NIKAJ-MERTURI, ETNOKULTURA

Nisur nga terreni gjeografik i thyer, rrethuar nga te gjitha anet me male e qafa te larta duke krijuar ndarje  me krahinat e tjera fqinje, mungesa e rrugeve te nje komunikimi ekonomik social e kulturore, burimet ekonomike tradicionale, traditat e trasheguara prej shekujsh etj, kane bere qe krahina e Nikaj-Merturit te kete te vecantat e saj ne etnokluture, natyrisht brenda etnise shqiptare.
Etnokultura eshte shpirti  e mendja e popullit, eshte menyra e jeteses se tij, e krijuar, e zhvilluar ne shekuj prej tij. Ajo shpreh vetorganizimin, kompaktesine, sigurimin e ekuilibrit social nder shekuj e ne gjenerata te ndryshme. Kjo Etnokulture,  na zbulon te kaluaren e pamesuar dhe te ardhmen. 
Nga studimet e udhepershkruesve te ndryshem qe kane kaluar nder kohera neper Nikaj-Merturi, verejme se etnia e kesaj treve eshte e formuar qe nga lashtesia ne mesjete e ne vazhdim dhe kete e deshmon me se miri histroiani nikajmerturas Dode Progni ne librin “Nikaj-Merturi” E falenderojme shume Z. Dode per punen e   mire qe ka bere, ku me mjeshteri dhe thjeshtesi nuk bie ne kurthin e persiatjeve dhe te vetmburrjes, ne dallim me shume studiues te tjere kur shkruajn per vendlindjen.    Ne nje liber gjithmone ka te pa shkruara dhe te pa thene, e sidomos kur trajton historine shume shekullore, kulturen, doke, rite e zakone te nje treve si Nikaj-Merturi dhe shpresojme qe historiani dhe studiuesi yne i nderuar se shpejti do te na ofroje shume per etnokulturen e Nikaj-Merturit. Nga Z.Dode, shpresojme qe ne te ardhmen te kemi deshmi te reja sepse deshmite e shkruara, sado te pakta, jane me interes per sdudimet etnologjike te kesaj treve shume te pasur ne etnokulture.

Por s’duhet te harrojme njeriun e maleve, gjeografin tone nikajmerturas Kole Progni, i cili din aq shume per natyren e vendlindjes tone: malet, bjeshket, lumenjte, perberjen e tokes etj, si dhe per etnokulturen e Nikaj-Merturit. Z. Kole ka punuar e studiuar per vite me radhe ne kete fushe, ka eksploruar cdo pellembe toke te kesaj krahine dhe me kryesorja, ai eshte nje nga njerezit me te apasionuar per vendlindjen tone, Nikaj-Merturin. Duke qene se gjeografia ka nje vlere te vecante per etnologjine ne pergjithesi, permes emervendeve, pasurive nentokesore dhe mbitokesore, fenomeneve te ndodhura nder shekuj etj, edhe ne, nepermjet faqes tone www.nikaj-merturi.com do ta mbeshtesim gjeografin tone te nderuar Kole Progni ne te gjitha punen qe ka bere dhe projektet e tij per Nikaj-Merturin. Por me e bukura eshte se edhe historiani dhe gjeografi, jane vellezer, jane bashke, jetojne ne nje qytet dhe eshte nje fat i madh per ne, sepse ne te gjitha studimet per vendlindjen, plotesojne mesemiri njeri-tjetrin. Faleminderit Dode dhe Kole Progni per punen qe keni bere dhe po beni per vendlindjen tone Nikaj-Merturin. Ju pacim me shendet te mire e  jete te gjate.

 

 

nikaj-merturi
nikaj-merturi
nikaj-merturi
Shenim: Ne menyre qe kjo faqe te jete sa me e plote, na dergoni ne adresen tone te email-it info@nikaj-merturi.com materiale qe kane te bejne me Nikaj-Merturin (histori,fotografi,krijime,sygjerime,vrejtje... etj)
VIDEO E JAVES



mtm_logo

europ_assistance



www.albaskela.com


Website