SHTRIRJA GJEOGRAFIKE

KOMUNA E LEKBIBAJVE (Nikaj-Merturi) bën pjesë në rajonin vëri-lindor me një reliev përgjthësisht kodrinor-malor. Pra shtrihet në Veri-lindje të Shqipërisë në anën veriprendimore të luginës së Drinit duke u kufizuar në lindje nga Maja e Kores  dhe  Qafa e Kolçit  dhe në perendim Qafa e Ndermanjes dhe Qafa e Agrit. Qëndra e Komunes eshte ne fshatin Lekbibaj e cila eshte 30 km nga qyteti i B.Curiit dhe 15 km nga Fierza.  

KUFIZOHET nga kufij konvcionalë në lindje me Geghysenin, komuna Bujan, në veri kufizohët me Thethin, komuna Shalë dhe Valbonën, komuna Margegaj, në përëndim nëpoërmjet qafes se Ndermanjes me Komunen e Shales dhe qafës së Agrit me Komunen e Shoshit. Në jug me Kokdoden, Aprripen, Fierzen, Komuna Fierze Pukë, pergjate lugines se Drinit deri në Shkembin e Rajes dhe ky i fundit e ndan me fshatin Rajë dhe perkatësisht me komunën e Fierzë, Tropojë
NDËRTIMI gjeologjik i kesaj zone është i komplikuar sepse është kapur herë pas herë nga lëvizjet neotektonikë ngritëse që ka luajtur një rol të rëndësishëm në formimin e relievit. Komuna e Lekbibajve ka një reliev kodrinor-malor që varion nga 150 m (lugina e drinit) deri në 2625 m në Majën ë Hekurave.

KLIMA në këtë komunë është mesdhetare malore dhe mesdhetare para malore meqënëse është pjesë përbërësë ë pëllgut të Drinit dhe pergjithesisht klimen e Alpeve. Ka një hidrografi të pasur më burime mbitokësore dhë nëntokësore ku dega kryësorë është  Lumi i Merturit. Në këtë komunë takojmë këta breza bimorë: brezi i dushqeve, ahut dhe haloreve dhe kullotavë alpine.

POPULLSIA e Komunes se Lekbibajve është rreth 2700 banorë të vendosur në 200 km2  kryesisht në vëndbanimë të rralla e rurale. Nga pipkamja administrative ky rreth ka në përbërjen e tij të gjitha fshatrat e Nikaj-Merturit duke perjashtuar fshatin Rajë i cili per shkak të pozitës gjeografike bën pjesë në komunën e Fierzës.

POZITA gjeografike e komunes se Nikaj-Merturit ka luajtur një rrol të rëndësishëm në zhvillimin e kësaj zone që ka qënë pozitiv dhe negativ sipas perjudhave të ndryshme historike dhe nën ndikimin e faktorëve socialë dhe ekonomikë që kanë lënë gjurmë. Rolin e saj pozitiv ajo e ka patur kur ka shërbyër si një ure lidhëse për trevat e vëndit tonë nga parëndimi në brëndësi të territoreve shqipëtare të Kosovës. Që në antikitët ka funksionuar rruga e Pultit te Vjeter e cila  kalonte mes per mes Nikaj-Merturit dhe lidhte bregdetin (Shkodren)  me vise të tjera lindore (Pejën dhe Gjakoven). Rolin e  saj negativ e dëshmon qarte zhvillimi socil-ekonomik i Nikaj-Merturit. Pas 1913 kjo zonë vazhdoj ta luaj këtë rrol por me një intensitet më të dobët deri kur në vitet 1945-1990 u ndërpre plotësisht kjo lidhje dhe Nikaj-Merturin njëherë e kalonin me Komunën e Dukagjinit dhe njëherë me Komunën e Tropojës derisa në vitin 1949 mbeti perfundimisht pjesë territoriale e rrethit Tropojë, sot Prefekturës së Kukësit. Pas viteve 1990 kjo zonë ka patur disa investime të vogla por  gjithsesi vlen për tu përmëndur projekti i ndëtimit të Autostradës që do të kalojë  nëpër rrugën kryesore ekzistuese Fierze-Koder Markaj dhe lidhja e saj me një arterje me rrethin e Shkodres që  do ti rikthente rëndësinë e pozitës gjeografikë të kësaj komune së bashku me burimet turistike të pakrahasueshme që përmban dhe duke e kthyer këtë trevë në një Qëndër Turistike te lakmuar për turistët vendas dhe te huaj. 

 

 

nikaj-merturi
nikaj-merturi
nikaj-merturi
Shenim: Ne menyre qe kjo faqe te jete sa me e plote, na dergoni ne adresen tone te email-it info@nikaj-merturi.com materiale qe kane te bejne me Nikaj-Merturin (histori,fotografi,krijime,sygjerime,vrejtje... etj)
VIDEO E JAVES



mtm_logo

europ_assistance



www.albaskela.com


Website