MIRE SE ERDHET NE NIKAJ-MERTURI

Mire se erdhet ne Nikaj-Merturi, ne faqen tuaj www.nikaj-merturi.com
Te nderuar nikajmerturas kudo qe jeni, miq dhe dashamirs te Nikaj-Merturit, si dhe vizitor te ketij website. Nepermjet kesaj faqeje do te njiheni me historinë shume shekullore te kesaj treve, me traditat dhe vlerat e krijuara nder breza,  me Nikaj-Merturin e  Kreshnikeve dhe Legjendave, me Nikaj-Merturin e beses, bujarise, mikpritjes dhe trimerise.
Pra, mire se erdhet ne Nikaj-Merturi, ne  keto dy kala ne zemer te Alpeve Shqiptare   mbrojtese te  traditave, vlerave kombetare, fese dhe  identitetit kombetar. Dy Kala me dy porta, Qafën e Agrit dhe Qafen e Koliçit  te cilat nder shekuj kush i  ka msy si mik, eshte prit e percjell si mik e  kush i  msyni keto qafa si armik, kurre nuk u kthye.(lexo histroia)   
Nepermjet faqes tuaj www.nikaj-merturi.com do te mundohemi te evidentojme disa nga anet e rendesishme te zones tone dhe te pasqyrojme ne kategorite e saj gjithçka qe eshte thene e shkruar per Nikaj-Merturin brez pas brezi.

Informimin e lexuesve me lajmet me te fundit rreth aktualitetit ne Nikaj-Merturi dhe me gjere, mbledhjen e informacioneve nga gazetat dhe revistat, videot e televizioneve, si dhe krijimin e galerive fotografike dhe albumeve me kenge te vjetra dhe te reja nga krijuesit, rapsodet dhe kengetaret nikajmerturas etj.

Te ju transmetojme brezave nje mundesi me shume per te njohur kete zone me permasat e saj reale, te ju shërbejmë nikajmerturasve kudo qe jane ane e mbane botes per tu çmallur me vendlindjen e tyre te dashur, per tu njohur me njeri-tjetrin, per tu njohur me krijimtarine e shkrimtareve, poeteve, kengetareve e sidomos me krijimtarine dhe talentin e femijeve tane nikajmerturas.
Per te nxitur dhe orientuar turistet e huaj por edhe ata shqiptare nga Shqiperia dhe Kosova per te vizituar kete treve te harruar nga shteti por jo nga dora e Zotit qe e ka fale si nje lule ne krashtat e Alpeve.  
Per te nxitur e orientuar investimet qe duhet dhe mund te realizohen ne te ardhmen ne Nikaj - Merturi.
Pra, kjo eshte faqja juaj ku mund te njiheni me vlerat e medha kombetare qe u kultivuan brez pa brezi ne kete treve, me mrekullite natyrore qe natyra fali midis ketyre maleve dhe me kryesorja te mos harrojme nga jemi, dhe nga do qe te shkojme te kthejme koken prapa sepse ky vend eshte vendi yne dhe po na pret? Kjo faqe eshte e jona dhe ka vend per te gjithe, prandaj shkruani per çdo gje qe dini, per çdo gje qe dini, mendoni e ndjeni per Nikaj-Merturin. Niseni ne adresat tona dhe stafi yne do ta beje pjese te ketij website.
Pra MIRE SE ERDHET ne vendlindjen tone Nikaj-Merturi, qe poeti Gjin Gjonpali e portretizon bukur, hijeshem, natyrshem  me pak vargje por qe eshte nje HIMN:

Fjalë e besë të Dukagjinit
Urtesine e Krasniqes, trimerine e Gashit t’Gurit
Për punë, dhuntinë e viseve të përtej Drinit
Zoti  ja ka falë Nikaj-Mërturit.

Kjo është Vendlindja ime, larg në veri
Ngulur përjetësisht në brigjet shkëmbore
Atje, nën harqe rrufesh  të peisazhit gri   
Ende më thërrasin andërrat feminore.

Pra MIRE SE ERDHET dhe na prifte e mbara O NIKAJMERTURAS

Shenim: Ne menyre qe kjo faqe te jete sa me e plote, na dergoni ne adresen tone te email-it info@nikaj-merturi.com materiale qe kane te bejne me Nikaj-Merturin (histori,fotografi,krijime,sygjerime,vrejtje... etj)
VIDEO E JAVES



mtm_logo

europ_assistance



www.albaskela.com


Website