GJON NECAJ

Gjon Neçaj lindi me 17.06.1951 ne fshatin Peraj te  Nikaj-Merturit. Ka mbaruar studimet per finance ne Tirane. Me krijimtari letrare  eshte marre qe heret, duke botuar ne shtypin letrar te kohes poezi, proze e publicistike. Ka fituar disa cmime letrare.Bashkepunon me disa te perditshme ne Tirane, duke botuar here pas here shkrime kulturore. Bashkepunon  edhe me shtypin kosovar.

Rreth krijimtarisë së poetit nga Tropoja, Gjon Neçaj
                                                                         (Gazeta "Ndryshe" e diel, 28 dhjetor 2008)

Poeti Gjon Neçaj banon në Bajram Curri, Tropojë. Me thjeshtësinë e tij ai duket sikur fshihet atje, sikur harrohet atje. Ai jeton në provincë, por kush e ka lexuar poezinë e tij ka dalë në përfundimin se ajo që ai shkruan s'është provinciale. Duke mos ditur makinacionet e "mjeshtrave" të ndërtimit të një poezie "moderne" ai e hedh poezinë në letër pa forcë, siç e përjeton, gjithnjë nën diktimin e shpirtit.
Ndaj poezia, ashtu si vetë jeta e tij, është e lidhur fort bukur me vendlindjen e tij;  me Perajn e Nikaj Merturit, me Bajram Currin, me Tropojën e agimeve e muzgjeve alpine, me ujërat e cemta e të kulluara ,me borërat e thella, me hijet e mrizave e lulimin e qershijave,me... Poezia e tij sa është meditative e reflektive, është po aq e thjeshtë, e ngrohtë, e ndjerë, pa ngarkesa metaforike, emocionale.
Gjoni sikur ka lindur enkas për poezinë dhe s'mund të jetojë asnjë çast pa të. Ndaj ai është autor i katër librave me poezi: "Nën hijen e mrizave","Në folezë të këngës","Ju që më shihni çdo ditë" dhe "Hëna pikon mbi Alpet e mia". Ndërkohë nën kujdesin e Klub-Haikut Shqiptar, ka botuar edhe vëllimin bilingual me haiku,me titull "Pezull".Por Gjoni nuk është vetëm poet. Ai ka botuar novelën "HIjet e shpirtit" si dhe tekstin mësimor ( bashkautor) "Tropoja-vendlindja ime". Dhe të gjitha këto s'janë pak për poetin e Alpeve, Gjon Neçajn.

 

Deri me tash ka botuar:

  1. Ne hijen e mrizave - poezi, Tirane, 1994
  2. Ne foleze te kenges - poezi per femije, Tirane, 2003
  3. Hijet e shpirtit - novele, Tirane, 2005
  4. Ju qe me shihni cdo dite - poezi, Tirane, 2006
  5. Pezull-haiku, Elbasan, 2007
  6. Tropoja - vendlindja ime - tekst mesimor, bashkeautor, Tirane, 2008
  7. Hena pikon mbi Alpet e mia - poezi, Tirane, 2008

      8.   Haiku i Bjeshkeve.
Eshte anetar i Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise, nenkryetar i Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve, dega Tropoje, anetar i Haik-Klubit Shqiptar, anetar i Lidhjes se Poeteve Bashkekohore (W.P.S.).

 

HENA PIKON MBI ALPET E MIJA (VELLIMI)

 

POET EJANI NE VENDLINDJEN TIME

Poet, ejani ne vendlindjen time,
Ju ftoj me bujarine e zemres se malesoreve te mi:
Do u presim si musafire te urte
ne sofren e krenarise,
me bese,
me mikpritje,
trimeri.

Ejani,
Bora eshte pervjele deri lart ne Majen e Hekurave;
Kokrra e grurit eshte mufatur nen dhe,
Njomza e ahut ka dale ne ashten e Ndermanjes,
E sythi i zemres se malesoreve te mi
cele ne cdo stine…

Ejani,
Ketu ne vendlindjen time,
Me adrese te plote:
Rreze majes se Hekurave e buze Drinit,
Ku rrine kurore malet kreshtebardha.
E shqipet n’catite e kullave ngrejne folete,
Ose me sakte,
Ketu ,ne skajin me te larget
Te Atdheut…

S’JE ME

Puthje e embel qe vjen nates genjeshtare,
Puthje e embel prej endrres e gatuar,
Puthje qe te shijoj deri ne mengjes,
Pastaj me tretesh e me le te vetmuar.

C’ESHTE AI  ZE…

C’eshte ai ze qe pisket mbi alpet kreshtebardha?!
Piskama e tij mbi nje shekull oshetin,
ne gryken e Kacanikut e s’ka te sosur…

Jakup Ferri ne Bjeshket e Nemuna,
Portreti i tij i permotshem,
I pa varrosur…

MOS E VONO MBREMJEN

Mos e vono mbremjen
muzgu i veres.
Baresha Bjeshke dirgjet roges se livadhit;
Syri i diellit fshihet pas majes.
Sokoli i djalit mrizave kesaj dite,
Me qerpik te syrit e ndoqi Bjeshken.

Bjeshka si zane i prin ogicit,
Djali kete dite e paditi veten…

Mos e vono mbremjen,
O muzgu i veres!

Takoj dy zemra kete mbremje bjeshke,
Se papushim rrahin n’rrenjet e mrizit te mocem,
E dashuria rrjedh e bardhe si qumesht delje…

 

PERSERI PER NIKAJ-MERTURIN

Nikaj Mertur !
Ne krahet e tu e kam ndier veten zog,
ende pa lindur...
Me zemerbardhesine e malesoreve... Lexo më tutje
Ne keto kulla
jam rritur,
per t'u ulur nje dite odave ,
perkrah me keta burra...
MALL
Ka vite qe jam larguar prej Mserri,
Gushkuqi ka lene pergjysem folene
ne murin e kulles sime;
Malli me dogji per bashkefshataret e mi,
e cdo dite i kam ne mendjen time...

Mysafir erdha,
Po cilin pre tyre te takoj se pari ?!
Une u mallengjeva,e pakuptuar,
Se i pari me perqafonte MALLI...

 

 

HAIKU I BJESHKEVE

Nikaj Mertur,
Ketu me lindi nena
nje dite mesqershori.

U cel syri i diellit,
krahina
zgjohet nga gjumi letargjik.

Akujt
ne bjeshket e Currajve
jane ngrire hej.

Si ta pershkruaj?
Nikaj Merturi
pjese e zemres sime...

Vere ne vendlindje,
bjeshket piskasin
Vetmi...

Gurra e kronit,
ujeakull bore,
ne bjeshket e Nikajve.

“HAIKU” nga libri PEXULL

Arome bjeshke
Ne nje degez boronice.
Fluturat kendojne haiku.

2.
Me lulebore
Bleta thur fjongo
Ne ditelindjen time.

3.
Qershite kuqloshe
I bejne serenata
Djalit ne ditelindje.

4.
Si ortek bjeshke
Vershen haiku
Mbi fleten e bardhe.

5.
Shoh bjeshket
Dhe me kujtohet im ate
I gdhendur ne shkembej…

6.
Gjakova-
Jete e pasosur
Ne Bjeshket e Nemuna.

7.
Cabrat!
Gjithe jeten te enderrova
Sot te shoh shkrumb e hi.

8.
Kjo piramide
Rrezuar ne qafe Morine
Jete e ndare pergjysem.

9.
Prarim dielli
Mbi kullen time me Mserr.
Visari ende fle…

10.
Udheve te botes
Me nje cope bjeshke
Ne gjak.

11.
Nikaj-Mertur
Ndjehem zog
Ende pa lindur.

12.
Korrik djegagur.
Maja e Hekurave
Shkrin hekurin.

13.
Eci drejt pavdekesise.
Jezu Krishti
Udherrefyes i perjetshem.

14.
Mes librave te mi,
Nje fletore me haiku
Rri pezull.

 

 

VIDEO E JAVES



mtm_logo

europ_assistance



www.albaskela.com


Website