KENGE DASHNIJE DHE MAHIJE TE KENDUARA NE NIKAJ-MERTURI

MORI E MIRA SI MORE BJESHKEN

Mori e mira, si e more bjeshken ,
Ku ma le, lum dada besen?!
Me ke pa thane se bashke do t’desim !”
Me ke pa thane se des me ty,
M’paske  dashte me kopili,
Dole n’bjeshke, e me le ne vrri
Djale, m’u nzifte bjeshka pa ty,
Mue, m’u nzifte e bardha bjeshke!
Si nuk dole ni nate me fjete?!
Ndoshta mallet na u kishin hjeke…
S’ hiqet malli per ni nate,
Pa e ba bashke tand ver’n e gate,
Tuj qite pushke, tuj u hallakate,
Tuj krise pushka shpat ne shpat,
Shpat ne shpat pushka tuj krise,
Dada mestet ka’i qendise,
Ka’i qendisi me gjylpane,
Lumja une t’kujat i kam,
I kam t’jaranit, s’me shkojne dam.
I ka dada te djalit t’ri,
Kur po m’bie ndermendi i tij,
N’buke me kane, cohna pa u ngi,
N’veke me kane, po dal e rri,
Ne veke me kane, po dal n’oborr,
As e ndiej djalin ka kndon,
Ndo ka kndon, ndo kah vikat.
Kush ka thane, se jem’ carte bashke,
I madhi zot, t’dy syte i’a plaste!
____________________________

N’DRRASE TE VEKIT KUSH PO KAN?..

N’drrase te vekit kush po kan?
Kan syzeza per jaran,
Tand po e than dushkun ne mal,
Ka tha dushk e ka tha bar,
Nuk po e le veren me dale,
S’po e le veren me dale sivjet,
Per ni djale si paska deke,
Per ni djale,ni djale te ri…
A e di ,nane n’dhe ku e kan shti?
N’ vorre t’reja, nen at ‘bli.
Me m’dhane leje t’shkoj e t’rri…
Na i ka ra vorrit permbi,
Ia lag vorrin me syte e zij,
Me sy t’zij e ka lotue:
“Ku e ke besen si m’ke dhane mue?!
Ku e ke besen si m’ke pase dhane:
“Kurt ta ndiej, thanshe, zanin tand,
As dragoni s’ka cka me ban,
Plumbi i pushkes s’mu’ me m’zane,
Gjylja e topit s’mu’ me m’ndale,
Ne dhe me kane, cohem ne kambe,
Dhe e drrasa i qes  njan’tane,
Ta qendis faqen me dhambe,
Si ti mestet me gjylpan!...” 
_____________________________

MOJ E BUKURA SI SHKON ME GJA…

Moj e bukura si shkon me gja,
Shpat ne shpat po t’njoh ne za,
Shume te ndoqa kesh po t’za!..
Hajde, djale, se m’gjen tu mrizi,
Mestet e tua ka’i qendisi,
Ka’i qendisi, pasha nanen,
S’me lan flok’t me pa gjylpanen.
I ka lshue flok’t cika si arushe,
Kur m’ka dale para n’ fushe,
M’ka shkue mendja me i ra pushke.
Kam dredhe pushken per me qite,
Kur don zoti mos me u korite,
Hapa krahet, e mora ngryke,
Hapa krahet e ngyrke e mora,
Gryk’n e kmishes ja shkamcova,
Aty gjeta dy kokrra molle,
Idht si mjalta, ma zi se bora.
N’goje i pata, n’bark s’i cova,
Pse s’des kush nuk u kujtova!…
_____________________________

MORI E MIRA, QERPIKE ME RREMA

Mori e mira, qerpike me rrema
Dajme orokun se m’plasi zemra!
Zemra, djale ty t’u coptofte,
Kur t’me gjejsh, ti ne me leshofsh,
Ne me leshofsh ti mue pa me puthe,
Ty t’i marrshin armet per fushe!
T’marrshin armet djale te gjamia,
Ku te shohin tand djelmnia,
Ne mos me marsh me m’cue te shpia,
Ne shpi tande djale me m‘cue,
N’kulle tri kateshe me u ngujue!
Aty vendin ne mos na lanshin,
Te dy bashke komit po dalim…
_________________________________

MORI E MIRA TE MULLINI

Moj e mira te mullini,
T’u ka shkye kmisha n’skej gjini,
T’paska dale cica pa hiri,
Po te shndrit si xhevahiri:
Falja i drime ketij jetimi!
-Jetimzeza, cka po lyp?
-I kafshate buke me i kokerr krype,
Vjam’t e zemres e njanen cice.
-Tutna djale t’mbesin ne fyt!
-I madhi zot ne fyt me mbete,
N’e prehnin tand kam me ndrrue jete,
N’prehnin tand jete kam me ndrrue,
Me duer t’bardha me m’rrotullue,
Me goje t’vogel me m’vajtue,
Me sy t’zij me lotue:
Deke me kane se la pa u cue,
Deke me kane, cohem ne kame,
Ta qendisi faqen me dhame,
Si ti mestet me gjylpane!...
______________________________

MORI E MIRA FLOKET NE KRAH

Mori e mira me floke n’krah,
Me t’puth n’drite nuk po kam kah,
Me t’puth n’terr, po m’vjen gjynah!
Ty be dreqin gjynah me t’ardhe,
Per at’ pune Zoti m’ka fale,
Me ka fale zoti t’bute e t’bardhe,
Ty si peshk e mue si njale…
_______________________________

 

MORI E MIRA N’AT STANISHTE!

Mori e mira n’at stanishte
Kanke ba dade, bash si bishe,
Kur po ‘sheh, po ban jurish.
Rueju pak cike t’plaqin syte,
Se po t’sheh ty mixha yt,
Mue mixha, besa,me ka pa,
Ka cue shtagen per me m’ra,
Nana para i ka dale:
Hiqe shtagen ti, more budalle,
Qysh po i bie cikes me shtage?!
Ma ka lane, besa, burri i pare,
Ma ka lane ciken amanet,
Me ia mbajte ma mire se vete,
Per gjithe veren me ia qite ne bjeshke,
Me ja la syte me uje te nxehte,
Me ia fshi me faculete,
Me i dhane cikes buke te rreshkte,
Buke te rreshkun me kajmak,
Djelt e rij me i plase ne bark,
Rritu cike, nana ty t’paste!...
_____________________________

KU KE CIKE, KUR QITA PUSHKE

Ku ke qike o kur qita pushke ?
Kesh tuj mjele delmen arushe,
Kesh tuj mjele delmen bardhoke,
Prej habie e mola n’toke.
I zanofte Zana keta floke,
I zanofte Zana flok’t e gata,
Mblidhmi nane, qitmi permbrapa,
Mblidhmi nane qitmi mbi shpine,
Ta shoh djalin ne rudine,
Shpesh po e shpraz cubi alltine,
Te tane plumat kndej po vijne
Te tane plumat po vijne prej meje
Nane, mi qiti mendt prej kreje!
_______________________________

MORI E MIRA  N’ORTEK TE BORES

Mori e mira n’ortek te bores,
M’rafsh me cica ne quk te gojes,
Ne quk te gojes m’rafsh me cica!
M’kane qillue, djale, dy cica shyta,
Cica shyta te dyja pa maje,
Jau u ngjet dada dy cingare,
Dy cingare si t’kercasin,
Djelve te rij zemren t’jau plasin.
Djelve t’rij jau ka plase Zoti,
Sa here shkoj po i gjej te kroni,
I gjej tu kroni, rreth ni mali,
Po t’vjen era lule bostani,
Lule bostani, cike, po t’vjen era,
Kenke ba mos me t’zane dera,
S’te n’za dera ty me hi mrenda,
As ma ep pak vjame tu zemra?
Vjame tu zemra, djale, s’mun t’ap ty,
Tash vjen vera e vndoj te ri,
Do per mue e do per ty…
____________________________

MORI E MIRA NE HIJE T’AHIT!

Mori e mira, n’hije t’ahit,
Kur i lshove dhent prej stanit,
Mire ta njofta kumonen e dashit,
Kam lane rrugen jam hi shpatit,
Jem takue ne cep t’livadhit,
Kem ndejt bashke deri n’krye sahatit…
_______________________________

MORI E MIRA SI SHKON ME DHEN

Mori e mira si shkon me dhen,
T’u ka da gjysa rremb,
T’u ka da, t’u ka rrembue,
Shkon bardhoka tuj blegrue…
Nana t’bijen e ka qortue:

  1. Ciko dhent pse i ke vonue?
  2. Nane kopili me ka hutue,

I perzieu dhent e me puthi mue…
______________________________

MOJ E MIRA, FLOKT E VERDHA

Moj e mira flokt e verdha,
A tu lut kush se ke vera?
Mu ka lute i coban me shtjerra.
Mu lut djali shpat me shpat:
Hajde cike pak ma ngat,
Edha e shtjerra po i bajme bashke,
Edha e shtjerra me i bashkue,
Nisin lojen me lodrue…

MORI E MIRA SI SHKON ME LOPE

Mori e mira si shkon me lope,
Ka po i con, ka po i kullote?
Shpat me shpat e boke me boke.
Kam dy molla permbi shoke,
Permbi shoke, per nen jelek,
Largou djale e mos i prek,
Pak me i prek qesin sherbet!
Ky sherbeti asht i amel,
Si me hager pshesh me tamel,
Pshesh me tamel pika-pika…
Krisi reja e ra nder cika,
At’ ma t’keqen e shkelmita,
At’ ma t’miren e grabita…
______________________________

N’ATO BJESHKE KU DALIN CIKAT

N’ato bjeshke ku dalin cikat,
Rriten drethzat e boronicat.
N’ato bjeshke ku dalin nuset,
Rriten mjedrrat e bozhuret.
N’ato bjeshke ku dalin plakat,
Atje rriten therrat e kacat.
_______________________________

MORI E MIRA, SYNIN LARUSH…

Moj e mira, synin larush,
Ty ta vrafsha qenin me pushke,
Ty ta vrafsha qenin e zi,
Erdha i nate, s’me la me hi!...
Hadje,djale, e dert mos ki,
Qeni-lidhe, dera-pa dry…
____________________________

NUSJA E  CIKA SHKOJNE NE KRUE…

Nusja e cika po shkojne ne krue,
Tasin n’dore,burine ngarkue.
Ndalu, cike,me fol me mue,
Ty dicka deshta me t’pyte:
A po m’del kto dy-tri net?!
Ndo t’qes nusen, ndo t’dal vete!
Cike, me e dite cka asht sojnia,
Banu bashke, dilni te dyja!
Ti thue t’dyja, na s’vijme kurrnjana,
Si ’i mban ty dy bostana,
Dy bostana dora s’ti prêt,
Nusja e cika me t’shti ndermjet,
T’marrin ethet dymdhet vjet,
Te del shpirti per gazep!..
______________________________

MORI E MIRA, QAFEN SI PLLUMBI

Mori e mira, qafen si pllumbi,
Me t’ lane n’vrri, po t’ha katundi,
Me t’ qite ne bjeshke, po te vret guri
Me t’shti n’arke, po me vdes uni,
Ty te ruejte zoti yne i lumi!...
_________________________________

MOJ BARDHOKE  N’AT HIJE T’PAJES

Moj bardhoke n’at hije t’pajes
Si s’ma cove ni molle te arkes,
Ni molle te arkes ti per me ma cue…
S’asht mbete kushe per me i besue!
Epja eres se ma bjen mue,
Msoja rrugen ne bjeshke me shkue,
Msoja rrugen ne bjeshke me dale, ta ngujon dadokja n’arke,
Ta ngujon dadokja n’dry,
Kur t’me m arre malli per ty,
Po shkoj arken per me zhdry,
Po marr gryke mollen si me marre ty!
___________________________________

MORI E MIRA SI DEL NE BACE

Mori e mira si del ne bace,
Kur po t’shoh, zemren ma knaqe,
Kur po kesh, qukat ne faqe!
Qukat n’faqe kur po kesh,
Ndal bardhoke dicka me pvete
A po dalim n’at bjeshke sivjet,
Ishalla djale bahet kismet,
Bashke me ty me dale ne bjeshke,
Djale me dale ne bjeshke me ty.
Dalim ulem ne nji hije,
Nisim loje e nisim mahi
Medet t’kishim ni cifteli,
Ti me i ra, dada me i kcye.
Ia ka nise me rigue shi:
Djale i dades, dert mo ski
Flokt e kuqe t’qes permbi,
S’ta leshojne piken si ne shpi.
 Djale, pashe daden, dert mos ki,
Shpirtin tand ta mbajsha ne gji,
Krah e qafe si hajmali,
Be pot e baj ne syte e zi,
Kurr nuk prishet dada me ty,
Kurr nuk prishena ndermjet veti
Vec n’e dafte njanin egjeli!
_____________________________

 

MORI E MIRA, QERPIKE ME RREMA…

Mori e mira qerpike me rrema,
Dajme orokun se m’plasi zemra!
M’plasi zemra e shkova dam,
Sall si s’rashe ne gjoksin tand,
Sal si s’rash n’at gjoks te bardhe
Sikur bora ne mecave,
K’to t’dy mjekra kush ti fail,
M’i ka fale mu, Zoti i madhi,
Njanen tuli e tjetren vjami,
Sall per hater te atij djali,
Sall per hater te djalit t’rij,
Kur po m’bie ndermendi i tij,
N’buke me kane, cohna pa ngi,
N’uje me kane, e la pa pi,
N’veke me kane, po dal e rri,
N’veke me kane, pod al n’oborr,
As e ndiej djalin kah kndon
Ndo ka kndon, ndo kah vikat,
Ia njoh zanin ne tane coban’t.
Kush ka thane se jena carte?!
I madhi Zot, goja iu thafte!
Na te dy s’cartena nder veti,
Pa na carte njanin exheli,
Ishalla desim te dy priheri.
Ishalla desim te dy ni nate,
E na i bajne vorret ngat e ngat,
Ta ap cicen nate per nate.
Na i bajne vorret nan ni hije,
Ku t’na kndojne qyqja mbi krye,
Ku t’na kndojne qyqja e turreci,
Na nuk cartena kurre nder veti.
_______________________________

MORI E MIRA SI SHKON ME DHI

Mori e mira si shkon me dhi,
Cka ke cike, sip o mban zi,
Per at’ djale si ndejt ne vrri,
Asht kane msue me cobani,
Veres n’bjeshke, dimnit ne vrri,
N’dashte me dhen, e ne dasht me dhi,
Me ck ate don djali me shkue
N’mrize te bores me i mrizue.
Shoket mrizin ia kane zaptue,
Deshte e tij me njoften mue,
Kane cue kryet e kane blegrue,
Kane cue kryet e po blegrojne,
T’tana majet po ushtojne,
T’tana nuset po lotojne,
Rrug’n e vvrinit po e shikojne,
Rruges vrrinit s’po ia dajne syte,
Per me pa kush nuk asht ngjite,
Kush ne bjeshke nuk kenka dale,
Kan syzeza per at djale,
Dushk e bar po i than ne mal,
E thau malin e bani krand,
Cofen gjaja e shkuen dam..
___________________________

PO KUVEND DJALI E CIKA

Po kuvendin djali e cika,
Neser nadje kur te dalin drita,
Na po shkojme per boronica,
Dajme orokun te molika,
Aty mblidhen djem e cika,
Aty meren ngryka-ngryka,
Ngryka-ngryka aty jane marre,
Ia ka nise cika po kan.
Cika thote: Djale, more djale,
Mos t’vij keq ty ta hom nje fjale,
Sot nji jave dirgjet karvaj,
Sot ni jave po biem ne vrri
Zihet maza me kusi,
Qitet pitja ne tepsi,
Gzohen ropt e gezohen fmija,
Mblidhen miqt e mblidhen bija,
Kercet pushka e kercet alltia,
Dalin qesin burrat allti,
Mjera dada ku po t’la ty,
T’la ne bore e t’la ne shi,
N’bore e n’shi medet per mue,
Po nis bjeshka me u vetmue,
Nis kullota me u largue,
Nis percuku me lodrue,
Nis cetina me fishkllue,
Nisin majet me ushtue,
Nisin lugjet me gjimue,
Shiu i vjeshtes nis me rigue,
Nisin prrojet uje me shtue,
Nisin krojet me u trubullue,
Po nis mjegulla pertoke me u shtrue,
Po nis bisha me tu afrue,
S’ka kush shtratin me ta shtrue,
S’ka kush tamlin me ta vlue,
S’ka kush buken me ta gatue,
S’ka kush qenit me t’i pervlue’
Shkon tu kroni ku m’gjetshe mue,
Ku ma dhe doren me u cue,
Nuk mund ndalesh djale pa lotue,
Po don mendja me t’u largue,
Hajt bardhoke e mos thirr zi,
Kur t’me bjer dallgi per ty,
Dal e qes gjashte here allti,
Po ia baj ogicit “cyyyy”!
I prij ogicit e i bie ne vrri,
Me torishta te vij kojshi,
Tutna, dhent’marrin meti,
Na fik Zoti ne stan e n‘ship,
T’bahem gjak me m’pa me sy!
Lula e bacit mo ski dert,
Na t’jem shndosh, i vndojme opet…
__________________________________

BOLL E MIRE N’DERE TE STANIT

Boll e mire n’dere te stanit
Po i qendis mestet jaranit,
Po i qendis mestet per nam.
Lumja un t’kujat i kam,
I kam t’jaranit s’me shkojne dam.
I kam t’jaranit te djalit t’ri,
Kur po m’bie ndermendi i tij,
Me kan n’buke, cohna pa ngi,
N’veke me kan, po dal e rri,
Ne veke me kan, po dal ne oborr,
Sall ta ndiej djalin ka kndon,
Sall ta ndiej ka vikat,
Ia njoh zanin ne tane coban’t.
Kush ka thane se jena carte?!
I madhi zot goja iu thafte,
Iu thafte goja, iu bafte shkrumb,
Se na t’dy s’cartena kurr!
Na nuk cartena kurr nder veti,
Po na da njanin exheli,
Ishalla desim te dy priheri,
Ishalla desim per ni nate,
Na i bajne vorret ngat e ngat,
Ngat e ngat,per nen bojli,
Tu t’mrizojne dhen e dhi,
Ku e hane dreken djelt e ri,
Ku t’na kndoje qyqja permbi…
_______________________________

BOLL E  MIRE SI DEL NE BACE!...

Boll e mire si del ne bace,
Fol e kesh me lot per faqe,
Me lot per faqe qysh del gazi?!
Besa, cike, boll mire po e di,
Vete del n’bjeshke,mue m’le ne vrri!
Djale ,m’u nxifte bjeshka pa ty,
Djale, m’u nxifte e bardha bjeshke ,
Sall si s’dole ni nate me fjete.
Kam lype stanin,s’ta kam gjete.
-Me pase ardhe ,djale,tuj pervete,
Tuj pervete nder cobani,
Stani i dades me lugj te rij,
Tre sahate doket me sy,
Si me pase pasqyre permbi.
M’kishe gjete n’oborr kah rri,
Kah qendisi mestet per ty,
Kah qendisi mestet per nam,
Me qenar, me kllapedan,
Lumja une t’kujat i kam,
I kam t’jaranit, s’me shkojne dam!...
_______________________________

MORI CIKE SI RRI MBAS GURI !

Mori cike si rri mbas guri,
Zemra n’bark po m’digjet nuri,
Per at’dite si t’shkojsh te burri,
Per at’dite kur t’bajsh me shkue,
Ni pare meste me m’i lane mue,
Ni pare meste per me m’i lane,
Kur t’i marr me i shti ne kambe,
M’bie nder mend kush m’i ka dhane
E vendi vend s’ka me m’u zane!
Mos t’u zafte,djale,vendi vend,
Kap manxerren ti e qit ne sheje.
Prape maraku ne mos t’u hjakte,
Nxirr alltine e qit perpjete!
Prape maraku ne mos t’u hjekte,
Hajde’i nate ti per me fjete,
Hajde’i nate per mysafir,
N’dere t’oborrit nisja e thirr.
Po thote vjehrra:-Del e kqyr!
Kuku nane ,jena korite,
Na ka ardhe ma i miri mik,
Kemi zakon per me i marre ngryke!...
________________________________

MOJ E MIRA, N’MAJE T’THEPIT

Moj e mira, n’maje t’thepit,
E holle, e gate si landa e plepit,
C’kenke majm n’ket vere t’sivjetit!
T’ka mbajte nana me gur shiqerit,
Me gur shiqeri,me uje te mire,
C’faj ka syni per me t’kqyre,
C’faj ka syni per me t’shikue:
Bardh e kuq,cicat si ftue.
Pashe mue,dade,kujt po m’ia ruen?!
Ia ruej djalit te pamartuem,
Asht si mazi i pashiluem,
S’priton djali me kerkue,
Se i martuemi po priton,
Kur po vjen, boll mire po m’don,
Po m’ha dhambe, po m’gicilon,
Porsi rrushin, po m’kokrron,
Porsi mollen, po m’kafshon,
Si bostanin, po m’flegron,
Si ferlik, po m’rrotullon,
Sikur uk, po m’kap e m’lshon…
_______________________________

MOJ E MIRA, N’DERE TE STANIT…

Moj e mira, n’dere te stanit,
Cka po i le per mall, jaranit
Po ia lá kablosh’t e ballit,
Per me i ngjite n’qystek t’sahatit.
Kur t’shkoje djali tu xhamia,
Aty mblidhen te tane djelmnia,
Te tane po i njohin kablosht e mia,
Bien permbys, po kajne si femija,
S’u ban zemra me shkue tu shpia!...
________________________________

ATO SHEJA KUSH T’I LA N’FAQE ?!

Ato sheja kush t’i la n’faqe,
Ato sheja kush t’i ka lane?
Ai djale si asht ardhe prame,
Plot me lot faqen ia kam dhane
Ia dhashe faqen tuj lotue,
Thirra djalin me i kallzue:
“Tash asht da dita me shkue,
Niqind krushq jane thirre per mue,
Nizet rrasa jau kane vndue,
Ti ma i pari rrasat me i ngjue,
Ti ma i pari rrasat me i vra.
Je i ri, djalo, je surdar,
Drue t’randojne krushqit me fjale,
Pushken tande m’duhet me e marre,
Se la gjakun pa ta marre.
Kur t’me nisin me rrugtue,
Djali i dades, mos kaj per mue!
Kur t’me cojne te dera e ahrit,
M’qesin djalin para kalit,
Para kalit e vndoj ne shale,
Ia qet dada meste e corape.
Rreth e rreth me kane rrethue,
S’mujke dada me t’harrue,
Te tane oden me lot e kam lotue…
______________________________

KANGA E KANES

Ngjitet kana pika-pika,
Sonte je bajrak nder cika.
Ngjitej kana pika t’mdha,
Neser je bajrak nder gra.
Kaj,moj cike,me shami t’kuqe,
Lumja nana,ke po con nuse!
Kaj,ciko,e kaj me mall
Se po t’pret bajraki n’zall.
Kur ta vndojsh kamben n’zengji:
“Tumirembec,mori vllazni!”
Kur ta vndojsh kamben ne shale,
“Tumirembec,mori mahalle!”
Liroji vendet kah je kane,
Liroji babe e liroji nane,
Tash po vijne krushqit me t’marre.
Po vijne krushqit rrethit t’malit,
U ka hupe kashta e samarit.
Po vijne krushqit rrethit t’livadhit,
U ka hupe nusja e duakit.
Kaj, ciko, por me lezet,
Hipi kalit e del e tret!...
____________________________

KAJ, CIKO, TI KAJSH  ME MALL…

Kaj , ciko, ti kaj me mall,
Po vijne krushqit per me t’marre.
N’shteg t’oborrit kush po thrret,
Tek asht vjehrri me ni cerep.
Del e p’vete sa po e shet,
A e shet me drithe a me bylmet?
Nuk due drithe, po due bylmet,
Kam me marre nusen sivjet.
More mik, more horrjat,
Pse e ke cue kanen me grat?!
Mos me i dale nuses kana,
Nuk ta cojme na neser prama.
Ne t’u dokte, bijo, kana e keqe,
Ngjitja vjehrrit per musteqe.
Ne t’thashe vjehrra: “milmi lopet!”,
Kap gershanet, shkurtoja floket.
Ne t’thashe vjehrra: “milmi dhente!”,
Bani zhurme e qitja mendte.
Ne t’thashte vjehrra: “milmi dhite!”,
Bani kungjat e nxirrja syte…
_______________________________

MORI CIKE, N’OPAGE  E N’MESTE…

Mori cike n’opane e n’meste,
Mos kujto se je e keqe,
Njanin sy sall dymdhete qese,
Kap corapin, dil ne rreze…
Kaj ciko, e kaj pa prá,
Se ti cike nuk bahesh má.
Kaj, ciko, me krye n’prezore,
As te ndien baba nder vorre.
Te ka cue ty baba fjale,
Thueji cikes: ”Rue se kaj!”
 Kaj, moj cike, kaj me mall,
Nuk vonojne e shkojne dy jave,
Cojm’ dikend ne t’pane me t’marre!...
_________________________________

PO VIJNE KRUSHQIT RRETH NI LISI…

Po vijne krushqit rreth ni lisi,
Dil, o babe, se pushka krisi,
Dil , o babe, se krisi pushka,
Bajraktari ra te fusha.
Po vijne krushqit rreth ni shpati,
Dil , o babe, shiloje atin,
Shpejt e shpejt atin me e shilue,
Ka ardhe koha nuse me shkue,
Krisi pushka, babe, tu kroni,
Krushqit erdhen n’shteg t’oborrit.
Shtini mbrenda, babe, me  pushtue,
Se kane ardhe me me marre mue!...
________________________________

CKA PO DOKET ATJE KUQ?

Cka po doket atje kuq?
Nusja jone me treqind krushq,
Treqind krushq e dy tupana,
Njani mbrapa, tjetri para.
Kur na doli nusja n’koder,
Boll e mire, por pak e vogel.
Kur na erdhi nusja ngat,
Shtati i saj bash si bajrak.
Kur na erdhi nusja n’shpi,
Porsi lulja per hijshi.
Mori nuse, t’u gzofte zemra,
Si na shndrite oden mbrenda!
Mori nuse, po t’thom ty,
S’ma ke shoqen n’shtatqind ship…
____________________________

MORI LULJA E BLINIT-O!...

Mori lulja e blinit-o,
Po e le vetem nanen-o.
Hajt luljo, mos loto,
Se ty nana s’te harron.
Mori lulja e blinit-o,
Po e le vetem baben-o,
Hajt luljo, mos loto,
Se ty baba s’te harron.
Mori lulja e blinit-o,
Po i le vetem vllaznit-o.
Hajt luljo, mos loto,
Se ty vllaznit s’te harrojne…
Oj lule, oj bukuri,
Ti po shkon n’ma t’miren shpi,
Oj lule, oj bukuri,
Po e merr burrin djale te ri!...
____________________________

MORI NUSE, LULJA E FTONIT…

Mori nuse, lulja e ftonit,
O hoj dado hoj,
N’ta lypte vjehrri uj’t e kronit,
O hoj dado hoj,
Uj’t e kronit me i’a dhane,
O hoj dado hoj,
Me dore n’zemer me i’a dhane,
O hoj dado hoj.
Mori nuse ,pash at’vlla,
O hoj dado hoj,
T’I shoh teshat qysh t’kane ra,
O hoj, dado hoj,
T’kane ra mire, i mbajsh me shendet,
O hoj, dado hoj,
T’blejme te tjera n’kofte kysmet,
O hoj, dado hoj…
__________________________________

MORE DJALE NE KALE TE KUQ…

More djale ne kale te kuq,
Piku molla e t’ra nder krushq.

More djale ne kale te bardhe,
Piku molla e t’ra ne shale.

More djale ne kale te verdhe,
Piku molla e t’ra n’qiler.

More djale ne kale te ri,
Piku molla e t’ra ne gji…
_______________________

MORI E MIRA, N’ORTEK TE BORES…

Mori e mira, n’ortek te bores,
T’bardhe e t’bute gishtat e dores,
Po t’i lpin dashi i kumones,
Po t’i lpin, po t’i hukat,
Krueja brinat, shprishja jakt,
Por nuk hin ogici n’arke,
Aty hine meste e corape,
Kur t’shkojsh nuse, arkat-thate,
Nuk te thone se je kane e ngrate,
Por ke deshte me i ndjeke cobant,
Thep me thep tuj u vikate…
Vijne konopet cejzin me e hape,
Po nis vjehrra me rrehe shplake,
Me rrehe shplake e me kukate.
Qyqja une! -po ban plaka,
Paskan ardhe arkat e thata,
Me dy lamsha tuj rrokate,
Ty moj nuse, t’u thafshin kraht!
Shuej, moj nane, mos ban kuku,
Cka don burri ia kam pru,
Ia kam pru per nen mafez
Faqet kuq e syte e zez,
Nuk ka dert burri per çeiz!...
___________________________

MORI CIKE,  MOJ KABLOSHEKUQE

Mori cike, moj kabloshekuqe,
Kallzome diten kur t’shkojsh nuse,
Po t’i ngjyejne ty flok’t e kuqe.
Flok’t e kuqe shitofti Zana,
A t’u dhimten baba e nana ?
A t’u dhimten ty vllaznia ?
Fort ma fort, besa ciknia,
Nuk vonon, me kap pleqnia,
S’muj me i veshe teshat e mia,
Ka’ gjashte here don me u fshi shpia,
Ka’ gjashte here don me u mbushe buria,
M’qorton burri, po m’kajne fmija,
Po m’kajne fmija te tane me lot,
Ishalla m’ngjitet lokja sot!
Ishalla m’ngjitet lokja jeme,
Dal e rri me coban t’dhenve,
Dal e rri me ata cobane.
Kur te dirgjemi n’pramja n’stan,
Qesim pushke per nen tavan,
Po, bie shi, piken s’e mban,
S’po mban shi, nuk po mban breshen,
Ishalla e mbyt’ at’plake thineshen,
Ishalla e mbyt thineshen plake,
Po ia falim dreqit per darke!...
______________________________

 

N’LIVADH, DADE, MU KE KUJTUE !

N’livadh, dade, mu ke kujtue,
Kur m’ka ra dallgia mue,
N’livadh kosen e kam lshue,
Per rruge t’bjeshkes jam fillue,
Gjithkund rruges pa pushue.
Ni’fare vendi kur jam dale,
Stanin tand ty ta kam pame
Kam qite pushke, kam ba i’vikame,
Ia kam nise me kndue ni kange.
Pasha vllane, ta njofta zane.
Jam kane n’shtrunge, un tuj mjele gjane,
Jam kane tamblin tuj e kullue,
Kam marre mjelcat,kam ardhe ne krue,
Brej pas breji mu ke afrue,
Jem’ marre ngryke e jem’shtrengue,
Fill te stani na jem’shkue.
T’u gzofte zemra,ma gzove stanin,
N’vend t’dyshekut,ta shtroj postajen,
N’vend t’jastekut,trefishi jorganin ,
Pshesh e tambel plot sahanin,
Nuk ka mish,dada t’zien mazen,
N’vend t’sheqeriit ia qes mjalten,
Tambel e bore ta mbushi tasin.
Tash po vetin ku e kem’ cobanin,
Ka lshue dhente e ka marre malin,
Pasha vllane,s’e bie akshami.
S’e bie akshami ,pasha vllane,
Po I le n’mal se asht budalle!...
Ka nise musgu me u terrue:
A m’ep leje se due me u cue,
A m’ep leje?  i kam thane,
Der ‘n e stanit ma ka zane,
Hjeke sahatin e ia kam lane,
Bes’n e zotit ia kam dhane:
“Sot gjashte dite prape kam me ardhe!”
________________________________

MOJ E MIRA SI SHKON PERPJETE

Moj e mira si shkon perpjete,
T’lumshin kambet sa mire po ece!
Cka te ka hype ky kasavet?
Ma dha baba burrin 12 vjec,
Dymbedhjete vjec, he kofte i zi,
E merr gjumi me krye ne hi,
Me krye n’hi me krye ne oxhak,
Ni cope buke kur po ja ap,
Po shkojne macat me ja kape,
Po shkojne macat me ja ngrane,
Thrret qyqani – Kuku, moj nane!
-S’me ke nane, por me keg rue,
Mos t’rritte Zoti kurr per mue,
Mos t’rritte Zoti sa t’jene jeta!
Kur po i shoh shoqet me djepa,
Burri jem coban me vjeta
Kur po i shoh shoqet me barre,
Mendt prej kreje po vijne me m’dale,
I shtie buken e coj me gja’,
Me mi hupe mbrenda se la’!...
________________________________

N’AT LIVADH KUSH PO MBLEDH SANE

N’at livadh kush po mbjell sane,
Mbledh syzeza ne pshtjellak t’gjane,
Duert e bardha gishtat me kane,
Nji manzerre vithet gjane,
Krejt livadhin e paska nzane,
Lumja toka si e shkel me kambe,
Lumi burri si e paska marre,
Lumja vjehrra si i thrret: “Oj nane!”
Lumi qeni si i ep me ngrane!...
Kur po ec ajo me kambe,
Dridhet toka bahet gjame,
Bahet gjame e dridhet toka,
Si me kane kerret me topa….
________________________________

MOJ E MIRA SI PO MBLEDH DHENTE

Moj e mira sip o mbledh dhente,
Per ni pune mi more mendte
Mendte mi more per ni pune,
Po e shtrengon shtrungen me guj,
Rratht e shtrunges n’tul po i hup,
Mire po i mjel, t’lumshin t’dy duert!
_________________________________

KUR JAM KANE NIHERE I RI…

Kur jam kane nihere i ri,
Kam pase pushke,kam pase allti.
U cuekesh heret,ne sabah,
Alltine n’brez , pushken ne krah,
Me m’pa ,grate mue m’dalshin n’pah.
Kur i pakesh ne ni rruge,
Ulshin synin per nen rube.
Bashin gazin per nen buze.
Atehere nissha me ju lute,
Kurr nuk dita me ju kpute.
Diku  dite e diku nate,
I hanger dreqi niqind argate…
Nuk vonova, shkova te shpia,
S’qilluen kafja as rakia
Tek e vona,u martova,
Nisa shpise e iu afrova.
M’hipen fmija, neper kambe,
Njani “Babe!” e tjetri “Nane!”
M’u ba shpina gunga-gunga,
M’u ba balli rrudh-rrudha.
Tek e vona, zuna skuten,
Me m’pa dreqi, ia shtina tuten!...
__________________________________

DYQIND DHEN,DYQIND BARDHOKA…

Dyqind dhen,dyqind bardhoka,
Hije po i ka cobanit shoka,
Hije po i ka shoka qenari,
Sikur uk, po del prej mali,
Sikur uk, i kofte marshalla,
Ma ngjesh shoken tane catalla,
Tane catalla e leqe-leqe,
Mos e gjete kurrgja e keqe!
Kurrgja e keqe mos e gjette,
E ka nana per hazret,
Ia ka zane nusen sivjet…
______________________________

NUSJA E CIKA PO KUVENDIN…

Nusja e cika po kuvendin:
Ku t’ia bajme jaranit vendin?
Nusja thote:-ne qiler temin,
N’ane prej prronitlidhim qenin,
Lidhim qenin n’ane prej prronit,
Mos t’ndieje krismen kah t’vije oborrit…
Krisi gardhi,lehu qeni.
Ti, baxhi, mos luej prej vendi,
S’asht kurrgja, ni jaran, i jemi!...
_____________________________

 

MOJ E MIRA, E HOLLE, E GATE…

Moj e mira, e holle, e gate,
Cka po m’shkon tuj u shalakate,
E ke n’kreni, a e ke zanat?!
Besa, djale, zanat s’e kam,
Por e kam n’inatin tand,
Se, je i lig, e s’ke cka ban,
Se, je i lig, e i pa ore,
S’mun e merr manxeren n’dore,
Me i ra dades n’oborr,
Te del dada ne kmishe te holle,
N’kmishe te holle po te del dada,
Ne qiler te prin perpara,
N’dac ha molla, n’dac ha dardha,
Gur shiqeri e cica t’bardha…
____________________________

MOJ E MIRA, KAMBT E TRASHA…

Moj e mira, kambt e trasha,
Ne gazepin shtatin ta pafsha,
Si s’te zuna kund perjashta,
Kund perjashta si s’te zuna,
Per me t’pvete si asht puna?!
Si asht puna as vete s’e di,
Tash tri vjet ngujue n’dry,
Tash tri vjet n’dry ngujue.
Keshe ni dite tuj gatue,
Erdh’ni shoqe me ndeje me mue,
M’thote:- Jarani t’u ka martue!
N’kofte martue,mos e gzofte,
Ju martofte grueja nder shoke,
Ju dafte toka me konope,
Me konope,te tane me pllambe,
Bese te madhe m’ka pase dhane,
Bese te madhe m’ka pase dhane mue:
“Kurr per t’gjalle s’kam me u martue!”
I cofte pula zogj tuj cele,
I cofshin dhente tuj u pervjele,
I cofshin dhite ne shtrunge tuj u mjele,
I cofte lopa dy dite pjelle,
I cofte kali dy dite pa u djerge,
I cofshin kiet ne kulare,
Mos i mbifte fara n’are,
Mos ia dhasht Zoti mbare!...
_________________________________

KAN BARDHOKA N’HIJE T’BOJLISE

Kan bardhoka n’hije t’bojlise,
Po i fshin lot me skaj t’shamise,
Kan e shkreta, kan pa da,
Nis bojlia per me u tha,
Nisin gjethet per me i ra.
Ka lane vajin, ka marre vajtimin,
Nemka bjeshken, nemka vrrinin,
Nen coban’t ku t’ua ndieje zanin,
Nemka bjeshken, nemka stanin:
Ju cobane, kurre mos kendofshi,
Bjeshket tona u rrenofshin,
U rrenofshin  bjeshket tona,
Uje per t’poshte mos djergte Valbona!
_______________________________

Te nderuar miq, dergoni ne adresen nikaj.merturi @ gmail.com, tekstet e kengeve  te dashnise dhe mahise qe jane kenduar ne fshatin tuaj. Teksti i derguar nga ju do te hidhet ne faqen tuaj nikaj-merturi.com.