KENGET E KAPUCAVE NE NIKAJ-MERTURI

Dy prezore plot me krype,
grate e mira u marrshin gryke.
Dy prezore me sheqer,
Grate e mira u puthshin n’terr.
Dy prezore me kafe,
Me gra t’mira po bejme llafe.
Ky filani hip ne pe,
Tan katundi e di se rre.
Zef Pashuta hip n’tel,
tan katundi e di se vjedh.
Ai i shkreti del te molla
Te i ka nxane kacota morra.
Kete filanin pse s’ma p’vete,
A di me pre bythca gjypete.
A po i falim, a s’po i falim?
Dalshin mec e marrshin malin.
Marrshin malin drejt per t’thuer
E tane u rrzoshin n’at rrathtuer.
__________________________
 

GRUPI I PARE FITUES

Bal Baleci e Bal Balia
Krah e qafe “rraqet” e mia,
Po i merr e po i co te shpia.
Gzohen robt e gzohen fmija,
E i dalin para tan kojshia.

GRUPI I DYTE FITUES

Cado fjale qe mi the pare,
Thuja vetit mori marre,
Nanen tande e hane mushkojat,
Con pshtjellakun e mbledhe dushkajat.
Mbledh dushkajat e dushkakut,
E vje e i del para ktij terakut.
_______________________
 
GRUPI I PARE FITUES

O shpejt na u cue shpia jone,
Ndal zhelan se nuk te lshojme,
Nuk te lshojme me dal per dere,
Pa te ba bytha muhasere,
O kush qe i pari ai kallauzi,
T’gjithve n’rend po u vjen topuzi,
C’ka mje shtri, dup per toke,
Cou andej moj thithelope,
Thithelope, cou, del jashte,
Se na flliqe ceta kashte,
O ky “filani”, po del n’bjeshke,
Ka zane breshken jaraneshe,
Njasaj kodre po vjen tartari,
Nje duc brume, atij curani,
Nji duej talle, atij gomari,
Pse je mbshtete me bryll n’at qoshe,
Kanke ba mos me t’njofte jot shoqe,
Cili jush po ban me gisht,
Ul kacul si qen me bisht,
A ti falim a mos ti falim,
Dalshin mendsh e marrshin malin,
Kofshi fale, atij oxhaku,
I rrofshi “veglat” atij plaku,

GRUPI I DYTE FITUES

Ato fjale qe mi the pare,
Ktheja vetit, more marre,
Lojn’ e pare e bajne femija,
Lojn’ e dyte e ban daia,
Kush e mshefi kokrren ma s’pari,
O aj filani nje zog gomari
Ju se dini se cfare eshte loja,
Llac prej misri ju hagert goja,
Gat ma ndeze kashta-kashta,
Zjarrmi brenda, tym perjashta,
Larg jan cue fmija per pune,
Pervil maget e ngjeshe hune,
Kush ma ven kamen mbi kame,
Si je ba, nuk t’njeh jot’ame,
A ti falim a mos ti falim
Dalshin mendsh e marrshin malin,
kofshi fale ati plaku,
Kini mendt per mas cedashi.
______________________________

Fryni fryma ndeni aret
Qashtu i vret Zoti sardaret
Na ja’u thame fjalet tona
Merrni vesh atje ka vona
Na i ra cubes ni teneqe
Kanki kane valloge e keqe
Pare i qind e tash i qind
A jeni qen a jeni gjind
Kini marre argati
Me kosit “lugun e zi”
A po merr vesh mori moter
Po ti lame dhjete qen ne voter
Kankan kane kta kallajgji
Do gabel si ndejshin n’Gri
Njani rreh e tjetri fryj
Tjetrin po e cojme per fergi
Kte filanin ktu qe pruni
Eshte kamziu i njaj katundi
Koshi fale “Rrunzak” Gjergjit
Per me u mbajte deri Shengjergjit
Koshi fale cadi oxhaku
I rroshi “koqet” atij plaku
________________________

 

PUTIRAT

Putir-o, si del ne prak,
Mire se t’gjetem,o shpijak!

Putir-o, si rrin ne toke,
Mirseerdhe me gjithe shoke!

Putir-o, si rrin te dera,
Mirse t’gjetem e t’u rrit ndera!

Putir-o, si del te blini,
Baftu mire ca hani e pini!

Putir-o, si del ne prak,
Rrite Zot, o ket’ konak!

Nuk ta prish ,ta la ne prak,
Kjoshi shndosh e ardhshi prap!

Ne,per t’mire ne kete oxhak,
Gezime e dasma bafdhi prap!

Putir-o, si del ne suke,
Kem pi bool e dona buke!

Putir-o, si del te blini,
S’kemi buke, s’ka blue mullini!

Putir-o, si del ne suke,
Kjoft’ mallkue kush t’lypin buke!

M’pyetni mue, more shoke,
Nuk e coj pa u pi 100 oke!

Pune e lehte eshte me shprish lesh,
T’hanger dreqi ‘i jave larg nesh!

Po e duroj at kuj t’pambukut,
kur te hane mue, t’gjetsha n’bark t’ujkut!

Putir-o, si det ne krue,
Ishalla t’hane qente n’prrue!

T’hangert goja buke e krype,
U bafsh zagar e dalsh me lype!

Putir-o, si del te vija,
ka fillue me m’u sjelle shpia!

Ke ardh mbathe e po shkon zbathe,
Ta ka fajin dora e djathte!

Keni kendue mire e lumtu goja,
Nuse t’mire na coi Tropoja!

Putir-o, si del te stani,
Fort ma i mire kenka nusani!

Putir-o, si del ne ashte,
e thashte Zoti e u plakshi bashke!

 

PUTIRO QE DEL NE TRESHE

Putiro, del ne treshe
Nusja e mire, dasmaresha e keqe
Ja bajme gati tri pale leqe,
E po e mrrotim ni rrgalle t’keqe.
Rrgallja e keqe thote se due,
Po thote Deda, bimani mue.
______________________

Te nderuar miq, dergoni ne adresen nikaj.merturi @ gmail.com, tekstet e kengeve  te kapucave dhe putirave qe jane kenduar ne fshatin tuaj. Teksti i derguar nga ju do te hidhet ne faqen tuaj www.nikaj-merturi.com.

Shenim: Ne menyre qe kjo faqe te jete sa me e plote, na dergoni ne adresen tone te email-it info@nikaj-merturi.com materiale qe kane te bejne me Nikaj-Merturin (histori,fotografi,krijime,sygjerime,vrejtje... etj)
VIDEO E JAVES



mtm_logo

europ_assistance



www.albaskela.com


Website