NIKAJ-MERTURI, BASHKEJETESA

Nikaj – Merturi eshte rasti me unikal ndoshta ne bote i bashkjeteses se dy fise te ndryshme pa lidhje gjaku me njeri tjetrin, te ardhur nga drejtime te ndryshme, te shkrire ne nje popull, me nje kulture me nje tradite, ne nje bashkjetese te pashoqe. Kete e tregon me se miri fakti se kedo    qe te takosh nga kjo zone ne çdo vend te botes ku ai ndodhet, banore apo me origjine nga Nikajt apo Merturi dhe ta pyesesh nga je, nuk do te thote as nga Nikaj e as nga Merturi por JAM NGA NIKAJ – MERTURI.

Mark Mitri i Nikajve e percakton me se mire bashkjetesen e ketyre dy fiseve kur nje dukagjinas ne Shkoder  e pyeti per fiset e Nikaj–Merturit “Cka eshte puna e juaj , a jeni i fis a dy se cilin do pveti prej jush thote jam nikajmerturas” dhe Marku i thote se fiset e Nikaj-Merturit, dy fise jane por jane si DY SHPIA NE NJE OBORR.

Nikaj-Merturi eshte zona  me e veçante e Alpeve Shqiptare sepse nga do qe ta veshtrosh, nga qafat dhe luginat, nga bjeshket dhe nga vrrini, mahnitesh nga peisazhe te mrekullueshme te cilat vetem dora e zotit mund ti fali asisoj. Nese te jepet rasti ti hedhesh nje veshtrim kesaj zone ne secilen stine nepermjet pamjeve mahnitese do te kuptosh se natyra ka bere mrekulline e saj midis ketyre maleve. Ne Nikaj - Merturi edhe brenda nje ditevere mund t’i perjetosh te kater stinet pernjeheresh: Dimrin ne majemali, ku bora nuk shkrihet kurre, me poshte vjeshta e nates bjeshkatare, pranvera me lulnajen qe s’thahet asnjehere por ylberon ne rudinat alpine, e me poshte vera e nxehte qe lagshtitet nga liqeni i Komanit”

Nikaj-Merturi eshte krahina me interesante e Shqiperise, bazuar ne mundesite e shumta per zhvillim me nje prapambetje relative, nga ashpersia natyrore e terrenit me butesine hyjnore te peisazhit, e kaluara e lavdishme dhe e padiskutueshme, e sotmja e diskutueshme me shume ane te te njejtit realitet, nga traditat qe mbart dhe vlerat kombetare te prodhuara nder shekuj, nga vecorite klimaterike dhe pasurite e medha qe paraqet, bijte e bijat qe ka nxjerre si dhe nga doket, zakonet e karakteristika te tjera qe jane ruajtur bga brezi ne brez e percillen deri ne ditet tona.

Nikaj-Mertiuri, kjo treve ne zemer te Alpeve Shqiptare me nje pozite gjeografike te shkelqyer e lanun mbas dore nga çdo pushtet jo vetem i pushtuesve por edhe i pushteteve te ashtuquajtur “popullore”. Infrastruktura me e dobet e nje zone ne Shqiperi, kur…. nje fshat si Curraj Eper  i cili ne vitin 1600 numronte 100 shtepi, ne vitin 2009 akoma nuk ka rruge makine.......? Banoret e kesaj zone vazhdojne te kujtojne me nostalgji kultivatorin e Gjelosh Vates i cili ishte “automjeti” i pare dhe i fundit qe shkeli ne kete fshat edhe ky me dy rrota i sjelle  pjese-pjese me mushk.

Per Nikaj-Merturin eshte trasheguar brez pas brezi nepermjet gojdheneve historia e saj shekullore, gojdhena te cilat jane mbledhur dhe shkruar nga autore te ndryshem vendas dhe te huaj  te cilet kane studiuar dhe kane botuar per kete zone si: Edit Durham Johan George von Han, Milan Shuflai. F. Nopçe, K.Shtejmez etj.     
Ne librat e botuar deri tani per zonen e Nikaj-Merturit, ne studime apo artikuj te ndryshem shkencore, por edhe ne bisedat e perditshme ndeshesh me pyetje ku vihet nje pikpyetje prejardhja e banoreve te pare paraardhes te banoreve te sotem, kjo sidomos per fisin Nikaj por edhe per Merturin.

Nuk ka asnje dokument qe verteton se nga ishin te paret e Nikajve apo te Merturit por vetem gojdhena. Dihet se pas terrorit ne betejen e Fushe Kosoves te vitit 1389 shqiptaret qe mbeten gjalle u shperndane ne te gjitha drejtimet duke u lene vendin korbave (Prandaj u quajt edhe fusha e korbave). Por ka patur edhe raste te tjera te persekutimit dhe migrimit  te popullsise se Rrafshit te Dukagjinit dhe Fushe kosoves sidomos ata te fese katolike?

Pasi kemi analizuar me kujdes te gjitha librat qe jane shkruar per Nikajt – Merturin, Berishen, Dukagjinin, Mirditen etj mendojme se prejardhja e ketyre fiseve eshte nga fushat e Kosoves (Rrafshi I Dukagjinit) dhe pas shume shtegtimeve dhe vuajtjeve nga perndjekjet jane vendosur ne kete treve. Gjithsesi kjo dileme duhet te zgjidhet nga historianet.

Me kete rast falenderojme te gjithe ata qe kane shkruar per Nikaj-Merturin si meposhte:

Dod Progni dhe Zef Doda per librin “Nikaj-Merturi“ Veshtrim historik.
Gjin Nikleka dhe Ndue Kukeli per librin  “Permbi mal e shkemb e gure fiset Nikaj e Merture”
Ndue Ukcama, per librin “Btosha”
Frrok Vukaj, per librin “Krenari per Vendlindjen”
Gjon Markokaj dhe Siman Ramaj per librin “Raja”
Sokol Mulaj, qe na vuri ne dispozicion nje doreshkrim qe daton nga viti 1958 te lene nga  babai i tij, Ded Rrustemi Mulaj, me shume kujtime dhe histori te vjetra nga pleq te krahines se Nikaj-Merturit si dhe histroine e formimit te fshatit Mulaj te cilen do ta pasqyrojme me tej.
 
Do te kerkonim bashkpunimin e secilit nikajmerturas per te na derguar ne adresen tone çdo histori, ngjarje, apo eveniment qe ka te beje me Nikaj-Merturin e sidomos mirpresim nga ju, te na dergoni historine e formimit te fshatit tuaj.
 

 

Shenim: Ne menyre qe kjo faqe te jete sa me e plote, na dergoni ne adresen tone te email-it info@nikaj-merturi.com materiale qe kane te bejne me Nikaj-Merturin (histori,fotografi,krijime,sygjerime,vrejtje... etj)
VIDEO E JAVES



mtm_logo

europ_assistance



www.albaskela.com


Website