NDUE VATNIKAJ

Ndue Pjeter Vatnikaj ka lindur me  1951 ne fshatin Curraj Eper te Nikaj-Merturit. Shkollimet e para i mori ne fshatin e lindjes dhe shkollen e mesme e ka mbaruar ne Gjimnazin “ Asim Vokshi” ne qytetin e B.Currit ne vitet 1975 – 1979 pa shkeputje nga puna.

Enderra e tij ka qene te shkollohej me shume, por kjo enderr nuk u realizua dot edhe pse me rezultate shume te mira ne mesime.

Qe i vogel ka enderruar per artin e te shkruarit e te interpretuarit duke spikatur ne kete fushe me interpretimet e tij  ne shfaqje te ndryshme qe ne shkollen fillore e me tej.
Ndou ka shkruajtur shume ne proze, vargje e poezi por deri tani nuk ka botuar perveç vargjeve te “ Fashtit tim” te botuar ne gazeten  “Nikajmerturi “ 2006.  Kjo poezi eshte nje harte, eshte nje guide per te gjithe ata qe nuk e kane pare fshatin Curraj Eper, kete perle te harruar. Cdo varg na ven perpara lugines se Currajve, maleve, lumit, ures, thepit, kulles, kishes se vjeter, bukurise dhe madheshtise se ketij fshati.
Disa nga tekstet e kengeve (jo me pak se pese) qe u kenduan vjet ne koncertin e Nikaj-Merturit ishin krijime te Ndue Vatnikes. Dhe prej asaj dite nuk ka te ndalur krijimtaira ne thurjen e teksteve per kengetaret Nikajmerturas si Zef Beka, Prek Mrisha, Gofile Papleka, Bardhok Prebiba e deri te krijimi me i fundit per Synjona Papleken. Ndou ka gati per botim librin e tij te pare dhe ne i urojme shume suksese.

NIKAJ-MERTURI

Anes drinit ne nje lugine
Bejne dy fise nje krahine
Thuaj se zoti paska dashte
Keta te dy fise me i ba bashke
Kane lane gjurme ne histori
Sa per bese e per trimni
Sa per buke e per bujari
Kush I njofti I pat lakmi
Kane rrite vburra mendimtare
Rrite artista e rrite kengetare
Me I permende me emra te tane
Nuk I nzan liber as kange
Sa ka pase ketu djem e vasha
E provoi dhe Dergut Pasha
Zana mali e djem sokola
Si nenshtroi as Krajl Nikolla
Lavdi pacin kudo jane
Gjithkush lindi ne keto ane
Jane krenare per kete
Qe e ka ngirte  kaq larte lavdine
Kjo tradite ne breza trashgohet
Per cdo dite ajo lartesohet
Si legjende e Bjeshkeve te Gurit
Lavdi zones Nikaj-Mertruit.

PRA ATJE………

Ne mes malesh ne nje lugine
Mbledhe natyra bukurine
Fshat i bukur e shume i vjeter
E ndertoi zoti kryeveper
Midis malesh te thepisur
Thua skulptori e ka skalitur
Thua natyra e ka qendisur
Thuaj se je ne amfiteater
Rreze dielli e ajr i paster
Fushe ne mes rrethue me shpate
Kulla te larta dy-tre kate
Perms fshatin e ndan nje lume
Permbi lume qendron nje ure
Ne balle te ures i madh nje gure
Permbi gure qendron nje kulle
Kulla e thepit si kala
Sa shume foto ju kane ba
Kartolina neper dynja
Shume piktura vare ne stenda
Kulla e thepit kater breza
Kater breza me tre kate
Nje legjende e bukur ne arte
Te “ylberat permbi Alpe”
Ne mes te fshatit nje kodrine
Ja ka shtue shume bukurine
Mbi kodrine nje kishe e vjeter
Qe daton mbi se nje shekull
Per kete fshat ishte nje tempull
Ku quan meshe e thane urate
Fjalt e Zotit dite e nate
U perdor dhe si kala
Ku zune rob austriak(nemce) e shka
E i dorezuen me flamur te bardhe
Edhe jeten ua kane fale
E i kthyen ka paten ardhe
Mbi kete koder rrin krenare
Shkolla e madhe tete-vjecare
Qe ka sjelle ktu diturine
Ne cdo mengjes tuj prite femine
Sikur bletet qe gumzhine
Dhe u mesonte ABC-ne
Si te duam gjithmone Atdhene
Siq e don Shqipja folene
Msuen voglushet msim e kndim
Msuen per boten qe i rrethon
Historine e vendit tone
Por te shperndare sot kudo jane
Ne shqiperi e ne megrim
Marr me veti krenarine
Qe ua fali fshati im
Bukurine e fshatit te vjeter
Veshtire ta hedhe ndokush ne leter
Se kjo do te dilte kryeveper
Ky eshte fshati Curraj Eper.

PATER GJERGJ FISHTES

Pse kaq fort sot po shndrit dielli
Permbi Lezhe ka ra Ylberi
Thone ne toke paska zbrit Zoti
Ngrit nga varri Kastrioti
Ne ket Shesh kta paskan ardhe
Me nderue nje burre shqiptar
Famulltarin franceskan
Diplomat, politikan
Ish poet edhe shkrimtar
At Gjergj Fishten legjendar
Dy lahutat jane bashkue
Nje ne vargje e nje me kndue
Kenga e fjala kapin qiellin
Bisedon hana me diellin
Ne histori thone e ne altar
Rrin Gjergj Fishta ne burra t’pare
Sa te jetoj kombi shqiptar

NIKAJ-MERTURI

Qysh se erdh ne Shqiperi hyrrjeti
Malesise tone sju da gazepi
Me mbajte besen e lumturine
Me ruejt fene edhe lirine
Kane ba toke dhe kane ba ship
Ike prej fushe e shkue ne malesi
Smund t’duronte do gjana burri
Ne kete hall ka ra Merturi
E pat nise nje jete te veshtire
S’duam pashe, s’duam vezire
Veq me kane gjithmone te lire
Pa cka ban veziri I zi
Ka dhane urdher ne malsi
Nje ferman e paska nise
Kush Merturit mos me I dhane cike
Pra don Merturin fare me qite
Por Merturi atehere cka ban
Vendim ne veti paska marre
N’dy nenfise me u nda
N’dore Vezirit mos me i ra
Paskan ndie Nikajt ket fjale
E shume rande ju paska ardhe
Shpejt jane mbledhe e kane ba sull
Nis martesat me Mertur
Nisin fiset me marre jete
Qysh ate dite jan ba shume vjet
Jan ba bashke e gja si shqet
Krah per krah ne histori
Jeta e tyre me lavdi
Shoke e miq qe s’dahen kurre
Gjithmone bashke Nikaj Mertur

 

PISHA

Atje ne mal permbi nje thep
Ka nje pishe mbi 200 vjet
N’rratht e pishes vija-vija
Eshte e shkrueme historia
Gjithe pushtuesit I ka pa
Turk e nemce vid e shka
Itali e Gjermani
Kush e shkeli kete Shqiperi
Shume luftrat ju kushtuan
Asnjhere nuk u nenshtuan
E kjo pishe qendron kala
Sa shume bore mbi te ka ra
Dielli buzaet ja ka tha
Shiu shtatin ja ka la
N’dimer bora kur mbulon bjeshken
Strehon pisha dhine e eger
Ne pranvere si lajmetare
N’te pshojn t’gjithe zogjt e pare
Shqipja ne te nderton fole
Per me rrit nje shqipe te re
E ne vere kur dielli nxe
Pushon djali me vajzn e re
Ne hije t’saj mrizojne bagetine
Pishe bujare mbi kodrine
E kur vjeshta ktu kalon
Shi e bresher perballon
N’kraht e saj zogjt I strehon
Kalon jeta dalngadale
Regjistron ngjarjet me radhe
Rratht e saj I shton cdo vjet
Pisha pishe qendron ne thep.

NENES

Zoti Globit jete I ka dhane
Ne kte bote tre emra jane
Njeri dielli tjetri hane
Por me I madhi emir nane
Midis zotot dhe midis njerit
Midis detit e midis diellit
Midis qiellit e midis tokes
Qe eshte bere krijesa e botes
Eshte me I shtrenjti emir I Lokes
Nana te pruni ty ne jete
Te dha gjak prej gjakut vet
Te dha gjinin me te dhane shndet
Te dha doren me ece vete
Pra gjithcka ne jete t’ka dhane
Emer i madh qe quhet nane
Nan eke fole fjalen e pare
Gjithkund nana n’ndihm t’ka ardhe
Per cdo gje q eke ne jete
Kur ke dhimje e siklet
Nane, te parin emer thrret
Edhe kur ke te mira e gezime
Prap ti thrret o nena ime
Pra net re emrat e botes mbare
Nena nzan vendin e pare
Nane kur le, nane kur don me deke
Eshte me I madhi emer n’jete.

 

KA DY YJE ME KATER EMRA

Moj Shqipni shqipe me rrema
Ka dy yje me kater emra
Qe I njofti bota mbare
Krenari qe jane shqiptare
Bir I shqipes rrufe moti
Djali yt Gjergj Kastrioti
Gjergj shqiptari qe kurre su thye
Dhe me turqit kur u mberthye
Biri I komit trim ante
Bota e quajti Skenderbe
Lind nje vajze engjell n’shenjteri
I thone Gonxhe Bojaxhi
Jeta e saj si bije shqiptare
U ba moter me emer te madh
I kushtoj jeten bamiresise
Mbet symbol I shqiptarise
E kujton bota ne breza
Dhe e quajti Nene Tereza
Gjegj e Gongje sot ku ini
Ne nder te shqipes kudo ini
Shqiptaria eshte krenare
Se ted y ini shqiptare

 

 

VAÇE ZELA

Myzeqe ti qofsh e bardhe
Q eke lind nje talent t’rralle
Nje kengetare me zemer te madhe
Nje bilibil I kenges shqiptare
Zeri I saj gjemoj si mallet
Ne te gjitha festivalet
Se pushoi kengen nje here
I kendoi gurbetit prere
Thua nga goja nzirrte flake
Kenge kasolles ne Galigat
Kenge per djepin ne barricade
Kendoj per vlla moter e nane
Per korrjerin partizan
Kenga e saj ne vend te pare
Ne tribunat nderkombetrae
Ndoshta u duket dhe cudi
Kur kendoj ne Suedi
Desh ta blenin me flori
Por spranoj kengetarja trime
Tha do I kendoj vec shqipes time
Gjithmone rrin ne ball Shqiperise
Kenga e Valsit Lumturise
Dhe sa te kete kitare e tela
Midis nesh kndon Vaçe Zela
Dhe sa te kete kitare e tela
Kndon Shqiptarja Vaçe Zela