Arti popullor

Arti popullor, i krijuar ne gjirin e polpullit te thjeshte, nga artiste dhe mjeshtra virtuoze, i trasheguar brez pas brezi, ka qene ushqim per popullin e kesaj krahine. E ka ushqyer me te bukuren, ka krijuar kenaqesi, c’lodhje, ka zhvilluar shijet, mendesite, idete per te bukuren, ka fisnikeruar ndjenjat, te menduarit e te vepruarit ne jete.  Me gjithe veshtersite e medha te jeteses, malesoret e Nikaj-Merturit krahas halleve te medha dhe puneve te shumta te dites per te mbajtur familjen e kane ndier nevojen e argetimit dhe kane gjetur mundesi, kohe per tu argetuar, duke zgjedhur momentet per te bere humor per te thurur vargje, per te krijuar nje ambient te gezueshem si per familjen edhe per miqt. Ne kete aspect, natyra me cdo element te saj, sidomos ne stinen e pranveres dhe te veres, ka gjetur pasqyrimin e saj, sidomos ne kenget lirike ne humor. Malesori e ka dashur dhe vleresuar jeten, e ka enderuar te ardhmen, dhe per kete ka arsye, ai kurre nuk e ka humbur shpresen, per te arritur te miren, te bukuren, dhe ate qe eshte me me shume vlere ne jete, prandaj edhe kenget e krjuesve nikajmerturas nisnin me fjalet “ O mori e mira….”. Ne te njejten kohe, ai ka qene fanatik per ruajtjen e vlerave morale, shpirterore dhe nejrezore ne familjen e tij, ne fis, ne krahine dhe me gjere.   
Endrrat dhe deshirat qe shpreheshin permes kengeve ishin thirrje te brendshme te ndjenjave per ate qe donte ose deshironte qe ta kishte, duke i thurur vargje e kenge plot pasion. 
Shpirti i malesorit don kenge,  don valle, don melodi dhe  instrumentin popullore, prandaj ai e krijon vete edhe kengen edhe melodine edhe instrumentin sepse malesorit i kendon zemra, i kendon shpirti.
Ne Nikaj-Merturi jane krijuar dhe kenduar brez pas brezi kenget: kenget majakrahut, kenget me lahute, kenget kreshnike, kenget e dasmave, kenget e djepit, kenget e kapucave dhe putirat, vallet dhe lojra popullore.
Jane krijuar, treguar dhe trasheguar fjale te urta (te lanune pleqni) gjeagjezat, prrallat, tregimet, legjendat per dragojt, per kulshedrat, per zanat e malit (shtojzovallet), per shtrigat, per sykeqin etj.
Kenget dhe vallet jane krijuar, pasuruar, e kenduar, duke u shoqeruar me lahute, cifteli, fyell, gjethe, tepsi, pipez e vegla te tjera te cilat jane punuar vete nga dora e mjesherve popullore nikajmerturas.
Grate dhe vajzat nikajmerturase nepermjet punimeve artistike te dores ne: veke, thurje me grep, gjypnere dhe gjylpere etj, kane arritur te tregojne shkalle te larte te shprehjes te se bukures, te aftesive estetike. Duke pasqyruar nje bote plot fantazi dhe shije, nepermjet  perdorimit te motive nga natyra, nga malet e bjeshket, nga dashuria dhe ndjenjat, ato kane arritur qe ne punimet e tyre, te tregojne vlera  artistike te pavdekshme.
Grate dhe vajzat e Nikaj-Merturit ne cdo shtepi benin veshje, shtroje e qendisma nga me te ndryshmet. Vend te rendesishem ne krijimet e tyre, zinin veshjet popullore ku do te permendnim sidomos veshjet per burrat si: tirq, jelek, xhamedan, shoke etj, por edhe veshjet e grave: xhubeta, jeleku me theke, breze serme, corape leshi, shamia me theke etj.
Punimi artistik i gurit. Mjeshtrit nikajmerturas gurskalites, kane bere me duart e tyre qoshet e oxhaqeve, qoshet e kullave, dyert dhe dritaret e shtepive ne forme harku duke gdhendur mbi to figura te ndryshme si: kryqin, lule, dege e gjethe, kafshe te ndryshme, objekte shtepiake etj. Gjithashtu shume rendesi u eshte kushtuar varreve te trimave te rene ne lufte si dhe burrave te mire te Nikaj-Merturit, varret e te cileve jane punuar me gure te gdhendur. Mjeshtra te permendur nikajmerturas per perpunimin e gurit kane qene Col Isufi (Raje), Prel Qerimi (Salce), Sadik Rama (Btoshe), Vesel Sejdia (Shengjergj) etj.
Problematike per perpunimin e gurit ne kete zone ka qene mungesa e llojeve te ndryshme te tij pasi ne pergjithesi ka ekzistuar vetem guri gelqeror jo shume i lakmueshmen per gdhendje.
Per perpunimin e hekurit (Kovac): sakica, kmesa, plugje, hekura zjarri e dritaresh, ka qene Zef Avdia (Curraj Eper)
Punimi artistik i drurit. Gdhendja e drurit ze nje vend te rendesishem ne trashgimine artistike te Nikaj-Merturit. Duke qene se kjo treve ishte e pasur me pyje dhe shumellojshemeri druresh, lenda drusore u be materjali kryesore si per ndertim, ashtu dhe per orendite e shtepise. Mjeshtrit nikajmerturas, benin zgjedhjen e lendes drusore dhe nzjerrjen e tyre edhe nga cetat me te veshtira, vendjen (latimin) e lendes dhe sharrimin e darrasave, duke i bere gati per perpunim me te imet.  Cdo coban gdhendte me briskun e tij me doreze brini, objkete te vogla si shtagen e tij, luga, furka, rrathe kumone, stola, kuti duhani, tabak e kuti kafje, fyej, kavall, etj. Mjeshtrit e drurit benin: lahuten, cifteline,  djepat, arka nusesh, dollape muri, tavane te gdhendur, korniza dritaresh, dyrer e rafte, vozgat, bucelen, ibriket etj. Punimet i zbukuronin me motive nga me te bukurat te frymezuar nga natyra e eger por e bukur e kesaj zone por edhe me simbole te virtyteve te kesaj zone si mikpritja, trimeria, simbole fetare e kombetare etj. Nga mjeshtrit me te spikatur te drurit ne Nikaj-Merturi do te permendim: Cel Mirashi (Curraj), Marash Delia (Tetaj), Prend Sadiku (Kuc), Mark Lepuri (Gjonpepaj), Prel Qerimi (Salce), Ndue Zeka (Gjonpepaj), Dod Martini (Curraj), Zef Rrustemi (Mulaj), Nik Pjetra (Qeresh), etj etj.

 

 

LOJRA POPULLORE NE  NIKAJ-MERTURI

Loja e Kapucave

Nje nga momentet me te madherishme, me te bukura, me shplodhese, plot krijimtari dhe humori, ka qene loja e kapucave. Loja e kapucave si trashgimi e tradites, ka qene loja me popullore dhe me terheqese ne zonen e Nikaj-Merturit. Mbas darke, e sidomos neteve te gjata te dimrit, organizohej loja e kapucave, duke kaluar radhen ne cdo shtepi, me mashkuj te rritun e lojtare kapucash. Pervec lojtareve te cilet do te merrnin pjese ne loje, mblidheshin edhe mbeshtetes por edhe te rinj, qe donin te mesonin kete loje, e sidomos kenget humoristike qe thureshin per humbesit. Pasi ndaheshin ne dy grupe, viheshin perballe  njeri - tjetrit me pjesmarrje nga 10 deri ne 50 veta, shume te emocionuar, si lojtaret ashtu edhe mbeshtetesit e tyre. Loja zhvillohej ne soben e burrave te shtruar mire me cerga, qilima, plafa leshi etj, perballe oxhakut, ne te cilin vihej nje cung i madh, qe ta mbante zjarrin gjithe naten te ndezur sepse shpesh loja zgjaste deri ne te zbardhe te dites. Ne loje perdoren 10 corape leshi qe simbolizonin kapucat (te cilat mbaheshin enkas vetem per loje) 5 nga njera ane e 5 nga tjetra perballe, mundesisht te ishin te gjithe te bardhe dhe te njejte. Lojtaret vendoseshin ne gjunje perballe njeri tjetrit dhe ndiqnin me vemendje te madhe momentin kur kundershtari kishte radhen  per te fshehur kokrren duke kaluar doren neper secilin corap. Shpejtesia e kalimit te dores neper corape ishte e jashtezakonshme per te mos u dalluar momenti kur e leshon kokrren nen corap. Me doren e majte kapej corapi dhe dora e djathte futej poshte secilit corap ne njerin nga te cilet futej kokrra. Kundershtari rrinte i perqenduar te syte dhe te dora e atij qe fshihte kokrren, ndersa mbeshtetesit e tij, shkembenin lojra e batuta fjalesh per te hutuar ndjeksit e fshehesit ne menyre qe  te mos e kuptonin se ne cilin corap fshihej kokrra. Kishte nga ata lojtare te zot, qe e sugjestiononin kundershtarin dhe ja merrnin ne sy, se ku e ka fshehur kokrren, por kishte edhe nga ata fshehes te strevitur, qe gjate gjithe kohes qe kalonin doren nga njeri corap te tjetri e shikonin kundershtarin ne sy “pa i ra syni cerpik”.
Kur mbaronte loja, pala fituese, ngrihej ne kembe, te perkrahur edhe nga grupi mbeshtetes dhe thurnin kenge tallese per ekipin humbes. Ata kendonin me ze te larte dhe shoqeroheshin edhe me valle te lidhur krah per krah, duke ju afruar majat e kembeve deri te hunda humbesve te cilet rrinin te ulur dhe me shprese qe tu marrin hakun ne lojen tjeter. Kenget e kapucave, kane qene te shumllojshme nga me shpotiteset dhe me pak banalitet brenda. Kishte raste qe ishin shume ofenduese por gjithsesi kjo varej nga shkalla e miqesise dhe afrimitetit midis grupeve dhe sidomos vlersimi i shkalles se durimit te ndonje personi te veqante.

Putirat

Putirat jane ne loje tjeter ku humori dhe shpotite jane shkembyer me shumice nga pjesmarresit. Kuptimi i pare i putires eshte gote e vogel rakie, por ne kete loje ka me shume kuptimin e bejteve, qe i referoheshin gotes dhe shkembeheshin ne sofer sidomos ne dasma. Putirat i japin bukuri, larmi, dhe nje sens te theksuar humori dhe hereje dasmes. Te gjithe  mund te benin dhe kendonin putira, por me kryesoret kane qene persona te njohur dhe qe ju vinte perdore per thurjen e tyre. Putirgjinjet ishin te njohur  jo vetem per menyren se si e thonin putiren, por ne vecanti per thurjen e tyre ne moment lidhur me ngjarjet ne dasem. Putirgjia qe ia niste, perfaqesonte pjesmarresit, kurse tjetri qe ia kthente perfaqesonte shpiakun, dhendrrin, dasmareshen, etj. Me gjithe shkallen e larte te shpotise dhe humorit, pergjithesisht putirat jane mirpritur  dhe nuk kane krijuar premisa per sherre dhe inate.  

Lojera te tjera qe luanin te rriturit ishin: Gjuajtja e shejit, terheqje shoke(litari), ndeshja e demave, therja e dashit me duar te lidhura, nzjerrje gishtash, thyerje krahu, mundje rrokaz, kush e then drurin me te trashe, gara shpejtesie si not, vrap etj,

Lojera qe luanin te rinjte ishin: Magalla (loje te cilen me se shumti e luanin cobant), hedhja e gurit te peshes (ne formen e hedhjes se gjyles por ne vend te gjyles perdorej nje gur sa me i  rrumbullaket).

Bajrakë

Ne mesin e fushes ngulej nje shkop me nje flamur te vendosur ne maje. Lojtaret ndaheshin ne dy grupe te barabarta. Njeri grup ruante flamurin dhe grupi tjeter kishte per detyre ta rrembente ate dhe te kalonte kufirin e fushes se vet pa u prekur nga kundershtari. Ai lojtare qe prekej dilte nga loja deri sa dilnin te gjithe ose rrembenin flamurin.

Kut e Cingla

Kjo loje zhvillohej shume thjesht duke perdorur si mjete vetem nje shkop te trashe rreth 70 cm te gjate dhe nje me te holle rreth 30 cm. Pjemarresit ne loje ndaheshin ne dy grupe. Ne mes te fushes ngulej nje shkop tjeter me i trashe nga ku do te behej gjuajtja. Pas hedhjes se shortit, njeri grup, gjuante cinglen me ane te shkopit dhe grupi tjeter mundohej ta kapte ate pa ra ne toke. Nese kapej cingla pa ra ne toke, gjuajtesi i saj “digjej” dhe dilte nga loja. Nga vendi ku cingla binte ne toke njeri nga lojtaret e gjuante ate ne drejtim te shkopit te ngulur dhe ne qofte se cingla i afrohej shkopit me shume se sa gjatesia e kutit, ai qe ruante shkopin “digjej” dhe dilte nga loja. Ai qe e kishte gjuajtur me kut cinglen, mundohej po me ane te kutit qe ta priste dhe ta largonte sa me shume shkopit sepse nga vendi ku binte cingla e deri te shkpoi matej me kut dhe sa kut dilnin aq pike fitonte ekipi i tij. Ne rast se e priste dy here cinglen me kut pa ra ne toke atehre largesia e renjes se cingles nga shkopi matej me gjatesine e cingles dhe jo te kutit. Qindi eshte nje qind e nje kut ose nje qind e nje pike por loja nuk mbaronte ketu sepse hidhej edhe cingla e fundit dhe po ta kapnin ne ajer pa ra ne toke humbnin te gjitha piket dhe fitonte skuadra tjeter. Edhe nese nuk e kapnin dot cinglen ne ajer ju jepej edhe nje mundesi. Vendosej kuti me njerin skaj ne majen e shkopit dhe me tjetrin ne toke duke formaur nje trekend kenddrejte dhe gjuhej cingla per te perbiruar mes per mes keti trekendshi. Ne qofte se kundershtari arrinte ta fuse cinglen brenda shkopinjeve “qindi humbet” dhe po nuk e perbiroj  e “hengren qindin”. Te gjithe lojtaret e skuadres luajne deri sa te humbe secili prej tyre dhe atehere kthehet ne loje skuadra tjeter.     

Lojra qe jane luajtur nga vajzat: guarcoke, rrasavija, symbyllas (hapadollapa), e ka kush e ka etj.

 

 

nikaj-merturi
nikaj-merturi
nikaj-merturi
Shenim: Ne menyre qe kjo faqe te jete sa me e plote, na dergoni ne adresen tone te email-it info@nikaj-merturi.com materiale qe kane te bejne me Nikaj-Merturin (histori,fotografi,krijime,sygjerime,vrejtje... etj)
VIDEO E JAVES



mtm_logo

europ_assistance



www.albaskela.com


Website