GJIN PROGONI

Poeti Gjin Progni ka lindur ne Salce te Nikaj-Merturit. Shkollen e mesme e ka mabruar ne Gjimnazin "Asim Vokashi" ne qytetin e Bajram Currit. Studimet e larta i ka mbaruar ne Universitetin e Tiranes, Fakulteti Ekonomik. Ka shkruar poezi qe ne moshe te vogel por per arsye te ndryshme poezite e tij e kane njohur driten e botimit vetem ne demokraci ne vellimin "Krisja e zemres". Aktualisht ka gati per botim librin e tij te dyte.

Vetëtimëz loti dhe qeshje
Shënime për librin "Krisja e zemrës" e poetit Gjin Progni

Gjin Progni i përket brezit të poetëve më të rinj shpirti i të cilëve, falë demokracisë, arriti të dalë nga gërmadhat e shpirtave që përçudnoi gjatë 50 vjetëve ferri i diktaturës enveriste.

Zhgënjim, dëshpërim, dhimbje dhe pak shpresë, fare pak shpresë - ja ky është sedimenti i tërë asaj gjigandomanie iluzore me lindjet dhe perëndimet e përgjakura, me ngjyrat e ndezura alla socialiste që i servirte propaganda komuniste "njeriut të ri", krijesës së vet manekine.
Këtë e vëren edhe në vjershat e Gjin Prognit, ndër më të talentuarit midis atyre zërave poetikë që po ndihen. Është dashuria e vetmja ndjenjë, që u jep, herë-herë, tone optimiste vargjeve të tij të mbingarkuara me dramën e kohës. Një dashuri kapriçioze si gjithë dashuritë që zënë fill qysh me trillet e Adamit e Evës, dashuri sa e ëmbël dhe herë-herë gati hyjnore, aq cfilitëse e zemërplasëse. Madje e has në tërë indet e poezisë së vëllimit "Krisja e zemrës" këtë ndjenjë tejet njerëzore aq sa krijohet imazhi që universi poetik i Gjinit nuk është gjë tjetër veç një zemër gjigande që mundohet të ndryjë brenda vetes tërë gjithësinë e në pamundësi zhgënjehet e dëshpërohet e kriset e pikon dhembje e revoltë.
Midis lotëve vetëtin herë-herë dhe e qeshura e çiltër e poetit, humori i të riut që dhe pse zemërplasur kujtohet më në fund se jeta është e gjatë dhe duhet jetuar. E për ta jetuar atë duhet të ecë.
Në këtë ecje sa lodhëse dhe tërheqëse drejt të panjohurave të fatit të njeriut, i urojmë Gjin Prognit majat e suksesit, pas daljes në dritë të librit të parë "Krisja e zemrës".
                                                                                                                         (Shefki Hysa)

Disa poezi nga poeti Gjin Progni

ZHGENJIM

Te dua
           i thashe diellit ne mengjes,
nje re ma  mbuloi.
Te dua
           i thashe lules ne lendine,
nje ere e marre ma rrezoi.
Te dua
           i thashe gurit mjekerthinjur,
u ngrit, kokes me qelloi.
Te dua
           i thashe zogut mbi dege,
krahet hapi,fluturoi.

Te dua
           i thashe lumit sydallgezuar,
u tha, s`e di ku shkoi.
Te dua
           i thashe dhelpres se qiellit,
Nje re ziliqar ma mbuloi.
Te dua
           i thashe flokzezes sime,
iku shpatit te endres ,s`me degjoi.
Ç`zhgenjim ,
mbeta veç me lotin tim.

 

ILUZIONE

Kur trendafili çeli,
                         thashe se ty te fshihte.
Kur dallandyshet erdhen,
                          thashe se ty te sollen.
Kur era kuisi,
                          thashe se ti me thirre.
Sa isha gabuar,
                       s`po te gjeja kund.
Pyeta zemren kur rrahu,
                       me tha :
                                  “Eshte tek une “

KOSOVE ,SHKURT `89

Dy gishta ,
te nje populli
te thjeshte si dielli ,
te sterlashte sa lashtesia,
ngulen
ne plazmen e qiellit te shekullit XX ,
plot dhembje .
Dy gishta ,
dy rrema te Shqipes,
mbi flamurin e endur me gjak,
çjerrin fytyren e rreme te drejtesise.
Dy gishta ,
dy tempuj prej mishi e kocke,
me madhesheshtore se madheshtia,
lartohen mbi tytat e dhunes,
te mohimit .
Hapni syte
Shikoni.
Jane dy gishta te hijshem e te brishte.
Dy gishta,
si dy kembe prej betoni
te ures, qe i ngrihet lirise .
MALL

Ka kohe qe s`jemi pare sy nder sy.
Ka kohe qe per djemte e lindur s’te uroi.
Ka kohe qe plaget do te s`t`i lidhi.
Ka kohe qe per mortje s`vi dot te te ngushelloj.

Aaaah, sa me ka mare malli te te puth njehere ,
                                                         KOSOVE ,
por trupin tende plageshume
druaj se, dhe puthja e lendon.

Vallzim

Ajo iku ,
po vallezimi vazhdon.
Mbremja ka mbaruar,
por ne jemi bashke
nuk jemi shkeputur,
vallezojme .
Rreshqasim lehte,
hijeshem
mbi pllakat zjarrduruese,
te ndjenjes.
Ti,
flutur e trembur
nga thirrja e ketyre çasteve,
kecen
mbi deget e gjelbra,
te mendimit te ngazellyem,
te dehur,
nga pjalmi i syve te mi.
Mos i kerko syte,
t`i mora une ,
qe me to te ndriçoj
çastet e merzise,
te vemise.
T`i mora ,
qe ti te vish t`i kerkosh.
Eja,
eja t`me japesh lulen,
qe aq hijshem qendiste duart e tua.

NENE

Nene !
Kur une iku,
                 Ti qan.
Kur une kthehem,
                 prarpe Ti qan.
Kush e mbushe
                 burimin e loteve te tu,
                 burimin e dhimbjes teim,
Hej e Zana eshitofte !
Ne goje te diellit u pervelofte
                                              N E N E  !?   

THIRRJA JOTE
                                    Ali Podrimjes

Te pashe:
lahute ne doren epika te shekujve,
njomez ne lastaret e koherave,
ne piken e gjakut e te lotit,
ne vargmalet e bjshkeve te mia,
mal,
ne naten e erret te pushtimit
pishtar,
Pyeta gjyshin: ç’ka ky njari qe s’pushon,
                                             qe, ku nuk gjindet,                                                    
                                             qe thrret?!
“Aaah mor bire, i kan marre lumen,
                           i kan tha lumin,
                           i kan marre driten,
                           i kan tha driten”.                
Heeeu kushtrim burra se kemi vella .


                           He he heeeii kushtrim.          

TI JE...!
Kushtuar pensionistit te Alpeve Shqiptare, mikut dhe gjeografit nikajmerturas Kole Progni)

Ti je,
miku i maleve,
mbushur me debore,
qe ne vend te loteve
ne faqet e tyre derdhin ortigje,
nga malli per TY.

Ti je,
miku i bjeshkeve
veshur me gjethnaje,
qe jete kundermojne
e lule çelin
per te pritur TY.

Ti je,
miku i kreshtave,
djep rrufesh,
qe qiejt thumbojne
e sfidojne furtunat,
per te perjetsuar TY.

Ti je,
miku i legjendave,
i historise,
qe neper mure kalashe
jane tretur,
ne pritje te perkdheljes tende.

Ti je,
kumbora,
je lahuta,
je guri, qe perjeteson Malesite tona.

Ti je,
une,
ndaj te dua pa fund.

    • Gjin Progni   -

     

 

VIDEO E JAVES



mtm_logo

europ_assistance



www.albaskela.com


Website