FESTA, ZAKONE E RITE, NE NIKAJ-MERTURI

Nikajmerturasit jane te besimit katolik, besim i tarsheguar nga iliret, nga arbereshet dhe deri ne ditet e sotme perveq dy-tre shtepive ne Lekbibaj dhe Shengjergj qe jane te besimit musliman. 
Per shekuj me radhe banoret e krahines se Nikaj-Merturit, provuan presione nga me te ndryshmet dhe me barbaret si nga  pushtuesit turq me pushtetin e tyre politik, ashtu edhe nga kisha ortodokse serbe. Ne ndryshim me disa fise te tjera te veriut nikajmerturasit perballuan cdo presion duke ruajtur gjuhen, kulturen shqiptare dhe fene katolike si pjese e rendesishme e identitetit kombetar.
Nikajmertuarsit, kurre nuk u ndikuan nga perkatesia fetare e fiseve te tjera (te kthyera ne besimin musliman) por kane jetuar ne fqinjesi te mire, kane kryer martesa sidomos Merturi me Krasniqen, kane shkuar histroikisht per festa te nejri tjetri e ne lufte per mbrojtjen e vendit kane qene gjithmone nje FIS.
Te vetmet vende, ku nikajmerturasit shkonin per pazar, ishin Shkodra dhe Gjakova. Gjate rruges patrullat turke i torturonin, ju merrnin mallin, te hollat, armet etj, me dhune, i burgosnin e ne shume raste edhe i ekzekutonin shtegtaret vetem e vetem nga qe i perkisisnin besimit katolik. Si rezultat i gjithe ketij persekucioni, shume prej tyre u detyruan te perdorin dy emra: nje emer musliman te regjistruar ne shtet dhe nje emer katolik me te cilin pagezoheshin ne kishe. Kjo eshte edhe arsyeja pse ne kete zone historikisht katolike, ka nje trashgmi te theksuar te emrit musliman. Gjithsesi besimi nuk ndrroj kurre, ai mbeti katolik dhe duhet ta pranojme me dhimbje qe nikajmerturasit “ja kane pa dhe vazhdojne te ja shohin sherrin” brez pas brezi e deri ne ditet e sotme.

Ne Nikaj-Merturi jane kremtuar dhe vazhdojne te kremtohen festat fetare te besimit katolik sipas shenjetoreve te Krishterimit, te cilat jane kthyer ne nje tradite popullore.
Festat kryesore qe luten dhe festohen me miq ne Nikaj-Merturi jane festat tradicionale te ketyre fiseve SHMASJANI I NIKAJVE dhe ZOJA E MERTURIT.

Shmasjani i Nikajve festohet me 19 Janar dhe Zoja e Merturit me 07 Shtator. Keto festa zgjasin tre dite dhe festohen me miq. Jane festat me te mirpritura pasi mblidhen per te festauar te gjithe njerezit me te aferm: bijat, niper e mbesa, dajet dhe tezet, hallat me burrat e tyre, miq, kumara, probatim etj. Per keto dy festa behen                              pregatitje te shumta paraprake sepse asnjehere nuk dihet numri i pjesmarresve. Ka pasur raste qe ne nje shtepi naten e Shmasjanit apo te Zojes te jene deri ne 100 vete.
Per naten e festes i zoti i shtepise pergatit qirinjt prej dylli te bletes. Per cdo mashkull nga nje qiri te vogel dhe nje qiri te madh i mbledhur kulaq i cili  duhet te jete i gjate sa gjatesia e duarve te hapura diagonal, matur nga mbrapa shpine. Qiri i festes behet ne kete gjatesi sepe duhet te rrije i ndezur tre dite aq sa zgjate edhe festa. Pasi ndezen qirat, behet kryq, thuhen urate dhe qirinjte vihen ne vendin e caktuar afer oxhakut. Qirit te  madh i vihet nje cope djathe, nje cope zemer ose melqi. Pas kesaj ceremonie ulen te gjithe te pranishmit neper sofra dhe fillon urimet. Historikisht ne Nikaj vendi i pare i lihet nje te merturasi dhe ne Mertur nje te nikaj i cili merr i pari goten e rakise duke ju drejtuar te zotit te shtepise me fjalet “Kjofte i levdue Krishti! E pishim me ndere e mire se u gjem! Festa u ndihmofte e shyqyr qe ju ka nzane shndosh e mire! Te falem filani!.(I drejtohet me emer personit ne krah)”. I zoti i shtepise i pergjigjet se cilit me radhe me fjalet “Gjithmone e jetes e mire se u ka pru Zoti!, Me gjithe ju e kush na dashte te miren ” etj. Ne keto dy festa ferligu nuk mungon kurre, bile ka pase shume raste kur jane pjekur disa ferligje ne nje shtepi sepse numri i pjesmarresve ka qene  madh. Gjate darkes, me te vjetrit tregonin histori te ndryshme, beheshin shaka, kendoheshin kenge me cifteli dhe lahute, cobant i binin fyellit dhe gjethes etj. Mbas darke fillonte loja e kapucave e cila shpeshhere vazhdonte deri ne mengjes. Gjate dites se festave zhvilloheshin edhe lojra te tjera popullore.
Shume interesant eshte fakti qe nikajmertuasit vazhdojne ti lusin keto festa me miq, kudo qe jane, jo vetem ne Shqiperi por edhe ne vendet e huaja si Greqi, Itali, Angli, Amerike etj, duke ruajtur traditen e te festuarit.  

Me 24-25 dhjetor,  Kshnellat ose Krishtlindjet dhe Nata e Buzmit. Nata e Kshnellave ose Krishtlindjet festohet  me 24 dhjetor dhe me 25 dhjetor dita e Krishtlindjeve. Ne zonen e Nikaj-Merturit dhe ne disa fise te tjera te Veriut njihet edhe si Nata e Buzmit pasi ne mbremben e dates 24 dhjetor dhe ne mengjesin e dates 25 dhjetor kryhen ritet e Buzmit: Merreshin tre drunj, arre, lejthie dhe mandi te cilet i ka prere dhe fshehur nje mashkujt e shtepise dhe ne mbremje me te tre drunjt ne dore thrrte te dera e shtepise,  “ O i zoti i shtepise, - Hajde bujrum, pergjigjet i  zoti i shtepise , - Po vjen Buzmi Bujar,  me dhen e me dhi e me lope, me grune e kollomoc, me peme e bereqet e me te gjitha te mirat ”. Futej brenda ne shtepi dhe ja jepte tre drunjte te zotit te shtepise i cili i merrte dhe i vendoste ne oxhak kryq me njeren ane jashte oxhakut. Mbi ta vendoste nje cope laknuer, buke, djathe, kokrra groshe te ziera e te tjera nga ushqimet  festes. Grate dhe femijet hidhnin ne oxhak krande e ashkla ne menyre qe zjarri te ndezej mire dhe pastaj mbi to vinin ne trung te madh i cili quhej edhe “Cugu i Buzmit“. Per kete nate ushqimet pergatiteshin pa mish dhe bylmet, por me karakteristiket ishin loknori me arra  si dhe  peshku.
Diten e Pashkes se Kshnellave, me 25 dhjetor, heret ne mengjes te gjithe pjestaret e shtepise laheshin dhe visheshin me rroba te reja. Kush nuk e kishte mundesine per te  blere rroba te reja, vishej me rroba te lara. Qe ne mengjes, dy burra te shtepise dilnin ne are per te bere lamin duke marre me vete buke, djathe, ibrikun e rakise  dhe nje kmese. Merrinin nje duej talle me te cilen benin nje kateror dhe ne mes te tij nje kryq. Njeri nga burrat merrte kmesen dhe hynte ne kopshtin e pemeve dhe i matej seciles me kemese duke thirrur:  ”ata pres”?, tjetri i pergjigjej: ”Mos e prej se ban”, dhe secilen dege qe i matej me kmese e lidhe me fije talle (kashta e misrit). Ne dreke shtrohej dreka e Krishtlindjeve me ushqimet me te mira. Ne kete dreke lejohen  mishi, rakia, vera e cdo lloj ushqimi si dhe duhet te marrin pjese te gjithe pjestaret e familjes.

Me 02 Shkurt, Zoja e Frorit. Per nder te kesaj feste, pergatitej darka me mish te zier, meze,  raki etj. Ne fillim ndizej qiri, thuheshin urate dhe pastaj uleshin ne sofer te gjithe pjestaret e familjes.

E diela e Pashkeve, (Dita e ringjalljes se Krishtit).  Pashka bjen gjithmone dite e diel dhe brenda muajve Mars dhe Prill te cdo viti. Kjo feste, ka qene festa me e gezueshme per femijet, pasi jo vetem qe visheshin me rroba te reja por prinderit i lejonin, edhe per te luajtur me curujlia. Hidhej nje konop ne mand, apo ne ndonje peme tjeter te madhe per tu curujlitur (lekundur/kolovitur) duke shtyre njeri-tjetrin dhe kendonin: Pashke, Pashke, del jashte/ jashta jam, nge s’po kam/ jam ka laj blude e sahan/. Per festen e Pashkeve, e zoja e shtepise ngjyente dhe ziente vezet me boje te kuqe si dhe pergadiste laknorin me veze. Te dielen dhe te henen e Pashkeve benin vizita te njeri- tjeteri. Te rinjte, mbanin vezet e kuqe me vete per ti takuar (thyer) me njeri-tjetrin dhe ai qe ja thente tjetrit ja merr vezen etij. Urimi tradicional i Pashkeve eshte: ”Me shndet Pashka”, ”Me shndet e me gezime u kjofte edhe ju”. Pra, Pashka eshte nje nga festat me popullore dhe me e gezueshme e cila simbolizon, triumfin e jetes mbi vdekjen, ringjalljen e natyres dhe ardhjen e pranveres.

Me 22 Prill, Nata e Shengjergjit. Edhe kjo feste, festohej me ndezje qiri dhe thenje urate. Zakonisht per kete nate therej nje edh (kec) ose qingj. Shengjergji njihet si dita qe ndan veren nga dimri dhe prandaj pritej me shume gezim. Mengjesin e 23 prillit (diten e Shengjergjit) femijeve ju jepej pshesh me tamel.

Me 8 Maj, Shenkolli i Pranveres dhe 6 dhjetor Shenkolli i Dimrit. Si Shenkolli i pranveres ashtu edhe i dimrit kremtohen njesoj,  ndezen qirinj, thuhen urate dhe lutje te ndryshme dhe festohet me ferlig, meze e raki. Ne momente veshtiresish njerezit perpara se te mendonin se si te dalin nga situata, kerkonin ndihme nga ky Shejt, duke u lutur ”Ndihmo Shenjti i Shenkolle”. Nese gjaksi vjen e kerkon faljen e gjakut Naten e Shenkollit, gjaku duhej falur dhe ka ndodhur te falen shume gjaqe.

Me 12 Qershor, Nata e Shnandout. Edhe per nder te ketij Shenjti eshte there nje kec ose qingj, ndizet qiri, thuhen lutje te shumta pasi ky Shenjt njihet si me bamiresi per njerezit e varfer. Emri i keti Shenjti eshte perdorur shume ne Nikaj-Merturi per te pagezuar djemt por edhe per te bere bé, “Pasha Shejtin e Shnandue”. Pas ardhjes se demokracise edhe nikajmerturasit, ashtu si  mijera e mijera  njerez nga e gjithe Shqiperia, i drejtohen  kishes se Shnandout ne Lac per tu lutur dhe per ti ndihmuar ne raste fatkeqesish.    

Me 26 Gusht,  Nata e Shnaprendes. Edhe per kete feste ndezej qiri, shtrohej darke me mish, meze dhe raki.
Me 29 Shtator, Nata e Shenmehillit. Per kete feste, kush kishte mundesi e festonte me ferlig dhe perveq mezeve dhe rakise shtohej edhe vere. Edhe ne kete nate ndezen qirinj dhe thuhen urate.
Me 1 Nendor, Dita e te Shumeve. Ne kete dite, shkohet ne varreza duke marre me vete kulec misri me djathe, molla, arra, geshtenja ne varg si dhe raki. Secila familje ndeze nje qiri pran varrit te te  afermit te tij dhe thone urate duke perdorur shprehjet: “Jepjua zot pushimin e pasosoun”; “Pushofshi ne paqe”; “Pacin drite e dielli”; Ne varreza shkembehen vizita nga njeri varr te tjetri, vizitoreve ju  mbushet nje gote raki si dhe i jepen fruta te ndryshme. Ato qe teprojne si dhe pare te holla ju falen te me te varferve duke marre si pergjigje per kete gjest “Ju shkofte per shpirtit te tij”(te vdekurit).
Dita e te shumteve po kremtohet rregullisht edhe ne Tirane, Durres, Lezhe etj, kudo qe  jane vendosur nikajmerturasit duke kryer te gjitha ritet tradicionale prane varreve te te afermeve te tyre ne keto rrethe. Nikajmerturasit vlersohen dhe admirohen shume nga te pranishmit e asaj dite ne varreza, per ruajtjen e kesaj tradite si dhe nderimin dhe respektin qe u bejne te afermeve te tyre te vdekur.
Te gjitha keto festa, festohen edhe sot ne Nikaj-Merturi me te njejtat tradita, por me me pak njerez pasi shumica e banoreve te ketyre fiseve, si dhe te fiseve per rreth, jane larguar per ne Tirane, Durres, Shkoder, Lezhe etj. Edhe ne keto vende nikajmerturasit i lutin keto festa si pas tradites.

ZAKONE E RITE PER LINDJEN DHE VDEKJE NE NIKAJ-MERTURI

Lindja e femijes. Lindja e femijes eshte riperteritja e jetes, eshte gezimi i prinderve, i te afermeve e i gjithe rrethit shoqeror ne krahine. Kjo eshte nje ngjarje me rendesi ne jeten e njerezve, ne jeten e farefisit sepse lindja e femijes kuptohej si sigurimi i vazhdimesise se jetes, i kraheve te punes, si dhe rritje dhe forcim i fisit.
Ne rastin e lindjes se femijes djale, i ati ose ndonje nga mashkujt e shtepise, merrte pushken dhe qellonte disa here ne ajer. Oshtimat e te shtenave te pushkes perhapeshin neper luginat, grykat e maleve dhe pa vonuar, degjoheshin zera:

  1. O cka asht pushka more iua!
  2. O i ka le djale “filanit” more!
  3. O ja ruajt i madhi Zot more iua!

Dhe degjoheshin te tjera krisma pushke nga ana tjeter

  1. O ju lumte pushka e paci faqen e bardhe more!

Cdo njeri qe merrte lajmin dhe pergjigjej pas ketij dialogu  qellonte me pushke disa here. Kur shpia te ciles i lindte djale nuk kishte pushke, lajmi i lindjes se djalit jepej nga burrat e shtepive te tjera rreth e rrotull.
Kur femija lindte vajze, lajmi jepej me nje gezim me te vogel, nga gruaja e vjeter qe priste femijen dhe nuk lajmeroheshin as te afermit e nuses. Thuhej se “cika (vajza) le per ne dere te huej”. Megjaithate kur femija i pari ishte vajze, nuk pritej edhe aq keq, pasi do te ndihmonte te emen ne punen e shtepise dhe per te rritur femijet e tjere.
Sapo lindte femija, gruaja pritese ne lindje, i priste kthizen dhe ja lidhte me nje pe. Femijen e poralindur e lanin me uje te voket, e mbeshtillnin ne nje rube ndersa kembet me lesh dhe e lidhin ne djep.
Njerezit besonin se naten e pare te lindjes se femijes mblidhen Ore e Zana e bisedojne mbi fatin e tij. Diten e pare te lindjes duke qene se te emes nuk i kishte ardhur qumshti, vinte dhe e ushqente femijen me qumesht gjiri nje nga grate e fshatit e cila kishte femije te vogel. Gruaja qe ushqente me gjirin e saj per here te pare femijen e lindur, respektohej nga ky i fundit gjithe jeten, si nje nene te dyte.
Kur femija ishte “femije deshiri” i varnin nje vath ne vesh qe te rronte me shume. Nen jastek i vinin hudra, ndrsa te rrethi i djepit i varnin ne pe nyje pishe me vrime, guacka deti etj, per ta mbrojtur nga syri i keq.
Vendosja e emrit. Femijes ia vendoste emrin gjyshi, gjyshja, xhaxhai ose hallat, pasi sipas kanunit, nena dhe babai nuk duhet te perziheshin ne kete pune se ishte marre (turp). Zakonisht, emri femijes i vihej pas ne jave deri ne nje muaj. Ne zonen e Nikaj-Merturit, me shume jane      perdorur me shume keto lloje emrash:
Emra me oriugjine fetare si: Pashk, Ndue, Gjergj, Nikolle, Pjeter, Pal, Mhill, Zef, Mark, Miter (jo Dhimiter?), Mari, Zoje, Pashke etj.
Emra nga bimore dhe shtazore si: Lule, Shaqe, Bore, Gofile, etj dhe Pule, Ujk, Gjelosh, Zoge, Cjap, Gale, Rushe (Arushe,) etj.
Emra me origjine nga pamja fizike: Vocerr, Keqe, Keqan, Shkurte, Shkurtan, Col, Cub, Cube, Zhele etj.
Per femijen e pare kur ishte djale dhe sidomos ku ishte djale deshiri, behej nje darke dhe ftoheshin deri ne 30 vete, si: Axhe, hallat, kumare, disa shoke me grate e tyre si dhe tezet. Nga gjinia nuk ftohej njeri se sipas zakonit, ishte marre (turp). Gjate kesaj feste te vogel perdoreshin urimet: “Shyqyr qe ju gzoi zoti! Djali paste jeten e gjate! U ritt me babe e nane! Pergjigjeja ishte kjo: Pac faqen e bardhe! Te lumte goja! Edhe ti, i pac me jete te gjate.”
Edukimi i femijes deri ne moshen 3-4 vjec, djale apo vajze, ishte i njejte. Femijet edukoheshin, me ndjenjen e dashurise per prindt e te afermit dhe merrnin keshila qe te ishin te sjellshem, te mos ziheshin dhe te ndigonin sidomos per baben edhe nenen.
Ne moshen 4-6 vjec, edukimi i femijes vazhdonte duke ju mesuar lojra te thjeshta popullore dhe pune te thjeshta. Me pas djalin e dergonin te ruaj bagetine (me rujt xhane) dhe vajza merrej me punet e shtepise.
Marrja e flokeve, kumara (kumbara). Ne Nikaj-Merturi cdo familje kishte kumaret e vet. Ai njeri qe zgjidhej per ti prere floket per here te pare femijes quhej kumbare. Kumbara pritej me gezim e respekt. Nena e djalit pergatiste me perpara  per kumaren si dhe familjen e tij,dhuratat: kemishe, corape, peshqire. Nenes se kumares i dhuroheshin: rube, sapun dhe molle.
Dhuratat paraqiteshin ne dhomen ku i priteshin floket femijes. Kumara, femijes qe i merrte floket i dhuronte 100 – 150 leke dhe nga ai moment ai femije quhej famull i tij. Mbas prerjes, nena i merrte floket dhe i vendoste ne nje vend ku te mos shkeleshin. Kumara zgjidhej ne deren me te mire dhe ka qene zakon qe kush do qe ishte ai qe te zgjidhte per kumare, duhej te pranoje ose koriteshe.

RITE TE VDEKJES

Edhe ne Nikaj-Merturi ashtu si ne shume zona te veriut jane ruajtur dhe vazhdojne te ruhen rite pagane per vdekjen, per te vdekurin, per varret, per jeten e pasosun etj. Besohej ne popull se cdo njeri qe ne diten e pare te lindjes i caktohet fati i tij ne jete, koha se kur do te vdese, dhe menyra se si do te vdese. Duke u nisur nga ky besim edhe pse vdekja ishte momenti me tragjik dhe me i dhimbshem, gjenin ngushllim duke mendur, besuar e perdorur shprehjet: “Deri ktu e ka pase te shkrueme, “Zoti e ka fale, zoti e muer” etj. Ne rastet kur vdekja pritej nga familja, mblidheshin te afermit, organizoheshin per pritjen e njerezve dhe ceremonine e percelljes se te vdekurit. Ne rastet kur vdekja binte e papritur menjehere mblidheshin i gjithe katundi dhe fillonte organizimi. Ne keto raste njerezit e aferm por edhe bashkfshataret e te vdekurit, sillnin me vete: buke, gogla djathi, shtrungen me kos, por ka pase raste edhe dhine per laku, e me vone edhe kafe, raki e duhan. Secili prej tyre merrte nje detyre persiper ne menyre qe ti gjindeshin sa me prane familjes se te vdekurit. Te paret qe merrnin detyra, ishin lajmetaret te cilet niseshin “ me qit zanin”, ne fise te ndryshme si “Nikaj, Merturi, Shale, Shosh, Krasniqe, Berishe e Merturi i Gurit etj, duke ecur me ore te tera per te njoftuar  miq dhe te afermit e te vdekurit.
Ne Nikaj-Merturi ashtu si edhe ne disa zone te Shqiperise veriore si Dukagjin, Berishe, Malesi e Madhe etj, nderimi i te vdekurit behet nga burrat me “gjame burrash” dhe nga grate me “vajtim grashe”.
Gjama e burrave. Nje nga ritet me te vjetra, me karakteristike dhe rrenqethese e cila mendohet se eshte me origjine pagane dhe trasheguar nga brezi ne brez ne zonen e Nikaj-Merturit, eshte gjama e burrave.
Gjama e burrave eshte forma më antike më ekspresive dhe më spektakolare në të cilën plazmohet kriza e pikëllimit gjatë ritit mortor.  
Gjamatarët e rreshtuar në vijë të drejtë largohen në një distancë të konsiderueshme nga i vdekuri rreth 50 m, zakonisht te dera e oborrit. Nën drejtimin e prijësit, grupi kryen si një trup i vetëm një 'përkulje mbi gjuj me duar n'ij' nga e djathta në të majtë, e cila i përngjet një hobeje që do të vërvisë në lartësitë ekstreme britmën shpërthyese kolektive 30-40' me vokacionet 'au', 'eu', 'heu', 'ou', 'hou', dhe që do të lëshohet 'pak nga pak në një tonë ma të ulët tue zbritë gjithnji deri sa të shuhet'. Pasi tretet oshëtima e thirrjes nistore, të gjithë drejtojnë shtatin, dhe 'me fytyrë të ngërdheshun' kryejnë nën ritmin e sinkronizuar kolektiv harkimin e vrullshëm trupor djathtas-poshtë e majtas-lart për shpalosjen e fuqishme të thirrjes së radhës, kësaj here të veshur me tekst: 'i mjeri u per ty'. Në Kanunin e Lek Dukagjinit përcaktohet qartë: "Më kanu asht me britë në të dekmin tri herësh, tuj i përsëritun fjalët 'mjeri unë…' nandë herësh e tuj hudhë kambën kah i dekmi". Përgjithësisht, thirrjet dhe ofshamat e burrave kombinohen çdo herë me gjeste të reja, të cilat e rrisin sërish dramacitetin e ngjarjes nëpërmjet vetgjymtimit: 'grushtimit ritmik … mbi gjoksat e perleshun të zbluem', 'grisjes së lëkurës së tamthave' me 'thonj të premë …. tue hjedhë gjak nga i vdekuni', dhe së fundmi përuljes më gjunjë para të vdekurit, duke përkëdhelur tokën që do të strehojë dhe konsumojë kufomën e tij. Por gjama kanunore thirret në tri ose më shumë stacione varësisht prej distancës nga i vdekuri apo qëllimit ekspresiv"(R.Zojzi).
Disa minuta pasi gjamataret kane rene mbi te vdekurin disa burra te fuqishem ofrohen dhe duke i terhequr fort per krahesh i ngrejne nga i vdekuri. Pasi ata ngrihen vendosin kapucat e bardhe ne koke dhe u drjetohen njerezve te shtepise duke u shrenguar fort doren e ngushlluar me fjalet “paci baftin” “zoti ju forcofte” etj, dhe ulen ne vendin e caktuar per te ndezur nga nje cigare duhan.  
Nga gjama e burrave ushton vendi, ushtima e saj ndihet nga shapti ne shpat dhe nga maja ne maje. Gjama e burrave behet me mbi 10 vete por ka pasur raste kur nje nje gjame burrash jane rreshtuar ne disa rreshta edhe 150 vete. Dikur gjama fillonte ne kufijt e Bajrakut, ku thirrej nje here, per here te dyte thirrej kur gjamataret dilnin perballe shtepise se te vdekurit, heren e trete thirrej ne shteg te oborrit dhe per here te katert, kur binin mbi te vdekurin.
 Mjeshtri i folklorit, Ramadan Sokoli e përkufizon gjamen e burrave si "një farë vajtimi me britma që bajnë malcorët ndër morte tue çjerrë fytyrën e tue grushtue gjoksin me ritëm". Pra "gjama" është një teknikë të brituri dhe gjestikuluari e cila e modelon kulturalisht vuajtjen natyrale të shprehur në kontekstin mortor. Britmat e gjamatarëve shpalosen si reaksione të fuqishme të habisë "primitive", protestës së përjetshme, dhimbjes së dehistorifikuar dhe autofajësimit të ankthshëm të njeriut përballë vdekjes.
Ne Nikaj-Merturi, ne çdo katund kane qene burrat e caktuar qe i prinin gjames te cilet quheshin “kryegjamatare”, te njohur ne te gjithe veriun si prijes te mire.
Raste te gjames se burrave kemi edhe ne ditet e sotme jo vetem ne Nikaj-Merturi por edhe ne Shkoder dhe ne Tirane. Ne disa raste vdekjesh te renda ne keto vende burrat nikajmerturas nen drejtimin e kryegjamatarit te njohur ne te gjithe veriun Mark Mitri kane bere gjame burrash duke shapalosur kulture dhe nepermjet saj dhimbjen e madhe.

 

nikaj-merturi
nikaj-merturi
nikaj-merturi
Shenim: Ne menyre qe kjo faqe te jete sa me e plote, na dergoni ne adresen tone te email-it info@nikaj-merturi.com materiale qe kane te bejne me Nikaj-Merturin (histori,fotografi,krijime,sygjerime,vrejtje... etj)
VIDEO E JAVES



mtm_logo

europ_assistance



www.albaskela.com


Website