ORGANIZIMI SHOQEROR DHE VETQEVERISJA, (Dod Progni)

Rritja e numrit te popullsise dhe zgjerimi i teritoreve te banuara nga Nikajt dhe Merturasit, beri qe ne gjysmen e dyte te shek. XVIII ata te dominonin ne te gjithe fshatrat e rinj dhe te vjeter te krahines, qe nga Raja ne Brise dhe nga Vargu ne Curraj te Eprem, duke u bere zoter te  krejt krahines e duke formuar aty dy njesi territoriale-administrative dhe ekonomiko-shoqerore te vet qeverisura sipas te drejtes zakonore. Meqense popullsia e tyre, nikajt dhe merturesit kishin ruajtur te forta lidhjet e gjakut dhe format e organizimit shoqeror qe bazoheshin mbi to, keto njesi u quajten ''fise'' dhe moren emrin e fiseve qe i formuan; Nikaj dhe Merturi.
Termi fis i perdorur per Nikajt e Merturin, ashtu si edhe per Shalen, Shoshin, Gashin, Krasniqen, Berishen etj, nuk do te thote se banoret e tyre kishin ruajtur mardhenjet fisnore te kohes primitive. Keta vertet i ruajten te forta lidhjet e gjakut, por dihet se, lidhjet e gjakut nuk jane faktor percaktues i mardhenjeve shoqerore. Nga pikpamja ekonomiko-shoqerore, ''fiset'' e kesaj periudhe nuk ruanin me permbajtjen qe kishin pasur dikur ne rendin e bashkise primitive. Institucionet e fisit, tani ngriheshin mbi bazen e prones private mbi bagetite dhe tokat e punueshme, si dhe mbi pronen e perbashket te vllezerive e te fshatrave mbi kullota. Nikajt dhe Merturi jane njohur edhe si dy bajraqe, vecanerisht nga mesi i shek.XIX e ketej, kur luftrat u bene me te shpeshta dhe erdhi duke u forcuar institucioni i bajraktarit qe i printe fisit ne lufte. Fjala ''bajrak'' ka ardhur nga turqishtja qe do te thote ''flamur''. Por osmanet e kane perdore edhe ne kuptimin e nje reparti ushtarak, ose sic thote Sami Frasheri, ''ushtri e formuar nga i gjithe populli per lufte kunder armikut''. Ne kete kuptim ishte nje term i pershtatshem edhe per malesite tona, luftetar te perhershem kunder pushtuesve te huaj. Studiues vendas dhe te huaj kane vene ne dukje se bajraku i malesive tona mbante emrin turk dhe mund te krahasohej me nje repart ushtarak, por kjo nuk do te thote se ishte krijuar nga osmanet. Ai ishte nje forme organizimi i malesoreve. Ne Nikaj e Merturi, bashkesia territoriale e fisit perputhej me bajrakun. Sic eshte vene ne dukje me perpara, brenda Merturit ka vllazni si, Prognajt e Steajt ne Salce, Ukcamajt ne Betoshe dhe brenda Nikajt jane Zhivanajt ne Curraj te Poshtem, Ndrevataj ne Curraj te Eperm dhe Kapiti ne Gjonpepaj, me nje numer jo te vogel popullsie, qe nuk rrjedhin nga nje at i perbashket me vllazni e tjera te fiseve perkatese. Megjithate, ato e kane mbajtur veten e jane kansideruar nga te tjeret, pjese perberse e bajrakut dhe jo vetem e bajrakut, por edhe e fisit. Jeta disi shekullore e ketyre vllaznive ne bashkesine e madhe fisnore, i beri ato te ndiejne veten si pjese perberse te fiseve, brenda te cileve jetuan duke gezuar te drejtat e kryer te gjitha detyrimet ndaj tyre.Ishin bashkepronare te kullotave, zoteronin pronen private mbi bagetin dhe tokat e punueshme, merrnin pjese ne organet e vetqeverisese, nuk lidhnin martesa brenda fisit e etj. Ne menyre figurative mund te thuhet se, keto vllazni ishin ''te birsuara''. Vetem Kapiti, me 20-25 shtepi, ruajti indetitetin e vet brenda fisit-bajrakut te Nikajt, me te cilet kishte mardhenje martesore, ashtu si ne Mertur. Integrimi i keetyre vllaznive ne fiset perkatese, beri qe ne Nikaj dhe Mertur, uniteti territorial-administrativ i bajrakut te perputhej pothuaj ploteisht me unitetin fisnor. Kjo eshte arsyeja kryesore qe nikajmerturasit edhe ne gjysmen e shek.XIX e ketej, shpesh here kane perdor termat ''fis” e ''bajrak'' ne vend te njeri-tjetrit. Kur eshte thene ''bajraku i Nikajt'' eshte nenkuptuar edhe ''fisi i Nikajt''ose me ''fisin e Merturit'' eshte nenkuptuar edhe ''bajraku i Merturit'' dhe anasjelltas. Dy fiset-bajraqet Nikaj e Merturi, edhe pse u formuan e u zhvilluan ne nje zone gjeografike relativisht te vogel, midis qafes se Agrit dhe asaj te Kolcit, ne fqinjesi e ne marredhenie te ngushta me njeri-tjetrin, ne pikepamje territoriale dhe administrative, secili ruajti pavaresine e vet. Ndersa ne pikepamje te organizimit shoqerore e veteqeverises, te dy fisit u mbeshteten ne rregulla, norma e parime te njejta kanunore. Nese e marrim bajrakun si "shtet", sic eshte vleresuar nga Gj. Fishta, B.Palaj e te tjere studiues,  atehere mund te thuhet se "kushtetuta" e ketij "shteti " ishte kanuni. Ne kete kuptim edhe Nikaj e Merturi ishin dy "shtete” me te njejten "kushtetute"- Kamunin e Maleve. Ky, i gershtetur me elemente te kanunit te Lek Dugagjinit, u sherbeu te dy fisive per organizimin e jetes se brendshme dhe rregullimin e marredhenieve me fise e krahina te tjera. Gershtetimi u be natyrshem. Nikaj -Merturi ishin fqinje me krahinen e Dukagjinit (te vjeter ) ku zbatohej Kanuni i Lekes. Malesoret e dy aneve te Drinit mesuan nga njeri-tjetri edhe per rregullimin e jetes shoqerore. Nga ana tjeter, merturesit e ardhur nga Dukagjini sollen shume rregulla e norma te tij. Duhet kuptuar fakti se, kanuni nuk ishte nje kod juridik i shkruar qe dikush ua dhuroi malesoreve per te organizuar veteqeverisjen. Ai ishte nje teresi rregullash, ligjesh e normash te pashkruara, qe u trasheguan nga brezi ne brez e u transmetuan nga krahina ne krahine. Ky ishte atribut i vete malesoreve shqiptar, te cilet me kembengulje e zgjuarsi kerkuan e gjeten forma te pershtatshme te rregullimit shoqeror, te bashkimit e te organizimit te gjithe popullit ne lufterat vetembrojtese.Ishte gjykimi i shendoshe i malesoreve, aftesia e tyre krijuese dhe organizuese qe shmangu anarkine dhe beri te triumfoje rregulli e organizimin  veteqeverises, pikerisht ne keto krahina ku pashallaret turq nuk kishin mundur te vendosnin administraten e tyre. "Nikaj”, - thote E.Durhami, me 1908, - nuk ka ndonje zyrtar turk, dhe (ashtu si Merturi) i detyrohen nje lidhje sa per emer kreut te famshem te Krasniqes, Shaban Binaku".
Ndersa F.Nopce, po ne keto vite, do te shkruante; "Nje nga tiparet me interesante te karakterit te malesorit te veriut qendron ne aftesine e dalluar organizative te popullit, dhe nuk ka vezhgojes te popullit shqiptar, i cili nuk e ka  vene ne reliev kete cilesi te vecante ".
Nikaj-Merturasit ishin, jo vetem zbatues besnik te normave e ligesive kanunore, te atyre qe trasheguan nga paraardhesit dhe te atyre qe moren nga krahinat e tjera, por vete ata bene norma e ligje te reja, ne perputhje me nevojat e rregullimit shoqeror, sipas kushteve specifike te krahines. Prej ketej dolen pleq kanuni, qe per urti e drejtesi, u bene te njohur ne krahine e jashte saj.Te tille ishin; Nik Mengja, Bek Delia e Tunxh Miftari, Prel Tuli e Man Avdia, Zenel Selimi e Murrec Sadria, Fete Sadiku e Syl Martini etj, nga Merturi si dhe Bash Bajrami, Ymer Stali e i shumepermenduri "Baleci i Nikajt ", Beke Selimi e Deli Sokoli, Shytan Brahim e Cun Kola, Met Sokoli, Avdi Syla e Kukel Ndou nga Curraj i Eperm. Nik Mengja i Merturit jetoi mbi 100 vjet, me mendje te kthjellet e me logjike te forte. Tradita popullore  thote se ai ishte njeri nga pleqnaret me ne ze nder male.                                                                                               
Kur  kishte kaluar te njeqindat, shajlanet e moren ne kosh nga Merturi ne Shale per te pleqnuar ne nje konflikt te ashper qe kishte lindur per  " mik te prem" midis Lekajt dhe Dednikajt te Shales. Nik Mengja pasi kishte degjuar palet ne konflikt me zgjuarsine dhe drejtesine qe e karakterizonte dha verdiktin e tij "Kush qet per mik te prem, lan vedin e merr gjakun e mikut". Qe ate dite e deri sot kur kane kaluar mbi 250 vjet ky vendim u be ligj per mbare Shalen.
Ne krahinen malore te Nikaj-Mertur blegtoria ishte burimi kryesor i ekonomise pa te cilin jetesa behej e pamundur. Prandaj Nikaj-Merturi, Shala e Shoshi vendosen rregulla te forta e te prera per ceshtjet qe lidheshin me zhvillimin e blegtorise. Nje nga me te rendesishmet ishte "besa e gjase e cobanit" e vendosur ne vitin 1894 ku midis tjerash thuhej :
   "Kush vret nje coben damkoset (koritet) e qitet jashte fisit, e toka e tij mbetet djerr per tre vjet. -Ndihmesit e vrasesit paguajne 5 qese. - Gjaksi mund te kthehet ne toke te rrenuar pas tre vjetesh, po ta lejoj i zoti i gjakut, i cili merr 5 qese per kete. - Udha neper qafen e Ndermajnes-Livadhi i Madh dhe Kodra e Plakes, deri ne kufi me Shale, ka bese per gja e coben, etj. "Nese shkelet kjo bese duheshin djeg tre kulla, nje e fajtorit, e dy kulla te afermve edhe 100 breza ne qofshin".
   Ligjet e normat te trasheguara nga e kaluara apo te krijuara rishtaz ishin te kthjelleta, lakonike dhe kiptimplota.
Ato kishin te benin me te gjitha anet e shoqerise malesore. Percaktonin tagret themelore te jetes, te nderit, te beses, te mikut, te prones, te gjakut, te gjinise, te fese, te marteses se njeriut. Keto u bene pjese e botekuptimit te malesoreve, u kthyen ne norma morale qe respektoheshin e zbatoheshin me besnikerine me te madhe. Lidhur me kete E.Durham do te shprehej "Un nuk gjej tjeter gje qe ata (malesoret-D.P) i besojne vertete pervec "kanunit" dhe thenies qe perben kodin e tyre,"Nuk ka ushtri qe te na shtroje". Kanuni dhe kodi i malesoreve "nuk ka ushtri te na shtroje" ishin dy ceshtje te pandara nga njera-tjetra. Veteqeverisja dhe organizimi shoqeror sipas normave  e ligjeve kanunore i kishin bere malesoret qendrestare te pathyeshem nga pushtuesit e huaj.
   Per te njohur me mire organizimin shoqeror dhe veteqeverisjen e Nikaj-Merturit po ndalemi konkretisht ne tri njesite kanunore: shtepia, katundi dhe fisi-bajraku.
   Shtepia ishte njesia me e vogel e organizimit shoqeror. Me shtepi kuptohej nje grup njerezish te perbere nga nje, dy ose me shume barqesh me ekonomi te perbashket, dhe qe ishin " zjerm me vete"ne nje katund. Cdo shtepi kishte pronen e vet private qe perbehej nga kullat, stanet, tokat e punueshme me arat, kopshte e peme frutore, livadhet e barit, hamballat e dushkut, bagetite, bletet, koshi i drithit, carraniku etj. Se bashku me vellazerine, katundin ose fisin gezonte te drejten e prones kolektive
si: kullotat, livadhet ne bjeshke, pyjet etj. Mullinjte, gjithashtu ishin prone  e disa shtepive ose te krejt katundit. Pronen e mbronte kanuni. Toka e nje shpie ishte e trasheguar ose e blere. Ajo percaktohej me kufi te qarte. Levizja "shtyrja" e kufirit ishte e ndaluar dhe e denueshme nga kanuni. Ne krye te shtepise qendronte " i zoti i shtepise" dhe e "zonja e shtepise".
   I zoti i shtepise zakonisht ishte vellai me i madh. Ky drejtonte dhe perfaqesonte shtepine ne katund, fis e kudo. Kishte te drejte dhe detyre te mbareshtonte pronen e pasurine e shtepise. Mbante qesen e shtepise dhe zakonisht bente tregun. Jepte e merrte borxh. Mund te shiste nga malli i shtepise per nevojat familjare. Ky caktonte rradhen e puneve, i ndante per secilin anetar qe nga vetje, deri tek grate e femijet. Mbante disiplinen ne pune e kerkonte llogari per kryerjen e tyre. Ishte pleqnar i familjes. Shuante grindjet e vogla ose mosmarreveshjet. Qortonte cdo anetar. Per grate vinte ne dijeni te shoqin e gruas, te cilit i sugjeronte masen ne perputhje me fajin. Ishte pergjegjesi per veprimtarine e cdo anetari te familjes dhe per fajet e tyre jepte llogari ne vllazni e katund.
  I zoti i shtepise e kishte per detyre te bente fejesat e martesat e djemve dhe vajzave. Per kete problem merrte edhe pelqimin e babait te djalit apo te vajzes. Ky priste e percillte miqte merrte pjese ne kuvende dilte ne kushtrim ose caktonte nje burre tjeter te shtepise. Kur bashkejetesa ne nje familje behej e pamundur i zoti i shtepise ma tagrin e vellait te madh bente perpjesetimin e pasurise sipas rregullave te caktuara: per vella toke e bageti ndersa per goje buken e ushqimin. Cdo djale i rritur mund te ndahej, por ndarja sillte varferi ekonomike. Nje shtepi me pak pjesetare e kishte teper te veshtire te perballonte jetesen. Punet e bujqesise dhe te blegtorise kerkonin shume njerez, prandaj malesoret krijonin shtepi me shume pjesetare. Kur ndaheshin vellezerit e nje shtepie thuhej se ajo shtepi "u fik". Shtepi te mira dhe me ze quheshin ato qe kishin "rob" pjesetar shume. Ato respektoheshin jo vetem per faktin se kishin ekonomi me te forte po edhe per mirkuptimin e respektin e ndersjellte te pjesetareve te saj, qe perbente nje norme morale per malesoret.
   I zoti i shtepise ishte njeriu me me autoritet ne familje. Ndershmeria, drejtesia dhe perkushtimi i tij ishte faktor i rendesishem per mbarevajtjen e familjes. Duke folur per familjen malesore E.Durham vinte ne duke se," ata qe kane nje force te mrekullueshme bindje, kur besojne se bindja eshte e nevojshme, dhe zakonisht i binden zotit te shtepise absolutisht". Pavaresisht se i zoti i shtepise ishte autoriteti me i madh, kryetari i familjes, kjo nuk do te thote se ai kishte te drejta te pakufizuara mbi anetaret ose mbi pronen e shtepise. Atij nuk i takonte asnje fije bari me shume se te tjereve. Nuk kishte tager mbi jeten e lirite e pjesetareve as ndaj femijeve as ndaj prinderve, as ndaj grave. Per jeten e humbur, grua apo femije qofte, i kerkonte llogari vllaznia ose fisi. Kur i zoti i shtepise nuk drejtonte mire bente padrejtesira ose keqperdorte mallin e shtepise ai shkarkohej nga detyra per tu zevendesuar nga nje vella tjeter, ose ndahej nga familja. Nga ky kendveshtrim del se vullneti i pjesetareve brenda shtepise, ishte autoriteti superior qe drejtonte jeten e brendshme te saj.
   E zonja e shtepise ishte drejtuesja e puneve te shtepise. Ajo gatuante buken, pergatiste gjellen dhe u shtronte per ngrenie pjesetareve te familjes, kujdesej per grumbullimin e ruajtjen e bulmetit, rraciononte mishin, djathin, tlynin etj. Ushqente e mbareshtonte derrin dhe pulat. Kujdesej per kopshtet etj.
Nder detyrat e rendesishme te zonjes se shtepise ishte mirrerritja dhe edukimi i femijeve. Ajo ishte gruaja me me autoritet ne familje qe drejtonte edhe grate e tjera per punet e shtepise. Per gruan e malesive te veriut, ku ka vepruar kanuni, eshte folur e shkruar shume. Studiues vendas dhe te huaj jane perpjekur per te percaktuar rolin e vendin e gruas ne familje e shoqerine malesore. Disa prej tyre te prirur qe t’i meshojne kanunit me dashje ose pa dashje, kane bere interpretime aq te gabuara sa qe kane vene gruan malesore ne pozita edhe me poshteruese se te nje skllaveje, cka nuk perputhet aspak me realitetin e pozites se gruas malesore te se kaluares dhe aq pak  te te sotmes.
   Duke folur per poziten shoqerore te gruas nikajmerturase ne vitin 1993 znj. Emanuela Del Re, e cila pretendon se " eshte gruaja e pare ne historine e fisit Nikaj- Mertur qe ulej me burra ne sofer gjate nje ceremonie te rendesishme ( fejese)” ne librin e saj. “Buke e kripe e zemer" midis te tjerash shkruan se, “gruaja e kanunit " nuk ka te drejte shoqerore, kalon nga duart e te atit ne duart e te shoqit qe e "blen" dhe qe ka cdo te drejte mbi te dhe mund ta ndaj thjeshte duke i prere nje cufel (leshi) kripi ose gershetin". Me tej ajo shton:"Me bagetine merren grate te cilat konsiderohen me pak te rendesishme se bagetia". Keto interpretime, cdo nikajmerturas do ti konsideronte jo vetem te gabuara por edhe keqdashese. Por, kur sheh se kjo autore ne te njejtin liber thote per taracat qindvjecare te Nikaj-Merturit se sistemi i hapjes se tyre " duket qe eshte marre nga Kina", atehere puna ndryshon. Kemi te bejme thjesht me nje studim jo serioz dhe me nje gjykim te ceket te problemit, ndoshta per sensacion dhe asgje me teper. Dokumentat historike tregojne se qe nga mesjeta, brez pas brezi, grave malesore vertet u ka ra me hjek keq e me u mundue me pune shtepie, te bujqesise e te blegtorise. Mbi te gjitha ajo ka lind e rrit femije. I ka edukuar ata me frymen e dashurise per prinderit, atdheun e lirine. Duke folur per gjendjen e Dukagjinit dhe te Pultit, ne vitin 1637, F.Bardhi vinte ne dukje se "grate i kishin te shendosha e shume mundecare. Ato mihnin nder vreshta e bajne cdo lloj pune. Grua publike te pandershme ne Shqiperi, o Epir". Edhe ne shekujt qe pasuan, gruaja malesore erdhi po kaq vitale e mundcare. Kushtet natyrore dhe lufterat e panderprera e detyruan familjen malesore te perfshihej me te madh e me te vogel ne pune e ne lufte per liri. Gruaja, si pjese e rendesishme e familjes dhe e shoqerise do te perfshihej ne menyre te vullnetshme ne qendresen shekullore te malesive kunder pushtuesve osman. Ato furnizonin me buke, ushqim e municion luftetaret e lirise. Po edhe ne prita perkrah burrave luftonin ato. Trimereshat, Lule Sulja e Zoje Markja nga Palci u dogjen ne zjarr duke mbrojtur pragun e shtepise se tyre nga forcat turke, ne korrik te vitit 1910.
   Rol te vecante luante gruaja ne perpunimin e qumeshtit duke nxjerre me mjeshteri nenproduktet e tij. Ne perpunimine leshit dhe pergatitjen e veshjes per pjesetaret e familjes  grate ishin te pazevendesueshme. Ajo klishte te drejte dhe detyre qe ne mungese te burrave te priste e te percillte miq te njohur e te panjohur  duke ruajtur keshtu nderin e shtepise per mikpritjen. Nuk njihet ndonje rast ne Nikaj-Merturi qe grate te mos i kene hapur deren mikut te shtepise me justifikimin e mungeses se burrave. Grate e Nikaj-Merturit brez pas brezi kane ditur te ruajne nderin e vet, te burrit dhe te prinderve. Ato nuk dine c'eshte fanatizmi, nuk e mbulojne fyryren, dhe burrerisht mund te kopmunikojne me cilindo. Sikurse burri i mire ishte ndera e shtepise dhe e fisit ashtu edhe gruaja e ndershme, fisnike, punembar e sojnike ishte ndera e shtepise dhe e gjinise. Gruas me kanun i njihej e drejta e ndores, ndermjetesimit dhe e percjelljes. Si person  ajo ishte e paprekshme. Nuk vritej as nuk ruhej per gjak. Jeta e saj ishte e barabarte me te burrit. Po te vritej nje grua vrasesi i binte ne gjak te prinderve te saj. Nderi mbrohej nga burri, ndersa jeta i sigurihej nga prinderit.
   Nderi i burrit dhe i gruas kishte te njejten vlere. Kjo do te thote se ne gjene me te shtrenjte qe ka burri shqiptar, nderin per te cilin jepte edhe jeten, e konsideronte te barabarte me ate te gruas.
"Pavaresisht nga pamja e nje skllaverimi brutal, - shkruan C.Becker ne vitin 1880, - femra eshte me e nderuar ne Shqiperi (eshte fjala per malesite e veriut-D.P) se ne vendet e qyteteruara; nuk mund ta fyej kush, i njihet ndorja e percjellja, ne shtepi eshte zonje shtepie absolute, mban celesat ne qemer, kush vret gruan shnderohet e vritet nga fisi ,ne lufte shkon jo si spektatore, por con municion ,ushqime, merr kufomat...Ajo eshte nen urdherat e burrit, vec jo skllave e tij, por shoqe e tij".
Col Becker e ka njohur e pershkruar gruan malesore njeqind e ca vjet me pare se znj.Del Re, kur forca e kanunit ishte me e madhe se ne vitin 1993.
Ne Nikaj-Mertur, as dje as sot, pozita e gruas ne raport me ate te burrit, nuk e ka diference, qe shpesh here eshte ekzagjeruar. Ajo nuk mund te krahasohet me poziten e nje skllaveje. Burrat nikajmerturas, pervec pjesmarrjes ne lufte kane bere punet me te rendesishme bujqesore e blegtorale. Ata kane hapur toke te re, kane ndertuar kulla, kane pjek furra gelqereje, kane levruar arat, kosit livadhet, prashit e vadit, hap kanale e transportuar ushqimin e bagetive. Vertet gruaja ka punuar bashke me burrin, por asaj i jane zgjedhur punet me te lehta. Kur burri levronte me parmend gruaja i vinte nga pas duke hedhur faren. Burri ngjitej mbi lisa per te prere gjethin,  ndersa gruaja ne siperfaqe e paloste ate. Kur burri kosiste livadhin gruaja me gerbuje e cfurk e mblidhte ate. Gjate udhetimit te burrit me gruan kur duhej care bora e hapur rruga, burri ishte ai qe cante boren, madje merrte dhe djepin e femijes mbi supe, qe gruaja te ecte e lehtesuar pas gjurmeve te tij. Lidhur me raportet e burrave malesore me grate,studiuesi E.Kozzi ne vitin 1912 shkruante: "Ne marredhenie me gruan jane te sjellshem. Ne shoqeri tregohen sikur nuk interesohen per femrat, ndersa ne realitet i dun fort. Morali i tyre ne lidhje me femrat dhe mikpritja e tyre qendrojne shume lart".
Kur flitet mbi te drejtat kanunore, ose privimet qe ai iu bente grave, nuk harrohet asnje here perjashtimi i gruas nga e drejta e trashegimise mbi token. Lidhur me kete duhet gjykuar koha dhe kushtet kur hyri ne fuqi kjo norme kanunore. Sic eshte cekur me siper, ruajtja e lidhjeve te gjakut dhe e pronesise se perbashket te vllaznive e fiseve mbi kullotat qe ishin mjeti kryesor i jeteses, ishte kusht themelor i atij organizimi shoqeror qe iu pershtat nevojave te organizimit e te mobilizimit te malesoreve ne lufte per liri. Ne rast se bijat do te trashegonin toke do te shkaktonte ardhjen ne katund, fis-bajrak te njerezve nga fise ose krahine te tjera, cka do te conte ne prishjen e unitetit fisnor, per rrjedhoje, edhe shkaterrimin e atij organizimi shoqeror qe kishte fuaizuar luften per liri. Me nje fjale perjashtimi i gruas nga trashegimia ishte bere per arsye madhore dhe jo per ta denigruar gruan, as per ta lene pa mjete jetese.
   "Femrat,(ne malesite e veriut) - shkruan G.Hahn, - perjashtohen nga trashegimi ,por ka nje ligj, i cili thote se neqoftese nje vajze nuk martohet, por jeten ia  kushton Krishtit, atehere e trashegon gjithe pasurine e t'et dhe, vetem mbas vdekjes te saj mund te ndahet pasuria ne mes te pjesetareve te tjere. Nje grua e ve pa femije, qe eshte plake nuk mund te perzihet nga shtepia e burrit te vdekur. Nje vejushe e re, ne qofte se vendos te mos martohet, atehere arbitrat (pleqte) caktojne se sa duhet t'i japin asaj traashegimtaret nga pasuria e burrit, qe te jetoj".
   As ndarja e gruas nuk mund te behej me lehtesine e "nje te rene gershere mbi cufel apo gershet". Ajo mund te ndalej vetem per arsye te forta; per tradheti bashkeshortore, vjedhje te pasurise ose per mik te tradhetuar. Te tria keto arsye kishin te bejne me nderin. E nderi per malesoret ishte me i shtrenjte se cdo gje, edhe se jeta. Grate e botes as sot nuk e kane sigurine e jetes bashkeshortore e qendrueshmerine e familjes ne nivelin e grave te Nikaj-Merturit.

KATUNDI ishte bashkesi territorale e blegtorale me kufij te caktuar brenda fisit-bajrakut                                                                   
Bajraku i Nikajt perbehej nga pese katunde; Lekbibaj, Gjonpepaj, Peraj, Curraj te Poshtem dhe Curraj te Eperm. Ndersa Merturi perbehej nga tete katunde; Brise, Salce, Palc, Betoshe,  Shengjergj, Tetaj, Mulaj dhe Raje.
Secili katund kishte pronen e vet. Toka punueshme ishte ne pronesi private te shtepive, ndersa kullotat ne bjeshke e vrri, dhe pyjet ishin prone e perbashket e gjithe katundit. Pyjet e bungut dhe geshtenjat ishin te parcelizuara me pronar dhe kufij te njohur. Te parat shfrytezoheshin per sigurimin e dushkut te thate, qe perdorej per  ushqimin dimeror te bagetive, ndersa nga geshtenjat perfitoheshin frutat dhe lenda drusore per ndertim. Pavarsisht nga kjo ndarje secili i katundas mund te kulloste bagetite ne cdo kohe, si ne'' hamallat ''e dushkut, ashtu dhe ne ''kashnjetet''e geshtenjave.
Arat ne vrri dhe livadhet ne bjeshke, edhe pse ishin ne pronesi private te shtepive te vecanta, pas marrjes se te lashtave, dhe pas kositjes se barit, mbeteshin kullota te perbashketa per gjithe katundin,
Praktikisht arat prane banesave, edhe si  kullote, shfrytezoheshin nga i zoti. Toka e bukes (ara) kishte rendesi te vecante. Ajo, ne Nikajj-Merturi, ishte shume e kufizuar prandaj kufijte e tokes ishin te paprekshem. Luajtja e kufirit ndalohej dhe denohej rreptesisht nga kanuni. Me prek kufijte, ishte nje mekat i rende, per te cilin te ndershkonte edhe Zoti ne kete jete dhe ne ate jete -thuhej ne Nikaj-Mertur. Ata mund te leviznin vete me nderhyrjen e pleqeve dhe me „be“  ne rrase te kishes. Ujerat, vijat (kanalet) dhe pusat e vades ishin prone e grupeve te vecanta, por edhe te nje shtepie mund te ishin. Ato mirembaheshim e shfrytezoheshin sipas rendit te caktuar nga pronaret. Burimet ujore per vaditje trashegoheshin, mund te shiteshin dhe te bliheshin. Ne shumicen e katundeve te Nikaj-Merturit kishte mungese te theksuar burimesh ujore pre vaditje, prandaj vlera e tyre ishte e madhe. Pronesia mbi ujin, madje edhe rendi i vades, shpeshhere sillte konflikte deri edhe te pergjakshme. Nje nga me te ashperit ishte ai midis Gjonpepajt, Perajt e Lekbibajt per vaden e Lumit te Zi. Mullinjte ishin prone e perbashket e nje grupi shtepish ose te te gjihte katundit. Mirmbajtja behej nga pronaret, ndersa bluarjen nuk paguhej ujem. Si eshte vene dukje me siper, banoret e katundeve te Nikaj-Merturit ruajtjen te forte lidhjet e gjakut, te shtepive me njera-tjetren brenda katundit, dhe te katundeve me njeri-tjetrin brenda fisit-bajrakut perkates. Tregues per kete eshte ekzogamia e rrepte qe  eshte zbatuar ne lidhjet martesore. Deri ne vitin 1972, ne Mertur me 392 familje dhe ne Nikaj me 451 familje, nuk kishte asnje lidhje martesore brenda fisit.
Katundet kishin ne perberjen e tyre disa vllazni dhe vllaznite nga ana e tyre perbeheshin nga disa shtepi me lidhje gjaku midis tyre. Per shkak te kushteve ekonomike tokesore, e nga levizjet e brendeshme te popullsise, ne shume raste vlaznite nuk kishin vendbanime kompakte por ishin te gershetuara me njere -tjetren. Megjithate, organet drejtuese te cdo katundi ngriheshin mbi baze e vllaznive. Edhe perfaqesimi ne organet drejtuese te bajrakut behej mbi baza fisnore dhe jo territoriale. Kjo do te thote se, ne bajrak perfaqesimi behej ne baze vllaznish dhe jo ne baze katundi. P.sh. Brisa dhe Salca, edhe pse ishin dy katunde, ne krere te medhenj ose pleqt e pare te bajrakut, kishin vetem nje perfaqesues. Kjo per shkak se, si pasardhes te Mark Leke Pogut, perbenin vetem njeren nga pese kembet e fisit. Po keshtu, Peraj dhe Gjonpepaj perfaqesoheshin ne organet drejtuese te fisit- bajrakut me nje plak te pare. Si pasardhes te Kole Bibe Nikes, ata perbenin vetem njeren nga tri kembet e fisit te Nikajt. Meqenese katundet e bajrakeve Nikaj e Merturi ishin relativisht te vegjel dhe te vendosur ne distance gjeografike larg njeri-tjetri, organizimi veteqeverises i tyre kish fituar me shume force e pavaresi. Mbi baze e vllaznive te medha te katundit formohej'' keshilli i pleqve'', i cili perbehej nga kreret e ketyre vllaznive ose pleqt e pare. Ne krye te keshillit qendronte plaku i pare ose kreu i katundit qe perfaqesonte vllaznine e pare. Detyra e krereve ose pleqve trashegohej sipas parabirnise. Kreret dhe pleqte ishin te njejtit persona kur drejtonin, ne lufte ose paqe, quheshin krere, ndersa kur pleqronin (gjykonin) thirreshin pleq. Veteqeverisja kanunore njeh edhe krenet e vegjelise te katundit (perfaqesues te vllaznive te vogel)ose sterpleq. Si perfaqesues te vegjelise, conin zerin e saj ne kuvendin e pleqesise dhe gjykonin vendimet e marrurra perj tyre nga pikepamja e mbrojtjes se interesave te vegjelise. Vendimet e pelqeve te pare nuk mund te merrnin fuqi ekzekutive, po te mos pelqeheshin nga kreret e vegjelise. Ky institucion ndihej me forte ne katundet e medha. Organet vendimmarrese te katundit ishin; Kuvendi i krereve ose pleqve, dhe ai i gjithe katundit -burre per shtepi. Ky i fundit ishet organi me i larte ligjvenes dhe ekzekutiv me tager te plote brenda katundit. Vendimet e tij merreshin te pavarura perj organeve drejtuese te bajrakut. Keto te fundit nuk kishin tager te prishnin vendimet e katundit, me perjashtim te rasteve kur ato cononin nderin e interesat e bajrakut. Kreret mblidheshin disa here ne vit ndersa kuvendi i katundit burre per shtepi, zakonisht mblidhej dy here ne vit.
Ne kuvendin e katundit behej edhe beja e vitit, sipas nje formule te caktuar qe kishte te bente me respektimin e rregullave themelore te bashkejeteses ne katund.
Katundi, si njesi kanunore me tager te plote per te gjitha ceshtjet, i kushtonte rendesi te dores se pare vetembrojtjes (daljes ne lufte). Rregullat e lajmerimit, grumbullimit dhe organizimit luftarak ishin te caktuara nga vete katundi dhe njiheshim nga te gjithe. Lajmi jepej me ane te kushtrimit, me ze e pushke. Me t'u dhene kushtrimi, cdo shtepi nxirrte numrin e caktuar te luftetareve dhe behej grumbullimi i tyre ne vendin e caktuar. Sipas rastit, numri mund te ishte; ne dy burra -nje, ne tre-dy, ne pese-tre, ose burre per shtepi. Ne raste te vecantabehej mobilizimi i pergjithshem ''ne shtate e ne shtatedhjet (vjec)''. Ko varej nga shkalla e rrezikut qe kanosej, respektivisht nga forca e armikut. Zakonisht, mobilizimi per lufte ne Nikaj-Mertur eshte bere ne shkalle bajraku ose krahine, prandaj luftetaret e katundeve pas grumbullimit marshonin drejt vendit te caktuar per grumbullimin e pregjithshem. Prijes ne lufte ishin krere e katundeve te cilet komandonin forcat e tyre por prijes ose komandant mund te behej edhe nje tjeter me aftesi komanduese te njohura. Edhe pas bashkimit me forcat e bajrakut apo te krahines, prisjesat e vllazenive-katundeve vazhdonin te qendronin ne krye te forcave te veta. Ate merrnin detyra luftarake nga kreret e bajrakut dhe i kryenin ato me forca qe komandonin. Katundi kishte nje lajms (kasnec ) i cili ne kohe lufte dhe paqje qendronte prane kreut, nga i cili merrte detyra.
Pjesmarrjen ne lufte malesoret e konsoderonin ndere e burreri, ndersa shmangien ose ikjen prej saj'' marre'' e pashlyeshme. Nje ceshtje tjeter e rendesishme e katundeve te Nikaj-Merturit ishte, ruajtja e unitetit brenda katundit. Ky realizohej me ane te zbatimit te perpikte te normave e ligjeve katunore. Kuvendi i pleqve dhe ai i gjithe katundit nxirrnin ligje e rregulla me perputhje  me kushtet specifike te katundit. Brenda barqeve dhe vllaznive unitetei bazohej ne pronen e perbashket dhe ne lidhjet e gjakut. Ne forcimin e lidhjeve dhe bashkpunimit midis vllaznive me kidhje te largeta gjaku ndikonte edhe institucioni i kumbarise. Kumbaria, si lidhje shpirterore i afronte njerzit, duke u bere faktor i forcimit te unutetit ne katund. Pjestaret e katundit i kishin te perbashkta gezimet dhe hidherimet. Ne ceremoni te ndryshme, dasma etj.., thirrej i gjithe katundi burre per shtepi. Ndihma dhe solidariteti ne raste fatkeqsise ishte nje tradite e dallueshme e nikajmerturasve. Ne rast vdekje te nje burri apo gruaje, gjith katundi gjendej i i bashkuar dhe i gateshem per te ndihmuar shtepine ne fatkeqsi. Askush nuk kursente per te ndihmuar fizikisht dhe materialisht. Katundesit angazhohen ne te gjithe punet e nevojshme si, qitjen e zanit (lajmerimi), sjelljen e bukeve, ushqimeve shperndarjen e kafeve, sigurimin e druve per zgjarr ne kohe dimri etj. Drejtimin e puneve e bente i zoti i shtepise. Ne Nikaj-Merturi eshte praktikuar edhe ''argatia'' -ndihma ne dite me dite pune me te drejt kthimi, per te kryer punet qe vlersoheshin me te rendesishme dhe urgjente, si: prashitja e arave te misrit, kositja e livadheve, pjekja e furrave per gelqere, transpotimi i lendeve dhe i mbulojes se shtepise etj. Kjo ishte nje forme organizimi e dobishme per te kryer punet  ne afate optimale, dhe nga ana tjeter, ndikonte dukshem ne forcimin e umitetit ne katund.

Bajraku ishte njesi territoriale-administrative dhe ekonomiko-shoqerore e vetqeverisur sipas te drejtes zakonore-kanunit. Ky permblidhte nje numer shtepishe te shperndara ne disa katunde. Secili bajrak kishte token-territorin e vet me toke te punushme, kurie e kullota,ne bjeshke e vrri, me kufinj te caktuar dhe te njohur.Tokat e punushme ishin ne cdo pronesi te cdo shtepie, ndersa kullotat ne bjeshke  e vrri, pyjet e ahut dhe te pishes ishin ne pronesi te perbashket te gjithe bajrakut, dhe thuhej se kjo ose ajo bjeshke eshte e Nikajt ose Merturit, praktikisht ato ishin ne perdorim te katundeve ose te vllaznive te ndodhura me prane tyre.Keshtu p.sh nga bjeshka e Nikajt, Lekbibajt dilnin per verim dhe kishin per kullote T'thermen dhe Fangjet. Por dhe keto ishin te ndara sipas vllazerive te medha. Nikprendajt i kishin stanet ne T'therme, ndersa Paplekajt ne Fangje. Nga bjeshket e Merturit, Brisa zoteronte Shtreziqen, ndersa Palci, Okolin dhe T'thermen e Kotecit.
Per te mbajtur fisin-bajrakun te bashkuar, dhe per te mos patur te huaj ne gjirin e vet, asnje shtepi nuk mund ti shiste token nje pjestari te nje bajraku tjeter. Po nuk gjeti bleres brenda barkut ose vllaznise se vet, token ja blente gjithe katundi, fisi ose lihej djerre. Ne bjeshket e bajrakut nuk kishte te drejte te kulloste bagetine as te ngrinte stan e vath nje i bajrakas tjeter. Kullotja e bagetive ne bjeshke te huaj denohej me gjobe. Pronesia mbi bjeshket dhe rregullat e shfrytezimit te tyre kan qene problem i rendesishem dhe i vazhdushem i bajrakeve Nikaj e Merturi.
Ne disa raste ato jane bere burim konfliktesh, edhe te pergjakshme. Nikajt me Shalen per Ndermajnat e Bravnikun, Nikaj me Geghysenin per Selbicen dhe Merturi me Toplanen per Shtreziqen jane konfliktuar per shume kohe. Ne cdo rast rishikimi i kufijve te bjeshkes eshte bere nga pleqte e bajrakeve ne konflikt. Vendbanimet jane marre me bé. Nje gje e tille rridhte nga vlera qe kishin bjeshket per zhvillimin e blegtorise.
Bajraku, si njesia me e madhe e vetqeverisur kishte organet e veta drejtuese: - Kryetari i fisit-bajrakut. -Kreret e medhenj. - Kreret e pleqte. - Kreret e vegjel. - Vojvoda. - Bajraktari. - Kreu i djelmnise. - Kuvendi i bajrakut, burr per shtepi.
Kreret e medhenj   ose pleqte e pare perfaqesonin vllaznite e medha ose kembet e fisit. Nikajt kishin tre krere te medhenj ose pleq te pare, qe perfaqesonin Lekbibajt, Kolbibajt dhe Markbibajt. Ndersa Merturi kishte pese krere te medhenj ose pleq te pare qe perfaqesonin pese kembet e fisit, rrespektivisht pese vllaznite e medha te formuara nga pasardhesit e vllezerve Bibe Leka, Mark Leka, Ndre Leka, Pec Leka, dhe Tete Leka. Detyra e krereve trashegohej nga nje brez ne tjetrin sipas parabirnise.                                 
Kreu i fisit-bajrakut, ishte trashegimtari i kembes se pare te fisit. Ky njihej si plak i pare dhe shtepi e pare ne fis bajrak.
Kreu i fisit plak i pare dhe shtepi e pare ne Nikaj eshte njohur '' Shtepia e Topuzit'' - e Bek Selimit, Ndue Zenelit te Paplekajt. Kjo detyre ishte trasheguar brez pas brezi, qe nga djali i pare i Lek Bibes - Pap Leka. Kreu i fisit-bajrakut, plak i pare dhe shtepi e pare ne Mertur eshte njohur shtepia e Bek Delise, Tunxh Miftarit. Kjo shtepi e trashegoi kete detyre djal pas djali te pare qe nga Nik Mengja. Kreu i fisit ishte prijes ne kohe lufte dhe ghykatesi me i larte ne kohe paqe. Ky therriste drejtonte dhe mbyllte kuvendin e bajrakut dhe perfaqesonte ate ne kuvendet jashte bajrakut.
Kreret e pleqte   vinin pas krereve te medhenj dhe perfaqesonin vllaznite e medha qe vinin pas kembeve te fisit. Edhe keta ishin udheheqes ushtarak ne kohe lufte dhe gjykates ne kohe paqe. Detyra e ketyre trashegohej sipas parabirnise. Kreret formonin  pleqesine e bajrakut dhe kryenin detyra administrative.
       
Kreret e vegjelise ishin te paret e vllaznive te vogla dhe perfaqesonin vegjeline. Keta ishin tager t'u rrinin ose mos t'u rrinin vendimeve te marra nga kreret e medhenj. Vendimet qe nuk pranoheshin nga kreret e vegjelise nuk mund te merrnin fuqi eksekutive.
Ne fillim te shek.XX ne Mertur institucioni  i vegjelise duket se ishte shkri me djelmnine. Sinonim i vegjelise ishte djelmnia. Ketej e ka burimin togfjaleshi '' djelt e Merturit''' qe eshte perdorur shpesh vecanerisht ne kenget e epikes historike.
Bajraku kishte gjobaret e caktuar qe vilnin gjobat e vena nga pleqte dhe qe miratoheshin nga kuvendet. Cdo bajrak kishte lajmesit ose kasnecet e vet te caktuar. Keta conin e binin lajme nderlidhnin katundet me njeri tjetrin, kreret e vegjelise me kreret e medhenj, kreret me njeri tjetrin ose me bajraktarin. Brenda katundit lajmesi drejtohej nga kreu i katundit ndersa ne bajrak qendronte prane bajraktarit nga i cili merrte detyra. Kjo hiearki ishte ne fuqi  deri nga mesi i shek.XIX por me forcimin e institucionit te bajraktarit erdhi duke u dobesuar ne pikepamje te funksionimit. Funksionet e kreut te bajrakut shkuan drejt harreses. Disa prej tyre u perqendruan ne duart e bajraktarit i cili kish fituar autoritet ne saj te komandimit te bajrakut ne lufterat e shpeshta. Kreu i bajrakut te Nikajt mbajti titullin e vojvodes. Ndersa ne Mertur funksioni i kreut pothuajse u unifikua me ate te bajraktarit.
Ketu detyra e bajraktarit dhe e kreut te fisit i takonte te njejtes shtepi. Shkallezimi i krereve dilte ne pah me mire ne raste lufterash, ku secili plak qendronte ne krye te vllaznise se vet. Ne larjen e duarve deri ne vitet 30-40 te shek.XX eshte praktikuar thirrja e njerezve sipas shkallezimit qe kishin kreret e vllaznive brenda fisit.
 
    Dod Progni ,  libri ”Nikaj-Merturi”

 

 

nikaj-merturi
nikaj-merturi
Shenim: Ne menyre qe kjo faqe te jete sa me e plote, na dergoni ne adresen tone te email-it info@nikaj-merturi.com materiale qe kane te bejne me Nikaj-Merturin (histori,fotografi,krijime,sygjerime,vrejtje... etj)
VIDEO E JAVES



mtm_logo

europ_assistance



www.albaskela.com


Website