KENGET E DJEPIT NE KRAHINEN E NIKAJ-MERTURIT

NINA- NANA DJEPIN ME DUSHK

Nina-nana, djepin me dushk
T’martofte baba me i qind krushq
Me i qind krush me i qind dasmore
Me duvak e me kunaore
Me kunore e me bajrak
Nusja e djalit nen duvak
Nina-nana, djale ty te ruejt Zoti
Mu bash trim si Gjergj Kastrioti
_________________________

NINA- NANA DJEPIN ME DUSHK

Nina-nina, more pllum
Flej se nana te don shum
T'i m'u rritsh-o nafaklum
Nafak lum-o djal i ri
Dielli ty gjithmonë me t'pri
Kur te rritesh mor zemlak
Tash gzon nanen ne konak
Kur te rritesh djal im
Ti moj zemër do m'dalsh trim
_________________________

NINA- NANA DJEPIN ME SANE

Nina nana, djepin me sane
Ti u rritsh me babe e nane
Nina-nana, djepin me therra
Ti u rritsh me treqind shtjerra
Nina-nana djepin prej lisit
Ti mu bash i pari i Fisit
Nina-nana ne djep te drunit
ti mu befsh plak i katundit
Nina-nana po te perkundi
djalin tim po e ze gjumi
___________________________

 

 

NINA- NANA T’PERKUNDI TY

Nina-nana t’perkundi ty
T’coj me dhen e t’coj me dhi
T’coj me shtjerra ne Kaki
Ne Kaki po te coj me shtjerra
Kur te dalin e bardhe vera
________________________

 

NINA- NANA N’DJEP TE RI

Nina-nana n’djep te ri
Ti mu ritsh per bukuri
E i shkosh nanes ne Alshine me dhi
N’thep te Bjetes me i mrizue
Me uje bore me u freskue
E n’ato bjeshke me u verue.
_________________________

Te nderuar miq, dergoni ne adresen nikaj.merturi @ gmail.com, tekstet e kengeve  te djepit qe jane kenduar ne fshatin tuaj. Teksti i derguar nga ju do te hidhet ne faqen tuaj nikaj-merturi.com.

 

 

Shenim: Ne menyre qe kjo faqe te jete sa me e plote, na dergoni ne adresen tone te email-it info@nikaj-merturi.com materiale qe kane te bejne me Nikaj-Merturin (histori,fotografi,krijime,sygjerime,vrejtje... etj)
VIDEO E JAVES



mtm_logo

europ_assistance



www.albaskela.com


Website