FOLKLORI NE NIKAJ-MERTURI

Folklori ne Nikaj-Merturi eshte i vjetër sa vetë Nikaj-Merturi. Ai lindi si nje nevoje e brendshme e ketyre njerezve,  si nje fenomen  i lidhur drejtperdrejt me jeten e tyre, me mbijetesen e tyre, me sigurine per jeten etj.  
Folklori Nikaj-Merturas lindi ne gji te kesaj treve dhe mes njerezve te saj, mes atyre qe punonin token, mes atyre qe kositnin barin e bjeshkeve, mes atyre qe ruanin bagetine e freskoheshin me “bore e tamel”, mes atyre qe tirrnin leshin ne furke, punonin me shtiza, gjypnere e ne veke, mes atyre qe perpunonin tamlin e prodhonin djathin, mazen, kumshtin dhe kosin e kullem, pra lindi e u zhvillua midis nikajmerturasve ne prehrin e Qafes se Kolcit, Agrit e te Ndermanjes. Natyra e Nikaj-Merturit pothuajse plotesisht e virgjer ka ndikuar pozitivisht ne jetegjatesine e folklorit dhe ruajtjen e tij me shume gjalleri deri ne ditet tona. Floklori nikajmerturas vjen i  qete si aroma e luleve, flladi i bjeshkeve e kenga e zogjeve, nepermes kengeve te dashnise, kengeve te mahise, bejteve, fjaleve te urta, kengeve te djepit, kengeve te kapucave e putirave dhe shperthen furishem (me fukame, me duhi) si orteku i bores me kenget e trimerise, me eposin e kreshnikeve, legjendat etj. Folklori nikajmerturas nuk eshte thjeshte nje relike e çmuar etno-kulturore  e se kaluares por ai eshte i gjalle dhe jeton edhe ne ditet e sotme. Folklori gjallnon jo vetem ne Nikaj-Merturi, por edhe ne çdo vend ku jetojne nikajmerturasit dhe transmetohet me shume dashuri nga njëri brez në tjetrin, ç’ka deshmon fuqishem për origjinalitetin e kesaj treve dhe per identitetin e paperlyem kombetar te nikajmerturasve sepse ne Nikaj-Merturi rritet shqiptari i maleve te veriut:
“Shtatenalte, ije-holle, shpatullgjane, gjak-kulluet, si vena ne gastare. Synin gace xixelluese nen vetullat e zeza, rrashten karakteristike te maleve dinarike, banori nip i lekes, paraqet tipin e squet te veriut pa moterzime as kryqezime race. i pastern e gjuhe, me nej gjallesi lumenjsh qe rrezohen shkembinjesh, ma i pastern ne doke. I kadaleshem ne kuvend dhe i matun ne urti, i peshuem ne gjykime, i prem ne vendime, i shpejte ne veprim, Lakonik ne shprehje, i pasun ne fytyrzime e shembelltyre te pershtatura me hartin ma te naltin e letrave, qe si njef. Gojtar ne log burrash, ulun perreth, kur rendi ti takoje me fole dhe te ndreqet ne gjuj per te pershtatun kanunin nder pleqni te fisit a por kur jane per tu marre vendime me randesi per te mbaren dhe te miren e Bajrakut.

Bujar dhe fisnik ne shtepi, qi deri naten vone rrine cile per te pritun miq, te njoftuem e te panjoftuem, e deri armikun, udhetarin qe i bjen per shteg t’oborrit a drumit, qi kalon asajt, te vorfen e lypsa, qi erren jashte pa dite se kujt me i msyme. Kulla shume kateshe e kasolla perdhese ne mal marrin ngjyre feste, kur zoti i harton me kamben e mikut perhere te deshiruem.
Besnik ne fjale e premtime te dhanuna, te cilat vetem deka i pezullon, dheu i zi shban. Perfjale, qi del ka del shpirti, e beset e shterngueme, ep jeten, shkrin robi rob, djeg kulle e fortese, shkretnon mal e vrri. Asht burre e jo ka zgjedhe, lidhet per fjale e jo per brienash.
Nuk njeh parime ditunore politike shoqnore, por zbaton me perpikmenin e pershtatshme te natyres njerzore ate shka botes sot i mungon: nderimi dhe cmimi anasjelltas, legaliteti vendosmeria. Sdin dredhi perse s’don te genjejne , s’mrrine me u paraqite shka s’asht, perse s’pranon te jete flete, qi luen era, as pendel qi ban fryma.
Trim i pafrigueshem ku do te jete puna me ruejt dy gishta ndere qi Zoti i madh na fail ne lule te ballit apor me la ballin e vruguem. U edukue qysh ne femini me e que jeten nen prizmen e nderit  pa te cilin njeriu eshte i dekun. Para erzit vehtjak a familjar Kanuni i mesoi vetem dy rruge: gjakun, faljen por jo ligshtin.”(PAL DUKAGJINI)

 

Dhe nese doni te dini se per ke e kishte fjalen Pal Dukagjini, dhe nese doni te studioni mbi kete ”njeri” per te cilin shkruan Pal Dukagjini, shkoni ne  Nikaj-Merturi sepse aty lindi dhe u rrit, aty jetoj edhe vdiq, aty lind dhe jeton SHQIPTARI I MALEVE TE VERIUT.

.  

 

nikaj-merturi
nikaj-merturi
nikaj-merturi
Shenim: Ne menyre qe kjo faqe te jete sa me e plote, na dergoni ne adresen tone te email-it info@nikaj-merturi.com materiale qe kane te bejne me Nikaj-Merturin (histori,fotografi,krijime,sygjerime,vrejtje... etj)
VIDEO E JAVES



mtm_logo

europ_assistance



www.albaskela.com


Website