
Turizmi kulturor (ose kultural) ka si qellim te jape kontributin e tij duke perqendruar veshtrimin ne aspektet ekonomike dhe te punesimit, duke nenvizuar vleren e aktiviteteve kulturore dhe kontributin e saj ne nderthurjen dhe mbarevajtjen e raporteve sociale, ne identitetin rajonal dhe ne zhvillimin e komunitetit ne kontekstin urban.

 

 

nikaj-merturi
nikaj-merturi
nikaj-merturi
Shenim: Ne menyre qe kjo faqe te jete sa me e plote, na dergoni ne adresen tone te email-it info@nikaj-merturi.com materiale qe kane te bejne me Nikaj-Merturin (histori,fotografi,krijime,sygjerime,vrejtje... etj)
VIDEO E JAVES



mtm_logo

europ_assistance



www.albaskela.com


Website