KENGA MAJAKRAHUT

Kenga Majakrahu, e njohur nder breza si kenga e kushtrimit, eshte himni i Nikaj-Merturit ne veqanti dhe himni shekullor i malesoreve ne pergjithesi. Kenga Majakrahut mund ta cilesojme si kushtrim te koduar ne formen e ligjerates muzikore ne lufterat per liri por edhe si kenga hapese e çdo gezimi, feste, dasme, dhe çdo grumbullimi e kuvendi.
Kenga Majakrahut si kenge kushtrimi perdorej per te percjell mesazhin midis luftetareve sidomos ne rastet kur armiku ishte afer sepse duke u kenduar me ze shume te larte, me zgjatje tingujsh, me ndarje te fjaleve ne rrokje e bente te pakuptueshme per pushtuesit e huaj.
"Kanga-Majakrahu" edhe sot e kesaj dite kendohet ne Nikaj-Merturi duke ruajtur te gjitha  vlerat antike te kultures shekullore kombetare pa ndryshuar asgje nga ky thesar artistik, trasheguar nga  stergjyshet tane te lashte. Kjo gje e rreshton ate ne veprat artistike primitive me vlere qe i vijne nga lashtesia e thelle popullit shqiptar. "Kanga-Majakrahu" eshte   thesar me moçem i artit primitive. Emrin Kenge Majakrahu mund ta kete marre nga menyra e te kenduarit ku e fillon kengetari i pare deri ne fund te vargut dhe i thote te dytit “majma krahun” ose nga menyra e mbajtejs se kraheve mbi supe me duar ne te dy anet e kokes, duke zene pjeserisht dhe veshet.    
Kenga Majakrahu fillon nga njeri kengetar  dhe menjehere pas fjales se pare ja kap fjalen i dyti duke u shkrire ne te njejtin ze me kengetairn e pare dhe keshtu vazhdojne kengen si duet. Ne fund me formacionin e kenges bashkohen te gjithe te pranishmit (ne formen e korit) me sokellima te fuqishme ne formen e  “iiiiiiiiuuuuuuaaaaa” shoqeruar me  krismat e pushkeve. Gjithmone kengetari i pare ka zgjedhur per ortak nje kengetar qe ja mban krahun me ze te ngjashem qe te kombinoje me zerin e tij. Zeri i kengetareve te Kenges Majakrahu, shperthen ne te gjitha dimensionet e tij te mundshme, me fuqine e tij te plote, me ngjyrimet, nuancat, vibracionet dhe dritherimat te shkrira ne nje ze te vetem. Te perjetosh momentet kur kendohet kenga Majakrahu do te thote te perjetosh skajshmerisht fuqine dhe pushtetin e vertete te zerit njerezor, do te thote te perjetosh kushtrimin mbi male dhe betetjat e moçme te lufterave per liri te gjysherve tane. Une sot vetem 40 vjeç kur  kujtoj me dhjetra momente te perjetuara nga Kenget Majakrahu ne odat e Nikaj-Merturit, rrenqethem dhe habitem se si ky kolos artistik, ndoshta me i vjetri i shqiptarit nuk u studiua dhe vleresua si i tille nga studiuesit e folklorit dhe kultures popullore dhe aq me keq kur Nikaj-Merturi, Tropoja, Dukagjini, e Malesia ne pergjithesi kane me dhjetra muzikolog studiues, krijues dhe mbledhes te kengeve folklorike…? Ata vrapuan pas kengeve folklorike  e sidomos pas atyre me iso duke e lene ne harrese kengen Majakrahu dhe duke e konsideruar ate si nje kenge solo. Ketu gabuan ata sepse Kenga Majakrahu kendohet solo vetem kur nuk ka nje kengetar tjeter per te bere duetin. Eshte cilesuar si kenge Kushtrimi por nuk duhet ta ngaterrojme me thirrjen e kushtrimit nga persona te caktuar (kasneci) nga qafa ne qafe qe ja percjellnin lajmin njeri tjetrit. Ne disa zona eshte quajtur edhe kenge asqere (ushtare) por kjo ka te beje vetem me karakterin luftarak te Kenges Majakrahu por edhe ky emer nuk duhet ti pengonte studiuesit tane per studimin e saj sepse ushtaret ne regjimin turk jane quajtur asqer. Shembull: (Mic Sokoli kur ishte i rrethuar ne kullat e tij i çon fjale Mar Lules se Shales: “Çom asqer ti daja i bab’s se m’kan vu topat bregut ar’s/ Bregut ar’s e n’shteg t’oborrit/Me djeg kullat e Mic Sokolit”).

Ne se do te studiohej dhe ky studim te fillonte ne Nikaj-Merturi  do te verenim se ndryshe nga te gjitha krahinat e tjera ku kendohet kenga Majakrahu ruhet modeli i kenges se vjeter kur kendohej pa fjale te mirfillta dhe konkretisht:

JO - PO -TE, SE - O - JO - E - VO – E etj etj, 

Nisur nga ruajtja e ketij modeli kenge shume i moçem, na lind e drejta te mendojme se kjo forme e te kenduarit te kenges Majakrahu mund te jete  trasheguar qe nga parardhesit e shqiptareve qe nga koha kur nuk perdorej shqipja e sotme. (Nje burre i vjeter nga Nikaj-Merturi i cili ka qene nje nga kengetaret me te mire te Kenges Majakrahu na tha se ne kete versionin e kendonin ata qe nuk i dinin fjalet keneges), por edhe kjo nuk me duket shume bindese sepse Kenga Majakrahu kishte vetem tre vargje dhe besoj se gjithkush mund ti mbante mend. Gjithsesi le te jua leme studiuesve tane te rinj te zgjedhin versionin me te sakte te mundshem. Kenga Majakrahu mund te cilesohet kenga e pare iso, polifonike shqiptare dhe pa me te voglin dyshim vetem dhe vetem shqiptare. Eshte e vetmja kenge folklorike ku as bullgaret as maqedonasit as turqit as rumunet e as greket nuk mund te kapen ne te, sepse shume thjeshte nuk kane me cfare ta krahasojne. A nuk eshte nje mrekulli, kenga Majakrahu vetem dhe vetem shqiptare. Per Kengen Majakrahu kane shkruar pak por bukur:
“Ndersa ne "KangenMajakrahu" te dy kengetaret qe kendojne duet kendojne te njejten melodi dhe me te. njejtin tonalitet sa qe te dy zerat te duket se shkrihen ne nje ze te vetem, ne kengen me "iso" nuk ndodh keshtu. Po te veme re me kujdes kengen e atij qe ia merr dhe atij qe ia pret do te shohim se aty kemi jo nje, por dy melodi. Ky per mendimin tim eshte ndryshimi esencial mes dy kengeve me te lashta qe disponon folklori yne muzikor. "Kanga-Majakrahu", jo rastesisht, eshte bere, si te thuash, ADN-ja e malesoreve. Ajo ka sfiduar shekujt me optimizmin dhe besimin ne fitoren perfundimtare. Berja kenge e kushtrimeve nuk ka rreshtur, siç shihet qarte, sepaku, ne gjysmemijevjeçarin e pushtimit turk. Kjo do te thote se populli ne Malesi eshte ngritur gjithmone vital mbi humbjet. "Kanga-Majakrahu", kjo sentence e moçme historike, e perseritur gjithmone e me me pathos, te duket sikur shpreh formulen e jetes luftarake te malesoreve. Te ngjan se ne nje dialog te perjetshem me shekujt, njerezit ne Malesi pyesin se deri kur do te vazhdoje qe jeta e tyre te jete nje beteje e pafund. Dhe shekujt sikur u pergjigjen: "Deri ne vdekje". (Pashk Pervathi)
Gjithsesi Kenga Majakrahu nuk vdes kurre sepse jane malesoret qe e mbajne gjalle dhe e percjellin nga njeri brez te tjetri. Koncerti i organizuar vjet ne Nikaj-Merturi ku moren pjese mijera vete te ardhur nga ane e mbane Shqiperise dhe Kosoves u hap me Kenge Majakrahu dhe ashtu do te vazhdoje te hapet çdo eveniment festiv ne kete zone.
Nder kengetaret me te njohur te keneges Majakrahu ne Nikaj-Merturi te kombiniuar ne duet, do te permendim: Miter Kola e Mark Mitri (Paplekaj), Mark Alia e Isuf Meta (Gjonpepaj), Nosh Luci e Kol Noshi (Brise), Kacun Ndou e Deli Beka (Btoshe), Kol Ndou me Mrarash Palin dhe Pjeter Palin (Salce), Ded Sokoli e Nik Sokoli (Gjonpepaj), Pjeter Beka-Mark Beka, (Ukcamaj-Btoshe), Zeqir Marku e Mark Baftia dhe Mark Baftia e Shan Zefi (Raje), Ndue Vata e Ndue Isaku (Salce), Ndue Isaku e Pal Qerimi(Salce), Pjeter Kukeli-Can Kukeli me Selim Mehmetin (Btoshe), Ded Rrustemi-Prend Adullahi (Mulaj), Pjeter Ndou e Ded Rrustemi (Qeresh-Mulaj), Ndoc Imeri e Pjeter Imeri (Lekbibaj) etj,

 

DISA KENGE MAJAKRAHU QE JANE KENDUAR NE NIKAJ-MERTURI:

Hysen Uka kall kamishin        (Hy-se nu-ka kall ka mi-shin)
Mos ma shaj lum baca kryqin
Kam do djem bukur t’merziqim
Q’at Nik Sylen e Dod Arifin.
--------------------------------------
Ç‘jane k’to gjame si po sjell era
Po luftojne Rugova e Peja
Dem Isufi ma trim se rrfeja
Dem Isufi, Rrustem Pavata
Lufte po bajne n’ato karshullaja
--------------------------------------
Fjale per tel na paska ardhe
Me u mbledhe kren e bajraktare
Me lidhe bese n’asqer me dale
---------------------------------------
Shume asqer po qet vapori
Del dervishi ma zi se korbi
I cili ke ai Mic Sokoli
Djale i gate musteqeholli
---------------------------------------
Prek Ndou e Marash Kola
Po i bien detit ndora-ndora
Lamtumire malesi se shkova
___________________________

Hysen Uka shkon livadhit
Qet shahi si zana e malit
La me gjak lulat e barit
_____________________________

Shenim: Te gjitha keto strofa jane kenge ne vete te kenduara prej shekujsh ne Nikaj-Merturi.

Shenim: Ne menyre qe kjo faqe te jete sa me e plote, na dergoni ne adresen tone te email-it info@nikaj-merturi.com materiale qe kane te bejne me Nikaj-Merturin (histori,fotografi,krijime,sygjerime,vrejtje... etj)
VIDEO E JAVES



mtm_logo

europ_assistance



www.albaskela.com


Website