ANTON (Ndoc) PAPLEKA

Poeti kombetar, Anton  (Ndoc)  Papleka u lind më 1945 në fshatin Lekbibaj te Nikaj-Merturit. Ka kryer studimet e larta për gjuhë e letersi dhe ka punuar si mesues, redaktor, skenarist etj. Ka nisur të shkruaje poezi shume heret. Libri i tij i pare me poezi eshte: "Zeri Im". Me pas vijne vellimet me poezi "Ecim", "Ngjatjeta Diell", Arkitektura e dritës;  Rrathët e lisit; Gjaku i tokës;  Lumi e di ku buron;  Gjethnaja në trup; Qypi me florinj; Poetë shqiptarë nga shekulli XII deri në shekullin XIX: antologji; Mynxyra: roman; Balada shqiptare; Kodi i metaforave: studime për poezinë tonë moderne etj.
“Anton (Ndoc) Papleka, bir i Nikaj Merturit, eshte sot nje nga poetet me ne ze ne Shqiperi. Ai krahas poezise, ka levruar edhe prozen, folklorin dhe merret me studimin e historise se letersise. Ne krenohemi me te tille personalitete qe ka nxjerre Nikaj Merturi.  Ne  ne janar 2010, poeti yne kombetare feston e 65 vjetori te lindjes  dhe me kete rast ne  i urojme kolegut tone te letrave pune te mbare, jete te gjate dhe suksese ne krijimtari!                      
                                                                                                                           Gjon Necaj”
Disa poezi nga Anton (Ndoc)  Papleka:
TOKA E GJAKUT TIM (Pjesa e VII)

"Shkon haberi ne shtate krajli:
- S'mund e shkela ket' Shqipni,
Gjuej me top, gjylen ma kap,
Mitrolozit i thote rrokaç...."

Edhe po te mos na jepni te drejte per te jetuar te lire,
S'mund te na hicni te drejten per te dashur lirine,
Per t'i dhene gjithcka lirise, per te vdekur te lire.
Edhe po te mos kemi topa per te luftuar kunder jush
E te hidhni nga njeqind gjyle per cdo koke njeriu,
Gjylet e topave tuaj do ti kapim me duar.
Edhe po te leshojme plumba si kokrrat e bresherit,
Mitrolozave tuaj ne do tu themi rrokaçe,
Me kenge majekrahu do ta mbytim ulerimen e tyre.
Edhe po ta beni shoshe trupin tone me plumba,
Nga njera ane e plageve do te dale perjashte vdekja,
Nga ana tjeter e tyre do te futet pavdeksia.
Edhe po te vrisni jehonen e malit, cicerimat e zogjeve,
Gurgullimen e ujereva, shushurimen e drithervae
S'do te arrini ta shuani gjuhen tone te bukur.
Edhe po te biem si duaj te korrur ne logjet e gjakut,
Mbi renjen tone do te ngrihet kryelarte Shqiperia
Si bima qe mugullon nga fara e rene ne toke:
Ne jemi fara ku do te mugulloje kalliri i Lirise.

Shkeputur nga vellimi me poezi Arkitektura e Drites (1980)
---------------------------------------------------------------------

PSE TE QAHEM SE NUK I BOTOKAM DOT LIBRAT E MI

Pse te qahem se nuk i botokan dot librat e mi?!
Se mos cane koken per botues aedet ne Curraj Eper,
Qe ne vetmine e gurte e te acarte te maleve
Krijuan vargje te tille kozmike si:
"Fort po shndrit ai diell e pak po nxeh!
"Tridhjete trimat kryet e kane ule,
Tuj kqyre barin kah po rritet.
Kane zene vend yjte vajin per me e ndie."
Keto vargje do t'i kishte zili edhe Jorge Luis Borgesi,
Do te rrojne edhe atehere kur te jene ronitur nga pluhuri,
Apo te jene brejtur nga minjte e uritur
Libra qe ne kopertina kane emra poltikanesh
e reshperesh...

NJE NENE
 
Askush s'mund ta dijë sa vjet ka:
Ajo është e mocme sa dhimbja,
Ajo është e re sa krenaria!
Në shtepizen e qetë s'ka njeri,
Pervec fotografisë së dy djemve të saj:
Në nje mal me borë ranë për liri.
Njerën kembe e ka te paralizuar,
Gishtat e duarve i ka të holluar nga soda:
Ajo që në vegjëli ka larë rroba.
Megjithatë as tani nuk rri shtrire,
("s'mund te rri kurrsesi" , thote ajo.)
Në oborrin e vogël del qe pa gdhirë.
Në kopshtin e saj ka shumë trëndafila,
Të kuq e të bardhë gjer në vjeshtë.
(Midis tyre ajo ngjet si fiongo e zeze!)
Ajo con tufa ne varret e të rënëve,
U fal të rinjve të fejuar në lagje,
U fal të gjithëve për ditë feste e dasme...
Asaj jeta nuk i dhuron lule:
Ajo tërë jetën rriti trëndafila
Për lirinë dhe njerëzit e mirë.

 

 

VIDEO E JAVES



mtm_logo

europ_assistance



www.albaskela.com


Website