KENGET E TRIMERISE NGA KRAHINA E NIKAJ-MERTURIT

CA KA THANE KRAIL NIKOLLA  

Cka ka thane ai Krajl Nikolla
Kete Shqipni boll let e mora,
Krejt ni dite m’priti Rugova,
Dymbedhjete dite Peja e Gjakova,
Shtat sahat mue m’priti Shkodra.
Ne Currajt Eper nuk mun dola,
N’Currajt Eperm nuk mun’ jam hi,
Kish drangona shpi per shpi.
E kin pas ni frat te ri,
Ardhe prej largut nemceli.
A po m’ndigoni more 100 shpi,
Se un po e hek zhgunin e zi,
E veshi teshat si malsi,
Pesqind djemve u ka pri,
Qafen e Kolcit e kane msy.
Veshovici rri n’qafe t’Boshit,
Po e shikonte Qafen e Kolcit,
Po e shikonte me turbi,
C’ka n’at qafe qe duket zi.
Pater Zefi me i qind shpi,
N’Qafe te Kolcit po e bajne devri.
Syl Avdia  kall kamishin,
Te po fol me Veshovicin,
Kam katundin shum te merziqim.
T’vras Vojnike, ta pres zabitin,
Tane asqerin, Krajl, ta kam pre,
T’kem qit tabe, te ura e re.
__________________________

 

KENGA E SHAN ZENUNIT
(Shan Zenuni ka qene nga Qereshi, Curraj Eper)

Shan Zenuni, i holle i gjate,
Syshe m’e pa s’mushke hesap,
Por per pushke e kish zanat.
……………………………….
Pushka e Shanit mire po qet,
Sa here qet ka nji po e vret.
Pese here veten e ka pague:
-Ndal kadale,cuba mali,
S’kini ndesh ne ksi djali;
S’kini ndesh ksi djali t’ri
Rrit ne Nikaj,n’bjeshke Kaki;
N’Curraj Eperm rri me shpi,
__________________________

HAJDE HAJDE MORE KEQ HYSENI
(Keq Hyseni ka qene nga Brashta e Gjonpepajve)

Hajde,hajde,Keq Hyseni,
T’ndjeu Gjakova e Prizreni,
Qysh po i ndjek, njizet vete i njeri.
More Keqe, mor budalle,
Cka ke lype n’Gjakove me ardhe?
M’ka que nana,  kryp me marre.
Kryp me marre mue m’ka que nana,
Me ja ble, ni pare opanga,
Pak barut te dugaja,
Bylykbash, te hupi rraja,
T’hupi rrapa, te hupte fara;
Qysh i dole Keqes perpara,
10 zapti me gjak ti lava,
Krisi martina u ba beteri,
U vra caushi, hupen asqeri.
Tane Gjakova po bajne seri,
Se jem le s’kem pa k’si njeri
Qysh me i ndjeke i 20 vete ni njeri
Mue m`thone Keqe Hyseni.
_______________________________

LLULLAT NEMCES PO JA KORITIM

Shtate kocake i ki pase Malsia
A kan kape Demush Balia
A kan kape  e hajmedet
Te i kan que n’hyqymet
N’hyqymet te i kan que
I qind zapti i kan rrethue
Bafti Boci fjale ka que
Bafti Boci pika e djalit
Si arushe dirgjet pazarit
Po i con fjale Halit Shabanit
Mos  t’merohesh ne der t’sarajit
Halit Shabani trim ish kane
Me majorin kam nji fjale
S’ka hapsane mue si m’ndale
C’ka po i thote Ndou, Halitit
Ti the stenen e une thej zitin
Rreh nebetin, qen policin
Llullat nemces po ja koritim
Po i koritim, po i bajme hore
Po jua marrim manzerret n’dore
Rane kocaket tu gjamia
Thone “Tuk asht Demush Balia”
Jane fillue kacakt prej Zhurit
Kan qillue dy djel t’Merturit
Kan qillue, hajmedet
Kan marre rrugen dale e trete
___________________________

KOLE   ADEMI

Kol Ademi, djal i ri,
N’Curraj Eperm ndeje ne shpi,
Grade toger kishte n’ushtri.
S’po i pelqen regjimi i ri,
Muer rrugen, duel n’Serbi;
E n’Serbi tuj jetue,
Do hakmarrje tuj kujtue.
N’berbehane ka hy me u rrue,
Dervish Begu aty ka shkue,
Ish me roje i shoqnue,
S’gjet karrike me pushue,
Kole Ademit iu ka drejtue:
-Cou, karriken ma lsho mue!
-Une karriken s’ta lshoj gjalle,
Jam djale Currajsh e jam shqiptar!
-N’kjofsh djale Currajsh e n’kjofsh shqiptar,
Merri vesh ti thom dy fjale:
Begu jem hakut u pat ardh,
Bajram Currin e pat hjeksue,
Gjelosh Ramen e pat demtue!
-Qeto pune n’i pac marue,
Une karrigen kam me ta lshue;
vlla per mrapa kane lane mue.
Fluturim n’kame asht cue
Me ‘’i allti’’ qe i ka qillue,
Revolverin ja ka numrue,
Dekun n’toke e paska lshue.
Policia n’vend ka ardhe,
Po don Kolen per me marre:
-S’ka djale nane si m’preke mue,
Se n’gjykate po shkoj vete!
Nise gjyqtari djalin po e pyet:
-Dervish Begun c’ka e ka gjete?
Po thote Kola:”E kam vra vete,
Per do fjale si m’i tha t’randa
E per do pune si s’mi pat anda’’
…Gjyqi i larte vendim ka marre:
Denim t’rande varje n’litar!
Emigrantet jan cue n’kame,
Si t’krishtere e myslimane,
Kush e pat emnin shqiptar,
Demostrate n’gjykate po bajne:
‘’Kole Ademin me e lehtesue,
o n’Shqipni tane kem’ me shkue!
…Qeveria ashte njoftue,
Qeveria kur e muer vesh,
At’ here gjyqi ka ba kthese,
Denojne Kolen 13 vjet,
Gjysma dite e gjysma net
…Po cuditet Mali i Zi:
Si ksi trimash ka n’Shqipni
Vine e marrin gjakun n’Serbi!
______________________________

 

KENGE PER MATOSH UKEN

Ne fshatin Raje, ne Mertur,
Leu nje djale qe s’ved kurre,
Ne ate mes viti njezet e tre,
Si zakon qe e kemi ne,
Neper Raje kerciste pushka,
Me jete te gjate o Matosh Uka.
Qysh i vogel provoi mundimin,
Ne brigade bani betimin,
Njezet vjec mori sherbimin,
U rreshtue djali partizan,
Krejt i ri por trim azgan,
Mori pjese n’Opercacion t’Dimrit,
Pa ju dridh cerpiku i synit,
Kur Shqiperia u clirue,
Ne mbrojtje te popullit e kan cue,
Ne Elbasan, ne male t’Peqinit,
Ka luftue me shkels t’kufinit,
Trim i cartun, ky djale Tropoje,
Flake e prush ncitka per goje,
E gjuajten trimin me granata,
Jau ktheu mbrapsht kjo nuk ish pa,
Kriminelat me gjak i ka la,
Kush ja ndrron drejtimin plumit
Matosh Uka prej Breg Lumit,
N’Ballagat, ky djale malesor,
N’dyzet e gjashte t’muajt Dhjetor,
Matosh Uka ra deshmor,
Per nderim me e kujtue,
Brez pas brezi me na frymezue,
Me frymzue brezin e Ri,
E mban shkolla emrin e tij.
 ____________________________
 
Te nderuar miq, dergoni ne adresen nikaj.merturi @ gmail.com, tekstet e kengeve  qe bejne fjale per trimerite e nikajmerturasve nder shekuj. Teksti i derguar nga ju do te hidhet ne faqen tuaj nikaj-merturi.com.

 

 

Shenim: Ne menyre qe kjo faqe te jete sa me e plote, na dergoni ne adresen tone te email-it info@nikaj-merturi.com materiale qe kane te bejne me Nikaj-Merturin (histori,fotografi,krijime,sygjerime,vrejtje... etj)
VIDEO E JAVES



mtm_logo

europ_assistance



www.albaskela.com


Website