KUZHINA BASHKOHORE

 

Panna cotta- Buding Italian me fruta

Perberesit:
* 2 luge gjelle uje
* 2 luge caji xhelatin
* 1 gote uji krem
* 7 luge gjelle sheqer
* 3/4 luge caji esence vanilie
* 2 gota uji latticello ( buttermilk) ( nese nuk keni mund te perdorni kos )
* 2 gota uji fruta tropikal su (kivi, banane, etj.)

 
Pergatitja:

  1. Hidhni ujin ne nje tas, siper shtoni xhelatinen dhe prisni 10 minuta.
    2. Kremin dhe sheqerin hidheni ne nje tigan, ne zjarr mesatar perzini derisa te shkrije sheqeri dhe te ngrohet perzierja. (mos e leni te ziej)
    3. Hiqeni nga zjarri, perzieni me masen me xhelatine derisa te shkrije xhelatina dhe prisni 45 minuta ne temperature dhome.
    4. Kosin (latticello/buttermilk) dhe vanilien shtojani kremit dhe kullojeni kete perzierje.
    5. Ndajeni kete mase ne 6 kupa zupe (3/4 e kupes) dhe lereni ne frigofer per 6 ore ose 1 dite.
    Te nesermen, kaloni nje thike anash kupave, secilen lereni ne uje te nxehte 30-45 seconda (ne thellesi 2 cm) dhe kthejeni menjehere permbys, me koke poshte.

 

Kek me leng qershie


Perberesit:
* 4 kokrra veze
* 2 gota uji sheqer
* 2 luge gjelle kakao
* 1 gote uji qumesht
* 1 gote uji vaj
* 1 gote uji miell
* sode buke
* vanilie
* 1 gote uji leng qershie
 
Pergatitja:
1. Ne nje ene, perzini vezet, sheqerin, kakaon, qumeshtin dhe vajin, nga kjo perzierje ndani menjane nje gote.
2. Shtoni miellin dhe vanilien perzini dhe pastaj shtoni soden e bukes dhe perzin me mikser 2-3 here ne shpejtesi te ngadalte.
3. Hidhni kete mase ne nje tepsi keku katrore dhe piqeni ne 180'C per 50 minuta. Pasi te piqet fikni furren, hidhni siper kekut lengun e qershise lereni 3-5 minuta sa ta thithe dhe pastaj hidhni goten e perzierjes qe kishit lene menjane. Futeni kekun prape ne furre dhe lereni ne nxehtesine e furres.

 

 

Karrota me oriz

Perberesit:
* 1 kg karrota
* 2 kokrra qepe
* 2 kokrra domate
* 2 luge gjelle oriz
* 2 luge caji rrush i thate (per gjelle)
* vaj ulliri
* kripe
* koper per zbukurim

Pergatitja:
Prisni qepet ne forme gjysem rrethore dhe skuqini ne vaj ulliri. Karrotat pritini ne forme pak te pjerret dhe shtojani qepeve. Pastaj shtoni orizin, rrushin e thate, kripen dhe siper fare domatet e grira, shtoni uje dhe lereni te ziej. Mund ta zbukuroni me koper gjate servirjes.

Kunguj me veze


Perberesit:
* 4 kunguj
* 1 qepe
* 1 domate
* 4 veze
* 2 thelpinj hudhre
* vaj ulliri
* piper i zi
* kripe

Pergatitja:
Ne nje tenxhere hidhni vajin e ullirit. Siper shtoni qepet e grira, kungujte e grire ne trashesine e gishtit, domatet e grira kub, hudhrat, kripe dhe piper dhe lereni te ziej pa shtuar fare uje. Ne nje ene, rrihni vezet dhe shtojini ne tenxhere pasi kungujte te jene zbutur dhe perzini bashke. Sapo te jete bere, mbyllni zjarrin dhe lereni per pak mınuta te prese. Servireni te nxehte.

 

Patllixhan ite mbushur me djathra

Perberesit:
* 4 patellxhane
* 4 qepe te njoma
* 2 speca jeshil
* 2 domate
* 5 gjethe feslegeni
* 2 veze
* 1 gote uji me djath te bardhe dhe kackavall
* majdanoz
* piper i zi dhe i kuq
* vaj ulliri
* kripe

Pergatitja:
Patellxhanet piqini ne zgare dhe qerojini. Ne nje ene hidhni domatet e grira, specat, dhe qepet e njoma dhe perzini. Shtoni djathin e bardhe dhe kackavall, vezet, majdanozin, feslegenin dhe erezat dhe perzini te gjitha(mund ti shtoni edhe pak hudher) . Patellxhanet hapini ne mes dhe mbushini me kete perzierje. Siper vini nga nje fete domate dhe djath kackavall dhe futini ne furre ne 180'C derisa te shkrije djathi. Servireni te nxehte.

Meze me arra


Perberesit:
*300 gr. arra te thyera ne mikser
*500 gr. djath i bardhe
*5-6 thelpinj hudhre e shtypur
*vaj ulliri
*piper i kuq
Pergatitja:
Perzini arrat me hudhren, dhe shtoni djathin e shtypur.  Hidhni piperin e kuq, vajin e ullirit dhe perzieni mire. Lereni te prese ne frigorifer per gjysem ore.

Muhammara-me salse me arra

Perberesit:
*150gr arra te thyera ne mikser
*2 feta buke te ndenjuara pa kore
*1 limon i shtrydhur
*1 filxhan vaj ulliri
*2 thelpinj hudhre
*1 luge caji piper i kuq
*1 luge salce speci
Pergatitja:
Lagni buken dhe perzieni me arrat, shtoni hudhrat e shtypura, limonin, vajin e ullirit, salcen dhe erezat dhe perzini mire te gjitha bashke. Zbukurojeni siper me majdanoz dhe arra.

 

Supe me kerpudha

Perberesit:
*500 gr kerpudha te grira ne copeza te vogla
*2 luge gjelle gjalp
*1 kokerr qepe
*3 luge gjelle miell
*1 liter uje ose leng mishi
*2 gota uji qumesht
*piper
*kripe
Pergatitja:
Skuqni pak qepen e grire holle, shtoni miell dhe e perzini. Pastaj hidhni ujin dhe pasi te ziej shtoni kerpudhat dhe kripen dhe lereni te ziej perseri. Para se ta hiqni nga zjarri shtoni qumeshtin. Supa eshte gati.

mini pica praktike

Perberesit:
* 9 feta buke
* 3 patellxhane
* 3 speca te kuq
* djath i bardhe
* djath kackavall
* majdanoz
* hudher
* qepe te njoma
* vaj ulliri
* piper i zi
* kripe
Pergatitja:
Patellxhanet dhe specat i piqini ne zgare dhe pastaj pritini ne copeza te vogla katrore.
Hidhini ne nje ene dhe shtoni djathin e bardhe, majdanoz, hudher, qepe te njome, vaj, piper dhe kripe dhe perzini mire. Kete perzierje hidheni siper fetave te bukes dhe mbi te hidhni edhe pak djath kackavall dhe futini ne furre ne 180'C.

 

Supe me domate

Perberesit:
*5 kokrra domate e renduar
*5 gota uji uje
*2 gota uji qumesht
*1 luge miell
*2 luge gjalp
*djath kackavall i renduar
*kripe
Pergatitja:
Ne nje tenxhere me gjalp skuqni miellin dhe hidhni nga pak qumesht. Shtoni domatet dhe vazhdoni te perzini. Pastaj shtoni ujin dhe vazhdoni te perzini derisa supa te trashet. Nqs se eshte mbledhur me topa mund te perdorni blender. Hidhni siper djathin kackavall. Supa eshte gati.

 

Supe me mish

Perberesit:
* 150 gr mish ne copeza te vogla
* 2 luge miell
* 2 luge kos ( mund te mos perdorni kos)
* 1 veze
* 2 luge gjalp
* 1/2 limon leng
* piper i kuq
* kripe

Pergatitja:
Ne nje tenxhere me uje zini mishin. Miellin, kosin, lengun e limonit dhe vezen rriheni mire ne nje tas. Masen hidheni ne tenxheren e mishit, shtoni kripe dhe lereni te zien edhe per pak minuta. Ne nje tigani shkrini gjalpin dhe shtoni biberin e kuq, pastaj kete hidheni tek supa. Supa eshte gati.

Qofte me patllixhan

Perberesit:
* 1.5 kg patellxhane te gjate dhe te holle
* 4-5 speca te prere trashe
* 3-4 domate te vogla
Per Qofte:
* 1/2 kg mish i grire
* 1 veze
* 1 qepe
* 2-3 thelpinj hudhre
* 2-3 feta buke (vetem mesi, te thara ne furre dhe grira ne mikser)
* kripe
* piper i zi
Per Salce:
* 2-3 domate
* 1.5 filxhane kafeje uje
* vaj
* kripe

Pergatitja:
Prisni nga nje shirit lekuren e patellxhaneve dhe prisni ne feta per se gjati, pastaj lereni per 15 min. ne uje me kripe. Perzini mire te gjithe perberesit e qofteve per pak minuta. Nga brumi kepusni copa ne madhesi pak me te vogel se nje veze. Rreshtojini ne nje tepsi xhami dhe futini ne furre ne 200'C.
Nderkohe qe piqen qoftet, skuqni patellxhanet sa te fillojne te marrin pak ngjyre. Ne nje kupe zupe vini dy feta patellxhane terthorazi, siper vini nje qofte dhe mbylleni me patellxhanet, ktheni kupen permbys dhe vejeni ne ne tepsi. Siper veni nje fete domate dhe nje copez spec dhe nje stikadenti qe ta mbaj mire dhe futini ne furre ne 200'C. Per salcen, rendoni domateti skuqini pak ne vaj shtoni ujin dhe kripen dhe lereni te ziej. Hidheni siper pjatave gjate servirjes.


Kunguj te mbushur me oriz

Perberesit:
*1 kg kunguj
*1 gote uji oriz
*300 gr mish i grire
*2 kokrra domate
*2 kokrra qepe
*1 luge salce
*majdanoz
*piper
*menderz(nenexhik)
*kripe

Pergatitja:
Per te pergatitur mbushjen, Skuqni ne nje tenxhere qepen, orizin, mishin e grire, pastaj shtoni domatet e renduara, salcen, majdanozin, erezat dhe kripen. Kungujt qerohen, lahen, ne qofte se jane te medhenj ndahen per gjysem, i hiqet mesi dhe mbushen me masen e pergatitur me lart. Kungujt e mbushur piqen ne furre per rreth 30 minuta. Siper mund ti hidhni kos me hudher te shtypur.

 

Pule me bulgur, shoqeruar me limon dhe domate


Perberesit:
* 5-6 fileto pule
* 1 kokerr qepe
* 2 luge gjelle vaj ulliri
* 2 kokrra domate
* 3 thelpinj hudher
* 1/4 lekure limoni e renduar
* 1 gote uji bulgur
* 1.5 gota uji leng pule ose uje te valuar
* 1 gote uji bizele e konservuar
* 1 kokerr limon ne feta
* kripe

Pergatitja:

Ne nje tenxhere skuqni filetot e pules nga te dyja anet. Pas skuqjes merrini ne nje pjate.
Ne te njejtin tenxhere me vaj skuqni qepen. Shtoni domatet, hudhren dhe lekuren e limonit dhe piqini per 2-3 minuta. Merrini prape filetot ne tenxhere piqini dhe pak dhe shtoni bullgurin. Shtoni uje te valuar derisa te mbulohen mire dhe kripe. Veni kapakun dhe prisni derisa bullguri te ziej mire dhe te mos ngeli me uje. Pastaj shtoni bizelet dhe servireni te shoqeruar me feta limoni.

 

Qofte me spinaq

Perberesit:
* 1/2 kg mish i grire
* 2 feta buke te ndenjur, te lagura dhe te shtrydhura.
* 2 luge gjelle vaj ulliri
* 1 luge gjelle kos
* 1 luge kafeje kripe
* 1 kokerr veze
Per mbushje:
* 1 kokerr qepe
* 1/2 kg spinaq

Pergatitja:
Pastroni spinaqin, priteni dhe skuqeni mire bashke me qepen. Te gjithe perberesit e tjere perzini mire. Brumin e formuar ndajeni ne copa ne madhesi te nje veze dhe me gishtin e madh hapini mesin. Fusni nga perzierja me spinaq dhe mbylleni prap. Rreshtojini ne nje tepsi te lyer me vaj dhe piqini ne furre me 180'C.

 

Qofte me patate


Perberesit:
Per Qoftet:
* 1/2 kg mish i grire
* 2 feta buke(mesi) e lagur dhe e shtrydhur
* 1 veze
* 2 luge gjelle qumesht
* 1 thelp hudhre e shtrydhur
* 2 luge gjelle vaj ulliri
* majdanoz
* piper i zi
* rigon
* kripe
Te tjerat:
* 5 patate
* 6-7 speca
* 3 domate
* 1 filxhan kafeje vaj ulliri
* piper i zi
* kripe
* 1 filxhan kafeje uje i valuar
Pergatitja:
Perzini mire te gjithe perberesit e qofteve dhe kete brum lereni nje nate ne frigorifer.
Prisni patatet ne forme rrethore dhe hidhini siper kripe dhe piper te zi. Ne nje tepsi hidhni vaj ulliri dhe patatet. Prisni specat ne copa te medha (ne 2 pjese) dhe hidheni siper patateve. Qeroni domatet rendojini dhe hidhini siper specave. Siper shtoni qoftet ne nje madhesi pak me te madhe se nje arre dhe hidhini 1 filxhan kafeje uje te valuar. Tepsine mbulojeni me nje leter (folie) aluminium dhe piqeni ne furre ne 250'C derisa patatet te zbuten.

Sallat me thjereza jeshile

Perberesit:
* 1 gote uji thjerreza jeshile
* 1/2 gote uji oriz
* 1 qepe e madhe
* 3-4 qepe te njoma, jeshile
* 1-2 karrota te renduara
* domate
* koper
* majdanoz
* mendez e njome (nenexhik)
* vaj ulliri
* lengu i 1 limoni
* piper i zi
* kripe
Pergatitja:
Ne nje tenxhere hidhni thjerrezat jeshile dhe mbulojini me uje, zijini derisa te zbuten mire.
Ne nje tenxhere tjeter zini orizin me 1 gote uji uje. Kullovi thjerrezat dhe perzini me orizin. Qepet pritini ne forme gjysem rrethi dhe skuqini, siper shtoni karrotat dhe vazhdoni ti skuqni per 2-3 minuta dhe shtojani thjerrezave dhe orizit. Shtoni edhe jeshillliqet e prera, erezat, kripen dhe lengun e limonit. Zbukurojeni me domate.


Tiramisu me kek

Perberesit:
* 1 kek i gatshem
* 2 luge caji nescafe
* 1 gote uji uje
* 2 gota uji qumesht
* 2 kokrra veze ( e verdha)
* 2 luge miell
* 3-4 luge sheqer
* 200 gr. djath i shkrire, krem(philadelphia)
* kakao
Pergatitja:
Ne nje tenxhere hidhni qumeshtin, te verdhen e vezeve, miellin, sheqerin dhe merreni ne zjarr te ngadalte,perzieni vazhdimisht derisa te behet si muhalebi.Pastaj shtoni djathin dhe perzieni mire derisa te formohet nje mase homogjene. Nga ana tjeter, shkrini nescafen ne nje gote me uje dhe me te lagni siper pjesen e poshtme te kekut, hidhni gjysmen e mases si muhalebi dhe pastaj vini pjesen e siperme te kekut, lagni edhe kete pjesen tjeter te kekut nga siper, pastaj hidhni edhe pjesen tjeter te muhalebise dhe siper hidhni kakao. Lereni ne frigorifer per te pakten 3 ore.

Embelsire me buke te thekur

Perberesit:
* 10-12 feta buke e thekur
* 2 gota uji sheqer
* 750 gr. qumesht
* 3 luge gjelle miell
* 2 luge caji vanilie
* 1 gote uji qumesht (pervec 750gr.)
* 2 gota uji uje
* 1 pakete(150 gr) panna montata pluhur (whipped cream/ krem shanti/ shllag)
* arre kokosi ose arra
Pergatitja:
Rreshtoni buken e thekur ne nje tepsi drejtkendeshe xhami. Ne nje tenxhere digjni pak sheqerin, pastaj shtoni qumesht. Kete perzierje hidheni siper bukes se thekur nderkohe qe eshte e nxehte.
Ne nje tenxhere hidhni 750 gr. qumesht, miellin dhe vanilien dhe perzieni derisa te formoni nje mase si muhalebi. Hidheni kete mase siper bukes se thekur. Ne nje ene, tas, pergatisni kremin panna dhe hidheni ne katin e siperm. (Nqs nuk keni mund te mos ia hidhni) Zbukurojeni me arre kokosi ose arra.

 

Embelsire me fiq te thate

Perberesit:
* 6 kokrra fiq te thatee, te lagur, te prere ne copa te vogla
* 1 gote uji sheqer
* 1 gote uji miell
* 1 gote uji arra
* 3 veze
* 1 luge caji sode buke
Sherbeti:
* 1.5 gota uji uje
* 1/2 gote uji sheqer
* 1 luge gjelle nescafe
Muhalebi:
* 1 lt qumesht
* 2 luge gjelle miell
* 2 luge gjelle niseshte
* 5 luge gjelle sheqer
* 50 gr gjalp para heqjes nga zjarri
Siper muhalebise:
* 75 gr panna montata pluhur (whipped cream/krem shanti/ shllag)
Pergatitja:
Per kekun, rrihni mire vezet dhe sheqerin, shtoni miellin, arrat dhe soden e bukes dhe perzini.
Ne fund shtoni fiqte, kete perzierje hidheni ne nje tepsi xhami drejtkendeshe dhe piqeni ne furre ne 160'C. ( duhet te piqet ne temperature te ngadalte per shkak te fiqve.)
Ne nje tenxhere hidhni te gjithe perberesit e muhalebise dhe pasi te behet, prisni 5 minuta dhe pastaj shtoni kremin panna pluhur. Perzieni mire kete mase me mikser. (Nqs skeni kremin panna pluhur behet edhe pa te). Pasi keku te jete pjekur, lereni 3-4 minuta qe te ajroset. Perberesit e sherbetit (pa i zier) hidhini mbi kek. Pas 5 minutash hidhni muhalebine dhe pastaj futeni ne frigorifer per 2-3 ore.


Profiterol i thjeshte

Perberesit:
* 4 gota uji qumesht
* 3/4 gote uji miell
* 1 gote uji sheqer
* 1 luge caji vanilie
* 150 gr panna montata pluhur (whipped cream/krem shanti/ shllag)
* 1 pakete (12-14feta) buke e thekur
Per siper:
* arra/ lajthi/ fistik te grire pluhur
* arre kokosi (cila tju gjendet ne shtepi)
* sos cokollate pluhur (ose tubet)

Pergatitja:
Ne nje tenxhere hidhni 3 gota qumesht, miellin, sheqerin dhe vanilien dhe perzieni vazhdimisht derisa te formohet nje mase si muhalebi.
Nga ana tjeter pergatisni kremin panna, nje gote qumesht perzieni mire me mikser me pluhurin.
Pasi te jete ftohur fare muhalebia shtoni kremin panna dhe perzieni mire. Pastaj shtoni buken e thekur te cilen e keni shtypur mire ne mikser dhe perzieni. Hidheni ne nje tepsi qelqi. Siper hidhni sosin e cokolates te pergatitur (sipas recetes qe eshte mbi pakete) ose nqs perdorni tubet mund te mos e mbuloni te gjithen. (nje menyre per te pergatitur vete kete sos eshte tek receta e pastes Mozaik). Zbukurojeni me arre kokosi ose arra/ lajthi etj.

Sallat me zarzavate

Perberesit:
* 1 kg patellxhane
* 2 domate mesatare
* 2 speca te kuq
* 2 thelpinj hudher
* qepe te njoma/ jeshile
* majdanoz
* koper
* limon
* vaj

Pergatitja:
Patellxhanet, domatet dhe specat verini mbi telin e furres, telin ne pjesen e zgares dhe ne rreshtin me poshte vini nje tepsi (mund te pikojne). Furren gradojeni tek ajo per zgare me 250'C. Pasi te piqen qerojini, pritini dhe shtrydhiani ujin. Pastaj shtoni pjesen tjeter te perberesve dhe perzini.

Sallate me oriz

Perberesit:
* 2 gota uji oriz
* 2 gota uji uje
* 2 karrota te renduara
* kastraveca turshi
* koper
* majdanoz
* kastravec per zbukurim

Pergatitja:
Zini orizin me 2 gota uji dhe pastaj kullojeni qe te mos ngeli fare uje. Pastaj shtoni te gjithe perberesit e tjere dhe perzieni. Zbukurojeni me feta kastraveci.

Embelsire ftoi

Perberesit:
* 6 ftonj
* 1.250 kg sheqer
* 10 kokrra karajfil i thate
* berthamet e ftonjve
* 1/2 luge caji boje ushqimesh
* ajke
* arra
* fistik

Pergatitja:
Qeroni ftonjte dhe ndajini per gjysem, hiqni mesin por berthamet lerini menjane. Pasi ti pastroni ftonjte rreshtojini prane njera tjetres ne nje tenxhere te gjere, siper hidhni nje gote me uje ku te keni shkrire bojen. Shtoni sheqerin, karajfilin, berthamet dhe uje te ftohte derisa te vije deri tek gjysma e ftonjve, lerini te ziejne por nderkohe hidhni nje sy. Pasi te ziejne, merrini ne pjatat e servisit dhe zbukorojini me ajke, arre ose fistik.

Qofte rulo

Perberesit:
* 750 gr mish i grire
* 3 feta buke e ndenjur
* 3 veze (ndani nje te bardhe)
* 1 luge caji rigon
* 1 luge caji piper i zi
* 1 luge caji piper i kuq (sipas deshires)
* 1 luge caji kripe
* majdanoz
* 1 kavanoz 200 gr garnitur e gatshme ose
pergatiteni vete me :
*1 karrote te madhe
*1 patate mesatare
*1 filxhan caji bizele
Zijini bashke, pastaj patatet dhe karrotat pritini ne kube te vegjel
Pergatitja:
Perzini te gjithe perberesit e qoftes pervec garnitures dhe perzini per 3-5 min brumin e qofteve.
Tepsine lyeni me vaj dhe hidhni brumin e qofteve, shtrijeni ne tepsi ne trashesi te gishtit dhe siper hidhni garnituren ne mes te brumit, shtoni edhe pak kripe. Mbylleni ne forme ruloje dhe pjesen e mbylljes lereni nga ana e poshtme te tepsise. Siper lyeni me te bardhen e vezes qe ndate. Siper verini edhe 3-4 luge caji gjalp dhe futeni ne furre me 200'C per 40 min. Gjate pjekjes kontrollojeni dhe lengun qe leshon hidhjani prape nga siper. (keshtu sdo rrije e thate) Kete qofte mund ta beni duke futur brenda edhe nje karrote te plote te zier ose/ dhe veze te ziera. Mund ta servirni me pure patatesh, pilaf ose brokoli.


Pogaca me djathe

Perberesit:
* 250 ml qumesht i vaket
* 1 luge caji maja
* 125 gr gjalp ose margarin
* 1/2 gote uji vaj
* 1/2 gote uji kos
* 1 e verdhe veze
* 2 te bardha veze
* 1.5 luge caji kripe
* sa te marre miell (rreth 750gr)
Mbushja:
* 250 gr djath i bardhe
* 1 e bardhe veze
* majdanoz
* sipas deshires sallam, salcice
Per siper:
* 1 e verdhe veze
Pergatitja:
Ndani gjysem gote qumesht dhe me kete shkrini majane.
Majane e shkrire, pjesen tjeter te qumeshtit, dhe perberesit e tjere, pervec atyre te mbushjes, perzijini derisa te perftoni nje brume te bute. Siper brumit veni nje lecke te lagur dhe lereni per 1 ore te prese ne nje vend te fresket. Ndani copa ne madhesi te nje veze nga brumi, hapeni ne grusht dhe mbushni mesin me perzierjen e perberesve te mbushjes, me djath ose sallam. Mesin lereni pak te hapur ngaqe pogacat do te hapen pak gjate pjekjes. Lyeni tepsi me vaj dhe rreshtoni pogacat. Siper lyeni me te verdhen e vezeve dhe piqini ne furre ne 200'C derisa te skuqen nga siper


Lulelaker me karrota


Perberesit
* 1 lulelaker
* 2 karrota
* 1 kokerr qepe
* 4 thelpinj hudher
* 1 domate
* vaj ulliri
* kripe
* sheqer
Pergatitja:
Hidhni vajin ne nje tenxhere dhe shtoni qepen, hudhren, karrotat e prera kub, skuqini derisa te nderroje ngjyra e karrotave. Siper shtoni lulelakren e ndare ne degeza dhe siper lulelakres domatet e prera kub. Shtoni kripen dhe sheqerin ( sheqer duhet te jete 2 here me shume se kripa). Siper hidhini pak uje te nxehte dhe lerini te piqen derisa te zbuten. Pa e hapur kapakun, lereni nje nate dhe servireni te nesermen.

Sallat patatesh me kos

Perberesit:
* 1 kg patate
* lengu i 1/2 limoni
* 2 luge gjelle vaj ulliri
* 1.5 gota uji kos
* 1-2 thelpinj hudhre
* 1 kuti e vogel me misra
* piper i kuq
* kripe
Pergatitja:
Qeroni patatet dhe zini ne uje me kripe. Shtypini dhe perzini me lengun e limonit dhe vajin e ullirit. Hidheni kete mase ne nje ene qelqi drejtkendeshe. Perzini kosin me hudher dhe hidheni siper patateve. Zbukurojeni me miser dhe piper te kuq. Nje menyre tjeter eshte: Mases me patate shtojini majdanoz dhe beni topa te vegjel. Mesin e topave shtypeni me gisht dhe formoni nje si grope dhe brenda hidhni kosin me hudhra ose siper mund te hidhni edhe karrota te renduar dhe te skuqura pak.

Byrek perimesh

Perberesit:
* 3-4 prase
* 1 karrote
* 1 patate
* 4 luge gjelle vaj ulliri
* 4 veze
* 2 luge gjelle miell te mbushura
* majdanoz
* koper
* kripe
* piper i zi
Pergatitja:
Praset grijini holle dhe perzijini me kripe per pak minuta, hidhini ne nje ene te thelle, shtoni koperin e grire holle. Pasi te shtoni edhe karrotat dhe patatet e renduara, shtoni vezet dhe miellin dhe perzijini mire. Shtoni kripen dhe piperin e zi, pasi te jete bere nje mase homogjene hidheni ne nje tepsi te lyer me vaj dhe futeni ne furre ne 180'C. Nqs. doni para se ta fusni ne furre hidhni siper djath kackavall te renduar ose te bardhe.

Kumpir shtepie

Perberesit:
* 4 patate te ziera
* 1 luge gjelle gjalp
* 1/2 gote uji djath kackavall
* 2 salcice
* ullinj te zinj
* ullinj jeshile
* miser dhe bizele konservash
* katraveca turshi
* ketchup
* majonez
* kripe
* piper i zi
Pergatitja:
Patatet e ziera bejini pure, siper hidhni gjalp, kripe dhe piper te zi dhe perzijini. Pastaj shtoni edhe djath kackavall te renduar. Kete mase hidheni ne tasa qe rezistojne nxehtesise se furres dhe hapini mesin. Nga ana tjeter pergatisni mbushjen me salcice, ullinj te zinj dhe jeshile, miser dhe bizele dhe hidheni te tasat me pure. Siper hidhni djath kackavall te renduar dhe futini ne furr ne 180'C. Piqini derisa te shkrije djathi. Servirini duke i hedhur siper kastraveca turshi, ketchup dhe majonez.

Patate te mbushura

Pergatitja:
* 6 patate te ziera
* 1 karrote e zier
* bizele konserve
* majdanoz
* kastraveca turshi
* salcice
* lengu i nje limoni
* vaj ulliri
Per salce:
* kos
* majonez
*kripe
Perberesit:
Rendoni patatet e ziera, shtojini leng limoni dhe bejini si brum. Per mbushje, perzini karroten e zier dhe grire, kastravecat turshi te grira dhe salcicet e grira. Siper shtoni bizeler dhe majdanoz te grire holle dhe perzijini. Per salcen, perzini kosin, majonezen dhe kripen. Pasi te gjitha te jeni gati, ndani nga brumi i patateve copa ne madhesi te arres dhe hapni mesin, mbusheni me masen qe pergatitet dhe siper hidhini nga salca. kete veprim bejeni derisa te mbaroje brumi i patateve. Sipas deshires mund ti lyeni edhe nga perjashta me majdanoz.

Qofte mikset

Perberesit:
Per brumin e qofteve
* 1/2 kg mish i grire pa vaj
* 2 feta buke mesi i grire
* 3 luge gjelle vaj ulliri
* 3 luge gjelle qumesht
* 1 luge caji piper i zi
* 1 luge caji piper i kuq (sipas deshires)
* 1 veze
* 1 luge caji rigon
* 1 luge caji kripe
* 1.5 filxhan kafeje majdanoz i grire holle
Te tjere:
* 1.5 gota uji vaj luledielli
* 2 kokrra qepe
* 1 luge caji kripe
* 1 gote uji majdanoz i grire holle
Pergatitja:
Perzini mire e mire te gjithe perberesit e qofteve dhe brumi qe formuat lereni per 10-15 minuta ne frigorifer. Ndani nga brumi copeza ne madhesi arre, rrumbullakosini dhe rreshtojini ne tepsi. ( nqs sdo )i perdorni menjehere mbuloni tepsi me strech dhe lereni ne frigorifer per 1 nate.)
Piqin qoftet ne nje ene me vaj duke i rrotulluar nga te gjitha anet derisa te piqen nga brenda. Per servirje, prisni qepet ne forme gjysem rrethi dhe perzijini me kripen, pastaj lajini, shtryllini dhe lerini menjane.
Gjysmen e gotes se ujit me majdanoz vereni ne pjaten e servisit, siper vini qoftet, majdanozin e ngelur perzieni me qepet dhe hidheni siper qofteve.


Pogaca me pete


Perberesit:
Brumi:
* 3 gota uji miell
* 43 gr. maja
* 2 te verdha veze
* 1.5 filxhane kafeje kos
* 1.5 filxhane kafeje vaj
* 1.5 filxhane kafeje uje i vaket
* 1 luge caji kripe
* 100 gr margarin e shkrire
Mbushja:
* 1 gote uji djath i bardhe i renduar
* majdanoz
Siper:
* 1 e verdhe veze
Pergatitja:
Perzini miellin dhe majane, shtoni te verdhet e vezeve, kosin, vajin, ujin dhe kripen dhe perzini mire. Ndajeni brumin ne 4 pjese te barabarta pa pritur. Secilen pjese hapeni ne trashesi 1-2 mm. Siper lyeni me margarin. Dy petet verini njera mbi tjetren dhe mbeshtillini ne forme cilindri. Mbyllini nga siper dhe lerini per 30 min. ne frigorifer. Pastaj nxirrini dhe secilin nga cilindrat (te dy) ndajini ne 8 copa.
Copat qe prete hapini me allkagi ne trashesi 1 cm. Futini nga perberesit e mbushjes dhe jepini forme pogaceje (si ne foto). Lyeni me te verdhe veze dhe piqini ne 180'C per 20-25 min.


Llokume sulltani

 

Perberesit:
* 1 kg qumesht
* 250 gr gjalp
* 2 gota uji sheqer
* 1 paket vanilie
* 2 gota uji+2 luge gjelle miell
* arra
* kanelle
* arre kokosi
Pergatitja:
Ne fillim skuqni miellin me gjalp, shtoni sheqerin dhe vazhdoni ti skuqni. Shtoni qumeshtin pak e nga pak dhe perzini mire (rriheni). Hiqeni nga zjarri pasi te jete bere si muhalebi e trashe dhe shtoni menjehere vanilien dhe perzieni mire (rriheni)per 10 minuta. Lereni ne frigorifer per 2-3 ore, pasi te ftohet ndani copeza sa nje arre, verini brenda arra dhe kanelle, mbyllini dhe bejini top.
Rreshtoni llokumet ne nje tepsi ku te keni hedhur arre kokosi, rrotullojini qe te marrin arre kokosi gjithandej. Mund ti vini stikadenti qe ti kapni me lehte. Lerini ne frigorifer deri per servirje.

Paste gjermane

Perberesit:
Per Kekun:
* 2 veze
* 1.5 filxhan kafeje sheqer
* 60-70 gr. margarin e shkrire
* 1.5 filxhan kafeje qumesht-kos bashke
* 4.5 filxhan kafeje miell +1 luge caji sode buke
Per Kremin:
* 2 gota uji qumesht
* 1 veze
* 2 luge gjelle miell
* 2 luge gjelle sheqer
* gjalp sa nje kokerr lajthie
* vanilie
* sheqer puder
Pergatitja:
Perberesit e e kekut perzini me radhe dhe hidhini ne nje tepsi te rrumbullaket(nga ato te voglat e embelsirave) te lyer me pak gjalp.(pika kryesore:brumi qe bete duhet te derdhet vete pa shume ndihme nga luga, nqs sderdhet shtoni edhe pak qumesht) Futeni ne furren e ngohur me mire me 170'C dhe piqeni per 20 min. (siper nuk duhet te skuqet shume) Perzini te gjithe perberesit e kremit pervec vanilies dhe gjalpit verini ne zjarr dhe lerini derisa te ziej, sapo te ziej shtoni gjalpin dhe vanilien.
Kekun e pjekur (jo shume trashe) ndajeni pergjysem, ne mes vini kremin e vaket (mund te vini edhe banane, i shkon). Siper zbukurojeni me sheqer puder.

Ushqim meksikan

Perberja:
* 400 gr. mish pule ose vici i prere zhyljen (ne forme gishti)
* 2 speca te kuq
* 2 speca jeshil
* 2 speca te verdhe
* 2 qepe te prera ne forme gjysem rrethi
* majdanoz
* qepe te njoma
* 3 thelpinj hudhre te shtypur
* vaj
* piper i kuq
* rigon
* kripe
Pergatitja:
Mishin e prere lereni te prese per 10-15 minuta ne nje ene me vaj, hudher, kripe dhe ereza. Ne nje tigan me pak vaj skuqni qepet dhe specat te prera zhyljen. Pasi te jene zbutur hidhni mishin dhe skuqini duke i perzier me luge druri. Qepet e njoma dhe majdanozin pritini holle dhe zbukuroni pjaten me to

Mish vici me salce



Perberesit:
Për mishin:
Kërpurdha
Balsamic Vinegar
Qepë Shallots
Hudhra
Vaj ulliri
Majdanoz, borzilok
Për Salcën
1 kokërr vezë
Miell
Limon
Mustard
Lëng Mishi
Sour Cream
Arra
Pergatitja:
Zihet mishi për 10-15 minuta, duhet të kihet parasysh që mishi i viçit zihet shumë shpejt. Në një tigan hidhen qepët dhe hudhrat në vaj ulliri me një zjarr mesatar. Pasi të ketë zjerë mishi, u hidhet qepëve.
Lahen jeshillëqet dhe përzihen bashkë me kërpurdhat dhe me Balsamic Vinegar. E gjithë kjo masë i hidhet mishit dhe gjithashtu kripë piper, dhe erëza  Piqen në zjarr të mesëm për 10 a 15 minuta.Në një tas rrihet veza. Shtrydhet limoni, dhe i hidhet vezës dhe gjithashtu disa lugë gjelle sour cream.
Vendosen në një tenxhere të vogël, me zjarr të ulët, dhe përzihen mirë e mirë, dhe u hidhet një lugë gjelle Miell. Vazhdon përzierja. Në fund, merret pak sour cream, përzihet me mustardën dhe me arra të qëruara, dhe i hidhet kësaj mase. Shërbehet normalisht me mishin në një pjatancë dhe salca në një tas për salca dhe i hidhet mishit përsipër.

PAELA ME ZARZAVATE



PERBERESIT
100 gr kikirike
1.5 l leng pule
1 qepe e prere pergjysem
1/2 luge shafran
1 gjethe dafine
8-10 kokrra piper i zi
120 ml vere e bardhe
6 luge vaj ulliri
3 thelpinj hudher e grire holle
2-3 patate e prere ne kubeza
1 kungull ne feta
250 gr fasule te njoma te prera ne copa
12 kepurdha te pastruara
4 zemra angjinaresh te prera ne feta
200 gr fasule te Limas
100 gr bizele
2 speca ne kubeza
1 karrote ne rondele
250 gr spinaq i grire trashe
2 luge majdanoz i grire holle
3-4 domate te prera ne kubeza
2 luge spec pluhur
600 gr oriz kokerr shkurter
kripe
PERGATITJA
Zbutni kikiriket ne uje per nje nate.
Nxehni me pare furren ne 200 grade. Ziejini kikiriket ne lengun e zarzavateve me qepe, shafran, dafine dhe piper kokerr. per 30 minuta. Kullojini kikiriket dhe filtrojeni lengun ne nje kullonjese.Shtypini kikiriket. Hidhini veren lengut dhe lereni te valoje. Nxehni vajin ne nje ene per paela (si tave e gjere dhe e thelle) ose ne nje tigan me diameter 45 cm.Shtoni hudhren, patatet,kungujt, fasulet, kepurdhat,angjinaret, fasulet e Limas, bizelet, specat, karrotat, spinaqin, kikiriket e shtypur dhe majdanozin dhe fergojini te gjitha ne zjarr te mesem ne te larte per 5-7 min. Bashkoni domatet me specin pluhur te pasuar dhe me orizin.Kaurdisini dhe per 3 min.Hidhini perzierjen e lengut me vere dhe vazhdoni zierjen derisa lengu te jete thithur.Kokrrat e orizit ne fund te zierjes duhet te jene pak kercitese dhe te plota. Futeni ne furre te nxehur me pare per 10 min. Mbulojeni me nje leter kuzhine dhe lereni te pushoje 10 min para se ta sherbeni ne tavoline.

 

Luleshtrydhe (dredhëza) me krem qumështi

Materialet për 4 persona
• 500 gr. luleshtrydhe
• ½ litër kos
• 3 lugë gjelle sheqer
• 2 lugë gjelle liker
• 1 lugë ëmbëlsirë vanilje
Përgatitja:
1 - Rrihni në mikser kosin derisa të bëhet një masë e shkumëzuar
2 - Shtoni sheqerin pak nga pak dhe në vazhdim vaniljen.
3 - I prisni luleshtrydhet në katërsh dhe i përzieni me kosin e rrahur dhe likerin.
4 - E hidhni masën nëpër gota dhe e zbukuroni me luleshtrydhet e mbetura.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Makarona me fruta deti

Për 4 persona
Materialet

* 1kg. midhje dhe karkaleca deti 500 ml. verë e bardhë
* 500 gr. domate të vogla
* 1 pako makarona
* 120 ml. vaj ulliri
* 5 thelpinj hudhre, të prera në feta të holla
* 1 spec djegës kripë
* piper i freskët


Përgatitja
1. Pastroni nga jashtë midhjet me ujë të rrjedhshëm, duke i fërkuar me furçë të vogël. I vendosni në një tenxhere të madhe dhe shtoni verën e bardhë. I mbuloni dhe i zieni në zjarr të fortë për 3-4 minuta, derisa të hapen. Të gjitha ato që mbetën të mbyllura mos i gatuani por i hidhni tej. Më pas i kullon i, duke ruajtur lën­gun e tyre.
2. I shtypni paksa me forcë domatet e vogla me qëllim që t'ju dalë lëngu dhe farat
dhe i prisni në copa të mëdha.
3. Në një enë ku keni hedhur ujë dhe kripë shtoni makaronat dhe i zieni ato derisa të zbuten.
4. Ndërkaq, vendosni në zjarr të ulët një tenxhere me vaj dhe hudhër. Përpara se hudhra të fillojë të marrë ngjyrë të errët, shtoni specin djegës e domatet dhe i zieni për pesë minuta. Më pas hidhni në të lëngun nga midhjet dhe. I lini të ziejnë për pak derisa masa të mpikset dhe të bëhet salcë. Shtoni karkalecat e detit në salcë dhe i zieni për 2 minuta derisa të marrin një ngjyrë paksa rozë. Shtoni midhjet dhe, duke i përzier mirë me qëllim që të ngrohen. Nëse është e nevojshme mund të hidhni kripë e piper të freskët.
5. I kullon i makaronat dhe i vendosni në një pjatancë të veçantë. Mbi to hidhni frutat e detit dhe i përzieni me kujdes.

 

Sufle me mish

Përbërësit
* 500 gr mish kondra filet
* 1 koker qepe
* 1luge gjalp
* pak pana
* pak piper te zi
* pak krype
Pergatitja:
Meret qepa kaurdiset me gjalpe derisa te mari ngjyre floriri ,pastaj vihet kondra fileta e pastruar dhe rahur me pare derisa te skuqet nga te dyja anet . Shuhet me pana , pak kripe dhe piper lihet ne zjarre derisa te behet lengu i mishit nje trup me panen .mund ti hidhet edhe pak uje .

 Qofte Peshku

Perberesit: per 4-5 veta:
peshk te zier vetem tul 500g,
veze 3 kokrra,
miell 3 luge,
pak hudhra,
majdanoz 1 tufe,
vaj per skuqje
3/4 e filxhanit te cajit, kripe e piper.
Pergatitja
Pastrohet peshku i zier ose i skuqur nga cipat dhe halat. Ngrohet ne nje ene me shum pak uje dhe kripe ne se ka nevoj dhe mbasi te kulloje mire pritet ne copa te vogla dhe kalohet ne makinen e mishit qe te behet kima. Thyejme vezet duke i ndare te bardhat nga te verdhat. Kerto te fundit rrihen ne nje ene porcelani me telin e kuzhines. Shtohet mielli, hudhrat e grira shume holle, majdanozi, kripa e piperi dhe trazohen mire. Rrihen te bardhat e vezeve fort qe te behen te qendrueshme (marenge) dhe shtohen ne masne e mesiperme duke e trazuar. Vihet ne zjarr tigani me vaj dhe pasi te jete nxehur skuqen qoftet e peshkut si qoftet e mishit. Shoqerohen me sallata te stines.

 

 

 

Domate te mbushura me sallat ruse

Për 1 kg domate (6-7 kokrra) duhen:
    sallatë ruse 1 filxhan çaji, majonezë 2-3 lugë gjelle, majdanoz.

Pergatitja:
Domate mesatare të pjekura mirë dhe të forta priten në formë shporte, u hiqet tuli dhe u hidhet brenda kripë. Veçan, përgatitet sallata ruse me majonezë me të cilën mbushen domatet. Çdo domate mbulohet nga sipër me majonezë dhe majdanoz të grirë hollë. Në një pjatancë shtohen disa gjethe sallatë jeshile dhe mbi to vihen domatet e mbushura.

 

 

 

 

 

 

 

Pjate me patate nga Ardèche


Per 4 persona
- 1 kg patate gjelle
- 300 gr mish derri i tymosur
- 12 qepe te vogla
- 2 thelpa hudhre
- 1 buqete majdanoz
- 1 luge miell
- 1 gote leng mishi
- ereza, piper dhe kripe
Pergatitja:
Hiqini koren nga mishi i tymosur i derrit, dhe prijeni ne copa me madhesine si ne figure. Lerini copat per 5 minuta ne nje uje te pakripur. Merrini me pas copat e mishit me nje luge kulluese dhe vendosini ne nje leter kuzhine qe te kullojne. Ngrohni nje tigan ne nje zjarr te bute per 2 minuta dhe me pas vendosni copat e mishit qe te shkrijne ne te.Qeroni qepet dhe prijini ne feta te holla si unaze. Qeroni edhe lekurat e thelpave te hudhrave dhe shtypini me anen e sheshte te nje thike. Hidheni hudhren ne mish sapo te behet i shkelqyeshem, hidhini dhe unazat e qepeve dhe ngrijeni me shume zjarrin. Skuqini per 3 minuta derisa te leshoje arome. Me pas hidhini gjithe qepet dhe skuqini derisa te nisin te marrin ngjyre.  Nxirrni hudhrat, qepet dhe copat e mishit nga tigani. Hidhini lugen me miell lengut dhe lereni kete salce baze te ngjyroset pak. Shtojini pak ereza, pak vere, hidhini serish copat e mishit, hudhrat dhe qepet dhe ngrohini serish ne nje zjarr te bute, duke i trazuar rregullisht. Hidhini gjysem gote leng mishi, por bejeni kete pak nga pak qe salca te mos behet shume e trashe. Qeroni dhe pastroni patatet, (mos i lini ne uje ku mund te ikin vitaminat). Prijini ato ne copa te medha dhe thajini me leter kuzhine, qe t'u iki lengu. Hidhini patatet ne tigan dhe shtojini pak kripe dhe piper siper. Hidhini siper lengun e mishit qe ngeli ne gote pasi te kene zene vend patatet dhe me pas buqeten me majdanoz persiper. Verini kapakun tiganit dhe lerini patatet te vlojne perbrenda derisa te jene gatuar mire pas rreth 20 minutash.
Tortë “Margarita”

Përbërësit:
* 8 vezë,
* 8 lugë sheqer,
* 8 lugë miell,
* lëvore limoni.

Kremi i parë:
* 300 gr arra të bluara,
* 1,5 dcl qumësht,
* 150 gr margarinë i zbutur,
* 5 lugë sheqer pluhur,
* 100 gr çokollatë ose dy lugë kakao.

Kremi i dytë:
* 2 dcl qumësht,
* 1 puding vanileje,
* 3 lugë sheqer,
* 2 sheqer vanileje,
* 200 gr margarinë,
* 3 lugë sheqer pluhur.

Përgatitja:
Përgatitet patishpani me përbërësit e sipërshënuar dhe derdhet në tepsi të shtruar me letër shporeti. Piqet në furrë me temperaturë 200 gradë Celsius. Pasi të piqet, përmbyset në pecetë të lagur dhe largohet letra sa është patishpani i nxehtë. Posa të ftohet, lyhet me fillin e parë i cili përgatitet duke i lagur arrat e bluara me qumësht të valë. Shtohen çokollata e shkrirë, margarina e tundur me 5 lugë sheqer pluhur, pastaj të gjitha përzihen mirë, gjersa kremi të bëhet i njëllojtë. Me kremin e përgatitur lyhet sipërfaqja e patishpanit të ftohur, mbështillet në roladë dhe futet në frigorifer.Përgatitet një puding me 2 dcl qumësht të valë dhe 3 lugë sheqer. Shtohen 3 të verdha të vezëve duke e tundur masën vazhdimisht. Veçantë tundet margarina e zbutur me 5 lugë sheqer pluhur dhe i shtohet masës së pudingut të ftohur. Të bardhat e vezëve tunden në bore të qëndrueshme, i shtohen kremit të ftohur,duke i përzier të gjitha mirë, gjersa të fitohet një krem i njëllojtë. Rolada pritet në 24 pjesë. Palosen në formë luleje në tri radhë nga 7 copa anash dhe nga një në mes. Të tri radhët lyhen me kremin e përgatitur. Në mes vihet një kapak kavanozi,që mesi të mbetet i verdhë,kurse pjesët e tjera përmbi dhe anash, lyhen me krem të rrahur të bardhë./
Biskota me mjalt

Peberesit
2 filxhan caji vaj
1 filxhan caji sheqer
3/4 filxhan leng portokalli
1/4 filxhan caji konjak
2 luge te vogla lekure portokalli te grire
1 luge te vogel kanell
1 luge te vogel karafil(pluhur)
1 luge te vigel sode
1 kg miell
1 e 1/2 filxhan caji arra te shtupura
Per sherbetin
2 filxhan caji mjalte
2 filxhan caji sheqer
2 filxhan caji uje
Pegatitja
I hedhim te gjitha pervec miellit, ne nje ene. Trazojini mire dhe me pas hidhni miellin dhe brumosim deri sa te behet i bute. U japim forme biskotave (si te deshironi). I pjekim me 170'C per 20 minuta. U hedhim sherbetin te nxehte, dhe vendosini biskotat ne nje pjatence, ku i hedhim siper biskotave arrat.

 

 

 

Salmon me salcë domatesh

Përbërësit:
* 4 fileta salmoni nga 150 gr,
* 3 dcl vaj ulliri,
* 1 qepë,
* 4-5 domate të mëdha,
* 2-3 thelpinj hudhre, kripë, 1 lugëz e rrafshuar sheqer, disa fletë fesligjen (borzilok),
* 50 gr gjalpë,
* 1/5 kg spinaq të freskët, disa kokrra ulliri, majdanoz,
* 3 dcl verë të bardhë,
* 2 lugë uthull,
* 1 lugë gjalpë,
* 1 lugë miell,
* 2 dcl qumësht.

Përgatitja: Çdo copë e salmonit pritet horizontalisht në tri fileta. Kriposen, u hidhet vaj ulliri dhe qëndrojnë në vend të ftohtë. Qepa e grirë në rende fërgohet 4 minuta në vajin në të cilin është marinuar salmoni. Shtohet hudhra, përzihet 2-3 herë sa ta lëshojë aromën, pastaj shtohen domatet e qëruara dhe të prera në katrorë të vegjël. Në zjarr të ngadaltë zihen domatet 40 minuta. Para përfundimit, hidhet1 lugëz sheqer, kriposet sipas shijes dhe hidhet fesligjen i prerë imët ose i tharë. Në vend të salcës së përgatitur, mund të përdoren 4 lugë pure domatesh e gatshme, por ajo e përgatitur, është më e shijshme.
Spinaqi i përvëluar e i kulluar fërgohet në gjalpë 2 minuta. Në një lugë gjalpë fërgohet mielli 1-2 minuta. Shtohet qumështi dhe, duke e përzier vazhdimisht, vlohet salca edhe 3-4 minuta gjersa të trashet. Në tepsi të lyer me yndyrë radhiten 4 fileta salmoni, mbi vihen fleta spinaqi, pastaj beshamelli e mbi të purea e domateve. Prapë vihet nga një filetë salmoni, spinaq, beshamell dhe mbulohet me salmon. Hidhen verë dhe uthull dhe futet në furrë të nxehtë me temperaturë 200 gradë C për t’u pjekur për afro 15 minuta. Salmoni i pjekur vendoset në 4 pjata e përreth, derdhet lëngu në të cilin janë pjekur. Zbukurohet me ullinj dhe fleta majdanozi.
Biskota me Djathë

Perberesit:
100 gram djath të grirë hollë
50 gram miell
25 gram gjalp të butë
Një majë e vogël spec I kuq
(për masë më të madhe mund të shumfishoni në mënyrë të barabartë vlerat e mësipërme)
Pergatitja:
Për djathin mund të përdorni 80 gr djath kackavall dhe 20 gr djath parmixhan të grirë. Vendosini të gjitha në një tas dhe trazojini për rreth pesë minuta derisa të bëhet një masë e njëtrajtshme e butë. Rrotullojeni brumin në një sipërfaqe me miell dhe prijini në forma të ndryshme. Piqini në temperaturë 200 gradë Celsius për rreth 10-12 minuta derisa të marrin një ngjyrë floriri. Nxirrini dhe lërini të ftohen.
Biskotat me djathe janë një shoqërues shumë I mirë I pijeve përpara darkës. Mund ti prisni ato në rripa të gjatë, e ti spërkatni ato më pas me djath parmixhan ose mundohuni të gjeni një formë më të sofistikuar si përshembull me forma të gatshme. Tani biskotat tuaja me djath janë gati.

 

 

Gjelle orientale

Per 8 persona:
3 patllixhane \ 200 gr mish gjoksi pule pa dhjame  \ 6 domate  \ 4 patate mesatare
1 qepe mesatare ose e madhe  \ 1 luge çaji kanelle  \  kripe,piper i zi  \ 1 luge çaji cumin
3 luge salce domateje ose speci te kuq  \  2 luge gjelle vaj  \  pak uje
Pritini patllixhanet ne forme te rrumbullaket pasi tua keni hequr lekuren.Lijini 1 cope here ne nje tas me uje me kripe ti largohet shija e hidhur.Pritini dhe patatet ne forme rrethi.Mishin e pules priteni ne shirite te holle jo shume te gjate.Pritini 3 domate dhe qepet ne copa te vogla si per gjelle.Ne nje tenxhere jo shume te thelle shtroni qepet dhe dy domatet dhe shtojini dhe pakez vaj.Keto vijini siper njera tjetres si kate dhe jo duke i perzjere.Me tej shtoni nje kat me nje pjese te patllixhanave me tej nje kat me patate dhe me tej shtoni mishin e pules.Siper shtoni dhe nje kat me pjesen e ngelur nga patatet dhe me lart nje kat me pjesen e ngelur nga patllixhani.Ne fund pritini dhe 3 domatet e ngelura ne forme kubash te vegjel dhe shtrojini si nje kat siper patllixhanave.
Ne nje tas hidhni uje me sy (rreth 250 ml), ne te perzjeni salcen si dhe erezat e lartpermendura.Shtojeni kete siper tenxheres dhe me tej lijeni te zihet ne zjarr te ulet duke e mbyllur kapakun pergjysem.Kontrollojeni here pas here se mos ka nevoje per shtim uji,duke bere kujdes se mos i perzini asortimentet .Pasi ta shihni se gjella eshte gati,sherbejeni te nxehte , duke e kapur me kujdes ne menyre qe mos shperbehen katet .

 

 

Ëmbëlsirë me ananas

Për 4-6 persona duhen :
*4-5 feta ananasi,
* 60 g gjalp,
*200 g sheqer,
* 3 vezë,
* 50 g miell,
*1 lugë kafeje maja pluhur.
Pergatitja:
Tretni gjalpin në një tavë për tortë, spërkateni me 100 g sheqer dhe shtroni me kujdes fetat e ananasit. Në një tas rrihni të verdhat e vezëve me sheqerin e mbetur dhe shtoni pak nga pak miellin e situr bashkë me majanë. Rrihni të bardhat e vezëve derisa të formohet një masë që qëndron në pirun dhe bashkojani me shumë delikatesë masës me vezë. Hidheni të gjithën mbi fetat e ananasit. Vendoseni në furrën e parangrohur në 200 °C për 30-40 minuta. Hiqeni, lëreni të ftohet, përmbyseni formën dhe servireni.

 

 

 

 

Lazania me perime

Për 4-6 persona:
* 1 patëllxhan
* 2 kunguj
* 2 presh
* 1 spec jeshil
* 1 spec i kuq
* 300 gram mashurka të pastruar dhe të prera në formë shkopinjsh
* 2 lugë gjelle majdanoz të prerë hollë
* 2 lugë gjelle margarinë 1 lugë gjelle gjalpë
* 8 petë byreku (lazania*)

Për kremin
* 3 lugë gjelle margarinë
* 3 lugë gjelle miell
* 1/2 kg. qumësht i nxehtë
* 2 vezë të rrahura
* 250 gr. djathë i grirë (kaçkavall apo parmezania)
* kripë dhe piper

Përgatitja:
1. Vendosni perimet në një tenxhere ku më parë keni hedhur margarinën dhe gjalpin. I lini deri sa të zbuten. Hidhini nga pak kripë dhe piper, majdanoz dhe 2-3 lugë gjelle djathë dhe hiqeni tenxheren nga zjarri. 2. Për kremin beshamel, shkrini në një tenxhere margarinën, shtoni sasinë e miellit të nevojshëm dhe vazhdoni ta përzieni deri sa të shkrijë i gjithi. Hidhni pak nga pak qumështin e nxehtë, duke e përzier vazhdimisht, në mënyrë që të mos bëhet topa-topa. E lini për pak minuta në zjarr dhe ndërsa e hiqni e lini për pak momente që të .ftohet. Më pas hidhni në të vezët, kripën, piperin dhe djathin e grirë, përveç 2 lugëve. E përzieni masën me kujdes. 3. Vini fletët në një formë të lyer më parë me gjalpë dhe hapni në to gati gjysmën e masës me perime. I mbuloni përsëri me fletë,duke vendosur edhe gjysmën tjetër të mbushjes me perime dhe në fund i mbuloni me fletët e mbetura. Hidhni përsipër kremin beshamel, duke i spërkatur me 2 lugët e gjellës me djathë të grirë. I lini të piqen në temperaturën 200 gradë celsius për rreth 40 minuta. I servirni menjëherë pas pjekjes.
Antipaste me perime

Përbërësit:
* 300 gr brokoli,
* 300 gr rrënjë selinoje,
* 400 gr karota,
* 3 lugë parmezan,
* 3 lugë ajkë qumështi,
* 3 të bardha të vezëve, kripë, piper.

Përgatitja:
Zihen veç e veç perimet nga 10 min. Kullohen mirë dhe kalohen në rende në enë të veçanta. Selinoja spërkatet me lëng limoni që të mos nxihet. Perimeve u hidhet kripë, piper, nga një lugë ajkë dhe parmezan. Kallëpi i thellë shtrohet me letër të yndyrshme. Në të vendoset masa e perimeve njëra mbi tjetrën. Mbulohet me folie dhe kallëpi vendoset në tepsi të mbushur gjer në gjysmë me ujë. Futet në furrë të nxehtë me temp.180 gradë C për t’u pjekur për 40 min. Pasi të ftohet pritet në feta.

 

 

 

Krem cokollate

Krem çokollate është ëmbëlsirë e përgatitur me qumësht, vezë, sheqer dhe përbërës tjerë në sasi të vogla.
Për të përgatitur krem çokollate nevojiten :
    4-5 filxhane çaji qumësht
    2 vezë
    1 filxhan çaji - ujë
    2 filxhane kafeje - sheqer
    3 lugë kafeje - nisheste
    1 lugë gjelle - kakao
Përgatitja
Në një enë me fund sferik hidhen vezët, nishesteja, kakao (i shkrirë me pak ujë të vokët) dhe ujë i ftohtë. Përzihet mirë, pastaj hidhet qumështi i vluar. Masa vihet në zjarr dhe përzihet derisa të trashet. Kremi i përgatitur hidhet nëpër filxhane dhe lihet për t'u ftohur.

 

Zemer kremi me djathe

Për 4 persona duhen :
    * 200 g gjizë,
    * 300 g djathë i bardhë i butë,
    * 1/2 gotë krem qumësht,
    * 500 g luleshtrydhe,
    * sheqer pudër.

Pergatitja:
Në një enë të gjërë përzjeni gjatë djathin me një lugë druri, shtoni gjizën e thërrmuar, [krem]] qumështin dhe punojeni përgatesën derisa të përftohet një krem i fryrë e i lehtë. Hidheni atë në një formë në trajtë zemre dhe mbajeni në frigorifer për të pakttën 8 orë. Pastroni lani e thani luleshtrydhet dhe vendosini në pjesën e poshtme të frigoriferit. Në momentin e servirjes përmbyseni formën në një pjatë dhe zbukurojeni me luleshtrydhet e vendosura bukur në rend rreth e rrotull dhe mbi sipërfaqe. Spërkateni me sheqer pudër dhe servireni.

 

"Arancini " me gjalp

Perberesit
Oriz (varet se sa "Arancini" doni te beni , me 2 kg oriz dalin 55 Arancine ) , me mire te perdoret 1 kg
Zafferano
Salce beshamela
mocarela per te mbushur brenda arancinet
proshut ne kube
buke te grire

Perberesit per te ber salcen beshamel ne shtepi
1l qumesht
100 g gjalp
100 g miell
piper dhe kripe sa mjafton
Shkrini gjalpin ne nje tigan dhe shtoni miellin , trazojeni deri sa te  keni nje brum te dendur ..dhe me pas shtoni quemshtin engrohur me perpara dhe piperin.Ne nje tenxhere hidhni pak gjalp dhe ne te skuqni orizin .... Shtoni ujin  .. pas 5 minutash shtoni edhe "zafferanon" (eshte ai pluhuri i verdh qe perdoret per ti dhene ngjyre orizit) ... Hiqeni orizin kur te kete zier ... (orizi nuk duhet te jete i lengshem) dhe lereni te  ftohet

Merni pak oriz  dhe shperndajeni ne te gjithe pllemen e dores .. siper hidhni nje shtrese nga salca beshamel, hidhni mocarelen e prere ne kube dhe proshuten Me pas mblidheni doren ne menyre qe te perfitoni nje top me mbushje brenda Keto topat futen tek nje brume shume i lenget (qe behet me uje te vaket , miell dhe kripe) dhe me pas rrotullohen ne buken e grire Futni ne furre ne 180° per 25 minuta
ketu jane te pjekura Ekzistojne shume mundesi per mbushje te tjera
Ketu p.sh eshte perdorur nje mbushje me mish te grire , domate dhe bizele
Speca djeges te pjekur me kek

Perberesit:
1 luge gjelle vaj ulliri
2 thelpi hudhra te shtypura
500 gr mish i grire
1 gote vere e kuqe
400 gr salce domateje
1 spece djeges i kuq i prere ose 1/2 deri ne 2 speca te thate
1 luge gjelle koriander (lloj ereze)
1/2 luge gjelle kanelle
1 cope mishi ne forme kubi
Pergatitja:
Per te gatuar chilli (specdjeges) e ngrohim vajin dhe i grime qepen brenda dhe i leme ne nje nxehtesi te mesme deri sa te zbuten por pa marre ngjyre. E rrisim nxehtesine dhe hedhim pereberjen dhe nuk e leme qe te skuqet shume, rrahim cdo cope mishi me nje luge druri. Hedhim veren dhe e leme qe te vloje. Perziejme domatet ne nje ene bashke me specat, vaniljen dhe coriaander(fjala qe se di) dhe e hedhim ne kubin e mishit. e lyejme te gjithe mishin me krip dhe piper. e mbeshtjellim me nje leter kuzhine dhe e leme te piqet per 30-45 minuta. Perziejme fasulet dhe specat dhe  koriander (lloj ereze)dhe e pjekim per 10 minuta te zbuluar.
E ngrohim furren ne temperature 220 grade. Bejme kek per pandispanje dhe perziejme koriandolen te bere brume. E shkepusim pjesen e gatuar dhe e presim ne feta. E ndajme cdo pjese ne mes e me pas serish ne mes dhe formojme forma trekendeshi dhe hedhim piperin (chillin) ne cdo pjese. me pas i hedhim djathin siper dhe e lem te piqet per 20 minuta me nje ose te gjithe perberesit e meposhtem:
 
qep te grire
sallate jeshille
spec djeges

Pasta akulli me caramel

Përbërësit për 4 persona:
1 qese lule kamomili (rreth 200 g ),
100 g sheqer,
2 dl ujë,
3 vezë,
1/2 gotë verë e ëmbël,
2 dl krem qumështi,
bajame të grira, limon.
Pergatitja:
 Zieni lulet e kamomilit në ujë e sheqer derisa të formohet një shurup i trashë. Kullojini lëngun nëpërmjet një kullese me rrjetë të ngushtë duke i shtypur lehtë lulet. Në një tas rrihni të verdhat e vezëve me shurupin e përftuar derisa të përftohet një masë e fryrë, shtoni verën dhe lëngun e një gjysëm limoni. Rrihni të bardhat e vezëve përpara dhe pastaj kremin e qumështit duke ia bashkuar të dyja masës. Hidheni në një formë dhe vendoseni në frigorifer për disa orë. Spërkateni me bajamet e grira dhe shërbeni personat.

 

 

Salsa bolonjeze

Perberia per 4 persona
- mish te grire 200gr
- salse domate 230gr
- vere te kuqe 60gr
- qepe te grire 30gr
- vaj ulliri 15gr
- karrota te grire 20gr
- gjethe dafine n° 2
- krip dhe piper
Përgatitja: Ne nje tenxhere (ose tave e madhe), zverdhni qepen, karrotat per mak minuta. Shtoni mishin e grire dhe e perzini akoma per tre minuta. Shtoni veren e kuqe, lereni ate te shteret. Shtoni salse domatesh dhe lereni te zihet per 90 minuta. –beni kujdes. Nese shteret shume i shtoni pak uje dhe perziheni perhere- me ne fund futini gjethe dafin per ta aromantizuar.
Zini makaronat (makarona te shkurta) dhe i kulloni ato.
Perzini me salsen qe keni pregatitur dhe sherbeheni te grohte.

 

 

Supe me koke peshku dhe zarzavate

Perberesit per 4 persona:
8 koke peshku
2 karrota
2 patate
2-3 qepe te njoma
nje grusht selino/koper
nje luge miell e rrafshet (mund te perdorni dhe miell dritherash nese deshironi)
3 luge vaj ulliri
250 gr uje (mund ta shtoni pakez nese ju duket pak)
Pergatitja:
Se pari zijini kokat ne zjarr te ulet deri sat e zbuten fare. Me tej hiqini nga tenxherja. Nderkohe pritni karrotat, patatet, qepet ne copa te vogla dhe shtojini ne tenxhere. Lerini te zihen serish ne zjarr te ulet.Nga fundi shtoni dhe selinon/kopren.Ne nje tigan skuqni vajin e ullirit dhe me tej shtoni miellin te cilin e skuqni pakez sat e marre nje ngjyre me kafe.Me tej , hidheni kete te fundit ne tenxheren e supes dhe perzijeni mire , per te mos lejuar formimin e topthave te miellit. Supa eshte gati.Servireni te nxehte , duke e shoqeruar me leng limoni.

 

 

 

Lepur me majoneze

pergatitja:

Ngrohim furren ne 180 grade.Lyejme me majoneze
pjeset e lepurit nga te gjitha anet.
Ne nje tigan hedhim vajin dhe skuqim ne te pjeset e lepurit
dhe shtojme kripe e piper.
Me pas e vendsoim ne nje tave dhe pasi e mbulojme me leter alumini,
e veme te piqet.
E leme per 30-40 minuta,duke i hedhur here pas here vere te bardhe.
E nxjerrim nga furra dhe e servirim te nxehte.

Perberesit:

-4 pjese lepuri
-1 vazo majoneze e forte
-2 luge vaj
-kripe
-piper

 

Rostbif (Roast beef)

Perberesit
1 kg mish vici
vaj ulliri
disa gjethe sherebel
rozmarine
1 qepe
1 karrote
2 dege selino
kripe, piper
Pergatitja
Vendoset grila ne furre dhe nxehet. Lidhet mishi me pe, lyhet me vaj nga te gjitha anet dhe vendoset ne grile. Ne enen poshte griles hidhen dy luge vaj, shtohet qepa, karrota dhe selinoja te prera ne copa, rozmarina dhe gjethet e sherebeles pastaj vendoset mishi. Rrotullohet mishi shume shpesh, duke e lagur te gjithnje me lengun e pjekjes. Lihet te piqet per 40 min.Provohet me majen e thikes, dhe lihet te ftohet, me pas prihet me feta.
 

 

 

Mish pule me bizele,patate dhe spinaq

Perberesit:
1luge gjelle vaj lule dielli ose vaj vegjetal
1 qepe e ndare
1 thelb hudher e qeruar dhe e shtypur
3-4cm rrenj xenxefilli e prere
1/2 lugegjelle piper
200 gram patate te ndara ne ne pjese te vogla
400 gram mish te mbushur me bizele
400 gram domate te prera
100 gram spinaq
buke e thekur per servirje
Pergatitja:
1. Ngrohim vajin ne nje tigan te madh dhe skuqim me kujdes qepen, hudhren, xinxerfillin derisa qepa te zbutet por pa marre ngjyre. Perziejme  piperin dhe patatet dhe e leme te gatuhet per 2 minuta.
2. Shtojme mishin me bizele brenda, domatet dhe 200ml uje. I lem te ziejne dhe me pas te gatuhen per 20 minuta deri sa patatet te zbuten dhe salsa te jete shtuar.
3. Hedhim spinaqin deri sa te zbutet dhe i hedhim kripe dhe piper. e servirim ne tasa ose ne pjata, me buke te thekur dhe pak kos sipas deshires.

 

Embelsira e trendafilit

Kjo lloj embelsire eshte shume e perhapur prej shekujsh ketu.Sidomos gjate muajit te Ramazanit edhe sot e kesaj dite preferhet shume , per shkak te te qenurit nje embelsire e lehte , e preferuar kjo pas iftarit te ngarkuar.Emrin e ka te tille pasi ne te perdoret lengu i trendafilit.
Kjo lloj embelsire ka disa menyra pergatitjeje, por ka diçka qe nuk ndryshon ne asnje nga keto menyra:
1.Qumeshti duhet te jete i vaket kur te perdoret , perndryshe çan petet.
Permbajtja per nje tepsi me embelsire trendafili:
6 peta te thata dhe te holla (mund te jene dhe katrore)
1 lt qumesht
2 1/2 gote sheqer
100 lt leng trendafili
arra dhe lajthi te grira holle
thela kivi,copa qershie apo kokrra shege per zbukurim siper
po ashtu mund ta zbukuroni dhe me flete trendafili
Se pari zini qumeshtin me sheqerin dhe me pas lijeni te ftohen deri sa te vaket. Ne tepsi vini peten e pare.Me tej , me nje luge shtroni siper petes qumeshtin me sheqer.Pasi ta keni lagur mire, hidhini siper arra dhe lajthite e grira.Vazhdoni keshtu deri ne fund te peteve.Ne fund fare pasi te keni lagur mire dhe peten e fundit me qumesht hidhni dhe lengun e trendafilit siper.Ne fund fare sperkateni serish me arra dhe lajthi dhe zbukurojeni me frutat ose petalet e trendafilit.Servireni te ftohte.
Fileto e pjekur në "guackë" prej kripe

Për 6 persona   \    Për fileton e pjekur
* 1 kg. fileto viçi
* 15 gr. gjalpë pa kripë
* 1 lugë gjelle vaj ulliri
* 1 e kuqe veze e rrahur lehtë
* 2 lugë gjelle kripë e trashë
* piper i zi
Për "guackën" prej kripe
* 500 gr. kripë e trashë
* 4 lugë thimar
* 1 lugë gjelle rozmarinë
* 150 ml. ujë
* 400 gr. miell
* 2 të bardha vezësh.
Përgatitja
1. Përgatisim "guackën" prej kripe të paktën 3.5 orë përpara se fillojmë pjekjen. Së pari, zbrazim në enën e mikserit kripën dhe erëzat dhe i përziejmë. Më pas shtojmë të bardhat e vezëve dhe ujin e vazhdojmë rrahjen. Hedhim pak nga pak miellin dhe e rrahim masën e krijuar në mikser për 2-3 minuta derisa të bëhet një masë e njëtrajtshme, e fortë dhe jo ngjitëse. Por nëse ngjit, atëherë shtojmë pak miell. Mbulojmë brumin me letër që nuk ngjit dhe e lëmë që të "shlodhet" në një cep të kuzhinës për 3-24 orë.
2. Pastrojmë filetot me letër kuzhine. Ngrohim gjalpin dhe vajin në zjarr me temperaturë mesatare dhe skuqim në to filetot për 2-3 minuta nga çdo anë.
3. Gradojmë furrrën në 190 gradë celsius. Hapim brumin mbi një sipërfaqe të lyer me miell dhe realizojmë një petë me madhësi 26x30 centimetra. I palosim petët më dysh dhe i mbyllim mirë në anë. Më pas i vendosim filetot në skarë. Shtojmë në të kuqet e vezëve 112 lugë ëmbëlsire me ujë dhe lyejmë sipërfaqen e "guackës" prej kripe, duke përdorur një penel kuzhine. Përsipër hedhim kripë të trashë.
4. I pjekim filetot në skarë për 25-32 minuta, në varësi të preferencave që kemi për mishin. Më pas i "shlodhim" filetot, duke i lënë mbi skarë në temperaturën e dhomës për 20-60 minuta.
Duke qenë se mishi është i mbyllur në "guackën" prej kripe, ai ruhet i ngrohtë. Presim "guackën" në anë dhe e heqim nga pak. Nxjerrim mishin dhe i hedhim piper përsipër. Në fund, i vendosim filetot në pjata dhe i shërbejmë menjëherë.

 

TARAMOSALADA - SALCE ME VEZE PESHKU

PERBERESIT - per 4 persona
2 patate mesatare ( afro 400 gr) te bardha dhe te ziera
150 gr tarama (veze qefulli ose merluci te kriposura)
1 qepe e bardhe e grire
200 ml vaj ulliri
lengu i 1 limoni
3 ullinj te zinj
pak majdanoz
1/2 luge kaparine

PERGATITJA
Shtypini patatet derisa te arrini nje pure kremoze.Mos perdorni makinen shtypese qe masa te mos behet ngjitese.Vereni ne nje tas dhe futini brenda perberesit e tjere derisa te perfitoni nje mase homogjene.Kripa e vezeve te peshkut duhet te jete e mjaftueshme, perndryshe hidhini perseri kripe.Vereni ne frigorifer salcen te mbuluar me plastmas te holle per gati 2 ore.Salcen e ftohte ne fund sherbejeni me ullinj, majdanoz, kaparine shoqeruar me buke ose bishtaja

 

 

 

Omelete me perime dhe djathe kackav

Perberesit:
2 kokrra veze
gjysem speci jeshil
ghysem speci kuq
nje cerek domate
pak qepe
2-3 kerpudha
pak majdanoz
djathe kackavall i grire ne rende
Pergatitja:
Hedhim pak vaj ulliri ne nje tigan qe nuk ngjit.hedhim perimet e grira ne copa te vogla dhe i skuqim duke i hedhur lart here pas here. Me pas hedhim vezet e rrahura dhe i hapim ne te gjithe siperfaqen e tiganit i shtojme djathin dhe majdanozin e me pas e palosim dhe e hedhim ne pjate.

 

 

 

Pemë në xhelatinë

Përbërësit:
* 100 gr mjedra
* 100 gr pjepër
* 1 nektarinë
* 1 shegë
* 1 mollë
* 3 banane
* 1/5 kg pjeshka
* 50 gr rrush të zi ose qershia
* 2 limona
* 450 ml ujë
* 250 ml kompot pemësh të konservuara
* 30 gr xhelatinë ose 18 fletë xhelatine
* 6 lugë sheqer

Përgatitja:
Qërohen pjeshkat dhe molla, spërkaten me lëng limoni që të mos nxihen dhe vendosen në ujë me sheqer që të ziejnë për 5 min. Në ndërkohë fletët e xhelatinës ulen në ujë të ftohtë për 5 min. pastaj kullohen dhe në lëngun e nxehtë, hidhet xhelatina e kulluar duke e përzier gjersa të shkrihet. Shtohet kompoti. Nëse përdoret xhelatinë pluhur, përgatitet sipas udhëzimit në qeskë.
Bananet qërohen, priten në rrathë dhe spërkaten me lëng limoni. Në enë kuglofi ose tjetër të thellë, vendosen radhazi të gjitha pemët. Mbi pemë derdhet lëngu i vakët me xhelatinë dhe ena futet në frigorifer për disa orë ose gjatë tërë natës në mënyrë që të mpikset xhelatina. Në çastin kur shërbehet, ena futet në ujë të nxehtë për 1-2 sekonda dhe përmbyset në pjatë të cekët më të madhe. Pritet sikurse tortë dhe mund të shërbehet me ajkë të rrahur.
Pappardelle al ragù

Perberesit
200 g  mish  derri te grire
4 thelpinj hudhre
gjethe dafine
rozmarine
1 qep
1 karrote
1 gote ver te kuqe
400 g domate  te qeruara
vaj ulliri
krip ,piper

I grini holle te gjithe perberesit (qepen ,karroten, hudhrat lerini siç jane, dhe bimet aromatike)
ne nje tigan hidhni pak vaj ulliri , dhe skuqni  te gjithe perberesit. Shtoni mishin e grire , rregulloni me kripe dhe piper dhe lereni te skuqet per 3-4 minuta... Nga fundi shtoni edhe nje gote vere te kuqe . Hidhni edhe  domatet e prera holle dhe lerini te ziejne per 1 -2 ore duke shtuar here pas here nga pak uje. Beni gati PAPPARDELLET (makaronat) dhe i vini per te zier. Pas zierjes  shtoni  salcen qe pergatitet me pare (ragù) duke i hedhur edhe pak djathe te grire siper

 

Taliatele te furres

Përbërësit
    * taliatele te fresketa 250 gr
    * mish i grire 250 gr
    * qepe 1 kokerr
    * hudher 3-4 thelpinj
    * salce me domate dhe perime
    * proshute e zier 100gr
    * mocarela 150 gr
    * majdanos 1 tufe
Udhëzime per pregaditje
pregatisim me pare kimen, skuqim qepen e grire holle me hudhren, hedhim mishin e grire dhe e lejme te zihet derisa mishi te zbutet, hedhim salcen dhe perseri e lejme te zihet derisa te marin shijen e njera tjetres, ziejme makaronat ne nje bolitor dhe i kullojme, perziejme makaronat dhe kimen bashke me proshuten e zier te prere ne copa te vogla dhe i hedhim ne nje tepsi, ne fund shtojme mocarelen e grire,i fusim ne furren e ngrohur paraprakisht dhe i pjekim aty pe 20 minuta.

 

 

 

Tave dheu me karkaleca deti dhe pana.

Perberesit :
- gjalp 50 gr
- karkaleca 200 gr
- miell 40 gr
- panna 200 gr
- djathe 100 gr
Pregatitja :
Gjeja e pare qe behet eshte te ngrohen tavat e dheut ne 220 grade . Si fillim skuqen karkalecat me gjalpe dhe pas 10 min shohet edhe mielli . Trazohen derisa edhe mielli te skuqet pak dhe me pas shtohet panna . Nese panna nuk eshte shume e lengshme mund te hollohet me qumesht . Lihen vetem per pak minuta se bashku dhe me pas shtohet djathi kackavall (guda) i cili duhet te jete i grire ne menyre qe te shkrihet . Lihen ne zjarr per 5 min dhe me pas e gjithe masa hidhet ne tavat e dheut te cilat tashme jane mese te ngrohta . Hapi i fundit eshte pjekja ne furre derisa te mari nje ngjyre si te verdhe . Shoqerohet me vere te bardhe !

 

 

 

 

Pasta derri kanadeze

Pasta derri kanadeze, ose petulla të mbushura me mish derri.
Për 4 persona duhen :
- 750 g mish të grirë derri,
- 500 g miell,
- 175 g qepë,
- 125 g yndyrë bimore
- 0,5 l qumësht
- kripë, kokrra piperi
Pergatitja :
Qëroni qepët dhe prejini me nje thikë. Në një tas perzieni mishin, qepët, kripën e piperin me njera tjetrën. Hidheni miellin në një tas tjetër, shtojini ca kripë dhe më pas hidhini qumështin dhe përzieni. Shtojini dhe yndyrën bimore në të. Përziejini mirë për tre minuta derisa të bëhet brum i mirë. Më pas do bëni katër peta si pite me një trashësi 4-5 mm. Petat duhet të jenë me një diametër 20 cm. Dhe pasi ti keni dhënë formën e rrumbullakët, do hidhni pjesën e përzierë të mishit në qendër të petave duke lënë hapësirë anash. Paloseni më dysh petën pasi ta keni qullosur me ujë pjesën anash në mënyrë që faqet e petës të ngjiten mirë. Shtypeni me gishtin tregues gjithë pjesën ku është e bashkuar që të mbyllet mirë. Nëse keni ndonjë rreth formëdhënës, mund ta kaloni mbi pjesën e ngjitur për ti dhënë një formë të bukur pjesës së ngjitur të petës. Me majën e thikës bëni dy - tre shpime sipër petës. Vendosini petat në një tavë të vajisur lehtë dhe me miell sipër që të mos ngjiten petat gjatë pjekjes dhe vëreni tavën në furrë për 60 minuta në një nxehtësi 180 °C. Lini një hapësirë të mjaftueshme midis çdo pete. Nxirrini nga furra kur të jenë bërë me ngjyrë floriri, dhe servirini të ngrohta.
Cheesecake me Çokollatë

Përbërësit

- 1¾ gota me biskota me çokollatë
- 2 luge gjelle sheqer
- 1/3 gote me gjalpe ose margarine te shkrire
- 8 oz. ose 227gr cokollate te embel
- 2 veze
- 2/3 e gotes me shurup misri**
- 1½ luge kafeje me vanilje
- 450 gr. cream cheese*** te prere ne kube te vegjel dhe te zbutur.
-1/3 e gotes me krem buding****

Përgatitja

Furra duhet te nxehet ne temperaturen 325ºF ose 163ºC.
Pasi ti keni therrmuar biskotat me cokollate, perzjeini ato me sheqer dhe gjalpe derisa te behen nje mase kompakte. Me pas kete mase shtrojeni ne nje tave me faqe te ngritura, duke shtypur masen (peten) pak ne anet e taves. Siperfaqja e taves do te sherbeje si baze per kekun, prandaj do zgjidhni nje ene jo shume te madhe ne siperfaqe.
Shkrini ne nje ene tjeter 170gr cokollate, duke e perzier here pas here, derisa te jete lengezuar e gjitha. Vendosni vezet, shurupin e misrit dhe krem budingun ne nje perzjerres me korrent ose mund ti perzieni me dore derisa masa te behet e bute. Kur masa te behet e bute vazhdoni te perzieni duke shtuar cream cheese. Pasi e gjithe kjo perzjerje te jete kthyer ne nje mase te vetme dhe te bute hidheni ate ne taven ku keni shtruar masen e pare (peten).
Piqeni rreth 50 deri 55 minuta. Me pas lereni te ftohet pak ne temperature dhome dhe futeni ne frigorifer per rreth 3 ore ose gjithe naten. Para se ta sherbeni shkrini pjesen e cokollates te cilen nuk e perdorem me lart (rreth 50 gr) dhe hidhjani siper kekut per zbukurim.
RAGU BOLONJEZE ME MISH

Ragu bolonjeze me mish, (kjo  salce  keshillohet  per  makarona  gruri  te  forte, makarona  jufka, makarona  te  mbushura, njoki me patate, dhe spinaq)
PERBERESIT
50  gr  proshute  derri  ne  copa  te  vogla
1  qepe  mesatare
1  kercell  selino
1  karrote  e  vogel
50  gr  gjalp
250  gr  mish  vici  i  grire
60  gr  mish  derri  i  grire
60  gr  salcice  derri  e  qeruar  dhe  e coptuar
1  karafil  i  sapobluar
pak  kanelle
piper  i  zi
250  ml  qumesht
kripe
PERGATITJA
Skuqni  proshuten  qepen,  selinon,  dhe  karroten  ne  nje  tigan,  me  gjalp,  duke  e  lene  qepen  te  marre  ngjyre. Shtoni  mishin  e  derrit,  te  vicit  dhe  salcicet  dhe  lerini  ne  zjarr  derisa  gjithcka  te  kete  marre  ngjyre  te  njejte. Hidhni  karafilin  kanellen  dhe  piperin. Shtoni  domatet  duke  i  perzier  dhe  lereni  te  zieje  ne  zjarr  te  ngadalte  per  15  min.Hidhni  qumeshtin  dhe  kripen.  Ulni  zjarrin  ne  minimum  dhe  lereni  2  ore duke  e  perzier  vazhdimisht. Kjo  salce  mund  te  pergatitet  perpara  dhe  ruhet  ne  frigorfer.

 

Karkaleca me salcë hudhrash

Karkalecat dhe kopra e freskët, i bashkojmë dhe i përziejmë me verë të bardhë, duke i hedhur dhe barëra aromatizuese. Mos harroni të përzieni limonin në fund të recetës, është përzierja e orizit që i bashkon verën dhe ushqimin së bashku.

Përbërësit:

* 1 lugë gjelle vaj ulliri
* 3,5 gota me kopër të prera në copëza
* 1/4 lugë çaji me kripë
* 1/8 luge çaji me piper te zi
* 4 hudhra të prera në copëza të vogla
* 1 fletë dafine
* 1/2 luge çaji me piper të kuq
* 3/4 kg karkaleca të prerë
* 2 lugë gjelle lëng limoni i freskët


Përgatitja:


Ngrohim vajin në një tigan të gjerë në mënyrë të pandërprerë në një nxehtësi mesatare. Shtoni koprën e prerë, kripën, piperin e zi, hudhrat dhe gjethen e dafinës; e lini 5 minuta sa kopra të bëhet e brishtë duke e përzierë vazhdimisht. Shtoni piper të kuq dhe karkalecat në tigan; i lini 3 minuta ose derisa karkalecat të bëhen, duke i përzierë vazhdimisht. Hidhini lën¬gun e limonit ose mund ta shërbeni me limon në feta.
Shoqërohet me verë të bardhë.

 

Krem me gështenja

Përbërësit.
1 kg gështenja,
200 g sheqer,
2 dl krem qumështi i rrahur,
2 pako vanilje,
kripë.

Përgatitja.
Qëroni gështenjat dhe zjejini për 5 minuta. Kullojini hiquni lëkurën e hollë dhe zjejini përsëri për gjysëm ore në ujë të vluar lehtësisht të kripur. Ndërkohë përgatisni një sherbet duke bashkuar në një tenxhere 1/4 L ujë, sheqerin kokërr dhe vaniljen. Treteni sheqerin në zjarr të dobët për rreth 10 minuta. Kullojini dhe kalojini në mulli. Bashkojini puresë së formuar sherbetin, lëreni të ftohet. Shtoni kremin e qumështit , ndajeni nëpër tasa dhe mbajeni në një vend të freskët para se ta servirni në tavolinë.

Kunguj me veze

Perberesit:
* 4 kunguj
* 1 qepe
* 1 domate
* 4 veze
* 2 thelpinj hudhre
* vaj ulliri
* piper i zi
* kripe

Pergatitja:
Ne nje tenxhere hidhni vajin e ullirit. Siper shtoni qepet e grira, kungujte e grire ne trashesine e gishtit, domatet e grira kub, hudhrat, kripe dhe piper dhe lereni te ziej pa shtuar fare uje. Ne nje ene, rrihni vezet dhe shtojini ne tenxhere pasi kungujte te jene zbutur dhe perzini bashke. Sapo te jete bere, mbyllni zjarrin dhe lereni per pak mınuta te prese. Servireni te nxehte

 

 

 

QOFTE ME BAJAME

PERBERESIT
250 gr mish vici i grire
150 gr mish derri i grire
60 gr proshute derri e grire
1 qepe mesatare e grire holle
2 veze te rrahura lehte
60 gr tul buke
kripe
70 gr bajame te grira holle
4 luge vaj ulliri
1 domate e qeruar e prere ne feta
1 liter uje
375 gr bizele kokerr
PERGATITJA
Perziejme mire mishrat, gjysmen e qepes se grire, vezet dhe tulin e bukes. hedhim kripe sipas deshires.Vendosim bajamet e grira ne nje tas. Kalojme nje pjese te perzierjes tek bajamet e grira dhe i bejme toptha mesatare. Nxehim vajin ne nje tenxhere te madhe ne zjarr mesatar.Fergojme qepen e mbetur per 8-10 min. Shtojme domatet dhe i leme ne zjarr per 5 min.Hedhim ujin ne tenxhere dhe e kriposim. Pastaj shtojme bizelet dhe qoftet. Veme kapakun dhe i leme te ziejne per 20 min. Qoftet sherbehen te ngrohta.

 

 

Gulash

Gulashi pergatitet me mish vici tul, pjeset e buta. Mishi pritet ne kubike mesatare 4-5 copa per racion. Kaurdiset lehte dhe hidhet ne tenxhere. Ne lyren e mbetur kaurdiset qepa, hidhen hudhra, pak miell, shuhet me vere, hidhen domate ose salce, kripe, piper, dafine, uje dhe, si te mare vale, shtohet mishi. Mishi zihet mbuluar me kapak dhe gjella del me pak leng.
Ka dy menyra;
E para, nga fundi i zierjes mishit i hidhen patate, karota te prera ne forme sferike dhe bizele te ziera me pare.
Menyra e dyte, qe ka me paraqitje; zihen perimet te prera ne forme sferike dhe kalohen sote me pak lyre. Ne mes te pjates vihet mishi dhe anash perimet, duke i lagur me salcen e vet. sipas deshires mund t'i hidhet edhe uje, spec djeges.
Per 4-5 persona duhen:
Mish 4-5 copa per person (150g)
Vaj 3-4 luge gjelle (beni mire te perdorni vaj ulliri, eshte me i shendetshem)
Qepe 1 mesatare
Miell 1 luge gjelle
Vere 1 filxhan kafeje
Hudhra 3-4 thelpinj
Salce 1/2 luge gjelle
Kripe, piper, dafine.
Garniture sipas deshires.

 

Pule gordon blu

Koha e përgatitjes 1 orë e 30 minuta

Përbërësit
4 gjokse pulash
1 kupë me djathë kaçkavall të grirë
1/2 kupë proshutë të grirë
kripë
piper
4 lugë mustardë
2 vezë
2 lugë vaj
1/2 kupë miell
1/2 lugë kripë
Vaj

Përgatitja
Marrim gjokset e pulës dhe i rrahim lehtë, derisa të bëhen të buta. Në një enë përziejmë djathin kaçkavall me proshutën. Lyejmë gjokset e pulave me pak kripë dhe me piper të zi, i mbushim me mustarde dhe me përzierjen e djathit dhe proshutës. I mbyllim dhe bëjmë role. I kapim me shkopinj anët, që të mos dalë mbushja dhe pastaj i vendosim në frigorifer. Në një enë tjetër rrahim vezët me vajin. Përziejmë miellin me kripën, i lyejmë gjokset e pulës që sapo i kemi nxjerrë nga frigoriferi, i zhysnim në përzierjen e vajit dhe vezëve dhe i fusim përsëri në frigorifer. Ndërkohë, gradojmë furrën në 190 gradë. Marrim një tigan të thellë, skuqim copat e pulës derisa të piqen nga të gjitha anët. Heqim shkopinjtë dhe i vendosim në tepsi për t'i pjekur për 15-20 minuta. Serviret e ngrohtë.

 

Buding me gjalpë kikiriku dhe me Parmesan

Materiale:

* 3 filxhanë me gjalpë kikiriku
* 1/2 lugë çaji kripë
* 1 lugë çaji vaj ulliri
* 1 filxhan me qepë të grira
* 1 thelb hudhre i grirë.
* 2 filxhanë qumësht
* 1 filxhan djathë Parmesan i grirë
* 1/4 lugë çaji piper i zi
* 1 lugë çaji indian
* 3 kokrra vezë
* 3 të bardha vezësh
* 9 filxhanë bukë franceze e grirë

Përgatitja:
 Vendosni masën e gjalpit në një tavë dhe spërkateni me 1/4e kripës. Vendoseni të piqet për 12 minuta në temperaturën 400 gradë. Hiqeni nga soba dhe ulni temperaturën në 350 gradë. Në një tigan me vaj shtoni qepët, lërini të skuqen për 5 minuta, shtoni hudhrat dhe lërini të skuqen për 1 minutë. Hiqeni tiganin nga zjarri.  Kombinoni përbërësit e mbetur; 1/4 lugë çaji kripë, qumësht, 1/2 filxhan djathë, piper, çaji indiani, vezët, të bardhat e vezëve, në një enë duke i përzier me një rrahëse. Në tavën ku është masa e gjalpit kikirik shtoni salcën e përgatitur me qepët dhe hudhrat e skuqura. Në fund spërkateni me thërrmijat e bukës dhe të djathit. Piqeni për 45 minuta në 350 gradë, ose derisa të jetë pjekur mirë.

 

Desert me dredhëza

Përbërësit:
* 1/2 kg dredhëza të freskëta ose nga frizi,
* 100 gr sheqer,
* 1 qeskë krem të rrahur.

Përgatitja:
Shtypen dredhëzat me sheqer në blender,ose kalohen në sitë. Derdhen në 6 pjata të vogla. Në mes vihet nga një lugë krem i përgatitur. Kremit mund t’i shtohet pak pure dredhëzash duke e përzier me pirun. Përreth hidhet nga një lugëz krem. Vizat tërhiqen me rrëmojëse ose majë thike. Në vend të kremit të rrahur, në mes mund të vihen toptha akulloreje.

 

 

 

 

 

Mish pule me bizele,patate dhe spinaq

Perberesit:
1luge gjelle vaj lule dielli ose vaj vegjetal
1 qepe e ndare
1 thelb hudher e qeruar dhe e shtypur
3-4cm rrenj xenxefilli e prere
1/2 lugegjelle piper
200 gram patate te ndara ne ne pjese te vogla
400 gram mish te mbushur me bizele
400 gram domate te prera
100 gram spinaq
buke e thekur per servirje
Pergatitja:
1. Ngrohim vajin ne nje tigan te madh dhe skuqim me kujdes qepen, hudhren, xinxerfillin derisa qepa te zbutet por pa marre ngjyre. Perziejme  piperin dhe patatet dhe e leme te gatuhet per 2 minuta.
2. Shtojme mishin me bizele brenda, domatet dhe 200ml uje. I lem te ziejne dhe me pas te gatuhen per 20 minuta deri sa patatet te zbuten dhe salsa te jete shtuar.
3. Hedhim spinaqin deri sa te zbutet dhe i hedhim kripe dhe piper. e servirim ne tasa ose ne pjata, me buke te thekur dhe pak kos sipas deshires.

 

 

 

Pule me bulgur, shoqeruar me limon dhe domate

Perberesit:
* 5-6 fileto pule
* 1 kokerr qepe
* 2 luge gjelle vaj ulliri
* 2 kokrra domate
* 3 thelpinj hudher
* 1/4 lekure limoni e renduar
* 1 gote uji bulgur
* 1.5 gota uji leng pule ose uje te valuar
* 1 gote uji bizele e konservuar
* 1 kokerr limon ne feta
* kripe

Pergatitja:

Ne nje tenxhere skuqni filetot e pules nga te dyja anet. Pas skuqjes merrini ne nje pjate.
Ne te njejtin tenxhere me vaj skuqni qepen. Shtoni domatet, hudhren dhe lekuren e limonit dhe piqini per 2-3 minuta. Merrini prape filetot ne tenxhere piqini dhe pak dhe shtoni bullgurin. Shtoni uje te valuar derisa te mbulohen mire dhe kripe. Veni kapakun dhe prisni derisa bullguri te ziej mire dhe te mos ngeli me uje. Pastaj shtoni bizelet dhe servireni te shoqeruar me feta limoni. /

 

Embelsire me dardha franceze

Perberesit per 6 veta:
 100 ml uje
6 dardha
100 gr sheqer
pak kanelle
pak karafil
akullore me vanilje
Pergatitja:
Ne fillim zijeni ujin .Nga ana tjeter pritini dardhat ne mes dhe hiqjani farat dhe pjesen e forte rreth tyre.Me pas vijini nja gjysem ore per tu zier. Me pas hiqini dhe shtoni ne uje sheqerin, kanellen dhe karafilin dhe lerini te zihen pak minuta. Me pas futini dardhat dhe lerini ashtu sa te zbuten ca. Me pas hiqini nga tenxherja dhe vendosini ne pjate. Ne anen tjeter zijeni shurupin dhe per pak minuta sa te trashet mire dhe me pas hidheni siper dardhave. Me pas vini brenda çdo dardhe pak akullore me vanilje. Mund ta zbukuroni me karafilat e zier! Lereni te ftohet pak dhe servireni.

 

Sabajon irlandez

Për 4 persona:

· 5 të verdha veze
· 30 ml kafe e fortë
· 100 gram sheqer
· 2 lugë gjellë wisky
· 1 mollë
· 1 degë mente

Në një tas të madh rrihni të verdhat e vezëve bashkë me sheqerin dhe vanilën derisa përzierja të zbardhet dhe të dyfishojë volumin. Vendosini tasin në një tenxhere me ujë që zien lehtas. - U bashkoni gradualisht kafenë dhe wisky-n duke u përzier me lugë vazhdimisht dhe duke i fërkuar paretet dhe fundin e enës, për të evituar formimin e kokrrizave. Lëreni të ziejë duke vazhduar të trazoni derisa përgatesa të bëhet e trashë dhe shkumore. Kini kujdes që uji të ziejë lehtas. Pasi të keni hequr nga zjarri, vazhdoni ta trazoni derisa përgatesa të vaket. Ndajeni nëpër tasa. Lërini të ftohet krejtësisht dhe vendosini për 2 orë në frigorifer. Në momentin e fundit zbukurojini me rriska molle dhe gjethe mente. - Servojini të freskëta. Këshilla që të përfitohet një kafe shumë e përqendruar
Nga kafja juaj e zakonshme, duhet të shtoni 2 lugë kafeje, kafe të tretshme të çastit (tip Nescafe). Duhet pak durim për të realizuar këtë recetë në zjarr shumë të ngadalshëm.

 

 

 

Midhje me buke te skuqur


Pergatitja:
Nxehet vaji, hedhim hudhrën e grirë imët, shtojmë salcën dhe sipër saj hedhim frutat e detit, majdanozin e piperin e zi. Shtojmë verën e bardhë dhe i lëmë të ziejnë për 4-5 minuta. Skuqim tulin e bukës së prerë në kubikë derisa të marrë ngjyrë të verdhë. Buka e skuqur vendoset në pjatancë dhe sipër saj midhjet e ziera. Shërbehen të ngrohta.

 

 

 

 

 

 

Akullore korona

Përbërësit për 4 persona :
    * 4 të verdha vezësh,
    * 100 g sheqer,
    * 100 g pana (krem qumështi),
    * vanilje, ananas, shurup shege.
Përgatitja.
Fruloni për 1 min të verdhat e vezëve me sheqerin shtoni krem qumështin dhe pak vanilje. Frulojini përsëri për një minut. Vendoseni kremin në një enë dhe lërini në zjarr mesatar për rreth 3 minuta, gjithnjë duke e trazuar dhe duke u kujdesur që të mos marrë valë. Lëreni kremin të ftohet dhe hidheni në një formë. Mbajeni në frigorifer 2 orë para servirjes. Përmbyseni format me akullore në një pjatë dhe zbukurojini në qëndër me ananas të prerë në copa të vogla pasi t'i keni dhënë ngjyrë të kuqe me disa lugë shurup shege.

 

 

Midhje me beshamel

Perberesit
2kg midhje
4 qepe te fresketa
1 tufe erezash
1 thelb hurdher
250ml vere e bardhe
40 g gjalpe
40 g miell
1 gote qumesht
2 ls ajke qumeshti
majdanoze i grire dhe piper
Pergatitja
Pastrohen dhe lahen mire midhjet, vendosen ne nje tenxhere bashke me qepet e grira, tufen e erezave, hurdhen e shtypur dhe piperin e sapogrire, sperkaten me veren e bardhe dhe lihen ne zjarre derisa te hapet guaska. Me hapjen e tyre hiqen menjeane , kullohen dhe lengui zierjes ruhet.
Shkrihet gjalpi, hidhet mielli dhe perzihet vazhdimisht, hollohet me lengun e zierjes se midhjeve dhe pastaj shtohet qumshti derisa te trashet salca si beshamel, ne fund shtohet majdanozi dhe ajka e qumshtit.

 

 

Makarona me kungull, speca të kuq dhe proshutë e tymosur

Përbërësit për 4 veta:
* 400g makarona
* 100g proshutë e tymosur
* ¼ spec të kuq
* 200g kunguj me lëkurë të gjelbër
* 1 thelpi hudhër
* kripë, piper

Lani me kujdes specat dhe kungujt. Vini hudhrën dhe vaj ulliri në zjarr. Shtoni proshutën, të prerë në copa të vogla dhe lëreni të skuqet. Prisni specat dhe kungujt në rripa të hollë dhe hidhini në tiganin e nxehtë, duke filluar me kungullin, pastaj specat; shtoni kripë dhe piper.
Ndërkohë që vegjetalet skuqen në tigan, zieni makaronat; kullojini dhe hidhini edhe ato në tigan duke i lënë 2-3 minuta të përzien të gjitha bashkë, por mos harroni të hiqni më parë hudhrën.
Në këtë pjatë bashkohen shija delikate e perimeve, si ajo e kungullit dhe shija e plotë e proshutës së tymosur. Ky është një gatim i lehtë, sepse nuk rëndohet nga mishi, pasi sasia e përdorur është e pakët. Duket se nuk i mungon asgjë, përveç një vere të bardhë.

 

 

 

Cokollate e ftohte

Përbërësit për 4 persona :
    * 200 g çokollatë e copëtuar,
    * 1/2 gotë krem qumështi,
    * 20 g gjalp,
    * 20 g vanilje.
Përgatitja.
Shkrini në zjarr të dobët çokollatën me vaniljen dhe 2 lugë ujë. Përzjejeni herë pas here. Kur masa të jetë e njëtrajtshme dhe kremoze, hiqeni nga zjarri, shtoni pak nga pak kremin e qumështit dhe gjalpin. Hidheni kremin nëpër tasa dhe vendosini në frigorifer. Servirini me biskota.

 

 

 

 

Sallatë me ton e brokoli

Përbërësit:
• Sallatë e gjelbër,
• ton-konservë,
• kokrra misri të ziera,
• kaçkavall i prerë në katrorë të vegjël,
• lulelakër e gjelbër (brokoli),
• domate,
• kripë, uthull molle, vaj ulliri.

Përgatitja:
Brokoli vlohet 5 minuta. Toni grimcohet. Mbi fletë sallate të vendosura në pjatë, radhiten domatet e prera në rrathë. Toni, misri dhe kaçkavalli përzihen dhe derdhen në mes të pjatës. Aty këtu vendosen edhe lulet e brokolit. Me përzierje vaji, uthulle dhe kripë, spërkatet sallata disa minuta para servimit

 

 

 

 

Pulë e mbushur me oriz

Përbërësit:
* 1 pulë afro 1 ½ kg
* 1 filxhan çaji oriz (basmati)
* 100 gr gjalpë
* 1 qepë
* 1 lugë mustardë(senf)
* kripë, piper
* vegetë, ruzmarin të freskët ose të tharë

Pergatitja:
Pula pastrohet, fshihet, lyhet nga të gjitha anët me mustardë. I hidhet kripë, piper, vegetë dhe ruzmarinë. Në ndërkohë, zihet orizi 10 min. në ujë me kripë. Qepa e grirë imët, fërgohet në 50 gr gjalpë gjersa të zbutet. Hidhet orizi i kulluar, fërgohet pak me qepë, hidhet pak kripë e vegetë dhe me këtë masë orizi, mbushet pula. Vendoset në tavë ku do të piqet, mbi i hidhet pjesa e mbetur e gjalpit e nxehur mirë,por jo e djegur dhe ½ gotë ujë. Pula mbulohet me alufolie dhe futet në furrë të nxehtë me temp.200 gradë Celsius për t’u pjekur 1 orë. Zbulohet nga folia, laget me lëngun të cilin e lëshon gjatë pjekjes dhe vazhdon të piqet edhe 30 min. gjersa të skuqet mirë. Shërbehet me mbushjen dhe sallatë sipas dëshirës./

 

 

Kek me karota

  • 380 gr miell
    * 100 gr gjalpë/margarinë
    * 100 gr bajame
    * arra të grira
    * 300 gr karota të grira
    * 3 kokrra vezë
    * 3 lugë gjelle sheqer sodë buke

    Në një tas të thellë përzihet mielli, soda, sheqeri, vezët dhe gjalpi i cili duhet të jetë i butë (në temperaturë dhome). Rrihen derisa të bëhet masa homogjene dhe pastaj duke vazhduar përzierjen i hidhni bajamet e grira dhe karotat e grira. Pastaj hidhet në tavë (të lyer me pak gjalpë dhe pak miell që të mos ketë ngjitje) dhe futet në furrë në 175-180 gradë për 40 minuta.

 

 

 

 

 

Penne me patellxhan

Perberesit:
300 gr penne
1 patellxhan i bollshem
50 gr gjize
1 thelb hudher
2 luge vaj ulliri
kripe
Pergatitja:
Presim patellxhanet ne copa-copa. Nderkohe ne tigan veme vajin me 1 thelbe hudher. Hedhim patellxhanin te prere ne copa dhe i leme per 20 min duke i hedhur edhe pak uje. Ne te njejten kohe veme pennet te zihen ne ujin e kripur.Mbasi te jene zier i bashkojme me patellxhanet dhe i hedhim edhe gjizen. E ndajme neper pjata dhe me deshire mund te veme edhe ndonje erez.

Banana split

Banana split është desert që për bazë ka akulloren. Për her të parë është pregatitur nga David E. Strickler më 1904.
Deseri i pregatitur nga David E më 1904 përbëhej nga 3 sfera të akullores të vendosura në mes të një banane të ndarë në dyshe. Sferat e akullores ishin të vaniles, dredhëzes dhe çokoladës, mbi to hidhej pak sose me shije të përkatëse.

 

 

 

 

 

 

 

Kroket me bizele

Për një person duhen:
* 150 gr mish i grirë
* ¼ e kokrrës së vezës,
* për mishin – 1 kokërr qepë
* 2 lugë gjelle me ujë
* kripë, piper, majdanoz
* një domate
* pak miell për pudrosje


Për mbushje duhen:

* 2 lugë gjelle me bizele të ziera
* gjysma e kokrrës së vezës
* gjysmë luge gjelle me djathë të thërrmuar
* kripë, kopër

Mishit të grirë i hidhet kripë, piper, majdanoz, vezë, pak ujë dhe punohet. Merren bizelet e ziera, u hidhet kripë, kopër, vezë të ziera e të prera në kubikë, pak djathë i bardhë i thërrmuar. Mishi i grirë hapet në një letër formati të pudrosur me miell, vihen bizelet dhe mblidhet në formë rolete, shtypet pak që të marrë formë, lyhet, me miell dhe skuqet. Shërbehet me patate të skuqura ose me garnitura të tjera me perime.

 

 

Rizoto me perime

Përbërësit
    * oriz per rizoto 4 filxhan
    * gjalpe sipas deshires
    * perime te ngrira ( mikse me bizele, miser, karrota,) sipas deshires 500 gr te gjitha
    * safron (zafferrano)
    * kripe sipas deshires
Udhëzime per pregaditje
Ne nje Tigan te madh hedhim Pak yndyre e gjalpe, ose vetem gjalpe. Shtojme perimet dhe i leme te fergohen pak ne tigan nderkohe qe pergatisim orizin. me pas shtojme dhe orizin per tu ferguar te gjitha bashke ne tigan. shtojme kripen, Zaferanon, dhe 6 Filxhan Uje. e mbulojme tiganin dhe e leme rizoton derisa te kete pire te gjithe ujin.

 

 

 

 

Embelsire me Kokos

Përbërësit
* 3 veze
* 1 gote uji vaj
* 1 gote uji kos
* 1filxhan kafeje sheqer
* 1 pecivo
* 1 sheqer
* 1 pako rrush te thate ose arra
* 1 pako kokos
* 1got uj dhe 1 gote sheqer per sherbetin
Udhëzime per pergatitje
Ne nje ene per perzierje theni vezet komplet, shtoni vajin, kosin dhe sheqerin. Perzieni mir me mikser pastaj i shtoni pecivon dhe vanil sheqerin, dhe rrushin e thate apo arrat sipas deshires se juaj futeni te piqet per 15 min. Ne temp.250 grade celsius pasi te pjeket e lagni me sherbet dhe siper hidhni kokos.

 

 

 

Kembe bretkose te skuqura

Perberesit per 6 racione
kembe bretkose
100 g miell
100 g peksimadhe
1 tufe majdanoze
10 thelpij hurdhra
2 limon
vaj ulliri
trumze
dafine
kripe, piper
Pergatitja
Lahen kembet e bretkoses. Priten fundet e tyre. Vendosen ne nje ene, hidhet lengu i limonit, kripa piper, trumza, dafine. Lihen rreth nje ore te njomen me kete leng. Kolluhen dhe lyhen me miell. Ne nje tigan hidhet vaji, hedhim kembet e bretkoses, rrotullohen me luge druri derisa te marrin ngjyre ari ne te gjithe siperfaqen. Grihen hurdhrat, majdanozi dhe perzihen me peksimadhen. Kjo perzierje hidhet ne tigan me vaj ulliri dhe lihen te shkuqen me zjarre te forte per 20 sek, duke i trazuar. Kjo mase hidhet siper kembeve te bretkoses dhe sherbehet menjehere.

 

 

Peta të ëmbla

Materialet për 30-35 copë:
Për mbushjen

• 2 vezë
• 2 të kuqe vezësh
• ¼ lugë ëmbëlsire
• sodë buke
• kripë, një majë luge lëkurë nga gjysmë portokalli
• 1 ¾ lugë gjelle miell
• Vaj ulliri

Për shurupin
• 2 lugë gjelle mjaltë
• ½ filxhan sheqer
• 1 filxhan ujë (ose 2 filxhanë mjaltë dhe 1 ujë)

Për zbukurimin
• kanellë
• arra të grira

Përgatitja:
Rrihni në mikser vezën dhe të kuqët e vezëve së bashku me sodën dhe kripen, për rreth 20 minuta. Shtoni lëngun e portokallit dhe vazhdoni rrahjen, duke shtuar pak nga pak miellin, derisa të bëhet brumë. E ndani në dy topa; e mbështillni me një celofan dhe e vendosni në frigorifer për 2-3 orë.
Në tryezën ku do të punoni hidhni pak miell. Gjithashtu lyeni edhe duart me miell. Hapni brumin në petë shumë të holla (nëse brumi ngjit shtoni miell, me qëllim që të bëhen ëmbëlsirat më të shkrifta). I prisni petët në rripa me trashësi 6 cm dhe gjatësi 15 cm. secilën. I shtrini të gjithë rripat prej brumi njëri mbi tjetrin në tryezë dhe i mbuloni me pecetë që të mos thahen.
Në një tigan të thellë ose tenxhere hidhni vaj me bollëk dhe e digjni atë. Merrni me pirun një rrip brumi. E mbështillni rreth pirunit dhe menjëherë më pas e zhysni në vaj. Këtu e lini derisa të skuqet dhe të fryhet. E përsëritni këtë ritual me të gjitha rripat. I vendosni në një letër thithëse kuzhine që të kullojnë.
Në vazhdim përgatitni shurupin duke zier ujin me sheqerin, derisa të shkrihet dhe më pas shtoni mjaltin. I përzieni materialet derisa të mpiksen. I spërkatni ëmbëlsirat me shurupin dhe i zbukuroni me kanellë dhe arra të grira.

Kungulleshka të skuqura

Për 4-5 persona duhen :
    * kungulleshka 1 kg,
    * miell 2 lugë gjelle,
    * vaj për skuqje 3-4 lugë gjelle,
    * gjalpë i freskët një lugë gjelle,
    * kripë, kopër.
Pergatitja:
Kungulleshkat e njoma qërohen duke gërvishtur cipën me thikë, ndërsa kur janë të mëdha u qërohet lëkura dhe priten në rrathë me trashësi 1,5-2 cm. Spërkaten me kripë, kalohen në miell dhe skuqen në tigan me yndyrë të nxehtë nga të dyja anët, derisa të krijohet një kore e kuqe. Gjatë servirjes spërkaten me gjalpë dhe kopër të grirë hollë. Kungulleshkat e skuqura mund të bëhen me vaj e uthull si sallatë ose me kos e hudhra.

 

 

 

 

Tatli me kokos

Përbërësit:
250 gramë margarinë ose gjalpë,
1 vezë,
1 filxhan vaj,
1 filxhan qumësht,
1 filxhan kokos
por mundet edhe më shumë sipas dëshirës (filxhan për kafe turke),
1 ‘pecivë’,
3 gota uji miell.
Përgatitja:
Të gjitha këto i përziejmë mirë derisa të formohet brumi, pastaj i bëjmë
format e rrumbullakëta ose në formë të plazmave. E pjekim në 170 gradë
derisa të skuqet e tëra.
Sherbeti:
1 kg sheqer dhe
800 ml ujë.
I vlojmë dhe ia shtojmë një sheqer vanilje.
Tatlia duhet të jetë e ftohur kurse sherbeti i vakët.

 

Sallate me makarona alla napoletane

Perberesit
250 g makarona tub
3 domate per sallate
1 cop djathe mozarela
fileta sardeleje
kaparine
rigon
vaj
kripe dhe piper
Pergatitja:
Vihen makaronat te ziejne me uje me kripe qe valon dhe lihen 8 min ne menyre qe te mbeten te forta. Kullohen, shpelahen dhe lihen te ftohen. Priten domatet ne gjysem, pastrohen nga farat dhe pastaj priten ne feta te holla, pritet djathi ne kubik te vegjel, priten sardelet ne copeza dhe perzihen me kaparinen. Vendosen makaronat ne nje pjatance, shtohen siper domatet, djathi, sardelet, kripa, piperi dhe perzihen me kujdes. Ne fund sperkaten me vaj, perzihen dhe sherbehen.

 

 

 

 

Toptha me arra të bluara

Përbërësit:
* 100 gr gjalpë
* 100-150 gr sheqer pluhur
* 1 vezë (e freskët)
* 150 gr çokollatë
* 150 gr arra të bluara
* 2 lugë supe rum
* 50 gr arra të grimcuara
* 50 gr bajame të grimcuara
* 50 gr çokollatë e grimcuar

Pergatitja:
150 gr çokollatë shkrihet mbi avull. Tundet gjalpi i zbutur me mikser. Shtohet sheqeri pluhur, veza dhe vazhdon tundja gjersa masa të bëhet e njëllojtë. Hidhet çokollata e shkrirë dhe e ftohur pak, rumi, si dhe arrat e bluara të cilat përzihen mirë gjersa masa të homogjenizohet. Futet në frigorifer ½ ore, pastaj nxirren me lugë të vogël dhe bëhen goglat me madhësi sipas dëshirës (afro 35 copë). Topthat kalohen në çokollatë, arra dhe bajame të gjitha të grimcuara. Nëse topthat përgatiten në çast dhe brumi është pak i hollë, shtohet 1 lugë arra ose keks i bluar./telegraf/

 

 

Kaneloni

Nevojiten:

* 500 gr miell
* 3 vezë
* 500 gr mish i grirë
* 3 filxhan qumësht
* 100 gr kaçkavall
* 250 gr gjizë pa kripë
* 100 gr gjalpë, salcë domatesh
* 2 lugë miell
* 1 kokërr limon
* kripë, piper.

1 - Zihen brumi me një vezë dhe një filxhan qumësht. Ndahet në pjesë dhe hapen petë me trashësi 3-4 mm.
2 - Priten petët në copa me madhësi 15x7 cm dhe hidhen të ziejnë në ujin që valon. Kur dalin në sipërfaqe, nxirren me kujdes nga uji dhe lihen mënjanë.
3 - Përgatitet mbushja: skuqet mishi në 50 gr gjalpë, shtohet salca e domates e tretur nën ujë, kripa e piperi. Pasi të avullojë uji, hiqet nga zjarri dhe ftohet. Përzihet mishi me gjizën dhe gjysmën e kaçkavallit.
4 - Mbushja e përgatitur hidhet me lugë të vogël në të gjitha petat e ziera, të cilat palosen 2 herë dhe vendosen në tavë.
5 - Përgatitet beshameli: 2 filxhanë me qumësht përzihen me 50 gr gjalpë dhe 2 lugë miell. Kjo masë vendoset në zjarr dhe përzihet derisa të marrë valë.
6 - Hiqet nga zjarri, ftohet pak dhe shtohet veza, lëngu i limonit dhe kripa. Përzihet mirë dhe hidhet sipër kaneloneve. Në fund hidhet pjesa tjetër e kaçkavallit. Piqen derisa të zënë një cipë të artë.

 

Krep me akullore

Përbërësit për 4 palpetë:
* 3 dcl ujë
* 1 vezë
* 3 lugë vaj
* afro 7 lugë miell
* 1 lugëz çaji sheqer vanilje


Tunden përbërësit dhe në tigan tefloni piqen krepat.
Mbushja:
* 150-200 gr dredhëza
* lëng reçeli-dredhëzash
* 1 qeskë ajkë pluhur (shllak)
* akullore
* 1 cope çokollatë
* 1 lugë vaj

 
Pergatitja:
Me kaush kuzhine, në formë shiriti, 1/4 e palpates kufizohet me ajkë të tundur sipas udhëzimit në qeskë. Brendia e kufizuar mbushet me dredhëza të prera në 4 pjesë. Mbi dredhëza hidhet pak lëng reçeli dhe një topth akullore. Palpeta paloset. Mbi vendoset edhe një topth akullore dhe e tëra zbukurohet me çokollatë të përzier me vaj dhe të shkrirë mbi avull.

Rizoto me fruta deti

Përbërësit
    * oriz 3 filxhane caji
    * kallamare 1 pako
    * karkaleca 1 grusht
    * majdanoz 7 tufa
    * hudher 7-8 thelpinj
    * vere e bardhe 1/2 gote
    * uje 6 filxhane caji
    * vaj ulliri
Udhëzime per pregaditje
Presim imtesisht majdanozin dhe hudhrat dhe i kavardisim ne vajin e ullirit, shtojme kallamaret e prere dhe karkalecat dhe i shuajme me veren e bardhe dhe shtojme edhe pak uje sa te ziejne. Me pas hedhim orizin dhe ujin dhe e leme derisa orizi te jete ziere plotesisht.

 

 

 

 

Kunguj me ton



Përbërësit:
-100 gr Ton
-20 gr perime
-2 feta djath të bardhë
-erëza (borzilok, kopër, majdanoz)
-qepë "Shallots"
-Një vezë
-pak miell
-pak thërrime buke
Pergatitja
Toni përzihet me perime (nga kavanozi), qepë të prerë imtësisht dhe pak djath i thërrmuar. Përzihet me thërrimet e bukës. Punohet pak me dorë që të marri të paktën një formë dhe i shtohen erëzat . Një kungull, qërohet, prihet në feta dhe toni futet si përbërës midis 2 feta kungujsh...tip sanduiçi. Para se ti vendosësh në tigan mirë është që tonin ta lyesh anash e anash me thërrime buke apo miell që të mos prishet forma.

Patate të skuqura, me kore mielli



Përberesit 4 persona nevojiten:
   
    5 patate
    1 lugë të vogël paprikë të ëmbël
    piper të bluar në çast
    kripë
    miell dhe vaj për skuqjen
Pergatitja:
Lajmë patatet dhe i ziejmë me gjithë lëkurë në ujë me kripë për 20 min. I lëmë të ftohen dhe i presim në copa të mëdha për së gjati. I kalojmë në miell dhe i skuqim në vaj luledielli. Pasi të jenë gati, i lëmë të kullojnë vajin e tepërt dhe i rregullojmë me kripë, piper dhe paprikë.

Karkaleca me salcë hudhrash


 

Karkalecat dhe kopra e freskët, i bashkojmë dhe i përziejmë me verë të bardhë, duke i hedhur dhe barëra aromatizuese. Mos harroni të përzieni limonin në fund të recetës, është përzierja e orizit që i bashkon verën dhe ushqimin së bashku.

Përbërësit:

* 1 lugë gjelle vaj ulliri
* 3,5 gota me kopër të prera në copëza
* 1/4 lugë çaji me kripë
* 1/8 luge çaji me piper te zi
* 4 hudhra të prera në copëza të vogla
* 1 fletë dafine
* 1/2 luge çaji me piper të kuq
* 3/4 kg karkaleca të prerë
* 2 lugë gjelle lëng limoni i freskët


Përgatitja:


Ngrohim vajin në një tigan të gjerë në mënyrë të pandërprerë në një nxehtësi mesatare. Shtoni koprën e prerë, kripën, piperin e zi, hudhrat dhe gjethen e dafinës; e lini 5 minuta sa kopra të bëhet e brishtë duke e përzierë vazhdimisht. Shtoni piper të kuq dhe karkalecat në tigan; i lini 3 minuta ose derisa karkalecat të bëhen, duke i përzierë vazhdimisht. Hidhini lën¬gun e limonit ose mund ta shërbeni me limon në feta.
Shoqërohet me verë të bardhë.