GJEOGRAFIA

KUSHTET NATYRORE

NJOHURI TË PERGJITHSHME

Shtrirja  gjeografike, kufijtë e Nikaj - Merturit

Nga kështjella më e lartë e Alpeve tona, nga Jezerca me 2694 m., shpërndahen si rreze në drejtime të ndryshme tri gjymtyrë të mëdha malore. Njëra nga ato, që ka drejtim jugor, porsa arrin në malin e Boshit, ndahet në dy kurrize malore me lartësi mbi 2000 m mbi nivelin e detit, duke i lënë vend në mes Komunes Lekbibaj, që njihet edhe me emrin Nikaj Mertur. Komuna  zë gjithë anën perëndimore të rrethit të Tropojës, midis 420  14‘12’’  (Pusi i Gjireve-Brisë) e 42023’14 ‘’ (maja e Boshit-Curraj Epër) të  gjërësisë gjeografike veriore dhe 190 49’22 ‘’ (në lindje të majes Drenit) e  190  58’30’’ (maja e Merturit- Rajë)) të gjatësisë gjeografike lindore. Ka shtrirje maksimale veri-jug 16.5 km dhe lindje-perendim 13.5 km

Për prejardhjen e emrit “Nikaj” thuhet se rrjedh  nga i pari i tyre i quajtur  Nikë, që erdhi si bari nga Krasniqja, kurse Merturi thuhet se është emër romak dhe ka  ardhur nga Berisha në fshatin Mërtur i Gurit e prej atje në zonë dhe  jashtë saj.

Përmasat e vogla të komunes, largësia nga deti dhe lartësia  relativisht e madhe mbi të, si dhe coptimi i madh i relievit, kanë përcaktuar masen e ndikimit detar e atë kontinental, duke u radhitë në territoret e  lagshta të vendit. Relievi i përthyer, përgjithësisht me ulje nga veriu në jug dhe nga lindja në perendim, si dhe me  tri kurrizore sekondare nga veriperendimi në juglindje,  krijojnë përftyrimin e një zone të mbyllur, por liqeni i Komanit dhe qafat malore (e Agrit dhe e Kolçit) e lidhin natyrshëm Nikaj Merturin me  me fqinjët brenda e jashtë rrethit.

Qendra e saj, (Lekbibajt) ndodhet 27 km larg qendrës së rrethit, Bajram Curri, ku 12 km të saj (Lekbibaj-Dushaj) jane të shtruara me zhavorr dhe pjesa tjetër është e asfaltuar.

Kufiri perendimor kalon nëpër kurrizoren  Bosh- Shtreziqe që ndan  luginën e Shalës dhe të Nikaj Merturit dhe  si dhe Komunën Lekbibaj me ato të Shalës, Shoshit, Temalit  në rrethin e Shkodrës. Ai ka pergjithesisht drejtim veri-jug me rreth 21 km gjatësi, duke filluar  nga maja e Boshit, nëpër  dhëmbëzimet  e ngushta shkëmbore të Derzave, kalon midis majes Drenit(2004 m) dhe kuotës 1962 m , vazhdon mbi majën   e Kakinjës (2359.1 m), Shtrazës (2190 m), pastaj bie në kronin e Bajraktarit dhe ngjitet përseri mbi majat piramidale të Ershellit (2065.9 m). Prej këndej kurrizi degradohet me ulje e ngritje të gjelbëruara mbi majën e Agrit (1607 m) , qafën e Agrit (1320 m), majen e Shtreziqes (1267 m) duke përfunduar pothuajse përnjehërë pingul në një ball shkëmbor të  zhveshur mbi Pusin e Gjireve, në lumin Drin.

Kufiri lindor ndan komunen Lekbibaj me atë të  Bujanit  e të Fierzës në  rrethin e  Tropojës, duke kaluar mbi kurrizoren malore Bosh- Kore Merturi rreth 27 km gjatësi, me  drejtim veri- jug dhe me  nje konveksitet të theksuar nga lindja. Ky është një ndër kurrizoret më gjigande të Alpeve tona  me maja ndër më te lartat e tyre. Fillon nga maja e Boshit dhe vazhdon nga ana lindore e qafës Fratit, në majën e Alshinës, në shtegun e Dashit , në thepat e Meçinës, në qafën e Kolçit, mbi Koren e Merturit,  derisa bie mbi ujërat e liqenit të Komanit.  

Kurse kufiri jugor e ndan  me rrethin e Pukës nepermes lumit Drinit (sot liqeni i Komanit), me gjatësi 7.5 km .   

Brenda këtyre kufijve, Nikaj Merturi   ka  një sipërfaqe të përgjithshme 168.2 km2 , që përbëjnë 16 % te  rrethit të Tropojës ose  8 % të Alpeve Shqiptare, me popullsi afro 2700 banorë.

                                                                Kolë   P R O G N I

 

 

 

VIDEO E JAVES



mtm_logo

europ_assistance



www.albaskela.com


Website