HISTRORIA E FISIT MERTURI

Shkruar nga   Dod Progni  

Nder fjalet e para per Merturin po kujtojme ato te Franc Nopces, i cili rreth 100 vjet me pare ne njerin nga studimet e tij per fiset e Shqiperise se Veriut thoshte: " Nje nga fiset me te vjetra e me te rendesishme te Malesise se Vogel asht Meruri". Ndersa Edith Durham duke dashur te nenvizoje nje nga vlerat e vecanta te Merturit thoshte: “Ne pemen fisnore per Merturin te hulumtuar nga Nopce qe te cojne deri ne vitin 1370 madje deri ne 1270 as ne koherat kur krahina ishte perfshire ne perandorine Serbe nuk gjejne emra Serbe ne kete peme fisnore dhe se eshte i teri katolik"
            Pohimet e ketyre autoreve te shquar per hulumtime, studime e logjike te shendoshe shkencore, shprehin qarte sakte dhe bukur te verteten historike se ne "lisin fisnor” shume shekullor te Merturit qe nga rrenjet tek trungu deget dhe degezat e tij gjithmone ka rrjedhur gjak i paster shqiptar.
   Nga studiues te ndryshem si dhe ne traditen gojore thuhet se Merturi e ka prejardhjen nga fisi i Berishes. Lidhur me kete F.Nopce ne vitin 1908 thote "Merturi u shkeput nga Berisha rreth 11 brezni me pare". Madje shton se "Nikajt vazhdojne t'i quajne merturesit "berishaj" Nga pema gjenealogjike e Merturit e cila ne vitin 1908 paraqet 19-21 breza mesohet se 6-7 brezat e pare i ka te perbashketa me Berishen, cka do te thote se degezimi i Merturit fillon e vecohet rreth 200 vjet pas Berishes. Perndryshe, historia e fisit Mertur fillon me Berishen.
   Trojet e para te Berishes ishin ne fshatin Berishe te rrethit te Pukes, i cili edhe sot quhet " Berisha e Vendit". Ne traditen gojore thuhet se ati i pare i Berishes ishte Kojel Pogu ( Kojel-Pog-Murr-Dedi), i cili ne fillim u vendos me banim tek shpella e Gralishtit. Ky kishter dy djem : Prendin dhe Gjonin.Nga shumimi i barqeve te tyre u formua fisi i Berishes me degezimet e tij. Nje pjese e barkut te Gjonit u largua nga Berisha dhe u vendos ne Malesine e Gjakoves. Pasardhes te tyre ka sot edhe ne Tropoje. Jane te besimit mysliman por trashegojne nga paraardhesit mbiemrat
"Kojeli" e "Berisha". Nje pjese tjeter e berishajve levizi ne drejtim te verilindjes, kaloi Drinin dhe u vendos ne brigjet e tij, perballe Dardhes se Pukes, fqinje me Bytycin e Malesise se Gjakoves duke formuar nje krahine te quajtur "Berisha e Brigjeve". Kjo perbehet nga Rodogoshi, Rushte-Shengjergji, dhe Visoca. Edhe keto jane te besimit mysliman.
   Berisha njihet si njeri nga fiset me te vjetra me te medha po dhe me te perhapura ne Shqiperine e veriut dhe Kosove. Grupe popullsie qe ruajne edhe sot kujtesen e lidhjeve fisnore me Berishen ka ne Apripe te Keqe, Spac, Porav, Gropa, Iballe, Dajc, Lohje te Malesise se Madhe, Grude, Ujnisht te Lumes, Ungrej e Konej te Fanit (Mirdite), ne Rrjodh, Than te Planit (Pult), Postribe etj.
Mjaft iperhapur eshte ky fis ne rrrafshin e Dukagjinit, Kosove etj. Degen me te madhe dhe me te njohur te berishajve te shkeputun nga trungu i hershem e perbejne Merturi ne Malesine e Gjakoves, Merturi i Gurit dhe Apripa e Gurit. Keta se bashku perbejne fisin Mertur.
   Per lidhjet gjenealogjike te fisit Mertur me Berishen ka mendime disi te ndryshme. Ne njeren thuhet se, Berisha e Merturi rrjedhin nga dy vellezer. Berisha rrjedh nga Kojel Pogu (Kojel-Pog-Murr-Dedi), ndersa Merturi rrjedh nga Leke Pogu (Leke-Pog Murr-Dedi). Sipas tjetrit Berisha rrjedh nga Kojel Leka (Kojel-Leke-Pog-Murr-Dedi),ndersa Merturi rrjedh nga Leke Pogu (Leke-Pog-Prend-Kojel-Leke-Pog-Murr-Dedi). Pra ati i pare i Merturit, Leke Pogu ishte nipi i atit te pare te Berishes, Kojel Leka. At Gjon Karma ne nje studim per Merturin e Gurit 1940 pervec lidhjeve te Berishes me Merturin e Gurit, duke iu referuar tradites gojore,shpjegon edhe lidhjet e ketij te fundit me Merturin e anes se djathte te Drinit, kur thote "Katundi i Merturit mbahet fis me Merturin e Pertedrines...Thone se migjr (axhe) e nip paskan pase ardhe moti. Migja ngul ne Berishe e nipi ne Mertur te Gurit Prej ketej, -vazhdon ai, - u hapen e dolen ne katundet e Merturit te cilat
njihen te njejtit fis me Merturin e Gurit e nuk martohen nderveti. As me Berishe nuk jane martue deri vone”.
Pavaresisht nga ndryshimet qe verehen ne traditen gojore rreth degezimit fillestar Berishe-Mertur, ato pohojne lidhjet e gjakut midis tyre e percaktojne se, vendformimi i fiseve Berishe dhe Merturi ishte ne anen e majte te Drinit, ne trevat e Dukagjinit mesjetar.
   Mbi prejardhjen e merturasve nga keto treva dhe lidhjet e tyre farefisnore me Berishe, Apripe te Gurit dhe Mertur te Gurit hedhin drite edhe disa te dhena te studimeve antropologjike te kryera nga F.Nopce, E.Durham dhe A.Dhima. Ky i fundit ka ardhur ne perfundimin se " banoret e Zones se Pukes duke perfshire Berishen e Iballen paraqiten me shtat mesatar e me tipare tjera te ngjashme me ata  te Merturit me prejardhje nga Dukagjini (i vjeter) kane nje tip antropologjik”
   Emri "Mertur" eshte nje patronim i lashte dhe jo emri i atit te pare te fisit Mertur. E.Durham mendon se ky rrjedh nga nje emer i vjeter romak "Merituri", dhe gjendej aty ku eshte sot Merturi i Gurit, ne anen e majte te Drinit, rreze malit te Çlumit.
Ketu u vendos me banim ati i pare i Merturit, Leke Pogu. Pasardhesit e tij formuan  nje bashkesi fisnore e territoriale, e cila mori emrin Mertur.
   Ne defterin osman te regjistrimit te tokave dhe popullsise te vitit 1529-36, del i regjistruar per here te pare fshati Mertur me 32 shtepi ne Nahijen e Iballes te Sanxhakut te Dukagjinit.
Gjate shek.XVI-XVII,Merturi, si gjithe Dukagjini, ishte  pjesemarres i qendres se malesive kunder ekspeditave ndeshkuese turke dhe feudaleve vendas. Por sic thoshte F.Bardhi me 1638, "keto male Sulltani nuk ka mujt t'i shtroje nen tiranine e vet,megjithese vjet per vjet ka dergue sanxhakbeget e veziret e vet, me 5.8 e 10 mije ushtare per te mujt me ja shtrue furise se vet".

Nje barre tjeter e rende per malesoret e ketyre aneve ishte renta feudale haraci te cilet osmanet e perdornin edhe si mjet presioni per islamizmin e nenshtrimin e popullsise katolike .Per kete qellim osmanet e rritnin renten nga viti ne vit .Ne vitet 1529-36 Merturi me 32 shtepi kishte 1382 akca  detyrime. Ndersa ne vitin 1571 me 19 shtpi, detyrimi arriti ne 2565 akca keto dy detyrime te paperballueshme si dhe ngushtesia ekonomike qe vinte nga rritja e popullsise ne nje hapesire shume te kufizuar toke te punueshme detyruan shume merturas te largohen. Nje pjese e mire e ketyre kaluan Drinin per tu vendosur ne territoret e Pultit te Eperm midis qafes se Agrit dhe qafes se Kolcit. Shperngulja e pare e madhe duhet te kete ndodhur midis viteve 1536. Kjo del nga fakti se Merturi ne vitin 1536 kishte 32 shtepi ndersa ne vitin 1591 me 16 shtepi pra gjate 55 vjeteve ishte larguar nga Merturi gjysma e popullsise. Pothuaj te njejten gje pohon F.Nopce kur thote : "Vendosja e mertureve ne straziqe kandodhur midis viteve 1550-1590". Pse merturasit u vendosen per here te pare ne Brise me banim te perkohshem apo te perhershem? Kjo mbetet e paqarte pasi fshati Brise nuk permendet ne dokumenta nga viti 1628 deri ne vitin 1775.
Popullsia e shperngulurnga Merturi u vendos kryesisht ne fshatra te formuar me pare ne anen e djathte te Drinit. Nje pjese me e vogel kaloi malin e Çlumit dhe formoi fshatin Apripe e Gurit. Mertuesit qe u vendosen ne anen e djathte te Drinit me kalimin e viteve u shumuan dhe u zgjaten duke formuar nje njesi te re fisnore e territoriale te veteqeverisur qe trashegaoi emrin e fisit e qe  i perkiste Merturit. Ne te dy anet e lumit kishte dy njesi  me emrin "Mertur" dhe qe i perkisnin te njejtit fis. Per ti dalluar nga njeri tjetri Merturi i anes se majte te Drinit eshte quajtur Merturi i Gurit. Per shkak te Drinit qe e ndante nga dy pjeset e tjera te fisit, Merturi ne pikepamje organizative veteqeverisese i kishte ceshtjet e ndara nga Merturi i Gurit dhe Apripa e Gurit. Merturi i Gurit u bashkua me bajrakun e Bugjonit ndersa Apripa e Gurit me ate te Thacit. Merturi si asnje fis tjeter ne malesite tona i copezuar ne disa pjese larg njera tjetres dhe me veshtiresi te medha komunikuese e bashkepunuese per shkak te barrierave te forta gjeografike qe i ndajne ka arritur qe te ruaje e te respektoje prej qindra vjetesh lidhjet farefisnore. Merturi, Apripa dhe Merturi i Gurit nuk kane bere asnje lidhje martesore midis tyre dhe vazhdojne te festojne Zojen e Merturit me 7 shtator te cdo viti si festen tradicionale te fisit.
Merturi perbehet nga fshatrat: Brise, Salce, Palc, Shengjergj, Betoshe, Tetaj, Mulaj dhe Raje. Shtrihet ne forme gjysemharku qe fillon ne veriperendim me kurrizin malor, maja e Ershellit - qafa e Agrit – Kunore - Shtreziqe qe e kufizon me Shalen, Shoshin dhe Toplaen. Vazhdon gjate brigjeve te Drinit ne drejtim te lindjes deri ne Raje per tu ngjitur nga Raja ne malin e Kores e qafen e Kolcit ku ndahet me Geghysenin e Krasniqes dhe perfundon ne Mulaj ku eshte edhe kufiri  me Nikaj ne lugun e Selbices. Ky brez i harkuar fshatrash rrethon pothuaj ne te tre anet fisin Nikaj, duke formuar se bashku krahinen e Nikaj-Merturit. Burimet dokumentare tregojne se shumicen e fshatrave te Merturit ishte formuar deri ne shek XV perpara ardhjes se merturasve ne to. Ne defteret kadastrale osmane te Sanxhakut te Shkodres te viteve 1485, 1582 dhe Rumelise per vitet 1529-36, dalin te radhitur midis Krasniqes dhe Prashtes (Brashtes) fshatrat Mllaka (Blaka-Blakja), me 8 zjarre ne vitin 1485, Noranja (Ranja-Raja) me 25 zjarre, Betuci (Betosh) me 13 zjarre, Placi  me 5 zjarre, Salca  me 10 zjarre she Brisha (Brisa) me 10 zjarre. Banoret qe i formuan dhe i banuan keto fshatra perpara merturesve ishin te kombesise shqipetare dhe te besimit te krishtere. Pothuaj te gjithe kryefamiljaret e 71 shtepive te tyre mbanin emra tipik shqipetare. Keta banore kane lene prapa mjaft toponime e deshmi materiale, kryesisht rrenoja kishash e varreza per te cilat banoret e sotem merturas thone se nuk iu perkasin fisit te tyre. Ne Raje deri ne vitet 1960-70 jane ruajtur rrenojat e 7 kishave. Njera prej tyre ajo e Ancit rreth 500 m ne lindje te Kalase se Lekes qe i perkiste shek XIV-XV ka patur nje kembonare 5.2 m te larte qe eshte ruajtur deri ne vitin 1980. Ne bjeshket e Salces afer Karronit njihet toponimi Kisha e Shnaprendes ku jane gjetur fragmente murresh punuar me gure te gdhendur e llac gelqereje qe i perkisnin shek XV-XVI. Deri ne vitin 1964 jane ruajtur ne Brise muret anesore te kishes Shenkollit. Nje ndertim ky mjaft i vecante punuar mer gure rrasore. Ka patur nje dere me qemer te harkuar mbi te cilin dalloheshin vijezime dhe nje kryq. Kjo sherbente si kapele varrezash dhe i perkiste periudhes paraturke. Ne Tetaj jane ruajtur gjurme muresh te kishes se Shnaprendes dhe varreza prane saj qe i perkiste Blakes se hershme. Nga dokumentet dhe tradita gojore del se pothuaj te gjithe fshatrat qe sot perbejne Merturin kane patur vazhdimesi banimi nga formimi e deri ne ditet e sotme. Ne fillim i perkisnin Principates se Pjeterspaneve. Me pas deri ne fund te shek XVIII, dokumentet i paraqesin ne perberje te Pulit te Eperm. Keto u perfshine ne fisin e Merturit kur merturasit e ardhur ishin bere banore te perhershem dhe zoterues te tyre. Dihet se cdo fshat ka historine e vet te formimit e zhvillimit po meqenese do te flasim kryesisht per fisin e Merturit keto fshatra do te shihen ne kuadrin e ketij fisi po vecojme vetem fshatin Martish qe del i regjistruar ne treven e pjeterspaneve ne vitin 1485 me 7 zjarre si dhe katundin Mortur qe del i shenuar ne relacionin e Don Vicentit ne vitin 1628 afer me Bjake dhe me Betoshe. Per emrin Martish gjuhetari K .Luka thote se emri Martish eshte veshtire te unifikohet me Morturin. Gjykuar nga radhitja ne defter ku Martish shenohet prane fshatrave Plan, Pog, Xhan e Kir themi se nuk ka lidhje midis tyre. Martish ishte shume larg treves se Merturit ne kohe dhe hapesire prandaj nuk mund te identifikohet me Merturin fis. Eshte argumentuar se Merturi me banore e me emer e ka prejardhjen nga Merturi i Gurit. Prej ketej del se Meturi  qe permendet nga dokumentat e viteve 1628-1795 prane Blakes dhe Betoshes ishte nje nga ngulmimet e banoreve te ardhur nga Merturi i Gurit ne periudhen 1550-1590. Ky ishte fshat i perbere vetem nga banore merturas prandaj i dhane emrin Mertur qe dokumentat e shenojne Mortur. Meqenese Merturuasit ishin vendosur edhe ne fshatra te tjera, Morturi nuk mund te merret si zanafilla e fisit Merturi sic ishte rasti i fshatit-fis Nikaj qe u be zanafilla e gjith fisit Nikajt i cili nga nje fshat fis u rrit dhe u territoralizua ne afersi te vendformimit duke krijuar fshatra te reja qe moren emrat e kryepareve te vllaznive si Gjonpepaj, Peraj etj. Ne NIkaj fillimisht uniteti territorial administrativ perputhej me unitetin fisnor i cili me pas nuk mbeti plotesisht i tille. Ndryshe ndodhi me Merturin .Merturesit u shtrine jashte dhe larg krahines se vendformimit fillestar kryesisht ne fshatra te formuara me pare. Per kete arsye ne Mertur ka pasur shtresezim e bashkejetese me te gjate midis te ardhurve dhe vendasve qe skishin lidhje gjaku me njeri tjetrin. Ketu shumica e fshatrave nuk perbenin unitete te pastra fisnore prandaj nuk moren emrat e kryepareve te vllaznive te Merturit por ruajten emrin e vjeter qe kishin. Vetem Tetaj dhe Mulaj moren emrin e kryepareve. Kjo dukuri e veshtireson pasqyrimin e gjendjes demografike te vllaznive por jo shtrirjen territoriale te tyre. Ne traditen gojore thuhet se Leke Pogu ati i pare i fisit Mertur kishte pese djem: Ndre Leka, Bibe Leka. Mark Leka, Pec Leka dhe Tete Leka. Prej ketyre u formuan vllaznite e medha kembet e ketij fisi: Ndrelekaj, Bibelekaj, Marlekaj, Peclekaj, dhe Tetlekaj. Ne Salce dhe Brise u territorializuan kater djemte e Ndre Markut nipat e Mark Leke Pogut: Deda, Leka, Vuka dhe Kola. Nga tre te paret qe u vendosen ne Salce rrjedhin vllaznite Dedndreaj. Lekndrekaj e Vukaj (Vokndreaj) te cilat bashke me vlaznite Prognaj e Steaj perbejne fshatin Salce. Nga Kole Ndreu dhe Mehill Preka qe ishin vendosur ne Brise rrjedhin vllaznite Kolndreaj dhe Mhillaj. E para perben shumicen e popullsise se Brises. Salca eshte shembull tipik ku u realizua mbishtresezimi dhe bashkejetesa me e gjate e me e mire midis vllaznive te fisit Merturi me vllaznite Prognaj e Steaj. Thuhet se Prognajt u gjeten ne salce te ardhur kohe me pare nga Qyqeshi i Berishes. Ndersa Steajt rrjedhin nga nje nip bije dhe eshte vllazni e mbathur fisit. Ne vitin 1671 Salca kishte shtate shtepi me 83 banore gjithsejt. Nje pjese e pasardhesve te Ndre Lekes u territorializuan ne fshatin Palc. Pjesa tjeter qendroi ne Apripe dhe Mertur te Gurit. Kryepari i Vllaznive te Palcit ishte Mel Geci sternip i Ndre Lekes (Mel-Gec-Nike-Ndre-Leke-Pogu). Nga shumimi i barqeve te tre djemte te Mel Gecit: Palit Gjolit dhe Males u formuan tri vllaznite kryesore te Palcit: Palmemaj, Gjomelaj dhe Malmelaj. Nga dhjete shtepi me 83 fryme qe kishte Palci ne vitin 1634 arriti ne 26 shtepi e 150 fryme ne vitin 1671. Ky shtim popullsie e coi ne zgjerimin e fshatit ne drejtim te lindjes dhe perendimit duke formuar lagjet Kotec dhe Leri gjeografikisht disi te shkeputura nga Palci por te nje fisi me te. Per Kotecin i cili permendet per here te pare ne vitin 1771 thuhet se e mori emrin nga nje palquar i quajtur Kotel. Ne vitin 1771 Salca, Brisa, Palci dhe Koteci kishin 54 shepi gjithsejt dhe 614 fryme qe i perkasin fisit Mertur. Pjesa lindore e Merturit qe shtrihet ne shpatet e malit Kore deri ne kohet e vona eshte thirrur Bajke nga se fshatrat Shengjergj, Tetaj e  Betoshe ishin vendosur prane ose ne territorin e Bajkes se hershme te Pultit te Eperm. Ne traditen gojore thuhet se pasardhesit e tre djemve te Leke Pogut: Bibe Leka, Pec Leka dhe Tete Leka u territorializuan ne fshatrat Btoshe, Shengjergj, Tetaj, Raje dhe Mulaj. Nga dokumenti i vitit 1628 per te cilin kemi folur me siper del se ne kete zone diku midis Btoshes dhe Bjakes ishte formuar fshati Mertur. Vendodhjen e tij e percakton me qarte F.Onufri ne vitin 1768 i cili kur flet per famulline e Rajes thote se nder dy fshatra qe shkojne me kete famulli jane "Merturi dhe Betoshi larg 2 a 3 ore prej Rajes se Pulit" Ketej del e kuptueshme se Morturi i vitit 1628 vazhdoi te njihej midis Betoshes e Tetajt te sotem me sakte ne territorin e Shengjergjit te sotem. Ruajtja e emrit Mertur per nje kohe kaq te gjate tregon se aty ishin grupuar vetem merturas te cilet i kishin dhene fshatit emrin e fisit te vet. Keta merturas nuk mund te ishin te tjere dhe rritja e popullsise se ketij fshati coi ne zgjerimin e hapesires se banuar nga merturesit ne drejtim te Bajkes, Btoshes, Ancitit dhe Rajes. Ne fshatin Mertur qe me vone mori emrin e pajorit te kishes Shengjergjit qendruan pjesa me e madhe e pasardheseve te Bibe Leke Pogut i cili kishte tre djem: Mengj Biba, Pepe Biba dhe Kole Biba. Prej dy djemve te Mengjes, Nikes dhe Prec Mengjes rrjedhin vllaznite e Shengjergjit: NIkmengjaj dhe Kolprecaj. Nga kater djemte e Nike Mengjes Vate, Pjeter, Dede dhe Vuke u formuan kater vllazni te tjera me te vogla: Vatnikaj, Pjeternikaj, Dednikaj dhe Vuknikaj .Po ne Shengjergj u formua dhe vllaznia Mulaj qe rrjedh nga Mule Pepe Biba vella me Kole Pepen. Nje pjese e Mulajt qendruan ne Shengjergj ndersa pjesa tjeter u zhvendos ne drejtim te veriperndimit dhe formoi fshatin Mulaj. Ne Btoshe u vendosen tre nipat e Pec Leke Pogut, djemte e Gjoke Pecit: Pjeter, Mark dhe Buca. Prej ketyre u formuan vllaznite kryesore qe perbejne Btoshen e soteme: Pjetergjokaj, Markgjokaj dhe Bushgjokaj. Me keto vllazni ne Btoshe ka bashkejetuar ne harmoni prej qindra vjetesh edhe vllaznia Ukcamaj qe ska lidhje gjaku me Mertutin. Shumica e pasardhesve te Tete Leke Pogut pasi u larguan nga ish-fshati Mertur u vendosen me banim ne Bajken e hershme ku bashkejetuan gjate me bjakcoret. Ne vitin 1643 fshati Bjake kishte 20 shtepi dhe 230 fryme. Ne vitin 1638-sic thote F.Bardhi, “kishte kishen famulltare dhe me prift qe i sherbente eshe Gshit" Pas largimit te bjakcoreve midis viteve 1768-1770 fshati mori emrin Tetaj nga Tete Leka. Vllaznite kryesore qe rrjedhin prej tij jane: Gjokaj, Rrucaj dhe Markaj. Ndersa vllaznia Qehajaj me banim ne Tetaj e ka prejardhjen nag Kole Bibe Leka. Qehajaj eshte emer i vendit dhe jo i atit te pare te vllaznise.
Raja nje nga fshatrat me te vjetra te Merturit me kalane e Lekes dhe kishen e Ancit ne perendim te tij qe i perkasin kohes se Pjeterspaneve ne vitn 1485 njihej me emrin Noranja dhe kishte 25 zjarre. Gjate shek XVI-XVIII ndahej ne dy qendra te banuarar:Raja dhe Ancit secili fshat me vete.Ne vitin 1634 Raja kishte 10 shtepi ndersa Ancit 20 shtepi dhe 200 fryme.Me 1671 Raja mbeti me 8 shtepi e 70 fryme ndersa Ancit kishte 12 shtepi dhe 120 fryne.Tradita gojore thote se merturasit qe populluan Ancitin dhe Rajen kishin ardhur nga Shengjergji dhe Tetaj pas vitit 1671 kur ishin shperngulur prej andej banoret  e meparshem qe i perkisnin fisit Gash. Te paret u vendosen me banim ne Raje ishin Rame Pepa dhe Preke Pepa prej te cileve rrjedhin vllaznite Rampepaj dhe Prekpepaj. Nga keto u formuan vllaznite e tjera me te vogla qe perbejne Rajen e sotme: Ramaj, Pepkolaj, Kukaj, Markokaj, Kurprekaj, Maklekaj etj. Ne vitn 1957 fshati Raje mori zyrtarisht emrin Breglumi. Te dhenat e dokumentare dhe tradite gojore mbi gjeneaologjine e vllaznive qe perbejne Merturin tregojne se deri ne fund te shek XVIII merturesit ishin bere popullsia dominuese e te gjithe fshatrave te tij. Pra ne Pultin e Eperm ngjitur me Nikaj u formua nje tjeter njesi e veteqeverisur ne baze te te drejtes zakonore, Fisi e Bajraku i Merturit. Me gjithe copezimin gjeografik qe paraqet trekendeshi Brise-Raje-Mulaj rreth 6-7 ore rruge kembesore larg njeri tjetrit, mertuesit kane ruajtur te forte kujtesen mbi lidhjet e gjakut midis tyre. Shprehje e bindjes mbi lidhjet e gjakut eshte mungesa e lidhjeve martesore brenda fisit Merturi.                                                
Nga veshtrimi i te dhenave dokumentare mbi gjendjen demografike te Merturit del se, nga gjysma e shek.XIX e ketej ky  fis ka patur nje rritje fare te vogel te popullsise. Ne vitin 1867, Merturi kishte 240 shtepi me 2150 banore. Njeqind vjet me vone, ne vitin 1964, kishte 271shtepi dhe 2008 banore, ndresa ne vitin 1990 ne 589 ekonomi (shtepi-familje) dhe 2300 banore. Per 150 vjet vetem 150 banore shtese popullsie. Lidhur me kete tregues teper te vecante, gjykojme se kjo gjendje demografoke ishte pasoje  e shpernguljeve te herpashhershme te merturasve dhe jo mungese vitaliteti te ketij fisi. Siperfaqa teper e kufizuar e tokes  se punueshme dhe bjeshkave, vecanerisht mungesa e burimeve ujore per vaditjen e tokes, ne Brise, Palc, Tetaj, Betoshe etj i detyroj merturesit te largohen per te mbijetur ne treva te tjera me pjellore, brenda hapsires se banuar nga shqiptaret. Deget e ''nderprera'' ose pak te zhivlluara  te pemes gjenealogjike te fisit sic eshte rasti i asaj te Kole Bibe Lekes etj.., tregojne se pasardhsit e tyre jane larguar nga krahina. Edhe ne gjysmen e dyte te shek.XX nje numer jo i vogel familjesh u larguan nga Merturi dhe u vendosen me banim ne Cernice, Bukove etj..,brenda rrethit te Tropojes. Gjithsesi shumica e banoreve te fisit Mertur kane qendruar ne trojet e gjysheerve te vet, qe nga shek.XVI e deri ne ditet e sotme. Fisi i Merturit u formua, u rrit dhe u be i njohur me fqinjesi e mirkuptim te admirushem me fiset e barqet e tjera te malesis, vecaneerisht me Nikaj, te cilet ishin fqinjte, miqte dhe bashkluftetaret me te afert te Merturit. Te dy fiset se bashku formuan krahin e  Nikaj-Merturit, te njohur ne historin e Pultit dhe te Malesis se Gjakoves. Ne vitet 1990-2000, duke perfituar nga e drejta per levizjen e lire te popullsise,merturesit u zhvendosen me masivisht se kurre, ne drejtim te Tiranes, Lezhes, Shkodres, Krujes,Durrsit,etj.

DOD PROGNI

Shenim: Ne menyre qe kjo faqe te jete sa me e plote, na dergoni ne adresen tone te email-it info@nikaj-merturi.com materiale qe kane te bejne me Nikaj-Merturin (histori,fotografi,krijime,sygjerime,vrejtje... etj)
VIDEO E JAVES



mtm_logo

europ_assistance



www.albaskela.com


Website