GJENDJA CIVILE


Ermali eshte pergjegjes i Gjendjes Civile te Komunes Lekbibaj. Ai ne cdo kohe eshte ne dispozicionin tuaj, sidomos per nikajmerturasit qe vijne per te marr sherbimet e Gjendjes Civile nga rrethet dhe nga jashte Shqiperise.
Per cdo rast mund ta kontaktoni ne numrat:
Cel: 0685283050 dhe 0694777748

Ermal Rosaj

  * Shërbimet që kryhen në zyrën e gjendjes civile.

-Marrja e aktit të Martesës
-Dhënie e çertifikatës nga akti i Marteses
-Njoftim Martese
-Dhënie e çertifikatave familjare
- Marrje e Aktit të Lindjes
- Dhënie e çertifikatës për shpërblim lindje
- Marrje e Aktit të vdekjes
- Dhënie çertifikate për shpenzime varrimi
- Dhënie çertifikate për shpërblim vdekje nga sigurimet shoqërore
- Dhënie çertifikate për dokument identifikimi
- Dhënie çertifikate për lidhje martese
- Dhënie çertifikate për përkrahje sociale
- Dhënie çertifikate për strehim
- Dhënie çertifikate për pronësi
- Dhënie çertifikate për ndarje familjesh
- Dhënie çertifikate për ndërrim emri-mbiemri
- Dhënie çertifikate për martesë jashtë shtetit
- Ndërrim i emrit dhe i mbiemrit

  * Deklarimi i lindjes
Deklarimi i lindjes së foshnjës bëhet në zyrën e gjendjes civile të vëndbanimit të prindërve, ndërsa foshnjës së gjetur, në vendin ku është gjetur. Për fëmijët e lindur jashtë territorit të Republikës së Shqiperisë nga shtetas shqiptarë me banim të përhershëm në Shqipëri, deklarimi bëhet në shërbimin konsullor shqiptar të vëndit ku ka lindur ose në atë të përfaqesive diplomatike dhe konsullore përkatese dhe, kur kjo është e pamundur, deklarimi bëhet edhe në shërbimin e gjendjes civile të atij vendi. Deklarimi i lindjes duhet të bëhet brënda 15 ditëve dhe, në raste të veçanta, jo më vonë se 45 ditë nga dita e lindjes.

  *Deklarimi i vdekjes
Deklarimi i vdekjes bëhet nga çdo pjestar i familjes ose i afërt e, në mungesë të tyre ose për personat pa njeri, nga i ngarkuari i posaçëm i bashkisë ku ka banuar ose është gjetur i vdekuri. Deklarimet janë të vlefshme, kur shoqërohen me raport mjeksor. Deklarimi i vdekjes duhet bërë brënda 10 ditëve nga ndodhja ose gjetja e kufomës dhe brenda 1 muaji, kur vdekja ka ndodhur jashtë shtetit. Me kalimin e këtyre afateve, nuk mund të mbahet akti i vdekjes përveçse si akt i plotësuar me vendim të gjykatës, sipas kërkesës së deklaruesit ose të prokurorit.

  * Ndryshimi i emrit ose mbiemrit
Shtetasit shqiptarë të cilët kërkojnë të bëjnë ndryshimin e emrit dhe mbiemrit duhet të paraqesin këto dokumente:

a. Kërkesë drejtuar zyrës së gjendjes civile, në të cilin ai parashtron shkakun e ndryshimit të emrit dhe të mbiemrit. Kërkesa duhet të protokollohet.
b. Dëshmi nga prokuroria e rrethit dhe gjykata e rrethit gjyqesor, në juridiksionin e të cilëve banon shtetasi i interesuar dhe Dëshmi Penaliteti nga Ministria e Drejtesisë, të cilët deshmojnë se ndaj tij nuk ka kallezim ose nuk ka nisur ndonjë procedim penal.

  *Transferimi i të dhënave të gjendjes civile
Transferimi i të dhënave të gjendjes civile në një zyrë tjetër të gjendjes civile bëhet me kërkesën e kryefamiljarit, i cili paraqet pranë zyrës së gjendjes civile të vëndbanimit të ri këto dokumenta:

a. Kërkesën me shkrim për regjistrimin e vëndbanimit;
b. Dokumentin e pronësisë së banesës ose të një kontrate qiramarrjeje, të paktën një vjeçare;
c. Vërtetim lëshuar nga administratori i njësisë administrative, ku ai shprehet se shtetasi banon në njesinë administrative përkatesë;
d. Çertifikatën familjare nga zyra e gjendjes civile e vëndbanimit të mëparshëm.
Çdo familjar është i detyruar të bëjë transferimin e gjendjes civile të familjes jo më vonë se 45 ditë nga ardhja në vëndbanimin e ri.

  * Lidhja e martesës
Martesa mund të lidhet ndërmjet një burri dhe një gruaje që kanë mbushur moshën 18 vjeç. Gjykata e vëndit ku lidhet martesa, për shkaqe me rëndësi, mund të lejojë martesën edhe para kësaj moshe. Martesa lidhet para nëpunësit të gjendjes civile, me pëlqimin e lirë të dy bashkëshortëve të ardhshëm. Bashkëshortët e ardhshëm që kërkojnë shpalljen duhet t’i paraqesin nëpunesit të gjendjes civile çertifikatat e lindjes me shënimin “për shpallje martese”. Nëpunesi bën shpalljen e saj. Martesa lidhet 10 ditë nga e nesërmja e shpalljes së martesës. Për lidhjen e martesës bashkëshortët e ardhshëm duhet të jenë të shoqëruar nga dy dëshmitarë si dhe të jenë të paisur me dokumentat e identifikimit.

Për lidhje martese shtetasi i huaj duhet të paraqesë këto dokumente, respektivisht të shtetit të tij ose ku ka banimin e përhershëm:
a. Çertifikatë lindje, të lëshuar jo më parë se një muaj nga data në të cilen kërkohet të lidhet martesa.
b. Vërtetim që provon se nuk ka pengese ligjore për të lidhur martesë.
Dokumentet e mësipërm legalizohen në përfaqësitë e Republikës së Shqiperisë jashtë shtetit, ndërsa ato të lëshuara nga përfaqesitë e huaja të akredituara në Tirane legalizohen në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqiperisë.

Për lidhjen e martesës shtetasi shqiptar duhet të paraqesë këto dokumente:
a. Çertifikatë lindjeje të lëshuar nga zyra e gjendjes civile, jo më parë se 15 ditë nga data në të cilën kërkohet të lidhet martesa, me shënimin “për lidhje martese”.
b. Vërtetim për lidhje martese, të lëshuar nga kryetari i bashkisë, për rastet kur lidhja e martesës nuk bëhet në zyren e gjendjes civile ku është regjistruar shtetasi shqiptar.
c. Dokument identifikimi
Mbas martesës me shtetas të huaj ose me person pa shtetësi, shtetasit shqiptar i bëhen të gjitha shënimet e nevojshme në regjistrin themeltar, net e cilin ai vazhdon të qëndrojë i regjistruar, për sa kohë që vazhdon të mbajë shtetësinë shqiptare.

  * Ndasi dhe bashkimi familjar
Çdo pjestar madhor ka të drejtë të vecohet si familje më vetë ose të bashkohet me nje familje tjetër. Bashkimi i një personi ose i një familjeje me një tjetër bëhet me pëlqimin e të gjithë pjestarëve madhorë, me anën e deklarimit para nëpunesit të gjendjes civile.