HISTRORIA E FISIT  NIKAJ

Shkruar nga   Dod Progni

Fisi i Nikajt perbehet nga fshatrat: Lekbibaj, Peraj, Gjonpepaj, Curraj te Poshtem, Curraj te Eperm, Qeresh dhe Kuq. Shtrihet nga bregu i djathte i lumit te Merturit dhe te lumit te Kuqit ne lindje e verilindje, deri ne malin e Kaponit, qafen e T'thermes, Guri i Fushes Madhe e qafen e Ndermajnes ne perendim e veriperendim, per te vazhduar ne veri me bjeshket e Kakise, qafen e Boshit, majen e Zeze e deri ne shtegun e Dashit. Ne jug, trojet e Nikajt hyjne si pyke ne mes te fshatrave Palc dhe Tetaj qe i perkasin fisit te Merturit.
Deshmite arkeologjike tregojne se kjo hapesire gjeografike qe sot i perket fisit te Nikajt, ka qene e banuar qysh ne kohen e bronxit te vone, rreth 1200 -1000 vjet para Krishtit. Deshmohet gjithashtu se, edhe ne periudhen mesjetare keto gryka e shpate alpine kane qene te banuara nga shqiptaret. Ketu edhe sot ruhen rrenojat e disa kishave, varreza ose toponime qe lidhen me banoret paraardhes te Nikajt. Nder me te njohurit jane Kisha e Vargut dhe varrezat prane saj, sic thuhet ne dokumenta  "qyteze e seli ipeshkvnore: e Pultit. Kisha e Luzajes ne Curraj te Poshtem, edhe kjo " ish- seli ipeshkvnore", varrezat ne lagjen Susaj te Lekbibaj, rrenojat dhe varrezat e vjetra ne Paplekaj, kisha dhe varrezat e Shiokut ne Gjonpepaj, varrezat e Mavriqeve ne Kalbs e Marin kendej e andej te lumit te Curraj etj. Banoret e Nikajt jane te bindur se keto varreza nuk u perkasin brezave paraardhes te fisit te tyre, por nje popullsie tjeter qe skishte lidhje gjaku me ta.
Megjithate Nikajt i kane ruajtur e adhuruar si vende te shenjta me bindjen se ato i perkisnin nje popullsie shqiptare te besimit kristjan. Betimi ne kishen e Vargut, te Paplekajt ose te Luzajes ishte i nje rendesie te jashtezakonshme per banoret e Nikajt. Deri ne kohet e vona, keto kane qene vende tubimesh dhe te betimit tradicional te pervitshem qe benin fshataret e Currajt te Poshtem, Lekbibaj, Gjonpepajt etj.
   Nga burime dokumentare sllave, osmane dhe te kishes katolike te shek XIV-XVIII mesojme se gjate kesaj periudhe ne territorin e Nikajt te sotem shqiptaret formuan disa fshatra,per te cilat dokumentat shpesh here perdorin termin "katund". Pavaresisht nga termi katundet ne malesite tona kane patur kuptimin e ngulimeve te banuara bujqesore e blegtorale dhe jo te organizatave
blegtorale endacake, sic eshte perpjekur ti klasifikoje ndonje "studiues" serbo-sllav per qellimet e tij te mbrapshta raiste.
   Katundi Nikijte del i formuar qysh ne vitin 1330. Perseri, ne vitin 1485 permendet Nikijte me 7 shtepi dhe ne vitin 1582 pa shenuar numrin e shtepive. Ndersa ne vitet 1628, 1671 e ne vazhdim, deri ne fund te shek XVIII, po ne kete territor del i formuar katundi me emrin Nikajni ( Nikaj). Luzaja gjithashtu permendet katund qe ne vitin 1335 dhe me pas, po ky ne vitin 1529 me 30 zjarre per te vazhduar deri ne vitin 1634 kur del se fundi me 8 shtepi e 40 fryme te krishtera. Kuqa ne vitin 1582, prej te cilit ka marre emrin lagja Kuq ne Curraj Eper, Zhush me 1485 (sot Nderzhush-lagje e fshatit Lekbibaj), Vargu me 20 shtepi  ne vitin 1529-36 dhe ne vitin 1628 del perseri por i braktisur si fshat dhe i shkaterruar si manastir. Pjaja e Mavriqit me 1634 fshat me 25 shtepi dhe 220 fryme  i cili vazhdoi te ekzistoje kryesisht ne Curraj Eperm, fqinje me Nikaj deri ne vitin 1774. Te gjitha keto fshatra qe shtriheshin ne territorin e Nikajt te sotem, kane pasur lidhje te ndryshme me fisin e Nikajt, por vendformimi i Nikajt mund te kerkohet vetem ne Nikijte ose ne Nikajne.
   Arsyeja eshte e thjeshte.Se pari, keta te dy jane emra patronimik te formuar nga nje emer njeriu qe quhej Nike-Nika, te ngjashem me Nikajt. Se dyti, vendodhja e tyre eshte e percaktuar diku brenda territorit te Nikajt te sotem. Ne kerrkim te gjenezes se fisit te Nikajt eshte thene se ," fisi i Nikajt u formua prej shtimit te mevonshem te katundit te Nikejve qe permendet ne dokumentat osmane te vitit 1485 dhe ngulitjes se tij ne nje territor te banuar rishtaz".
Mendojme se kjo nuk eshte zanafilla as rruga e formimit te ketij fisi. Sic u tha me siper, katundi i Nikijte dokumentohet i formuar ne Pult qysh ne vitin 1330, Cka do te thote se kryepari i Nikijve -Nika, duhet te kete jetuar disa 10 vjecare perpara vitit 1330, d.m.th rreth 700 e ca vjet me pare. Prej ketej del se nga kjo kohe e deri sot duhet te kishin lindur mbi 23 breza. Mirepo nga pema gjenealogjike e fisit Nikaj, punuar me saktesi nga F. Nopce ne vitin 1908 dhe nga hulumtimet tona per zgjatjen e kesaj peme deri tek brezi me i ri  i sotem del se asnje vellazni e Nikajt, nuk arrin ne me shume se 15 breza pa u bashkuar me NIken, te parin e fisit. Duke llogaritur me nga 30 vjet cdo brez del se Nika-ati i pari i fisit Nikaj, duhet te kete jetuar  rreth viteve 1500-1550. Mund te jete koncidence interesante qe ky  Nike nga i cili u formua fisi Nikaj, te jete vendosur per here te pare pikerisht ne territorin e Nikijve te meparshem por nuk eshte e mundur qe ky te kete pasur lidhje gjaku me te atin e pare te Nikijve, edhe pse edhe ai quhej Nike, por sic permendem kishte jetuar shume kohe perpara vitit 1330. Per rrjedhoje, as Nikajt e sotem nuk jane pasardhesit e Nikijve, te cilet permendem se fundi ne vitin 1582. Atehere lind pyetja: Cili ishte dhe prej nga erdhi ai Nike qe u be kryepari i fisit Nikaj?
   Ne Nikaj dhe Krasniqe ka qarkulluar gojedhena se Nikajt dhe Krasniqja jane fise vellezer. Madje, thuhet se kane lidhje gjaku me fisin shqiptar te Hotit dhe me Vasojeviqet e Malit te Zi.
Sipas kesaj gojedhene, vellezerit Kras Keci, Nik Keqi dhe Vas Keqi kane qene eterit e pare te fiseve Krasniqe, Nikaj dhe Vasojeviq. Per t'i shpetuar vales asimiluese sllave, dy te paret u larguan nga vendlindja dhe u vendosen ne Dushaj te Eperm, ne krahun e majte te lumit Valbona, prane fshatit T'pla te Krasniqes. Vasojeviqet, qe qendruan ne Mal te Zi u bene ortodokse dhe u sllavizuan. Krasniqet ruajten kombesine shqiptare, por ne shekXVIII u bene myslimane. Ndersa Nikajt, qe u shkeputen nga Krasniqja per tu vendosur ne trojet e tyre te sotme ruajten kombesine shqiptare dhe fene e vjeter katolike. Vertetesia e kesaj gojedhene eshte e dyshimte nga fakti se emri "Hrsato" nga rrjedh emri Krasniqe nuk mund te percaktohet a niset nga nje antroponim " Krast", sic thote tradita e vendit, por nga fitonimi ''hrasto'' qe ne sllavisht do te thote ''dushk''. Ajo cka duhet pranuar si e vertet eshte pohimi i prof. Eqrem Cabejt se ''' te tre keto fise jane me origjine shqiptare''. Prej ketej, del se as i pari i Nikajve nuk ishte Nikoviqi.                                       Rreth formimit te fisit Nikaj dhe lidhjeve te tij me Krasniqen ka nje tjeter tradite gojore qe njihet e besohet me shume se e para. Sipas saj i pari i Nikajt ka qene Nike Mekshi. Ky ishte vella me Kole Mekshin, nga i cili u formuan Kolmekshajt e Krasniqes, qe etnografisht perfshijne fshatrat; Shoshan, Kocanaj, Dragobi, Bradoshnice, Dege, Murataj, me gjysmen e fshatit Margegaj. Per kete arsye, Nikajt me Krasniqe, vecanerisht me Kolmekshaj, si dy vellezer, nuk lidhin martesa midis tyre. Ne te vertete, vellazerite e Kolmekshajt, nuk numerojne me shume se 15-16 breza nga brezi me i ri i sotem, deri tek ati i pare i tyre, Kole Mekshi, vellai i Nike Mekshit. Madje vllaznite Qokaj e Vukaj te fshatit Shoshan, qe i perkasin Krasniqes, i lidhin brezat e tyre me Qokajt e Vukajt e Currajt Eperm-fis Nikaj, ne brezin 11-12-te. Metaliajt e Dragobise-fis Krasniqe nuk shkojne me shume se 10-11 breza, pa u bashkuar me vllaznite e Currajt te Eperm. Duke njohur me mire keto lidhje fisnore, At Shtjefen Gjecovi, ne vitin 1917 i ka quajtur dragobijasit '' Currajt e Dragobise''.
Mbi lidhjet farefisnore te Nikajt me Krasniqen hedhin drite edhe studimet antropologjike. F.Nopce dhe E.Durham thone se ne pikpamje antropologjike ''Nikajt shkojne ne ndryshim me shume fise te Shqiperise se Veriut'' si Mertur, Shale, Shosh, Toplane, Mirdite, Puke” etj. Po keshtu antropologu yne i njohur Aleksander Dhima i grupon Nikajt ne tipin antropologjik te Malesis se Vogel, se bashku me Krasniqe, Gash etj.
Perfundimi me i besueshem qe del nga keto te dhena eshte se ati i pare, nga i cili u formua fisi i Nikajt, ka qene Nike Mekshi. Ky pasi u nda nga vellai Kole Mekshi u largua nga Krasniqja  dhe u vendos diku ne  territorin e Nikajt te sotem.
Per te percaktuar kohen dhe vendin ku e kishte zanafillen fisi i Nikajt po u kthehemi perseri burimeve dokumentare te shek. XIV-XVII. Kemi argumentuar me siper se fisi i Nikajt nuk identifikohet me katundin Nikijte, qe dokumentet serbe e permendin te formuar qysh ne vitin 1330. Ndersa Nike Mekshi ati i pare i fisit Nikaj, ka jetuar se paku dy shekuj pasi qe formuar katundi Nikijte. Me i pranueshem do te ishte mendimi se fisi i Nikajt e ka zanafillen ne katundin Nikajni, te cilin relatori Don Vincenti, ne vitin 1628, e shenon ne Pultin e Eperm, sipas rreshtimit Brise, Salce, Palc, Nikajni, Zhush, Luzanja, Blaka, Rajne etj. Ndersa ne relacionin e Gjeç Bardhit, te vitit 1634, hidhet drite edhe mbi vendodhjen e Nikajt kur thuhet se ''kisha e Bjakes eshte vetem 6 milje larg Nikajt''.  Bjakja e asaj kohe ishte katund me 20 shtepi e 230 fryme, i vendosur ''ne nje territor te pyllezuar me geshtenja'''. Behet fjale per fshatin e sotem Tetaj. Ne kete rast dokumenti perputhet me thenien gojore e cila thote ''Trojet e para te Nikajt kane qene ne Paplekaj te Eper'' ku edhe sot ruhen rrenojat e nje kishe te vjeter dhe varrezat rreth saj. Distanca midis kishes se Paplekajt te Eperm dhe rrenojave te kishes se Bjakes qe duken edhe sot ne Tetaj eshte rreth 9.6 km. Afersisht ne te njejtin vend i lokalizon Nikajt edhe Sh. Gasperi ne vitin 1671 kur thote se ''Nikajt e Bjake jane shefituar te damun prej nje lumi te vogel''. Por distancen midis kishes se Shnaprendes ne Bjake dhe Nikajt ai e percakton rreth 9 milje. Sic duket ka patur parasysh distancen midis kishes se Bjakes dhe asaj te Shiokut ne Gjonpepaj, ose ndonje tjeter me siper ku mund te ishin c'vendosur Nikajt perkohesisht per arsye lufte, sepse ne te njejtin relacion, me 1671 ky autor thote: ''Katundi i Nikajt ishte rrenue e grabit prej turqve pak perpara dhe gjendej ne varferi te madhe''. Ardhja e familjes se Nike Mekshit nga Krasniqja dhe vendosja ne Paplekaj te Eperm ku zuri fill fisi i Nikajt, duhet te kete ndollur se paku disa dhjetevjecare perpara vitit 1628, pasi ne vitin 1628 ata kishin arritur te formonin nje katund me emrin e kryeparit te tyre, Nike-Nikaj. Burimet dokumentare te shek.XVII-XX provojne se Nikajt nuk kane levizur nga krahina me perjashtim te rasteve sporadike, kur individ ose familje te vecanta, per arsye te forta si gjakmarrje etj. Jane detyruar te emigrojne jashte fisit, per tu vendosur gjithnje brenda trevave Shqiptare. Nga ana tjeter, ne asnje rast nuk del qe brenda kesaj periudhe, rreth 400 e ca vjecare, te kete ardhur ndonje grup popullsie dhe te jete vendosur me banim te perhershem ne territorin e fisit Nikaj. Edhe Kapiti, siç pohojne disa studiues, kane ardhur nga Vajush i Shkodres perpara Nikajt rreth viteve 1416-1500. Pas ardhjes se Nikajt dhe rritjes se tyre, shumica e kapitasve u detyruan te largohen per ne Guci ku jetojne edhe sot. Ajo pjese e vogel qe nuk u largua bashkjeton prej shekujsh ne harmoni e mirkuptim me Nikajt, fale lidhjeve te kumbarise me fqinjet me te afert, Peraj e Gjonpepaj dhe lidhjeve martesore me vllaznite e tjera te Nikajt. Gjate shek.XVII-XVIII Nikajt, si te gjith banoret e tjere te Pulit, kaluan vershtirsi te panumerta. Gjendjes teper te rende ekonomike i shtohej dhe lufta e vazhdushme kunder ekspeditave  ndeshkuese te feudaleve osman, qe vinin me forca te shumta ushtarake per te vrare, plackitur e nenshtruar malsoret e pa bindur. Megjithate, Nikajt nuk u neneshtruan, nuk u shperngulen nga trojet e veta, po qendruan ne mbrojtje te tokes, lirise, dokeve e zokoneve shqipetare dhe te fese se tyre katolike. Ata u rriten, u fuqizuan dhe u bene njeri nga fiset e bajraqet e njohura te Malesis se Veriut. Nga nje katund-fis, Nikajt, me 35 shtepi e 300 fryme qe ishin ne vitin 1671, pas 100 vjetesh, ne vitin 1771, arriten ne 119 shtepi me 849 fryme. Por tashme ''fis'' ne kuptimin e njesis se vetqeverisur, qe dollohej nga fqinji i vet kryesor Merturi, pasi, sic thote Gjon Logareci me 1771, ''Nikajt jane fis tjeter dhe rrjedhin nga gjak te ndryshem nga ata te Palcit dhe te Salces...''Kjo behet akoma me e qarte ne vitin 1775, kur Nikajt ndahen nga Palci e Salca edhe ne pikpamje dioqeziane, duke formuar famulline e pare te Nikajt. Rreth viteve 1867-1870 Nikajt kishin 240 shtepi me 2360 fryme dhe midis viteve 1905-1910 behen me 266 shtepi dhe rreth 2400 fryme, per te arritur 320 shtepi ne vitin 1917. Per tu theksuar eshte fakti se, procesi i rritjes se popullsise u shoqerua  me ruajtjen e vazhdueshme dhe te forte te kujteses kolektive per lidhjet e gjakat midis fshatareve, vllaznive, barqeve, familjeve dhe gjithe antareve te fisit. Ne traditen gojore qe ruhet edhe sot ne kujtesen e shume banoreve te Nikajt thuhet se, rritja e fisit Nikaj eshte bere nga shtimi i barqeve te tre nipave te Nike Mekshit, djemeve te Bibe Nikes : Leke Bibes, Kole Bibes, dhe Mark Bibes. Prej ketyre u formuan tre'' kembet'' kryesore te fisit Nikaj. Dega e Kole Bibes u territorializue ne veri e verilindje te ngulimit fillestar '' Paplekaj te Eperm'', ku u formuan fshatrat: Peraj dhe Gjonpepaj. Nga pasardhesit e Per Kole Bibes u formuan Perajt. Ndersa nga ata te Gjon Pep Koles u formua fshati Gjonpepaj. Dega e Leke Bibes nga Paplekaj i Eperm u zgjerua me ne jug, ne Paplekaj te Poshtem, si dhe ne fshatrat e hershme Zhush dhe Varg, duke formuar nje fshat te vetem me emrin e Leke Bibes (Lekbibaj). Lekbibajt perbehen nga dy vllazni te medha: Nikprendaj dhe Paplekajt. Dega e vellait te vogel, Mark Bibes u zgjerua ne lindje e verilindje te fisit, ne nje hapesire me  te madhe se dy te parat duke perfshire Currajt e Poshtem e te Eperm. Midis viteve 1634 -1670 kjo dege  u shtri ne fshatin e vjeter Luzaje. Me shtimin e barqeve e familjeve rreth viteve 1660 -1670, tri shtepite e para te kesaj dege u ngjiten me banim ne Curraj te Eperm ku jetonin Pjajet e Mavriqit. Nga pasardhesit e Mark Bibes qe populluan Currajt e Poshtem dhe Currajt e Eperm, u formuan dy vllazni te medha; Nikbibaj dhe Prebibaj qe rridhnin nga Nike Bibe-Marku dhe Prend-Bibe-Marku. Sic kemi thene me siper emrin Nikaj e mbante vetem nje katund, banoret e te cilit kishin lidhje gjaku ne mes tyre dhe rridhnin nga nje at i perbashket, qe quhej Nike Mekshi. Me rritjen e popullsise se Nikajt dhe shtrirjen e tyre jashte territorit te katundit fillestar, emrin ''Nikaj'' nuk mund ta trashegonte vetem nje vllazni ose katund i ketij fisi. Te gjitha vllaznite e katundet qe u formuan kishin lidhje te barabarte me atin e tyre te perbashket, Niken. Prandaj emri i tij nuk mbeti ne nje katund te vetem, por u be emer i gjithe fisit.                               
  Ne fillim te shek XX, numri i shtepive, sipas vllaznive kryesore, te fisit Nikaj ishte Peraj: 50 shtepi Gjonpepaj: 32 shtepi, Nikprendaj: 40 shepi, Paplekaj: 30 shtepi, Nikbibaj: 50shtepi dhe Prebibaj: 30shtepi. Nga dokumentet e kohes del se historia e formimit e zhvillimit te fisit Nikaj ne pikepamje numerike dhe teritoriale ishte e gjate dhe e veshtire. Per shume vite Nikajt jetuan fqinje me popujt e Luzajes, Pjajes se Mavriqit, Vargut, Zushit, Kapitit etj. Rritja e popullsise se Nikajve dhe te tjereve krijoi ngushtesi ekonomike per te gjithe. Siperfaqja e tokave te punueshme dhe kullotave ishte mjaft e kufizuar. Kjo e beri te pamundur vazhdimin e fqinjesise se mire dhe bashkejetesen e Nikajt me banoret qe nuk i perkisnin ketij fisi.Ne keto rrethana dikush do te largohej e dikush do te qendronte.Nikajt te rritur numerikisht te organizuar dhe te vetqeverisur ne baze te se drejtes zakonore dominuam me te tjeret .Keshtu ne vitin 1582 ne vark kishin mbetur vetem 4 shtepi te cilat do te largoheshin deri ne vitin 1628 kur varkau del i pabanuar. Me pas largohen edhe Luzajt duke i liruar vendin pasardhesve te Mark Bibes. Deri ne vitin 1771 Pjajet e Mavriqit "njerez shume te mire por pa kurrfare farefisnie as lidhje gjaku me Nikajt", jetonin ne fqinjesi te mire me keta te fundit. Pikerisht kete vit "43 familje te Pjajes siq thuhet ne nje dokument kane ikur ne shpatet e larta te maleve sepse u binin ne qafe Nikajve. Gjate viteve 1773-1774 Pjajet e Mavriqit pas nje zije buke largohen perfundimisht edhe nga Curraj eperm duke lene prapa vetem toponimet si Vada e Mavriqit, vorret e Mavriqit, prroi i Gjovelit ara e Gur Dodes, lumi i Pjase, pusterri i Pjase etj qe lidhen me keta banore te etnise shqipetare dhe te besimit katolok. Lidhur me shpernguljet e banoreve te hershem eshte rasti te vihet ne dukje fakti se popullsia e fiseve Nikaj e Mertur me ndonje perjashtim te rralle sic ishte rasti me mavriqet nuk ruan ndonje kujtim te perpjekjeve me arme midis tyre dhe banoreve te hershem te kesaj treve. Bashkejetesa u vendos ne menyre paqesore, pasi te dy palet te fisit dhe anas ishin shqipetare me gjuhe tradita e kulture te perafert. Mbi te gjitha ishin bashkeluftetaret kunder te njejtit armik turqeve pushtues. Megjithate per shkaqe qe u thane me siper shumica e popullsise se hershme si Luzajet, Pjajeshet, Mavriqet, Blackoret e nje pjese e kapisteve u larguan ne drejtim te trojeve shqiptare te Rrafshit te Dukagjinit, Kosoves etj. Shkuan andej nga kishin ardhur shekuj me pare gjysh-stergjysherit e tyre. Per keto levizje shqiptaresh mjaft sakte e bukur eshte shprehur albanologu i njohur Fpukevill.kur thote.
"Ky popull fatosash qe aq shume kje i shtrenguem te gjej strehe.nder male te te veta te papershkueshme per te ruajt lirine e vet vrote se nalti perandorite qe lindshin e disshin per te zbritun mandej me rifitue e bragtisun”.
Per zgjerimin e territoreve vecanerisht per bjeshket ka patur raste qe Nikajt kane hyre ne konflikte edhe me fise fqinje Mertur dhe Shale. Me keta te fundit konfliktet kane qene me te gjata dhe te ashpra. Shala zoteronte pothuajse te gjithe bjeshket e sotme te Nikajt. Per ti fituar deri ne kufijte e sotem qe ndajne Shalen nga Nikajt eshte dashur shunme kohe. Jane zhvilluar bisedime, jane e marre edhe pleq per te argumentuar secila pale te drejten e vet mbi bjeshket por eshte derdhur dhe gjak. Ky konflikt i gjate i dhimbshem u mbyll vetem ne fundin e shek 19 pas nje perpjekje te armatosur midis dy fiseve ne afersi te qafes se Ndermanjes ku mbeti i vrare bajraktari i Shales pikerisht ne vendin e quajtur " Kryqi i bajraktarit".                                                       Ne lartesine 1580m ku ra bajraktari u vendos edhe "kufiri" midis Nikajt dhe Shales. Sipas kanunit te Maleve eshte quajtur "kufi gjaku". Gjate shek.XIX fisi i Nikajt konturohet qarte ne pikepamje territoriale dhe organizative brenda kufijve te sotem, duke u bere fis i njohur e me peshe nder fiset e bajraqet e Malesise se Gjakoves. Ky luan rol te rendesishem ne lufterat clirimtare  kunder pushtuesve osmane gjate fundit te shek XIX e fillimit te shek. XX.
Rritja e popullsise dhe shtimi i barqeve coi ne formimin e vellazerive te reja me te vogla qe ishin degezime te vellazerimeve me te medha. Kryeparet e tyre prej te cileve moren emrin keto vellazeri ishin pasardhes te vellezerve Kole, Leke dhe Mark Biba. Pergjithesisht  vellazerite e reja trasheguan tokat e punueshme dhe kullotat te pareve te tyre. Kjo ka bere qe bashkesia territoriale, fshati apo lagjia, ne shumicen e rasteve  te jete e perputhur me bashkesine fisnore.
Te grupuara sipas fshatrave  deri ne vitet 50-60 te shek. XX, vellazerite me te njohura te fisit Nikaj ishin, ne fshatin Peraj, Gjonpalaj, Perpalaj, Martincamaj, Necaj, Pervataj dhe Kolbucaj. Ne fshatin Gjonpepaj: Dakaj, Docaj, Gjergjndreaj, Marvataj, Ndrepepaj dhe Stakaj. Kapiti qe shkon me Gjonpepaj perbehet nga vllaznite: Niklekaj dhe Dedaj.
Ne fshatin Lekbibaj: Paplekaj, Pecnikaj, Imeraj, Rosaj, Susaj, Meshaj dhe Aliaj. Ne Curraj te Poshtem: Nikmartinaj, Hasmartinaj dhe Zhivanaj. Kjo e fundit eshte vllazni e mbathur fisit. Mendohet se ka lidhje me popullsine e hereshme te Luzajes. Ne Curraj te Eperm me rreth 100 shtepi ne vitin 1932, kishte keto vllazni: Perpepaj, Nikbibaj, Prebibaj, Mrishaj, Qokaj, Malndreaj, Gecaj dhe Ndrevataj. Mendohet se Ndrevataj rrjedhin nga Pjajet e Mavriqit pasi nuk kane lidhje gjaku me vellazerite e tjera te fisit. Edhe kjo vellazeri ashtu si Zhivanajt i eshte mbathur fisit. Megjithese vellazerite e fisit Nikaj u rriten dhe u shperndane ne nje hapesire dhe distance gjeografike relativisht te madhe nga njera-tjetra, familjet, barqet dhe individet e tyre u ruajten brez pas brezi te forta lidhjet e gjakut, si brenda vllaznive ashtu edhe brenda gjithe fisit. Shprehjet e ketyre lidhjeve eshte ekzogamia e rrepte e zbatuar ne lidhjet martesore. Deri ne vitin 1972 ne tere fisin Nikaj me 451 familje, nuk ka patur asnje lidhje martesore brenda fisit.
Ne vitin 1990 fisi Nikaj perbehej nga 911 familje ( ekonomi me vete) dhe 3167 banore, te ndare sipas fshatrave: Lekbibaj me 235 familje dhe 849 banore, Gjonpepaj me 105 familje e 638 banore, Peraj me 181 familje dhe 630 banore, Curraj i Epern me 173 familje e 623 banore, Curraj i Poshtem me 80 familje e 245 banore dhe Qeresh me Kuq 47 familje e 137 banore. Krahasuar me fillimin e shek. XX kur fisi i Nikajt kishte 266 shtepi (familje) dhe 2400 banore gjithsej, del se gjate 90 viteve te fundit numri i banoreve eshte rritur me 1.3 here ndersa ai i familjeve 3.4 here. Rritja kaq e madhe e familjeve te vogla me nje mesatare prej 3-4 anetaresh nuk ishte vetem pasoje e shperberjes se familjeve patriarkale. Kjo u diktua edhe nga ngushtesia ekonomike qe solli kooperativizmi socialist i zbatuar ne formen e vet me ekstreme gjate viteve 1964-1990. Ne shume raste ndarja e vllait me vllain ose e prinderve nga femijet dhe dalja si familje ( ekonomi) me vete u be qe ata te perfitonin nje cope toke (parcele) me shume, nje " tufez" bageti me shume, nje derr me shume, ne ndonje rast edhe nje racion (100 gr) kafe me shume, pasi keto ndaheshin per cdo familje dhe jo per fryme popullsie.
Rendi ekonomiko-shoqeror i ashtuquajtur "socializem" dhe kooperativizmi qe perjetuan Nikajt ne gjysmen e dyte te shek.XX nuk arriten te c'rrenjosin bindjet mbi lidhjet farefisnore te banoreve, vllaznive e fshatrave te ketij fisi. Sic thame me siper martesa brenda fisit nuk u lidhen, perjashtuar ndonje rast shume te rralle pas vitit 1972. Emrat e vllaznive te medha ose te vogla jane ruajtur si mbiemra te banoreve qe linden e jetuan ne Nikaj dhe te atyre qe per arsye te ndryshme,kryesisht ekonomike u larguan nga krahina pas viteve pesedhjete te shek. XX, per t'u vendosur ne Cernice, Llugaj, qytetin B.Curri e kudo tjeter brenda ose jashte shtetit.
Dhjetevjecari i fundit i shek.XX eshte periudha e shpernguljeve me te medha te popullsise se Nikajt gjate tere historise shumeshekullore te ketij fisi. Ndryshimet demokratike te viteve 1990-2000, vecanerisht e drejta per levizjen e lire te popullsise krijuan mundesine qe afron gjysma e popuullsise se  Nikajt te shperngulen nga malet per tu vendosur me banim ne zonat fushore kryesisht ne qytetet Tirane, Shkoder, Lezhe, Kruje, Durres etj. Shume banor nga Nikaj ne kerkim te nje jete me te mire u larguan edhe nga Shqiperia.

 

 

Shenim: Ne menyre qe kjo faqe te jete sa me e plote, na dergoni ne adresen tone te email-it info@nikaj-merturi.com materiale qe kane te bejne me Nikaj-Merturin (histori,fotografi,krijime,sygjerime,vrejtje... etj)
VIDEO E JAVES



mtm_logo

europ_assistance



www.albaskela.com


Website