FJALE TE URTA

A

Ai qe ban vegshin, ban edhe rrfanen.
Ai qe din shume, fol pak.
Ai qe e ka provue din me te mesue.
Ai qe ecen me qaf ulun, e dhjesin pulat.
Ai qe i mbeshtetet pemes se madhe, gjen hije cdo here!
Ai qe ka trupin drejte nuk ka dert pse i del hija shtremte.
Ai qe lakmon me shume, eshte gjithmone i varfer.
Ai qe len aren e vet, punon aren e huej.
Ai qe nuk rrihet me fjale srrihet as me hu.
Ai qe perton sot, pendohet mot.
Ai qe shpejt dashurohet, shpejt deshprohet.
Ai qe s'ka goje, vdes pa ardh dita.
Ai qe s'tutet me fjale, s'tutet as me pushke.
Ai qe ta ban rrafsh, ka qef me t'dale koder.
Ai qe te bertet shume te del i mire n'fund.
Ai qe vret, vret vetin, ai qe nuk vret (qe fale), vret mbretin.
Ajo qe ke frikete gjen.
Amanetin nuk e tret dheu.
Amanetin as deti nuk e mban, e qet ne lendine.
Amanetin e mban toka.
Amerika te jep nje thele dhe te merr nje pele.
Ankohet kaloresi se po i varen kembet.
Ankon dreqin se s'ka barut.
Anrra e gzueme del e idhnueme.
Aq nalt e vjerr, sa nuk mundet me e m'rri.
Ara e lashte ben grune e kashte.
Ari ne zjarr provohet, miku ne rrezik kuptohet.
Armiku me i rrezikshem eshte, ai qe harrohet.
Armiku s'pritet me fjale, por me plumb.
Armikun fale, por emrin mos ja harro.
As buka nuk hahet vetem.
Asnje dore nuk t'krua si dora jote.
As me miq e as me anmiq, gojen mos e f'lliq
As nuk kam, as nuk me sosen (mbarohen).
As partneri , as femija yt nuk te duan nese su jep gje.
As prin, as ndjek, po te hyp ne qafe e te dhjet.
Asht'ma ngusht se maca barse.
Asht hana, si na e ka anda.
Asht' ma i mire sherri i dikuj, se hajri i dikuj.
Asht ndeshe harrni per thes.
Ashtin e thate kerkush se lepin.
Ashtin e thate nuk e don kush.
Ashtu kjofte e sherr mos kjofte.
Atdheun nuk mund ta shkatrroje as lufta as armiku, por mund ta shkatrrojne clirimtaret
Ate qe peshtyn ne nadje, mos e lepij ne mramje.
Ate qe peshtyn, mos e lepij.
Ate qe te qellon me gur, mos e qello me buke.
Atij i plasin syte, e tjetri e pyet per vetullat.
Atij qe s'i mjafton toka i mjafton vorri.
Atje ku luftojne dy, fiton i treti.
Ay qe hyn ne lume do te laget.

B
Baba e don djalin me te mire se veten.
Baba e don djalin per djale, e don per trashegimi dhe nuk e don me e llastue.
Baba e meson djalin se si del me mire sipas mendimit te tij aq sa din ai.
Baba vdes i keq kur i del djali i keq (i pa hajr).
Babe dhe nane nuk te behet kurrkush.
Baben e mire nderoje, baben e keq duroje.
Baben edhe pse nuk e degjon mos e kundershto.
Bafti i Zotit e pushka e t'fortit.
Bagetine o maje o vraje.
Baj ven e pi uje.
Bajrami i Vogel s'falet para t'Madhit
Ban mire se do gjesh mire e keq, por ti vazhdo te bash mire.
Ban ate qe duhet e mos nigjo c'a thuhet.
Bane ne det se te vjen ne krype.
Barkploti s'ja ka dite kurr barkthatit.
Barku i fryme s'i xen bese te urtit.
Barku i gjere, truri i ngushte.
Barku me barna, si kemisha me harna.
Barku plot e syri i uritur
Barren e kalit mos ia ngarko gomarit
Basti asht pune e shejtanit.
Beqari jeton si mbret e vdes si qen, i martuemi jeton si qen e vdes si mbret.
Bertet si me pa ra ne kurthe.
Bertiti te bijes, qe te nigjojn nusja
Besa eshte me e forte se dekja
Besa e burrit, pesha e gurit.
Besa e djalit sa pesha e malit.
Bie nje gure e shkoqet nje mur.
Biren e vogel s'e harrnon, bires se madhe s'ka ca i vnon.
Bisha terbohet keq kur e sheh se i vjen funi
Bjere, o zot mikun qe te haj dhe i zoti i shtepise.
Bora eshte e bardhe derisa ta pshurrin qente.
Borxhi i vone e gezon t'zone.
Borxhlise se keq, merri dhine me gjithe edh.
Bota te jep aq sa t'i kesh dhene asaj.
Bullices i duket vetja kaq e madhe sa ka frike se i humbe toka.
Budallai gjen fjalen, por nuk di se kur e ka gjetur, ndersa i zgjuari fjalen e budallait e fut ne xhep.
Budalla ka fat vetem ne perralla.
Budalla merret vesh ma mire me budallet se me te urtit.
udallai shkon tek e ngasin.
Budalles lshoja rrugen
Buka e fisnikut e pushka e trimit s'ndalen.
Buka e pleqnise gatuhet ne te rite.
Buka te mban frymen, bylmeti te shndrit ftyren.
Buke e kripee zemer.
Buke thate ne shtepi e jo mish ne shoqeri.
Buken tende ha, hall te botes qa.
Bukuria nuk vleresohet nga pasqyra, por nga virtyti.
Burimi i mire duket ne thatesire.
Burr e grua, mish e thua.
Burre asht' ai qe nuk i len barret ne rruge.
Burri duhet ti lutet Zotit, jo te mos i coje veshtiresi, por te coj force me iperballue.
Burri eshte cadra e gruas, gruaja pasqyra e burrit
Burri flet perpara syve e jo pas shpine.
Burri i mecemflet vec nje here.
Burri i mir din chka flet- budalla flet chka din
Burri i mire flet nje here.
Burri i urte kurre nuk ngutet prej burrnise e jo prej tutet.
Burri kerkon nga vetja, gruaja e femijet kerkojne nga te tjeret.
Burri lidhet per gjuhe, kali per kapistre.
Burri nje here ka le, nji here ka me deke.
Burri n'shpi, si dreqi n'xhami.
Burri nuk ban kurre, krejt ca ka ne dore.
Burri o te fal, o te var.
Burri o te mbyt, o te fal, i ligu as te mbyt, as te fal.
Burri qe fende, gruaja qe kuvende dhe shpia qe shtin ujin mrende nuk i duhen gja kuj.
Burri s'ka si e leshon fjalen si lopa baglen.
Burri s'matet me pellembe po me zemer.
Burrin e njeh shoqnia, gruan e njeh shtepia.
Burrin nuk e prishin veset, nuk e majne musteqet.
Bytha rrin e koha shkon.

C
C'a ka vegshi qe zien, e din luga qe e perzien.
C'a te ban minuti s'ta ban krejt jeta.
akallit leshoi ujkun.
C'behet rralle, behet per mall.
do gja asht dicka, i padituni asht kurrcka.
Cdo hap drejt kultures, eshte hap drejt lirise.
ezma i lan te gjithe, veten nuk e lan.
Cka ka ne dushk kallxon zagari e cka ka nr shpi kallxon budalla.
Cka ka zemra kallxon goja.
Cka t'mbjellsh do te korresh.
Ca te hedhish n'det e gjen n'kripe
C'i do qeni breket.
Cilet dera, rritet ndera.
Cili i verbe, nuk don sy.
C'ke moj zemer qe renkon, koka ben, koka peson.
Coban i mire asht ai qe bjen tana dhite ne vathe.
Cobani i mire e njeh bagetine ne blegerime.
Cobani nuk ka mot t'lig.
C'pret nga ai qe trembet ngas hija e tij.

D
Dajaku ka dale nga xheneti.
Dami i njanit, qari i tjetrit.
Dami te gjen e hallku te qesh
Dardha bjen nen dardhe.
Dashuria dhe rrespekti per prinderit eshte detyre ndaj atij qe te ka krijue jeten.
Dashuria e tepert del hidherim.
Dashuria per rinine, si qumesht per femine.
Dashuria me peshqeshe kurr sasht dashuri.
Dashurija sundon mbreterine e saj pa shpate.
Deka spyet fukara a zengjin, por tande i perpin.
Delen e mplake frika nga ujku e gershera.
Derri do plumbin, nuk zihet me duar.
Deshi te vej vetullat, nxorri syte.
Deti ka uje boll, po me u pi s'pihet.
Deti njihet ne vale, burri njihet ne fjale.
Detit i ka hije vala, burrit i ka hije fjala.
Dhe kau i mire po s'e ngacmove, s'terheq ne brazde.
Dhelpnes me dhelpni, ujkut me trimni
Dhelpra plake nuk bjen ne lak
Dheu i zi e ban kollomoqin te bardhe.
Dheu i zi ta zbardh faqen me bereqet.
Dhia eshte lopa e fukarase.
Dhimja e burrit, si dhimja e brrylit, dhem fort e kalon shpejt.
Dhis kur i hahen brijenat, gje shoqe me i perpjeke
Dielli eshte jorgani i te varfrit.
Difton mushk e del gomar
Dija eshte drite, padituria erresire.
Dikuj gjeli i ben veze (e dikuj as pula )
Dinaku te shkon ujenen rrogoz.
Dita e mire, njihet qe ne nadje.
Dita ka sy, nata ka veshe.
Dita me diell duket qe ne mengjes.
Dita pa pune, nata pa gjume.
Ditegjati s'behet diteshkurter me neme.
Djali i keq eshte ai qe nuk rrespekton baben.
Djali sha baben, vajza sha nanen.
Djalin martoje kur te duash, vajzen kur te mundesh.
Djathin, mire qe e hengri miu, po shelliren kush e piu.
Don te hakmerresh me ate qe te morri Gruan?-lerja!
Dora e djathte e la t'majten.
Dora e huej s'din ku te kruen
Dora e thate s'ka nafake.
Dora lane doren, te dyja lajne faqet
Drune e shtrember e djeg zjarri.
Drunin e shtremt e ndreq zjerrmi
Duel shkresa, iku besa
Duhet ndare kashta nga kokrrat.
Dy burra mund te rrejne, nje kosh pleh nuk rren
Dy rrena sa nji trimni.
Dy shaka bejne nje te vertete.

E
E ban deken si me le.
E din luga cka ka vekshi.
E drejta e ka zanin ma te nalte se bajkatari.
E drejta te zhyt, por nuk te mbyt.
E ka punen sahat e koshiq.
E kap si kacubeti pulen.
E ke teper, te ishne i biri i Rrok Felerit
E keqja e ka gjethmone nje PSE?
E keqja s'harrohet, e mira po.
E keqja vjen me krahet e zogut e ik me kamet e breshkes.
E korr kollomoqin mbi karabush.
E lehte eshte barra ne shpine t'huaj.
E mira duhet kerkuar, e keqja vjen pa kerkuar.
E mire edhe fuqia, por ca me mire urtija.
E mora rene, e m'muor zani dhene.
E nxehta del me te nxehte, e ftohta me te ftohte, helmi me helm.
E cet fjalen si lopa baglen.
E sotmja e qesh te djeshmen.
E treta e verteta.
Ec kadale te shkosh me pare.
Edhe ai/ajo qe u martua edhe ai/ajo qe s'u martua, te dy/dyja pishman
Edhe budalla e ka kryet si njeri.
Edhe kau ka gjuhe te madhe, por nuk flet dot.
Edhe pula jote ne kopshtin e botes te duket e majme.
Edhe syte te t'i nxjerr evladi, prap e don.
Edhe te parja qe ke nxjerre me djerse ka hise shejtani.
Emen ka, por za nuk ka.
Emri i mire fitohet me shume pune te mira dhe humbet me nje te lige.
Epe me dore e lype me kame. (Huane)

F
Faqe e ndere humbin vec njehere.
Fara e zgjedhun, kollomoqi mustaqet perdredhun.
Femija dhe budallai belbezojne te verteten.
Femija ka trupin e vogel, por shpirtin te madh.
Femija te fut ne shpelle te gjarpnit.
Femija, ku ka synin ka shpirtin.
Femise qe nuk kjan, nuk i japin cice me pi.
Fjala e bute then ashtin e forte.
Fjala e drejte te shpon ashtin.
Fjala e mire s'del n'oborr, fjala e keqe shkon n'Stamboll.
Fjala e plakut e puna e djalit.
Fjala ne vesh eshte krymi i kuvendit
Fjale te urta Miqesia, Bashkimi, Bujaria
Fjalen kur nuk ta mbajne 24, sta mban kush per hater.
Fjalet e hallkut e birat e gardhit nuk mbyllen kurre.
Fjalet jane gra, veprat burra.
Flej pa darke, po cohu pa borxh.
Floke gjate mendje shkurter
Foli bise, qe te ndien reja.
Foli deres te degjoje dritarja.
Foli plakes te degjoje nusja.
Frika nuk e len lepurin me u majte.
Fshati digjet, kurva krihet.
Fshati qe duket s'do kallauz.
Fukara jam, po shpirtin nuk e kam fukara.
Fukaraja mas mirit i nimon fukarase.
Fukaraja vjel rrushin, zengjini pi mushtin.
Fundi i madh i jetes nuk jane njohurite, por veprat.
Fusha ben balte, mali ben furtune.
Fusha ka sy, mali ka vesh.

G-GJ
Gabimet qe harrohen perseriten.
Gaca e baruti nuk rrine bashke.
Gazi i madh kur te dalin fara.
Genjeshtra eshtenje plage, dhe ne u sherofte te le nishan.
Genjeshtra nuk ka as dore, as kembe, as bisht, as rrenje.
Geshtenja shikon venen, arra mjaltin.
Gjaja e lire te fik shpine.
Gjaja e tretun e shpirti i bjerrun.
Gjaku dhe vena nuk e durojne ujin.
Gjalpin e ruan kripa.
Gjarperi ecen dhe fshin gjurmet me bisht.
Gjej vendin e bej kuvendin.
Gjella me kripe dhe kripa me karar.
Gjersa te mendohet i menuri, i marri mbaroi punen.
Gjithe gishtat dhembin njesoj.
Gjithkush ban, din si ban.
Gjuha dredhon se mendja e meson.
Gjuha e gruas eshte shpata, per ate qe nuk e len te ndryshket.
Gjuha e ka rrenjen ne zemer.
Gjuha kocka s' ka e kocka thyen.
Gjuha ruhet atje ku shkruhet
Gjuha, vete ku dhemb dhembi.
Gjysa e dheut si bagetia e Ndreut.
Goja e amel ha pshesh me tamel, goja e idh't ha pshesh me kryp.
Gozhda nxjerr goxhden.
Groshi(parja) e bardhe, per dite te zeze.
Gruaja dhe pushka nuk i lihen amanet askujt!
Gruaja e dashtun kurr s'plaket
Gruaja e leshuem si shkallmi i lemuem.
Gruaja fut shejtanin ne shishe.
Gruan, qete dhe lopen merri nga vendi yt.
Grueja e bukur e vena e amel jane helm per zemer.
Gungait vetem varri ia drejton samarin.
Gure-gure kalaja, fjale-fjale belaja.
Guri i qoshes edhe po ra prej muri, ne coshe do te vehet.
Guri i rrumbullket nuk ze vend.
Guri qe vjen prej rrgallje e te dejunit mos i del perpara.
Guri rrumbullak e burri pa zanat nuk xane vend kollaj.
Guri u ca, lisi u tha, njeri e mba.

H
Ha sa te japin e puno sa te mundesh.
Haje dreq hajrin e tokes mbi vade.
Hajnit i ka borxh edhe mbreti.
Hall me deke e gjygj me rrnue.
Halli te ban me i thane thiut daje.
Hardhia dhe dhia kerkojne shpatin e malit.
Hekuri rrihet sa eshte i nxehte.
Hesapi nuk behet pa hanxhine.
Hije te lehte te ahi, uje te lehte te lejthia.
Hijes s'vete i trembet.
Hileqari nuk te shef ne sy, po shef ne toke.
Hin e del e duku e mos u ban i padashtun.
Hiq inatin gjej rehatin.
Hunden n'maje t'lisit e morrat i shkojn kurrizit.
Hyn i krye e lot nje bythe.

I
I fundit ja do qaj, ja do qeshe.
I ka deke ora pa le hala.
I keq lesha pa fat mos lesha.
I madh eshte edhe plepi, por e felliqin sorrat.
I mecmi peshon/ gjykon vedin.
I mire per shoke, e i lig per vete.
I mjeri mish qe s'han mish.
I ngopuri nuk ia din hallin te uriturit.
I pa burri nuk i njeh burrat .
I pari i fshatit edhe ne kjofte gomar mos i hip po merre per ullarit se te rrezon.
I pasun asht ai qe ka miq e jo ai qe ka leke.
I pasuri fal nga frika, i varfni fal nga zemra.
I qan hallin kaloresit.
I qeshuni t'qesh.
I trashe si vic kopshtiesh - i dobet si edh kooperativet.
I urti kurre nuk ngutet, prej trimnise e jo prej tutet.
I urti shkruan, budalla i mban n'mend.
I varferi di shume, po nuk e pyet njeri
I zoti i shtepise, rri ne fund te urave te zjarrit
Ia jep gishtin t'a merr doren.
Idete e medha nuk lindin nga truri, por lindin nga zemra.

J
Ja don goja por se len hunda.
Jashte djale Shkodret, mrena rryp lodret.
Je tuj rrit femije kur i bjen kepuca jote per kame.
Jena ba si kamet e dhise ku se merr vesh qeni te zone.
Jeto sikur do vdesesh neser, meso sikur do jetosh gjithmone.
Jo gjithmone "mire se te gjeta" po nganjehere edhe "mire se erdhe".

K
Ka del fjala, del edhe shpirti
Ka gjind qe folin tgjitha gjuhet e botes, por sdin me fole me gruan
Ka pru macja shqarrin.
a ra spata ne mjalte.
Ka t'fryj era ktheje shpinden
Ka thane frati shko te shtrati, mos t'marr gjumi t'pushon shtati.
Ka, qe edhe gomarin mashkull e bejne me barre.
Kadal beg se ka hendek
Kafeja eshte e zeze, po te zbardh faqen.
Kafja pa duhan, si "turku pa iman"
Kali i mire shton torben e tij.
Kalit te huej i keputet nenbishtja ne te perpjete.
Kalit te mire shtoi tagjine.
Kalit t'falun nuk i kqyren dhamte.
Kam inat po skam takat.
Kam qeshur te tjere, me mbiu ne dere.
ama e din se ku e vret opanga.
Kamte e gjarpnit e shurren e pules mos i lyp se nuk mundesh me i gjete.
Kamte e shpejta faqja e bardhe.
Kazani bosh tingllon ma shume.
Ke vret Zoti, e vrete dhe Shenkolli.
Kepucari i ka kepucet e grisura.
Keq me burre, keq pa burre, keq mos u martosh kurr.
Keq me vjen, po dem s'me behet.
Kerkon te zere gjarperin me dore te botes.
Kishte qene i mire e i mencem por i ka mungue lugu.
Kjo bote eshte hysmet e kismet.
Koha asht flori vetem per ate qe e di
Koha vjen per ate qe di ta prese.
Kokrra kokrra bahet oka.
Kollomoqi i vone ban kaqola per lope.
Kopraci s'te jep te zezen e ullirit.
Kovaci ban mashen, por per vedi nuk ka.
Kritika eshte ila i hidhur, po ila ama.
Kroni i qeverise nuk e ka ujin te kulluem, mos te rafte me kene etshem se te len pa pi.
Ku bien daullet teojne kembet vete.
Ku do te dije hena se lehin qente.
Ku eshte besa aty eshte dhe shpresa.
Ku han e ste japin e ku flet e s'te marrin vesh mos rri.
Ku ke uzdajen ke murtajen.
Ku ngul hune var hejbet.
Ku qe, asgjekundi, fare bere, asgje.
Ku rafsha mos u vrafsha.
Ku s'ke vu mos prek.
Ku s'te therresin, mos shko; ku s'te pyesin, mos kuvendo.
Ku ven kau kamen bahet bereqet.
Kujt i ka djeg qulli i fryn kosit.
Kullote dhine qe te mushesh kusine.
Kur bahet magjypi mbret, e mbyt edhe babain e vet.
Kur ban goja llap e llap, te ban shpina dap e dap.
Kur bien topat, pushket s'ndigjohen.
Kur del dielli, te gjithe e dine nga bie lindja.
Kur del i keqi perj t'mirit, del i keq fort.
Kur dhelpra nuk arriti rrushte, tha se jane te tharte.
Kur doli bari cofi gomari.
Kur e ham m..., lugen duhet me e mbajt me veti.
Kur e ke punen ne rregull, ta mbjell macorri (daci) aren, kur nuke ke punen ne rregull - ta han mini faren.
Kur fjala del nga zemra, godet ne zemer.
Kur fjalosen dy gra, shajne shoqen e tyre
Kur gabon i menuri uditet budallai.
Kur gjykon damin ne lakna, nuk duhet me pyte se t'kuajt jane dhite.
Kur gjykon, mprehe thiken ka dy anet.
Kur i jep tjetrit tirqit nuk mundesh me i thane mos mi pordh.
Kur i moren armet Leke Dukagjinit, tha: "Ma mire me thane qe Leka, se qe vorri i Lekes".
Kur i prishen rrotat qerrit, gjen 100 ruge te tjera ma te mira se ajo ka i ke ra.
Kur je i drejte, te duan mileti e pushteti.
Kur je veti i dyte, te ngoh dhe fryma e shokut.
Kur ke ban si don, kur ske ban si te thone,
Kur ke zemer ke edhe krahe.
Kur merr derrasa te plasur, ahet e tera.
Kur merr mall shpejto, kur merr grue mendo.
Kur ngordh gjarpri, ngordh dhe helmi i tij.
Kur nuk ka cka i ban gomarit i bjen samarit.
Kur qesh djalli e ka punen keq
Kur ste therrasin mos shko, kur s'te pyesin mos kuvendo.
Kur s'din pse s' rrin.
Kur s'ke pishe per veti, mos i ndez unen t'jerve.
Kur t'djeg tamli, i fry edhe kosit!
Kur te biesh ngusht thirri nevojes.
Kur te bjen e mira e man perveti, kur bjen e keqja i sterpik te tane.
Kur te ece budalleku, c'a te duhen ment.
Kur te kem me thase, te te jap nje traste.
Kur te kesh te drejten me veti, ta ka frigen pasha e mreti.
Kur te lavderon anmiku, dije se je gabim.
Kur te vjen nevojtari ne dere, po s'pate gje, jep nje gote uje.
Kur ti bjene femise kepuca jote, njatehere je tuj rrit femije.
Kur tjetri asht ngusht, ne mos e nimofsh thuaja nje fjale te mire.
Kur vijn mend nuk gjejn vend!
Kur vret nji njeri vare ne gozhde te shpia jote.
Kurdo qe te vdesin prinderit, te lane jetim.
Kush din shume, vuan ma shume.
Kush eshte trim me mend, se trima budallenj ka sa te duash.
Kush flet pak ka kryet rehat.
Kush gutet vonohet
Kush ha vetem, vdes dhe vetem.
Kush harxhon tete e fiton dhjete nuk ka nevoje per kulete.
Kush i ban me hile shoqit, e vrafte buka e kollomoqit.
Kush i rri dardhes ne rraje i ha kokrrat.
Kush ka bir e bije, ta lidh gojen me shami.
Kush ka dhembe te forte, breh dhe kocken.
Kush ka frike nga hija e tij, le te mos tundet nga vendi.
Kush ka mend e bese ka edhe fat.
Kush ka nge shtin rruza n'pe.
Kush kerkon gjen.
Kush lyp shoke pa te mete, pa ta ka me mete.
Kush man deren hapun per miq, gjen gjithmone dyet e hapuna kur i duhen.
Kush meson boten, s'din per veti.
Kush nuk bindet s'munet me komandu.
Kush nuk mban macen, ushqen mijte.
Kush nuk mbron kanunin nuk ka kush ti mbaj familjen.
Kush nuk ndigjon nanen, e urdhnon njerka.
Kush pveti nuk treti.
Kush peshon (mat) veten ka peshuar boten.
Kush rri vend pa vend, diku e gjen.
Kush shan kasollen e vet, ju djegte.
Kush shkon pa thirre, kthen pa u percjelle.
Kush s'levdon kasollen e vet, iu djegte me gjithe gja.
Kush u ngut u permut.
Kush vdes per atdhe, nuk vdes por le.
Kush vete i paftuar, e gjen sofren pa shtruar.
Kush vjedh e din, edhe me mshefe.
Kush vjen rralle, ha bakllavane, kush vjen shpesh ha persheshe.
Kuvendin e prishin dy vete: ai qe di e nuk flet, ai qe s'di e flet.

L
Laget sot e rruhet mot.
Le gomari qe na ngordhi, po s'na lene as mizat rehat.
Le te jete oxhaku i shtremt, por tymi te shkoj drejt.
Lepuri ne mal, kusia ne zjarr.
Lire kripa n'Durres, por e han qiraja e rruges!
Lisi kur bie, bjen me gjith hije.
Lisi nuk pritet me nji t'rame.
Lulja e keputur nuk leshon me.
Lulja ka arome kur eshte e njome
Lum ai njeri qe jeton me krahet e tij.
Lumturija eshte si nje flutur, po vrapove pas saj, nuk e kap dot, po qe se ndalon per nje cast, te vjen vete ne duar.
Lype se s'ta jep, merre se nuk thote gje.

M
Ma e mire kilja se oka.
Ma i keq gergasi se dorasi.
Ma mire eshte nji kursim se nji fitim
Ma mir i zog ne dore se 100 ne hava
Ma mire dami me dobi, se fitimi me kori.
Ma mire djepi i thate se dreqi ne djep.
Ma mire dordhani sesa dorzani.
Ma mire i pari ne katun se i dyti ne sheher.
Ma mire ku iku Leka se ku ka ra Leka.
Ma mire me te rrah nana se me te puthe njerka.
Ma mire me te rrahe djali se me te puthe dhandrri.
Ma mire me t'rrahe i yti se me te puthe i hueji.
Ma mire nji anmik se nje mik te lig.
Ma mire sokol njihere, se sorre gjithhere.
Ma mire te kesh mend se pare.
Ma mire me jetue ne nji kasolle qe qeshin se ne nji kulle qe qajne.
Ma ngusht se maca bars.
Ma zi i mesuemi se i deshiruemi.
Maca e huej vjen ne shtepi, me permbys sahan e kusi.
Malli i prishur nuk shitet pa genjyer.
Marrja me marre nuk lahet.
Marrja rri e i zoti nuk e len.
Martesa e vone per shoke, kollomoqi i vone per lope.
Mashkulli i shpis, mos te pruft shqarrin, te bjen kitrren.
Masi te vidhet shetepia eshte vone me mbylle deren.
Mate punen jo me ate qe mbjell, po me ate qe korr.
Me ate njeri qe s'ke ka shkon pa u rregullue eshte ma mire mos me u prish me te.
Me bli nji kale e nji shale o baba, se kam gjet nje patkua.
Me dasht me ken i nershim duhet me nerua tjetrin
Me goje i afron, me goje i largon shoket
Me kene i mire eshte kollaj, me kene i drejte eshte zor.
Me krye punen thirr nevojen
Me lehte eshte me mbledhe nje thes pleshta se ti bashkosh dy shqiptare.
Me mikun ha e pi, por tregti mos ban.
Me mire me te hidhurat me perpara e te embelat pas.
Me mire nje kashagi se dy tagji.
Me mire te rreshqase kemba se sa fjala.
Me nevoj prish nji kosh, pa nevoj asnji grosh.
Me nje gur, vret dy zogj.
Me nje ka nuk behen pende.
Me nje lule nuk cel pranvera.
Me nji tra nuk mban shtepia.
Me njoft vetin eshte urti, me urdhnue vetin asht trimni.
Me pase bishtin ta presin, me mos e pase ta njesin.
Me te vra gomari e me u rrxue prej fikut vrahesh scohesh tjeter..
Mendja e lehte rendon te zone.
Mendja eshte ne maje te gjuhes.
Mendja me mendjen, pjellin mendje.
Mendja e madhe e krenaria e cojne njerin ne puen te keqia.
Menja e madhe ka fike tri here krahinen.
Ment' e djeshme gjuej me gur lokjo.
Merr belane e botes e ve ne krye te votres.
Merr shkullojen mos me djeg doren
Merzine e mramjes lene per nadje.
Meson nga armiku me shume se nga miku.
Miku eshte mik deri sa nuk perzihet ne hallet e shtepise.
Miku harrohet po te largohet.
Miku i afert nuk ka nder, se vjen perhere.
Miku i keq t'han buken e t'then kupen
Miku i mikut tim, eshte edhe miku im.
Miku i mir shihet en dit t'shtir
Miku i mire te nderon shtepine, miku i vjeter nuk hidhet poshte.
Miku i mire vjen nga porta.
Miku i thirrur, duhet percjellun.
Miku nuk eshte mik kur perzihet ne punet e shtepise.
Miku nuk vjen per thele e leng, po per fjale e per kuvend.
Miku tkqyr ne sy e anmiku en kam
Mikun nderroje, por zot shpiet duhet me kene vet.
Mikun provoje para se tia kesh nevojen.
Mikut i leshohet vendi dhe i degjohet kuvendi.
Miq te ri zen, por te vjetrit mos i len.
Miqte e babes nderoi, miqte e ri sprovoi.
Mirmengjes, me interes.
Mollen e mire e han derri
Mos ban "ysh" pa pula.
Mos ban ca s'ban kerkush se ka me te gjet ca s'ka gjet kerkend.
Mos ban lum e lum pertej te lumit "Zot".
Mos bej petulla me uje.
Mos e ban penin tra.
Mos e humb si Xhaferri simiten.
Mos e lendo ku i dhemb.
Mos e maj kot troken kur ta tundin te tjeret.
Mos e ndiq fort frigacakun se bahet trim me zor.
Mos e shikofte punen i zoti, e harron edhe "Zoti".
Mos e shkel gjarpnin n'bisht se sillet e t'han n'gisht.
Mos hidh te thaten mbi te njome.
Mos i beso burrit qe qan, kalit qe djersitet dhe gruas qe betohet.
Mos i hap dritaret e zemres pa e pare motin
Mos i shaj gomarin tjetrit se te vjen te dera.
Mos i takofte babes me e dashte djali vetem per nevoje dhe me pyet vetem kur djali te bijen ngushte per te.
Mos ia shaj kuj "gomarin" se t'pall te dera.
Mos ja ba kuj ate qe sta ka qefi ty.
Mos kerko gjilperen ne kasollen e kashtes.
Mos ki frike nga hasmi, po nga miku i rreme.
Mos kjosh borxh, hin dorzane.
Mos me thuej kush je por c'huqe ke.
Mos prish sixhaden te arnosh xhyben.
Mos qesh ne shok, se e gjen ne koke.
Mos shit qen te blesh kelyshe.
Mos shkoni kurre te zemeruar ne shtrat. Lufto me pare per te mposhtur zemerimin.
Mos u ban deshmitar i s'keqes e paja e rrenes.
Mos u fut ne uje te turbullt, por prit sa te kthjellet.
Mos u kallxo trim pa e provue veten.
Mos u mbyt me nje pike uje.
Mos u mundo te nxjerrish dhjame nga pleshti
Mos u pergjigj kur nuk te therrasin.
Mprehe kujin si per mue si per veti e masandej shtyj sa te duash.

N-NJ
Ne ate sofer qe nuk bahen dramca nuk eshte si kush.
Na ka thane halla drane mos e nguc grethin me krane se ke nguc t'zezen tane.
Nana e don djalin per urate.
Nata eshte me barre, nuk i dihet se ca pjell.
Nata per komita, dita per zabita.
Ndera e mire dhe vena e mire nuk harrohen kollaj.
Ndoqe fillin gjete lemshin.
Ne dac me ken i lumtur per nji dite pi raki, per nji muaj martohu, per tane jeten puno kopshtin.
Ne dac me nem dikan, thuaji,"tu rrit mendja".
Ne dalte djale te na rroje, ne dalte upe, te te rroje.
Ne gusht plas veza ne grusht, ne korrik plas veza ne furrik.
Ne lufte duhen shtate hile nje trimeri.
Ne me rrejsh nje here eshte faji yt, ne me rrejsh prap eshte faji im.
Ne rruge me mjegull e ne uje turbull mos hin.
Ne shtepine e te varurit, nuk zihet litari me goje.
Ne thesin e shklyem s'ban fajde mielli.
Ne vozgen e vogel ka vere te mire.
Neper rranxa gjenden thellanxa.
Nese rrezikon mund te humbasesh, nese nuk rrezikon je i humbur.
Nga del fjala del dhe shpirti.
Nga dy te veshtira, me e lehta, me e mira.
Nga fryn era kthen gezofin.
Nip e daj, dreq e hajr.
Nje dite para festet nuk mahet frliku.
Nje ka qe e vret lopa s'duhet gja.
Nje krah s'mban kala.
Nje krym than lisin, nje i keq prish tan fisin.
Nje lope ne dit te vet terbon tane demat e katundit.
Nje pike ne tavan- namin e ban.
Nje shat asht sa dy vade.
Nje shi n'maj, sa nje qerr ar.
Nje shok i vjeter, eshte me i mire se dy te rije.
Nje zog qe ndahet nga klloka, e ha shqipja.
Njerezit e duan njeri-tjetrin vetem per ta shfrytezuar...
Njerezit jane te njejte para natyres, edukata i ben te dallohen
Njeri i famshem eshte ai i cili tere jeten punon per te qene i njohur, pastaj mbane syza te zeza per mos ta njohur.
Njeriu cmohet sa te punoje e pastaj harrohet si mos te kishte ekzistuar kurre...
Njeriu i huj merzia e gjithkuj.
Njeriu ka dy veshe e nji goje.
Njeriu ka nevoje me teper per dashuri, se per lavdi.
Njeriu lidhet per fjalet, kali per litarit.
Njeriu meson kur eshte i ri dhe kupton kur plaket.
Njeriu ne jete o kemishen o trunin duhet me e shtrydh.
Njeriu pa shoke, si muri pa toke.
Njeriu sheh me mend e jo me sy.
Nji e keqe eshte shume, nje e mire eshte pake.
Njiqind qese marak s'lajne dy pare borxh.
N'mos kallzon dhia kallzon brini.
Nuk behet stani me dhi te egra.
Nuk do as mend as kalem, shif e shkruaj.
Nuk dua mish e kabuni, po dua, nder e sajdi.
Nuk duron kush sa trimi.
Nuk e kane te gjithe baben te mencur, por respektin e don si babe.
Nuk erret nata se mbyll ti syte.
Nuk flliqet deti se turit nje mi.
Nuk i gjenden gjarperit kembet.
Nuk ka rendesi ku dhe si keni jetuar. E rendesishme eshte c'fare keni bere, aty ku keni qene.
Nuk le burri me mustaqe.
Nuk lidhet burri me pe te dhinte.
Nuk luan ferra kot.
Nuk mbulohet dielli me shoshe.
Nuk me duhet gja nje re (nuse e djalit) qe nuk i lakmon kurkush.
Nuk pritet pema se i ban hije kungullit.
Nuk qaj se s'dua burren, po bej zakone.
Nuk sheh syri po sheh mendja.
Nuk shkon dimri gomar.
Nuk te ngroh zjarri i kashtes.
Nuk te thone: "Qysh ke qene, po qysh je".
Nuk te thot kush se ca bane n'kurbet, po ca prune.
Nuk vret vetima cubat, por mrizat e cetinat.
Nusja e mire, pelcet vjerren.

O
O bark, o qerrata, ketu gjete, ketu ha.
O djale ne vend te huaj, si te bjere daullja luaj.
O fol e mba, o pirdh e ha.
Ora cuet, e pshton njerin.
Ora e lige eshte e keqe edhe per armikun.
Orlat grrasin ne mish.
Oxhaku le te jete i shtrember, tymi te shkoje perpjete.

P
Pa djale e pa goce rrova, pa shok nuk rrova.
Pa hager huder nuk t'vjen era.
Pa pare njeriu ha dhe nje thes me kripe.
Pa pune ska jet, pa shndet ska pune
Pa u pjekur rrushi nuk pihet mushti.
Pa u vesh mani nuk zhvishet inisani.
Pac faqen e zeze si gala nder shoqe.
Pak di ai qe te gjitha ia tregon gruas
Para se me gjyku nje ngjarje duhet me ndigju dy kumone.
Parja e morri nuk rrin n'terr.
Per gjithe vend ka pleq me mend.
Per me qene ne rregull burri duhet me pase: kembet nzete, barkun lete e kryet fresk.
Per nje shamate, lypen dy veta.
Per pashi, kafja ban me lire se sheqeri.
Permireso sjelljen tende, perpara se te kerkosh nga te tjeret te permiresojne te tyren.
Perpara se te kundershtoni nje te moshuar, duhet te perpiqeni ta kuptoni ate
Peshku ne det, kripa ne toke, po bashkohen ne tigan.
Peshku ne det, kusija ne zjarr.
Peshqeshit (dhurates) edhe mbreti i gezohet.
Pija asht e keqe per ate qe e pin keq.
Pika pika mbushet pusi.
Pikat e ujit shhperthejne gurin e fjalet e gruas sundojne burrin.
Pleqeria te ka ardhe njemend kur nuk arrin te mesosh me.
Po ndeje me rinine e harron pleqnine.
Po nuk e njohe hidherimin, nuk do te kuptosh dhe gezimin.
Po nuk e pate te ligun brenda, nuk te vjen nga jashte.
Po nuk mujti me hy vete, shejtani fut bishtin sa me ngaterru pune.
Po pate dhen gjen edhe bari.
Po si dole vet zot shtepise, miku s'ka c'a te ban.
Po te lavi, te levi dhe bishtin t'a krevi, hap syte se te genjevi.
Po te mos kishte budallenj, me ke do qeshnim.
Po u bane ur e vig, te kalon i mire e i lige.
Po ju ruejte te liges, e mira te ndjek mbrapa.
Po u rujte vete, te ruen edhe Perendia.
Prashit edhe ne gusht, per me shume musht.
Prej borxhalis s'keq merre dhine edhe pa edh.
Prej nji delmje nuk dalin dy lekura.
Prifti me perpara bekon mjekren e tij.
Prindi te rrit, shkolla te ndrit.
Prishja e shtepise vjen nga mendt.
Pse kcen si zorra ne prush.
Pula beri vene, gjelit i dhemb barku.
Pula e ban vezen sa ka sqepin.
Pula eshte dhija e fukarase.
Puna e rinise, jargan i pleqnise.
Punen nuk e ben nje gisht, po e ben grushti.
Puno more fatkeq e ha more dreq.
Pushka don pushken.
Pushka e miku te duhen per dite te ngushte.
Pushka e trimit dhe sofra e xhymertit, jane gjithmone plot.
Pushken e gruen nuk duhet me i gerdhuce, se njena te vret e tjetra te korit.
Pyet detin sa lumenj derdhen ne te.

Q
Qingji i bute i pin dy nena
Qeni qe leh nuk t'han
Qeni i pangopur te ha.
Qeni i terbum do vra, se terbon dynjane.
Qeni leh aty ku han.
Qenin per mish e burrin per bukuri nuk duhet me i pa.
Qeni plake coban nuk mesohet.
Qeni tund bishtin per te mbajtur miqesine.
Qenit hidhi nje kocke, te pushoje.
Qente le te lehin, karvanet te shkojne perpara.
Qesen e armen mos ja dorzo gruas
Qorr per qorr e kam ne oborr.

R
Rena a nana e tana te keqijave.
Rrajet e njerit jane ne magje.
Rralle vritet burri qe ka shume armiq.
Rrena i ka kembet e shkruta!
Rri kohamik (mesatar)
Rrugen per te miku, mos e ler te zere bar.
Ruajna Zot prej mikut se prej armikut ruhem vete.
Rueje jogo kryet.
Ruju prej rrases se lmueme, shakes se terbueme dhe grues se leshueme.

S-SH
Sa bahet mushkeria jani, aq bahet katundari zotni.
Sa ma e amel te jete vena, aq me shume te zen.
Sa te mbledhesh ti rrusht, tjetri ka ngrene nje kosh.
Sa te mendohet i urti, i marri ka marr kalane.
S'asht i qorr ai qe s'sheh por ai qe sdon me pa
S'eshte marre mu rrzue, eshte marre mos mu cue
S'bahet ajo pune pa ba qarri fiq.
S'behet lemi me nje kalli.
S'behet stani me lepura.
S'dalin dyzet ujqer nga nje drize.
S'duhen gja petullat, kur jane vra vetullat.
S'duhet gja, gjalle e ne zalle.
Se cka ka shpia, tregon femija.
Sevapi as shitet, as blihet.
Shakaja eshte gjysma e te vertetes.
Shamata e shpise e mishi i dhise te merziten shpejt.
Shefitari i mire - vella pa pjese.
Shejtani kur nuk ka pune rreh te birin.
Sheka e mire e mban mire edhe bulmetin.
Sherrin e mbjellin grate dhe e korrin burrat.
Shih rrethin , shihi shpine, shihi nanen e merr t'bine.
Shit kaun e meso djalin.
Shite aren dhe zgjidhe faren.
Shiu i but lag t'marre e t'urte.
Shkamin qe nuk e can dinamiti, e prish pika e ujit qe i bjen pa da ne nji vend.
Shkon si spata pa bisht, si qeni ne rrush, si krypa ne uje.
Shok gjithkush! Fjafen e mire gjithsecilit! Me i besue pak kujt.
Shok shumi, trim ma i miri.
Shoke bashke, e buke ve.
Shoku sa duhet, aq qortohet.
Shpejtsia asht e mir vec me vra miza.
Shpia e hajnit dhe e kurves nuk bajne hajer.
Shpija e babes shitet lire.
Shqerra qe s'therret memen humbet.
Shqiptaret tregojne cka s'duhet, e fshehin ate cka e di e tere bota
Shqiptari per mik eshte tret e eshte fike.
Shqiptari s'le hak pa marre e borxh pa lare.
Shtat e hije e mend asnji fije.
Shtatin pyll e mendjen fyll
Shtepi pa fjale, e peshk pa hale nuk ka.
Shtepia e zotit dhe e miqve.
Shtepine e mbajne te gjitha shtyllat.
Shume lule dalin ne prill, por pake rrojne.
Shume martohen e pak gezohen.
Shkurti shkurton urat marsi mbledh lekurat.
Shkul dhembin te te shndoshet kryet.
S'i ben mjekra prifterinjte.
Si eshte vendi behet kuvendi.
Si gjarpni nen gur.
Si Hysa si Hasa, si veshi si rrasa.
Si maca barse.
Si maca nen sofer.
Si mjer peshkatari qe ka frike nga lumi.
Si qeni maja sanes: as nuk e han vete as nuk len t'jeter me hanger.
Si qeni ne qerr.
Si te duash prindrit tuaj do te duan edhe femijet tuaj kur te plakesh ti.
Si na dine, qofshim, si jemi, mos qofshim.
Sillesh si pordha neper tlina.
Sillesh si zagari mas zorreve.
S'jepet nje pele per nje thele.
S'ka buke pa dramca e dasem pa mish.
S'ka gja se je fukara, shpirtin s'duhet me pase fukara.
S'ka ma mire se kur te bejen maca shqarrin.
S'ka qeder shqiponja nga mushkonjat.
S'ka varferi i menuri.
S'mbartet uje me shporte.
S'mblidhen lepujt ne vath.
S'mbushet thesi me genjeshtra.
S'mbushet thesi me nje kokerr.
S'merret uje ne 20 kroje.
S'mundet fulterja me e sha kusine "faqe zeze".
S'mundesh me i thane i kerkuem pse ka shku dy here per uje e tri here te mullini.
S'munesh me ndihmue mikun pa prish, nje pune tanen.
S'ngihet ujku me mushkaja.
Sorra sorres nuk ia nxjerr syte.
Sqepari bishtin e shokut e gdhend, te tijin jo.
Syri eshte me i mprehte se kordha.

T-TH
Ta shef bojen, sa ta ka nevojen.
Ta varfnit nuk i ndigjohet fjala.
Tak pushka - nale kokrren.
Tamli i sapomjelun e vena e ndejun
Te benin mizat mjalte, do t'i kishim qypat plot.
Te hifte vetja ne qef.
Te me mbrosh atje ku s'jam, se ku jam mbrohem vete.
Te shtin miza e s'te xjerr bualli.
Te urtin coje ne mulli, te "marrin "coje per dru.
Tek nusja hane e pine, te dhendrri gja nuk dine.
Tepria ka mrekulli.
Thesi i zbrazet s'qendron ne kembe.
Thesit me nej ne kame e burrit me kry pune u duhet me e pase barkun te mbushun.
Ti luj nafaka luj.
Tjerr holle me te dale, tjerr trashe me te qindrue.
Toka te ban toke, parja te ban rrote.
Toske e gege, peme nga nje dege.
Trama (friga) se len lepurin me u maj
Tri gjera e bejne nje jete te mjerueshme: hakmarrja, xhelozia, dhe karakteri i dobet.
Tri her mat e nje her prej.
Trim i forte eshte ai qe di te ruhet.
Trimeria e kthen plumbin mbrapsht.
Trimi e ka me vete fatin.
Trimi i marre nuk kthehet i gjalle.
Trimi i mire me shokeshume
Trimi nderon trimin, i menmi te menmin, i ligu te ligun.
Trimi vdes njehere - firgacaku 100 here.
Trimin vraje, po mos e shaj.
Trimnia mbas lufte e urtia mas kuvedit nuk duhen gja.
Tuj u rrit tuj u corodite si zogu i gomarit
Tungjatjeta Bajkatar! Tungjatjeta ju te tjeret.

U
U bafte ca mendon gruaja e jo ca mendon ( ka frike ) nana.
U habit pas lengut, harroi thelat.
U nxi rrushi, u mbyll moti mjere ai qe sishte i zoti.
Uje i ahit e mish i cjapit.
Ujet e kronit e lulet e fronit, jane shume e perdoren pake.
Uji fle, hasmi s'fle.
Uji kullohet faji pleqnohet.
Uji qe rrin nji vend nuk pihet.
Uji rrjedh pike-pike e ha gurin.
Ujku don mish qengjit!
Ujku qimen e ndrro por zanatin se harron!
Ujkun plake e tallin zagaret.
Une ha kumbulla, ty te mpihen dhembet.
Ustai, ustane e njef ne zanat.

V
Vajtem per lesh e dualem te qethur.
Vardja ne vere e paret asnjehere .
Varni vllan tem, se kam frike se mua me merren mendt.
Vdiq veziri, mbeti i biri.
Vegla punon, i zoti levdohet.
Vellane ta bene vetem nena e askush tjeter.
Vena s'ka frena.
Vetem budallai eshte i kenaqur gjithmone nga vetja.
Vethet i nxorra po veret i kam.
Vil e vil e kthehu e mbill.
Vrit qen e rrit klysh.

Z
Zemra e gjane fiton dynjane.
Zengjini tutet se fiket, fukaraja tutet se koritet.
Zija eshte nji vjet, marrja ashte per jete.
Zjarrit po nuk i fryve, nuk ndizet.
Zogu ne kafaz, kendon per maraz..
Zoti con bereqetin, shejtani shpon thesin.
Zoti ka thene: perpjeku pak se te nimoj shume.
Zoti na ka dhane dy veshe e nje goje me ndigjue ma shume se me fol.

U
U bafte ca mendon gruaja e joca mendon( ka frike )nana.
U habit pas lengut, harroi thelat.
U nxi rrushi, u mbyll moti mjere ai qe sishte i zoti.
Ugilli i blua t'djeg e t'shua
Uje ahit e mish cjapit.
Ujet e kronit e lulet e fronit, jane shume e perdoren pake.
Uji fle, hasmi s'fle.
Uji kullohet faji pleqnohet.
Uji qe rrin nji vend nuk pihet.
Uji rrjedh pike-pike e ha gurin.
Ujku don mish qengjit!
Ujku qimen e ndrro por zanatin se harron!
Ujkun plake e tallin zagaret.
Une ha kumbulla, ty te mpihen dhembet.
Ustai, ustane e njef ne zanat.

V
Vajtem per lesh e dualem te qethur.
Vardja ne vere e paret asnjehere .
Varni vllan tem, se kam frike se mua me merren mendt.
Vdiq veziri, mbeti i biri!
Vegla punon, i zoti levdohet.
Vellane ta bene vetem nena e askush tjeter.
Vena s'ka frena.
Vetem budallai eshte i kenaqur gjithmone nga vetja.
Vethet i nxorra po veret i kam.
Vil e vil e kthehu e mbill.
Vrit qen e rrit klysh.

Z
Zemra e gjane fiton dynjane.
Zengjini tutet se fiket, fukaraja tutet se koritet.
Zija eshte nji vjet, marrja ashte per jete.
Zjarrit po nuk i fryve, nuk ndizet.
Zogu ne kafaz, kendon per maraz..
Zoti con bereqetin, shejtani shpon thesin.
Zoti ka thene: perpjeku pak se te nimoj shume.
Zoti na ka dhane dy veshe e nje goje me ndigjue ma shume se me fol.

Shenim: Ne menyre qe kjo faqe te jete sa me e plote, na dergoni ne adresen tone te email-it info@nikaj-merturi.com materiale qe kane te bejne me Nikaj-Merturin (histori,fotografi,krijime,sygjerime,vrejtje... etj)
VIDEO E JAVES



mtm_logo

europ_assistance



www.albaskela.com


Website