GJIN GJONPALI

GJIN GJONPALI, u lind me 08.07.1959 ne Nikaj te zones Nikaj-Merturi. Ciklin e ulet e kreu ne vendlindje. Shkollen e mesme te pergjithshme “Asim Vokashi” ne Bajram Curr e mbaroj ne vitin 1978.Njezet vjet me vone diplomohet per Shkencat Humane dega gjuhe-letersi ne universitetin “Aleksander Xhuvani” ne Elbasan.

“UDHEMBARE, O MIK!

Emri i Gjinit ka kohe qe eshte dukur neper organe te ndryshme letrare.Ka firmosur poezi e poema,me pritjen e njeriut qe duke na dashur te gjitheve,ka deshire te na thote dicka te re, te bukur, dicka qe del nga thellesia e shpirtit te tij bujar.
  Dhe hyn tek ata poete qe jane te rralle per faktin se nuk jane ngutur per te dale me libra, per te na bindur me perdhune, sic ndodh shpesh, se do te na mbrekullojne e habisin me vargjet e tyre.
  Jo.Te Gjini cdo gje ndodh ndryshe.Libri i tij i pare, me pjekurine e nje burri, vjen tamam kur duhet.Pa u vonuar dhe pa nxituar.
  Vjen i ngarkuar me poezi te mencura e te ndjera, me dhimbje,deshperim,shprese e kurajo perher te thena permes vargjeve te goditura, me figuracion e ngjyra, me sinqeritet e dashuri njerezore.
  Vjen i ngarkuar me shqetesimin e njeriut,mesuesit,birit e babait, qe nuk ka per qellim te na beje te deshperohemi, te qajme e te strukemi neper qoshet tona, por ka per qellim te na tregoje poetikisht se jeta eshte e veshire por e bukur.
  Vjen kur duhet e niset qete – qete drejt zemrave tuaja.
  Udhembare, o mik!
                                                                                                                    Musa Vyshka”

PLAGA E QIELLIT

VONIMI I OREVE

Mos ma vrisni Henen
Shpresen qe me ndrit
Naten e fatit tim

Mos se cung kam mbete
Pa Kosove e Cameri
Une fis i pare
Me i pari fis mes fisesh
Te qyteteruara sot
Qe ne gjuhe shqipe iu luta
Te madhit Zot

Mos
Lutja ime perendisht e bekuar
Si lutje e pare
Gjithe fiseve te ballkanit
Drite iu beri nder mote
Packa se ballkanasit
Nje kurore me gjemba thuren
E stoli mbi koke ia vune
Edhe qenjes, edhe lutjes sime
Koke e pabindur dardane
Pertej te pret Lisi Ballkanik
Lisi Ballkanik me nje litar
E nje tiger nen hije
O ç’u sperkat qielli
Me yjet e gjakut
Te henes sime
Trupi im i varur
Si lavjerres sahati
Majta-djathtas lekundet
Me ritem tragjik
Dhe mat vonimin
E oreve te Lirise
Atje tek Lisi Ballkanik.

TANI ATJE BIE BORE

Larg ku je ti tani bie bore
Dhe pishat e blerta pa kenge mbesin
Ti perkedhelesh nga tjeter dore
Dhe te tjere gishta floket t’i shpleksin

Pas dritares po te erdhi ndonje zog i ngrire
Te kerkon strehe, te kerkon shpetim
Ti per zohun ki pak meshire
Se ai nuk eshte zog, eshte shpirti im

Larg ne veri tani bie bore
Bardhesia eshte shtrire gjithkund
Ti perkedhelesh nga tjeter dore
Dhe era prej pemeve endrrat m’i shkund.

NENE

Nese dhelet tua fllad pranvere
Ngohtesine e fjales tende
E ylberin e buzeqeshjes
Harruar t’i kam
Falme nene, falme
Falme se.....
Kam harruar edhe vetveten.

KUR ÇELIN SYTHET E PARA NE NIKAJ

Kur çelin sythat e pare ne Nikaj
Me tyl te florinjte Dielli
Hyjnisht e mbulon natyren virgjine
Lumi drite e vale poshte perflaket
Nen valsin ujor te troftave pikaloshe
Dhe bukuria e dheut diku tek nje qoshe
Ben sehir e lahet me vese
Nen harkun fluturues me rreth – rrotullim
Te pellumbave te eger nen qiellin alpin

Kur çelin sythet e para ne Nikaj
Vajzat e Merturit
Ma t’bukurat vajza
Qe t’sheh drita e syrut
Me kemisha te bardha
Dalin nder kopshtie
Mbjellin trendafila, e fshehtas
I pagezojne me emra djemsh
Prej fisit te Nikajve
E secilit i kendojne
Nga nje kenge dashurie

Kur çelin sythat e para ne Nikaj
Shpateve te malit me bryme
Neper mjegullen qe davaritet ngadale
Nen kenge bilbilash
Dirgjet drenusha
Pi e shuan etjen
Nder te kthjelltat burime
Ku e freskon ama
E bores se shkrire

Kur çelin sythat e para ne Nikaj
Nje fllad Jezusian
Fryn permbush Nikaj-Merturin
Shperndahet si bekim
Rudinave, livadheve, pyjeve
Mbi catite e shtepive tymuese
Bjeshkeve hijerenda, mbuluar me bore
Fryn e shperndahet si tash dymije e sa vjet
Thelle e thelle shperterave malesore.

Kur çelin sythat e para ne Nikaj
Sinfonite qiellore luhen
Ne kosheret e bleteve
Shkrin pike- pike bora majave
E fryhen burimet
Me ujeboren e ortekeve
Riciklohet shejtnisht jeta
Ne trungun trashegimtar
E fisit te Lekeve …

Kur çelin sythat e para ne Nikaj
Ah, kur celin sythet e para
Si askund tjeter
Ne Nikaj
Kur celin sythet e para …

ENDERR PREJ UJKU

U kryqezuan rrufete, vetetimat neper re
U arratis drenusha, poshte neper shpate
Dhe ishte si Ti e dashur, e bukur e re
Dhe zemra e saj I ngjante krejt zemres sate

Vrap e vrap vrapoi drenushe shkreta
Briret e argjendte i shkelqenin neper ere
Por syte e zjarrte te nje ujku
Befas e tronditen dh era ne humnere

U perlot dhe vajtoi ujku me angullime
“Perse o Zot kete drite ua dhe syve te mi”
Perse hija ime kall tmerr e frike
Per drenushen ndieja vecse dashuri

Keshtu ndodhi e dashur keshtu
Krejtesisht si me ty
Na ate mundim te Pertejme
Ne enderren time
prej ujku….

NATE E BUKUR SONTE

E sodis me endje Hene vetmitare
Lukun e saj mahnites prej mbretereshe
Ia zbuloj zemren me njeqind zjarre
Se veq ajo e di se si digjem ne heshtje

Ah, sikur sonte te te kasha prane
Bukurine tende si henen ta sodisja
E te zhytesha thelle shpirtit tend t’pa ane
Te t’I puthja buzet, pastaj le te vdisja

Nate e bukur sonte
Nate me dy hene
S’me flihet deri neser….

ME TEPER SE KAQ …

Ti s’je vec nje dallge e bardhe deti
Qe bregut shtrihet per tu zbutur
Ti j me teper se kaq, me teper …
O shpirt i bukur, o shpirt i bukur !

Ti s’je vec nje bte e heshtur kitare
Diku ne nje skaj me tela te keputur
Ti je me teper s kaq, me teper …
O shpirt I bukur, o shpirt i bukur !

Ti s’je vec nje ikone me hie qiellore
Ne gjunje para teje e denje per tu lutur
Ti je me teper s kaq, me teper …
O shpirt i bukur, o shpirt i bukur !

Ti s’je vec nje statuje intime dashurie
E lashte sa bota, e lindur per tu puthur
Ti je me teper s kaq, me teper …
O shpirt i bukur, o shpirt i bukur !

NATE E BUKUR SONTE

E sodis me endje henen vetmitare
Lukun e saj mahnites prej mbretereshe
I’a  zbuloj zemren me njeqind zgjarre
Se vec ajo e di se si digjem ne heshtje

Ah sikur sonte te te kisha prane
Bukurine tende si henen ta sodisja
E te zhytesha thele shpirtit tend t’pa ane
Te ti puthja buzet, pastaj le te vdisja

Nate e bukur sonte
Nate me dy hene
S’me flihet deri neser…


EJANI NE ÇMENDINE TIME

E paket drita rrzellitese
Dhe shkelqimi saj
O Zot, sa i rreme
Naïve te arsyes
E ndjenjes njerezore
Ejani ne cmendurine time

Ejani ne cmendurine time
Ku bota fle lakuriqe
E shkelqimtaret toturohen
Prej mungeses se pushtetit

Ejani ne cmendurine time
Ejani
Shihni se si qielli
Hapet para njeriut
Para njeriut qe Zot
Ka vetem Zotin !

Ejani ne cmendurie time
Ejani
O jam cmendur une
O bota eshte cmendur sonte

HESHTJE E BARDHE

Ti vjen padukshem
Si drithije engjellore
Hyn tejpertej
Brenda meje
E qeshesh , e qeshesh
Padukshm, sic di ti

Perndritet shpirti im
Te kerkon e te kerkon
Por askund s’te sheh
Packa se atje
Diku thelle atje
Ne thellesi te thellesive
Ne fshehtesi te fshehtesive
Ndodh si nje lindje e mbrekullive

Atje shpirtit tim te plagosur
Nje plage te re i hap serish
Xheloze e bukur,princeshe e trishte
Loton e vuan, vuan e loton
Si endra ime e lerget
Qe mbeti e kryqezuar
Tek nje heshtje guri

Loton e vuan mbrekullishte
Atje Brenda meje
E une vdes e vdes ngadale
Prej dy dashurive
Te bukura si dy plage
Vdes
Me nje heshtje te bardhe…

 

 

VIDEO E JAVES

Website