EMBLEMA E NIKAJ-MERTURIT

Emblema e Nikaj-Merturit sipas ideatorit dhe realizuesit te saj Ndoc Mulaj bazohet ne tre elemente ose simbole, te cilet ne teresi dhe harmonizim me njeri-tjetrin, shprehin nje simbolike te vetme qe i perket treves se Nikaj-Merturit, ne planin historik e gjeografik, aktual dhe ate te prespektives.

Elementi i pare: DY KULLAT, simbolizojne dy fiset Nikaj e Merturi. Kullat jane tipike nikajmerturase, tre kateshe dhe me frengji, sepse brez pas brezi kullat e kesaj krahine te ndertuara me elment fortifikues kane qene simbol i mbrojtjes, qendreses dhe aspiratave per liri.
Elementi i dyte: Lumi dhe URA. LUMI qe i ndan dy fiset Nikaj e Merturi dhe URA qe i bashkon keto dy fise, ne nje bashkjetese te shkelqyer, te pashoqe dhe te perjeteshme.
Elementi i trete: Flamuri Kombetar. Si simbol i qendrese dhe i luftrave per liri, vetem nen kete flamur, per te mos iu nenshtruar asnjehere askujt, perveš šeshtjes kombetare, duke ruajtur te pa prekur kulturen tradicionale shqiptare, fene dhe gjuhen amtare.
Te gjithe keta elemente, ne nderthurje dhe vazhdim te njeri-tjetrit, krijojne imazhin dhe simboliken e fuqishme te treves se Nikaj-Merturit me historine shumshekullore, qendresen per ruajtjen e identitetit kombetar dhe poziten gjeografike ne zemer te Alpeve Shqiptare.
Shenim: Ne menyre qe kjo faqe te jete sa me e plote, na dergoni ne adresen tone te email-it info@nikaj-merturi.com materiale qe kane te bejne me Nikaj-Merturin (histori,fotografi,krijime,sygjerime,vrejtje... etj)



mtm_logo

europ_assistance



www.albaskela.com


Website